Fillimisht dua te besoj se njė temė e tillė nuk eshte ne kundershtim me natyren e ketij nenforumi dhe nuk bie ndesh poashtu me rregullat e ketij nenforumi, keshtu qe shpresoj te mos mbyllet tema per arsye tjera, derisa te marr pergjigje nga ata qe pyes ne vazhdim ne lidhje me temen qe hapa.
Nė boten e krishtere pohohet se Jezui ishte Zot dhe me te gjitha atributet e Zotit, mirpo per ta kuptuar njerzimi me lehet qenjen e tij eshte shendrruar ne forme njeriu (sinqerisht shum e nderlikuar kjo pjes)
Mirpo nje gje nuk e kuptoj dhe qe dua pergjigje nga anetaret e krishter qe kan dituri te mjaftueshme te me pergjigjen ne kete pyetje: Pasi qe Jezui ishte vetė Zoti, ne shume foto dhe transmetime thuhet se Jezui i drejtohej Zotit dhe i lutej drejt qiellit!!
Kete nuk e kuptoj, pasi qe nga ana logjike thuhet ndryshe se besimtari i lutet Zotit dhe drejtohet ka Ai, dhe rastin ne fjal nuk mund ta kuptoj.
Ne foto shifet Jezui duke i bere lutje Dikujt drejt qiellit, qe presupozohet se eshte duke ju drejtuar me lutje Zotit.
Separi shpresoj ne mirkuptim dhe ajo cfar deshiroj ne kete teme, eshte sqarimi dhe nuk besoj qe te ndjehet i ofenduar dikush nese e bera kete pyetje, pasi qe eshte vetem pyetje logjike dhe nuk kam ofenduar askė.
Kaloni mire dhe pres pergjigje
Krijoni Kontakt