Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Islami: Deklarata e kreut të OSBE, shuplakë për Edi Ramën

    Edi Rama nuk ka shumë arsye për të qenë i kënaqur nga deklarata e shefit të Asamblesë Parlamentare te OSBE-së, Joao Soares. Sipas Kastriot Islamit, ajo që zyrtari i lartë i OSBE-së ka thënë, në fakt është një shuplakë e fortë për politikat bojkotuese të shefit të opozitës. Madje deklarata e tij përputhet plotësisht me ato që deputetet e kundërshtarë të Ramës kanë deklaruar gjithë këtë kohë. “I lëviznin sytë më shumë sec duhej. Nuk ishte i qetë. Rama mbrëmë ishte vërtet shumë i shqetësuar sepse realisht ajo ishte një shuplakë e gjithë skemës që ka ndjekur Rama deri tani. Atë që kemi thënë ne para 6 muajsh, ekzaktësisht, pa asnjë presje ndryshe e ka thënë zoti Soares mbrëmë”, tha Islami, në një intervistë në studiot e tv Alsat. Deputeti socialist thotë se lideri i PS-së ka dëmtuar seriozisht imazhin e partisë që drejton. Madje një skenar që do e dëmtojë akoma më shumë këtë imazh është ai që selia rozë ka për 6 marsin, ditën kur zyrtarisht skadojnë mandatet e deputetëve. “Ka dhe një skenar javën e ardhshme, që të futen, të bëjnë një fjalim, të propozohet një draft ligj-special për hapjen e kutive apo për investigimin e fletëve dhe të dilet me idenë që kjo nuk quhet ndërprerje e bojkotit, kjo quhet vazhdim i bojkotit, por me një skenar qesharak” tha Islami. Shanset për zgjedhjet të parakohshme nëpërmjet presioneve në rrugë për Islamin nuk ekzistojnë. Detyra e momentit e kreut sipas tij të opozitës është të mos kthejë PS në një parti restorantesh e hotelesh, por të riformatojë koalicionin. “Ky lloj hendeku nëqoftëse e majta qëndron e përçarë sikurse ndodhi në 2005 dhe në 2009, ndërkohë që në 2007 u bashkua dhe tregoi gjë tjetër. Nëqoftëse nuk do të ndodhë kjo gjë atëherë e majta nuk ka shanse të fitojë dhe nuk ka asnjë sistem elektoral t’i nxjerrë fitues nëqoftëse janë të përçarë” tha Islami.

    gazeta55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mo e moj 55-se..
    aty mbahu..
    edvinua ja mbrriti qellimit..

    e sajoj krizen e beri krizen.. e zyrtarizoj krizen.. dhe vendi po e vuan krizen.. e do ta vuaj tmerresisht ne muajt e ardhshem..
    pra edvini eshte triumfatori ne kte mes..
    ky kriminel cdo dite fiton..
    eshte mesuar te fitoj gjithmon e po fiton..
    Saliu nuk po tregon aftesi te neutralizoje keqbersin edvin.. perkundrazi po i rreshket toka nen kembe per dite..
    PD duhet urgjentisht te mos i leje gjerat ne dore te Saliut sepse ata.. pra mafia kanibale e ed rucave ja kan marre doren.. degradimit e rrezimit te saliut..

    dje tek blendi faqezi.. saliu ne fytyre nuk mundi ta fshihte.. pezmatimin..
    ai po ndjen se edvini po e con ate ne gremine..
    dy rruge ka saliu..
    ose te luaje optimistin.. qe genjen vehten.. ose te jap alarmin.. o popull po ju con drejt kasaphanes kryeenveristi e nazisti edvin.. cte bejmeeee..

    loja agresive sulmuese kurth-uese.. e edvinit eshte mjeshterore.. kurse mbrotja berishiane eshte xerro..

    ..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    ... ajo që zyrtari i lartë i OSBE-së ka thënë, në fakt është një shuplakë e fortë për politikat bojkotuese të shefit të opozitës ...
    gazeta55
    jo vetem nje shuplake te forte, por nje grusht te fuqishem proletar, si ato qe ka qejfe salis ...

  4. #4
    I ka njeri anglisht keto deklaratat ti lexojme tamam, se ne shqip kane gjithmone dy perkthime. Dhe PD dhe PS thone "E shikoni, Europa eshte me ne".

  5. #5
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    I ka njeri anglisht keto deklaratat ti lexojme tamam, se ne shqip kane gjithmone dy perkthime. Dhe PD dhe PS thone "E shikoni, Europa eshte me ne".
    lol
    Hmmm nuk te pelqejne perkthimet e shtypit dhe Medias te "pavarur" ?
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    qyfyre, ja ne linkun ne vazhdim e degjon ne lajme duke e thene kete fjale per fjale.

    http://www.tvklan.tv/lajme_edicioni.php

    Vetem se shikoji me heret para se ne lajme te dalin lajmet e dites se premte sepse kete deklarate e ka dhene ne lajmet e dites se enjte.


    BRARI, nuk po i rreshqet Sali Berishes dheu nen kembe mos ke merak.
    Kesaj radhe PS eshte demtuar aq shume sa qe nuk do te riparohet me por do te shkoje drejte shkaterrimit te sigurte pasi qe kesaj radhe PS u demtua direkt nga kryetari i saj i coroditur e shizofren.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    qyfyre, ja ne linkun ne vazhdim e degjon ne lajme duke e thene kete fjale per fjale.

    http://www.tvklan.tv/lajme_edicioni.php

    Vetem se shikoji me heret para se ne lajme te dalin lajmet e dites se premte sepse kete deklarate e ka dhene ne lajmet e dites se enjte.


    BRARI, nuk po i rreshqet Sali Berishes dheu nen kembe mos ke merak.
    Kesaj radhe PS eshte demtuar aq shume sa qe nuk do te riparohet me por do te shkoje drejte shkaterrimit te sigurte pasi qe kesaj radhe PS u demtua direkt nga kryetari i saj i coroditur e shizofren.
    Se pashe se cfare thoshte ne video. Po te shkruar nuk e ka ndonje gazete e huaj? Nuk kam lexuar asnje nga keto deklaratat e Europes ne anglisht. Asnjehere nuk thuhet se nga merren keto deklarata. Dhe letrat qe dergohen nga europianet nuk botohen asnjehere origjinale. Vetem perkthimet e "sakta" sipas qefit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •