Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 130
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga PULS Lexo Postimin
    sinqerisht,nuk e kuptoj pse nuk merr perkthys ky,nuk eshte turp,nje gjuhe kur nuk e di mire mos e fol,aq me teper qe perfaqson nje shtet.


    ky te shkrin se qeshuri mer me ate italishte qe flet,ti thyn brinjet.
    qe Sala nuk e flet rrjedhshem italishten kjo nuk ben lajm.... ajo qe me beri me teper pershtypje eshte sjellja prej nje rrugaci i kryeministrit italian. eshte mungese e theksuar edukate dhe kulture politike te flasesh homologut tend ne te njejten kohe qe po i jep pergjigje gazetareve ... mua mu duk pak si i nervozuar Berlu .... ja pse beri batuten qe te gjithe shqiptaret duhet ta denojne per ofezen qe i ben vajzave shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 12-02-2010 më 16:40
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Sa mrapa qeke ti cold fusion.
    E ke degju ate thashethemin qe neser Berisha do i kerkoje presidentit te dekretoje zgjedhje re reja? Thashethem eshte.
    E di ti neser ne tavoline jane 2 me 1 se Topi mezi pret ku tja fuse Sales, bashke me te Nanos si rival per postin e tij?
    Nuk e kupton ti qe ska asi nen ne kushtetute qe slejon hapjen e kutive dhe ket e kan mesu permenc gjithe europianet.
    Nuk e kupton ti qe Sala me ju hap kutite del aq keq sa diskreditohet per gjithe jeten si hajdut dhe e ka me te lehte te kerkoje vete zgjedhje te reja?

    Nuk po vazhdoj ma anej se ke per ti pa vete te tjerat.
    Albania Uber Alles

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ee jo skam nga ta shof Nanon as klanin as opinionin e me mire qe se pashe ate Nanon se e kam pare dal vivo kur qesh atje.
    Kurse krytarin e Ps Ramen se pashe si pule e lagur po si gjel kokosh si perhere.
    Te ka ik Saliu o qyq se po i kerkojne zgjedhje te reja europianet sja mban te vije ne tryeze.


    Ai eshte mendje math si kaposh pende shume e trurin bosh.Ai s'ka dit te krijoj dhe drejtoj nje familje ti shoku i besoke shtetin ajde ajde sa trim qenke.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  4. #14
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    http://www.youtube.com/watch?v=B7Qs9rjYiJI

    tallu silvio tallu............
    Liberté, égalité, fraternité

  5. #15
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    E pate turpin e fundit?

    http://www.corriere.it/politica/10_f...4f02aabe.shtml

    Me bekimin e qeverise shqiptare, femrat shqiptare tani jane mish per italianet e mafien italiane! Turp, turp, turp!

    Turpi i rradhes! Femrat shqiptare jane vetem mish per t'u shitur! Turp! Kush i thote vetes shqiptar duhet te denoje kete fyerje te pakaperdishme!
    «Sbarchi solo per belle ragazze? Berlusconi non smentisce mai il suo spirito da caserma - attacca Paola Pellegrini -. Anche di fronte ad una tragedia come l'immigrazione di povera gente nel nostro Paese, in questo caso dall'Albania, il premier reitera la sua ossessione per le donne ridotte a carne fresca da consumare: è un vecchio indecoroso, che pretende di guidare un Paese intontinto con la propaganda delle sue televisioni e dei suoi giornal». L'Idv, con Paolo Brutti, sottolinea che Berlusconi e Berisha «hanno deciso di riconsegnare l'Albania all'Italia, come avvenne alla fine del Ventennio. La bella idea è quella di fare dell'Albania la pattumiera dell'Italia, dove si può fare liberamente ciò che in Italia non si può fare: impiantare i pericolosissimi rigassificatori, costruire centrali nucleari e magari scaricarci anche le scorie radioattive di Palermo».
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 12-02-2010 më 18:43

  6. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne Pallatin Chigi ne Rome eshte firmosur marreveshja e partneritetit strategjik mes Italise dhe Shqiperise dhe mes kryeministrave Berlusconi e Berisha eshte shfaqur hapur klima e miqesise dhe konfidences.

    Berisha e ka pershendetur Kavalierin si “miku i madh i shqiptareve” dhe i ka shprehur “mirenjohjen e thelle per punen e mbrojtjes civile me rastin e permbytjeve qe perfshine vendin”.

    Berisha, duke folur italisht, ka pasur nderhyrjen e Berlusconi-t qe tha, “e njeh gjuhen tone ne menyre te persosur nga televizioni”.

    Me tej kryeministri shqiptar ka insistuar per progresin e procedurave te afrimit te Shqiperise me BE-ne dhe ka kujtuar pengimin e emigracionit klandestin drejt brigjeve italiane.

    “Nuk duam me te vdekur shqiptare ne kanalin e Otrantos, apo flukse kriminale drejt Italise”, tha ai.

    Por gjate fjalimit beri nje gabim duke folur per moratoriumin e skafeve. Italisht Berisha tha “il moratorio”, por ketu hasi korrigjimin sarkastik te homologut te tij, qe tha: “Thuhet “moratoria”, ne italisht eshte ne gjinine femerore, por Berisha eshte mashkull...”.

    Menjehere me pas kryeministri italian ka bere edhe nje batute per trafikun e qenieve njerezore permes detit. “Do te bejme nje perjashtim per ke sjell vajza te bukura”, ka thene Berlusconi.

    Por opozita italiane nuk e ka mirepritur humorin e kreut te qeverise. Perfaqesues te "Italia dei Valori" kane kritikuar edhe nenshkrimin e marreveshjes ne fushen energjitike.

    “Berlusconi dhe Berisha kane vendosur t’ia kthejne Shqiperine Italise, njesoj si ne kohen e Musolinit. Ideja e bukur eshte ta besh Shqiperine koshin e mbeturinave te Italise, ku mund te behet lirisht cfare ne Itali nuk mund te behet. Te ndertosh centrale berthamore te rrezikshme”, ka deklaruar deputeti Paolo Brutti.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-12-2009
    Postime
    32
    Citim Postuar më parë nga Ujku'80 Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=B7Qs9rjYiJI

    tallu silvio tallu............
    hahaha, kjo puna e centralit berthamore ishte per te qeshur qe ne nenshkrimin e saje. Ne jemi 3 milione banore, cna duhen ne centrale te shtrenjta berthamore. Italia le ta beje ne vendin e vete.

  8. #18
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Humori i Berluskonit me Berishën: Pranojmë vetëm vajza të bukura!

    Silvio Berlusconi dje ne nje koference me kryeministrin shqiptar Berisha tallet duke thene qe, `NE VETEM PRANOJME VAJZAT SHQIPTARE TE BUKURA` jo vetem ne Itali por edhe ne Angli kjo batute e Berlusconit botohet neper gazeta,mediat e huaja.

    http://www.dailymail.co.uk/news/worl...s-Albania.html

    Berlusconi causes outrage after saying Italy will only accept immigrants who are 'pretty girls from Albania'

    Nje vidio ne youtube:

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-02-2010 më 01:53
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-12-2009
    Postime
    32
    Pse nuk doli ky berisha ta "mbroj nderin" sic beri me taulant ballen ne parlament.

  10. #20
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    ROME- Kryeministri Italian Berluskoni u vu në shënjestrën e mediave italiane për batutën gjatë konferencës me kryeministrin Berisha , kur tha se përjashtim për moratoriumin e skafeve do të kishte vetëm për vajzat e bukura.
    Ndërhyrja që kryeministri italian ka bërë në kohën kur kreu i qeverisë shqiptare Berisha fliste për moratoriumin e skafeve , duke thënë se i kishte kërkuar homologut të tij të bënte një përjashtim për vajzat e bukura ka zënë faqet e para të mediave online në Itali.
    “Berluskoni pret Berishën: Nga Shqipëria vetëm vajza të bukura” është titulli që Corriere della Sera ka gjetur për të polemizuar kryeministrin italian, që shpesh herë është sulmuar për cilësinë e tij , si mjaf i afruar me femrat dhe gjithmonë gati për tu shoqëruar me femra të bukura edhe kur dukej lumturisht i martuar.
    Gazeta La Repubblica mjaftohet me titullin “Humori i Berluskonit me Berishën: Kandestinët? Lejohen vetëm vajzat e bukura” .

    Berluskoni e ka nisur firmosjen e marrëveshjes gjithashtu me batutë që më tepër i ngjan një ironie, kur ka thënë se shkaku që ai shkruante ngadalë ishte fakti që ai tashmë ishte i moshuar por se miku i tij Berisha nuk ka nguruar ti bëjë një kompliment kur ka thënë se shumë të rinj do të donin të kishin këtë energji.
    Edhe klasa politike në Italinë fqinje ka nxituar të sulmojë kryeministrin Berluskoni për shakatë dhe batutat e tij. Komunistet italianë nuk e cmojnë humorin e kryeministrit duke thënë se Berluskoni nuk harron të bëjë batuta të ulta edhe përballë një tragjedie sic është emigracioni i njerëzve të varfër.

    “Kryeministri përsërit maninë e tij për femra të bukura të kthyera në një mish të freskët për tu konsumuar” shprehen komunistët italianë.
    Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që kryeministri ndodhet në shëjestrën e mediave italiane dhe ku nga skandali i fundit bashkëshortja e tij kërkoi zyrtarisht divorcin pas më shumë se 20 vitesh martesë.

    http://www.corriere.it/politica/10_f...4f02aabe.shtml
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpirt Njeriu : 12-02-2010 më 20:12
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •