Vate djali ne Kolloz hyri shul e doli lloz - ja kjo eshte tavolina e presidentit deri tani.
Te shohim me vone.
Vate djali ne Kolloz hyri shul e doli lloz - ja kjo eshte tavolina e presidentit deri tani.
Te shohim me vone.
Albania Uber Alles
ishin mbledhe te gjithe langaraqet anarshiste te shqiperise dhe duan te dalin ne proteste kunder qeverise se berishes.
Bamiri e ka ne terezi.nuk ja heq kush llokmen.
ps. librin e shpise ku e kane ,qe tallen me popullin.
PD i uron boshtit ylberist Rama-Veliaj-Milo-Gjinushi, më shumë dashuri dhe romancë mes tyre 14-02-2010 / Gazeta 55
Selia blu u përcjell urime të veçanta përfaqësuesve të opozitës si Rama, Veliaj, Milo dhe Ngjela
Në ditën e të dashuruarve, të njohur ndryshe si Shën Valentini, Partia Socialiste paralajmëroi për protesta popullore. Duke shpërfillur kështu jo vetëm ditën e nderimit të dashurisë, por edhe tryezën e Presidentit Topi, për nisjen e dialogut politik, opozita shqiptare konkretizoi sot traumën e radhës, se do të protestojë në të gjithë Shqipërinë, për “të drejtat e mohuara”. Duke iu referuar atij takimi të rëndomtë të zhvilluar sot në hotel “Sheraton”, ku Edvini mblodhi ushtarët e tij si Ngjela, Milo, Veliaj, për të përcaktuar direktivën e radhës, atë të shkeljes së çdo morali politik, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli tha se PD, ju uron drejtuesve të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Me këtë rast, Partia Demokratike i përcjell aleancës dashakeqe, Rama-Veliaj- Milo-Ngjela, dashuri dhe romancë të mbarë, ndonëse pas takimit të zhvilluar sot, harmonia e tyre ka arritur kulmin “Sot është Shën Valentini. Dita në të cilën njeriu nderon dashurinë e tij për shokun, mikun, bashkëshortin, vëllain, motrën, fëmijën, prindërit. Këtë ditë na duhet të shprehim keqardhjen se drejtuesit e opozitës shqiptare në vend që t’ja kushtonin të dashurave dhe të dashurve të tyre sërish ja kushtuan Kryetarit të Partisë Demokratike dhe në vend të dashurisë së njeriut për njeriun zgjodhën Shën Valentinin për të shpallur protestat. Jam sot këtu në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike, për tu uruar drejtuesve të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri tjetrin, për të dashurat dhe të dashurit e tyre”, - u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli
Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 14-02-2010 më 17:02
"They will not control us, We will be victorious"
Manjani: Rama deshtoi tryezen e presidentit Topi
Denis Dedej
E Diele, 14 Shkurt 2010
Pas tryezes Berisha-Rama, anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, vleresoi dje se "pati shenja qe ne fillim se tryeza do te deshtonte". Ne nje prononcim te dhene per gazeten "Koha Jone", zyrtari socialist u shpreh se kerkesa e Partise Socialiste per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe hetimin e tyre nuk ofron zgjidhje per krizes. "Ceshtja e kutive eshte nje ceshtje qe e thellon krizen, nuk e zgjidh krizen. Pra insistimi ne hapjen e kutive eshte nje ceshtje qe e thellon krizen dhe kjo eshte ne interesin e Rames. Rama kerkon thellimin e krizes, nuk kerkon zgjidhjen e saj", theksoi Ylli Manjani. Sipas tij, "Edi Rama nuk u ul per te zgjidhur krizen ne tavolinen e Presidentit, se nuk kishte alternative". Duke iu referuar tryezes se djeshme ne Presidence, juristi socialist nenvizon se "kur kryetari i Partise Socialiste shkon ne tavoline me kerkese pa alternative, nuk i intereson te zgjidhe krizen". "Kryetarit te opozites nuk i interesojne as vizat, nuk i intereson as kriza ekonomike, nuk i intereson as keqqeverisja, nuk i intereson as varferia, por i intereson qe te thellohet kriza ne kete vend qe te shkoje ne zgjedhje, sido qe te jene keto zgjedhje, me krize", vleresoi qendrimin e kryesocialistit, anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Duke vleresuar bojkotin e grupit Parlamentar Socialist si te gabuar, Manjani e konsideroi absurde qe nje grup qe nuk jane deputete te vendosin per perjashtimin e tyre nga institucionet. "Partine Socialiste nuk e perjashtojne dot nga Parlamenti dhe nga te berit opozite nje grup lideresh politike, qe asnjeri nuk eshte deputet, si kryetari i socialisteve Edi Rama, kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi, kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo, kryetari i G99 Erion Veliaj, kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka dhe kryetari i Partise per Ligj e Drejtesi Spartak Ngjela, nje grup qe nuk jane deputete", kritikoi qendrimin zyrtari lart socialist. Sipas tij, "nje grup jo-deputete nuk mund te perzene Partine Socialiste nga institucionet, 64 deputete qe kane mandat nga populli, kjo eshte absurde". I pyetur se si e shikon situaten ne vijim per politiken shqiptare dhe procesin e zgjidhjes se krizes aktuale ne Shqiperi, juristi i selise roze thote se kriza do te thellohet, si rrjedhoje e kthimit te partise me te madhe ne opozite ne nje organizate jo-qeveritare. "Kriza do te thellohet per mungese alternative qeverisese, meqenese opozita nuk eshte alternative dhe ky grup jo-deputetesh nuk jane alternative ne kete vend", perfundoi prononcimin e tij, Ylli Manjani.
koha jone
Mire tryeza u be dhe uroj te behen dhe te tjera te tilla sepse jane vetem ne te mire te vendit. Por mua nje gje me ben pershtypje, a ka fytyre Edvini te kerkoje si moderator Presidentin, kur ai vete e ka perjshtuar ate nga hartimi i kodit zgjedhor dhe nuk ka mare as me te voglin sygjerim nga presidenti. Ka patur edhe me perpara tryeza me Presidentin, por ama me perpara, kur hartohej kodi zgjedhor, merte miratimin e presidentit, ndersa ky kod qe e sajoi Edveri, nuk ka mare as miratimin dhe as pelqimin e Presidentit te Republikes. Ai eshte anashkaluar plotesisht nga proçesi zgjedhor. Apo tani i duhet presidenti Edverit? Keto jane lojra politike te tipit punist byroist. Ai njeri po pengon demokracine ne vend dhe jo kutite qe ai pretendon te hape.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Krijoni Kontakt