Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Kaos ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS, bile edhe kercenime me arme

    Mbledhja e Grupit u shndėrrua nė njė fushėbetejė sharjesh e fyerjesh tė rėnda personale mes deputetėve socialistė


    Grupi i PS-sė nėn pushtetin e kaosit dhe diktatin e armės sė Tom Doshit


    Grupi i deputetėve socialistė hyri dje nė Kuvend me njė mungesė tė plotė organizimi dhe pa zgjedhur asnjė nga drejtuesit e tij apo pėrfaqėsuesit nė komisionet parlamentare. Kjo mungesė organizimi ishte reflektim publik i krizės sė thellė dhe divergjencave tė ashpra qė kanė mbėrthyer partinė kryesore tė opozitės pas humbjes sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme mė 28 qershor. Kjo u dėshmua edhe nė mbledhjen e parė tė Grupit parlamentar dy ditė mė parė, njė mbledhje qė u karakterizua nga replika tė ashpra dhe ofeza tė rėnda mes deputetėve, qė tashmė duket qartė se pėrfaqėsojnė dy rryma kundėrshtare nė Partinė Socialiste. Tė mbledhur pėr tė diskutuar mbi qėndrimet politike tė Partisė Socialiste pas vendimit pėr tė hyrė nė Kuvend, mbledhja e Grupit u shndėrrua nė njė fushėbetejė sharjesh e fyerjesh tė rėnda personale mes deputetėve socialistė, tė cilėt janė ndarė qartė nė pro dhe kundėr kryetarit aktual. E gjithė mbledhja ėshtė dominuar nga fryma qė Rama solli nė partinė kryesore tė sė majtės nė vjeshtėn e vitit 2005, qė sintetizohet nė eliminimin e kundėrshtarėve realė e potencialė pėr postin mė tė lartė drejtues tė socialistėve dhe qė sipas tė gjitha gjasave, mund ta ēojė Partinė Socialiste drejt njė ndarjeje tė re. Ka mjaftuar ndėrhyrja e njėrit prej deputetėve kundėrshtarė tė Ramės pėr tė ndezur detonatorin e njė situate shpėrthyese qė nė mbledhjen e parė tė forumit parlamentar tė PS-sė. Ajo qė e ka rėnduar mė tej situatėn ishte pėrfshirja nė sulme e fyerje e deputetėve anonimė tė njohur si njerėz me tė cilėt Rama ndan interesa jo vetėm ekonomike prej vitesh nga tė ardhurat e korrupsionit nė Bashkinė e Tiranės dhe tė cilėt nuk kanė asnjė lidhje me historinė e socialistėve. Vetė Rama ka mbajtur njė qėndrim tė denjė pėr njė parti tė vijės sė ashpėr diktatoriale, duke paralajmėruar pėrjashtime tė gjithė atyre deputetėve qė guxojnė tė kundėrshtojnė qėndrimet e tij. Madje, siē bėhet e ditur nga burime brenda mbledhjes nuk kanė munguar edhe kėrcėnimet me armė, nga deputeti me precedentė penalė Tom Doshi, i cili ka mbyllur debatin duke urdhėruar se kush duhet tė fliste dhe kush jo. Nė kėtė moment, mbledhja ėshtė ndėrprerė pėr tė nisur pėrsėri me pėrplasje duke shmangur tėrėsisht nga diskutimi aksionin politik tė PS-sė nė Kuvend pas gjashtė muajsh mungese. Nė pėrpjekje pėr tė shmangur njė pėrplasje edhe mė tė thellė, Rama ka evituar diskutimin e zgjedhjes sė kryesisė sė Grupit dhe pėrfaqėsuesve tė opozitės qė do tė drejtojnė komisionet parlamentare. Nė kėto kushte, Grupi parlamentar i opozitės ėshtė lėnė formalisht nė dorėn e Gramoz Ruēit, duke shėnuar nė kėtė mėnyrė njė centralizim tė paprecedentė tė vendimmarrjes sė kėsaj partie nė duart e njė grupi tė vogėl njerėzish. Pritet qė Grupi parlamentar i PS tė votojė nė mėnyrė unanime drejtuesit qė do tė propozohen pėr kryesinė e grupit nėn diktatin e dyshes Rama-Ruēi, e cila tashmė ėshtė e pėrforcuar edhe me grykėn e armės sė Tom Doshit.


    Deputetėt e PS betohen: Do t'i bindem Kushtetutės dhe ligjeve


    Pas 6 muajsh mungesė, 64 deputetėt e Partisė Socialiste zunė vendet e tyre nė Parlament duke bėrė dhe aktin e parė ligjor tė pėrcaktuar nė rregulloren e Kuvendit, betimin. Megjithėse pėr gjashtė muaj rresht jashtė Parlamentit nuk bėnė gjė tjetėr veēse kėrkuan shkeljen e vendimeve gjyqėsore, ligjeve dhe Kushtetutės, deputetėt socialistė bėnė betimin, thelbi i tė cilit ėshtė pikėrisht bindja dhe respektimi i Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit. Bazuar nė nenin 4, pika 4 tė Rregullores deputetėve qė mungojnė nė seancė kur kryhet betimi, deputetėt betohen nė seancėn mė tė parė nė tė cilėn marrin pjesė sipas tekstit tė rregullores: "Betohem nė nderin tim se do tė kryej me ndėrgjegje detyrėn si deputet i popullit, do tė pėrfaqėsoj denjėsisht popullin, do t'i bindem Kushtetutės dhe ligjeve. Do tė mbroj lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė, do tė respektoj dhe do tė mbroj tė drejtat dhe liritė e shtetasve dhe do tė pėrpiqem me tė gjitha forcat pėr pėrparimin e atdheut dhe mirėqenien e tij".

    Rilindja demokratike

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Debati dhe sharjet e grupit parlamentar te PS.
    Pėrkrahėsit e Ramės sulmojnė Ben Blushin,replikat nė mbledhjen e deputetėve tė PS-sė



    Mbledhja e djeshme e grupit tė deputetėve socialistė nuk i shpėtoi debateve tė ashpra dhe sherreve mes tyre.
    Deputetėt vendosėn tė hyjnė sot nė Parlament, tė bėjnė betimin, tė lexojnė dy kėrkesa qė do t'i depozitojnė nė Kuvend, dhe do tė dalin. Ditėn e premte, nė zyrėn e protokollit tė Parlamentit, PS do tė depozitojė dy kėrkesa, tė cilat u firmosėn dje nga tė gjithė deputetėt, qė kėrkojnė ngritjen e komisionit hetimor me objekt hetimi tė pakushtėzuar, ku tė pėrfshihen dhe kutitė e votimit. Ndėrsa kėrkesa tjetėr ka tė bėjė me pėrcaktimin nė rregulloren e Kuvendit, tė nenit i cili i lejon opozitės tė hetojė zgjedhjet pėrmes njė komisioni hetimor, duke i lėnė asaj shumicėn e kėtij komisioni. Kėto ishin dokumentet, tė cilat PS i ka pėrgatitur qė nė muajin tetor, kur nisi tė mbledhė dhe firmat e qytetarėve. Pėr kėtė pikė tė gjithė deputetėt ndanin tė njėjtin mendim.
    Debati
    Por nė mbledhjen e djeshme, dy nga deputetėt socialistė, Arben Malaj dhe Ben Blushi, tė cilėt janė cilėsuar si mendimi ndryshe nė PS, bashkė me deputetė tė tjerė, kėrkuan qė tė vlerėsohej pozicioni i tyre nė kėto gjashtė muaj dhe tė kėrkohej ndjesė pėr etiketimet qė i janė bėrė si "tė blerė nga Berisha" apo "qė punojnė kundėr PS". Shumica e deputetėve kanė sulmuar Ben Blushin nė argumentimin e tij rreth strategjisė sė dėshtuar tė bojkotit ndaj Parlamentit qė PS ndoqi pėr gjashtė muaj qė pas zgjedhjeve. Malaj, i ka kėrkuar grupit qė nė seancėn parlamentare se PS duhet tė tregohet serioze dhe tė shkojė pėr tė mos humbur mandatin e deputetit. Ai kėrkoi zgjedhjen e drejtuesve tė grupit, por dhe ndarjen e deputetėve nė komisione, dhe nė delegacionet ndėrkombėtare tė Kuvendit. Malaj kėrkoi qė PS tė qėndrojė nė Kuvend, pasi rifutja nė tė do tė kishte kosto tė lartė pėr partinė dhe grupin e saj. Por debati i ashpėr ėshtė bėrė mes Blushit dhe deputetėve socialistė mbėshtetės tė kryetarit Rama. Nė pėrpjekjet e tij pėr tė argumentuar bojkotin si dėshtim politik tė PS-sė nė kėto gjashtė muaj, qėndrim qė ėshtė denoncuar nga ai vetė dhe deputetėt e anėtarėt e kryesisė qė e mbėshtesnin, Blushi ka marrė njė reagim tė ashpėr nga deputetė pranė kryetarit socialist, duke krijuar njė situatė tė tensionuar nė sallė. Deputetėt qė kundėrshtonin Blushin janė ngritur nė kėmbė, gati pėr tė prishur mbledhjen, duke i kujtuar atij se kėto argumente i kanė dėgjuar shumė herė gjatė muajve tė bojkotit. Acarimi ka kaluar deri nė sharje banale dhe fyerje, ndėrkohė kryesocialisti ka kėrcėnuar se nuk do tė lejojė tė prishet kauza dhe fryma e grupit tė deputetėve socialistė. Tensioni ka arritur kulmin, derisa Rama ka kėrkuar 10 minuta pushim pėr tu qetėsuar, ndėrsa deputetėt e kanė konsideruar kėtė moment si njė rast tė mirė pėr tė kėrkuar njė "paqe" pėr tė ēuar deri nė fund vendimin e marrė pėr tė bėrė betimin sot nė Parlament dhe pėr tė mbyllur pėrfundimisht debatin pėr djegien e mandateve tė tyre.

    Debati nė mbledhje

    Arben Malaj: Ky ėshtė njė vendim politik dhe mė parė duhej tė pėrgatitej nga Kryesia e partisė. Oferta jonė politike e paraqitur sot ėshtė e paqartė. Nėse ajo nėnkupton thjesht betimin dhe paraqitjen e projektligjit dhe pastaj daljen sėrish nga Parlamenti, kjo nuk ėshtė ndėrprerje bojkoti, por njė veprim politik i cunguar, jo i plotė dhe jo efektiv. PS duhet tė tregojė realisht se do tė fillojė njė opozitė produktive nė Parlament. Ne duhet tė bėjmė organizimin e plotė tė grupit parlamentar. Sė pari, tė pėrzgjedhim drejtuesit politikė tė grupit parlamentar dhe sė dyti, tė paraqesim nė seancė propozimet konkrete pėr pėrfaqėsuesit e PS nė komisionet dhe delegacionet parlamentare.
    Edi Rama: Qėndrimi ynė ėshtė i qartė, do jemi nė Parlament me kushtin e hetimit tė pakushtėzuar tė zgjedhjeve. Sot nuk jemi nė momentin e zgjedhjes sė njerėzve qė t'i thua.
    Arben Malaj: Nuk m'u pėrgjigje pėr zgjedhjen e drejtuesve tė grupit dhe tė komisioneve, s'mund tė shkojmė nė Parlament pa ndarė detyrat. Unė flas pėr partinė time dhe pėr askėnd tjetėr.
    Edi Rama: Nuk do tė tė jap atė pėrgjigjen qė do ti, ta thashė mendimin tim.
    Ben Blushi: Sot jemi gjashtė muaj pas marrjes sė vendimit tė bojkotit tė Kuvendit dhe po bėjmė njė veprim qė ne e kemi kėrkuar 6 muaj mė parė. Siē e kemi thėnė dhe atėherė, ky ishte njė vendim aspak i dobishėm pėr PS, ne jemi dobėsuar mė shumė si parti. Atė qė ne po bėjmė sot, ne kemi gjashtė muaj qė e kėrkojmė. Prandaj ju duhet tė na kėrkoni ndjesė pėr qėndrimin armiqėsor qė keni mbajtur, kryesisht e kam me kryetarin, i cili ka mėsuar njerėz tė na quajnė si tė blerė nga Berisha dhe qė kemi mision tė njėjtė me Berishėn. Sot ne jemi kėtu, dhe ju po vendosni pikėrisht atė qė neve na e paska mėsuar Berisha.
    Edi Rama: Mos vazhdo gjatė se edhe 1 minutė kohė ke!
    Ben Blushi: Unė kam kohėn time dhe s'mund tė ma kufizojė njeri, po flas nė forumin e partisė sime. U vėrtetua se ky qėndrim nuk do ta ēonte PS nė asnjė rezultat. Ne nuk arritėm dot tė hapim kutitė, nuk arritėm dot tė shkaktojmė zgjedhje tė parakohshme, nuk arritėm dot tė sensibilizojmė komunitetin ndėrkombėtar tė jetė palė me ne dhe tė na mbėshtesė nė iniciativat tona.
    (Ngrihen nė kėmbė disa deputetė dhe nisin zhurmojnė duke kėrkuar ndėrprerjen e fjalės sė Blushit dhe mbylljen e mbledhjes)
    Xhemal Qefalia: Ulu se kemi 6 muaj qė tė dėgjojmė..
    Artan Gaēi: Mbylle gojėn, qepe boll tė dėgjuam..
    Ben Blushi: Ju do tė dėgjoni argumentet tona qė kemi gjashtė muaj qė i themi dhe nuk keni dashur t'ia vini veshin, sot po i pranoni me veprime.
    Sadri Abazi: Boll tė dėgjuam. Kemi gjashtė muaj qė dėgjojmė 5 deputetė, ndėrsa ne jemi 60 deputetė. S'mund tė na imponoheni.
    Besnik Bare: Kemi dėgjuar gjithė kėtė periudhė tė njėjtat gjėra
    Ben Blushi: Ti Besnik mos fol, se flet vetėm atėherė kur i ke gjėrat tė shkruara mė parė.
    Fatmir Toēi: Ulu Blush se je pėrkėdhelur shumė, nuk do tė dėgjojmė vetėm ty, ngele sa nė njė televizion nė tjetrin dhe thua tė njėjtat gjėra. Je bėrė maniak televiziv.
    Ben Blushi: Ti Fatmir dėgjo mė mirė se je deputet i ri, madje unė tė kam bėrė deputet.
    Fatmir Toēi: S'ėshtė e vėrtetė qė mė ke bėrė ti mua deputet. Ti ke folur keq pėr mua te Rama. Por nėse do tė sqarohemi, dil jashtė po deshe tė sqarohemi tamam.
    (Ofendohen me njėri-tjetrin dhe Rama kėrkon 10 minuta pushim qė tė qetėsohet situata)
    Rama ēohet tė dalė nga salla, ndėrsa ėshtė deputeti Tom Doshi i kėrkon tė qėndrojė; "Ti duhet tė qėndrosh kėtu, s'ke pėr tė ikur, jam unė kėtu!"
    (Deputetėt i kėrkojnė njėri-tjetrit tė mos vazhdojnė me sherre dhe ofendime, sepse kjo mund tė ndikojė nė anulimin e vendimit pėr tė bėrė betimin)
    Pas pushimit
    Edi Rama: Nuk ėshtė e vėrtetė se nuk kemi dalė tė fituar nga ky qėndrim i PS nė gjashtė muaj. Nėse nuk do tė kishim mbajtur kėtė qėndrim, nuk do tė ishte sensibilizuar faktori ndėrkombėtar, i cili nga ana e tij nuk e pėrjashton hetimin e kutive. Dua tė jem i qartė pėr herė tė fundit. Kjo ėshtė hera e dytė qė prishni mbledhjen e grupit tė deputetėve. Nuk do lejoj tė vazhdoni tė deformoni kauzėn tonė brenda dhe jashtė grupit. Nuk do lejoj tė prishni frymėn e grupit. Do tė pėrfshijmė nė statut se kush ofendon do tė dalė jashtė mbledhjes. Me kaq mbledhja mbyllet!

    Aristir Lumezi
    PANORAMA

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Jo mer vlla, e ka mir salis ... ia ka bo rrup-sup partis demokratike ... nuk guxon kush me i dale kunder se ikanakohet, ngrihet, paralizohet, kryqezohet ... e ka bo trup i vetem si puniste ...

    edhe hajvanlliqe e llafe rrugaēesh qe ai perdor, lejfenet e servilat i marrin per fjale ari ...

    kalorsi "don kihot" i tropojes ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •