Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 56
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    bamatat!
    ka shum mundesi qe ti pa dashje ke ngaterruar personazhin e vertet i cili eshte takuar me Miloshevicin apo Arkanin!
    po qe se duam te flasim te verteten,Sali Berisha nuk eshte takuar ndonjehere me
    Milosheviqin as me Arkanin!
    Ai i cili eshte takuar me Miloshevicin ne krete te Greqise,ishte ish Kryeministri Socialist i shqiprise Fatos Thannas Nano,
    madje per kete takim Nano pati marre shume kritika dhe nga Lideri i Opozites se asja kohe Z Sali berisha!
    mbase te vjen keq por ky eshte realiteti!!
    Qe Nano e ka takuar , kjo , eshte e vertete, sepse edhe ai vete e ka deklaruar ! Por nga ceshtja Remzi Hoxha , shqiptari qe u zhduk pa nam dhe pa nishan nga SHIKU i Berishes , ka rezultuar se shkaku i zhdukjes ka qene ndjekja dhe filmimi qe ky i ka bere takimit te fshehte ne Oher te Sali Berishes me Miloshevicin dhe presidentin e Maqedonise . Ky film se bashku me informacionin i eshte derguar Ibrahim Rugoves , dhe pas nje jave pasi ky e ka marre dokumentacionin , eshte grabitur dhe eshte marre peng ne ndermarrjen e vet Remzi Hoxha ! Keto tashme jane publike ne Shqiperi ! E cuditshmja eshte se Sali Berisha as nuk i ka deklaruar dhe as i ka pergenjeshtruar !
    Po ne kete ceshtje ka dale gjithashtu se Gazidede Kryetari i SHIKU-t te Berishes ka takuar ne Tirane Arkanin !

    Tani ty po te le vetem komentet !

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    o ka-lec i sigurimit ..

    gjeni ndoj shpifje me te besushme se kjo me sheshor or ti..
    kte nuk e beson poplli.. as ti jo bashk me erion bracen.. i cili eshte bashk autor per sajimin e ksaj pallavres me personazh te ngratin sheshor qe e kalben ne burg.. partia e punes..

    psh na trego cilet mjek ka internuar berisha ne kavaje.. sic po thote kohet e fundit edvini dhe fabrika e tij shpifse..

    shpesh po ja permendin berishes kto mjeket po emrin spo ju a thone..
    e di pse.. nuku ja thone..
    sepse duan ta lene rren ne hava.. se po e thane kush jan mjeket u bie rrena ne m.ut selise roze dhe fabrikes rrenacake.. se poplli do e kuptoj rrenen sepse ata dy mjeket nuk kish fuqi ti internonte berisha.. sepse per ata urdheri jipej nga lart fare..nga ai qe beri sinopktiken per mehmetin.. dhe ai i bente listat se kush do pushkatohej e kush internohej nga rrethi i te njohurve te mehmet shehut..

    prandaj selia roz po heziton te hedhe ne treg emrat e dy mjekeve..

    qerrratej jini..

    jo ti lec .. po ata mjeshtrat lart..

    po shyqyr eshte ki forum qe nuku ka ren akoma ne dore te bollinos se kokodhimos se nexho edvinit.. e coc themi dhe ne ndonje fjale..e ju a dh.jesim pallavrat krokodilave kanibale.. qe po bejne gati revolucionin e dyte te 97 tes..




    .
    Tani o brar nuk do te ngjallim te vdekurit qe te flasin.Por ai qe eshte gjalle e tha fjalen e tij.
    Berisha deshmitar i rreme ne gjygj per denim me vdekje.

    Dhe mbi te gjitha ne kurre nuk do shkojme perpara sepse jemi njerez te pamoralshem nese lejojme qe persona si Sali Beu te na udheheqin.
    Ketu perfshij te gjthe klasen politike shqiptare pa perjashtim.

    Pastaj nje gje o brar.Te mbrosh demokracine e brishte ne Shqiperi nuk do te thote qe te mbrosh zagaret e Saliut me ate ne krye.Ketu qendron gabimi yt per mendimin tim.

    Per ate mjekun qe thua ti,por qe jane dy,shpejt do te kemi lajme te fresketa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 11-02-2010 më 13:46
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #43
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Qe te mos behemi KARAGJOZE !

    Berisha ishte nje vegel ordinere e Partise se Punes !

    Nuk kishte nevoje me taku Titon dhe Stalinin se keta nuk e afronin as per roje , por takonte Miloshevicin dhe Arkanin se rangu i tyre ishte !

    Ata "nacionalistet" qe thu , e quanin veten te tille , se askush nuk i quante dhe asnje nuk ju ka pare qofte edhe nje veprim nacionalist apo per kombin ! Kur ishte puna i hypen anijeve dhe motoreve te pushtuesit per tu largu nga Shqiperia !

    Prandaj kujdes me karagjozllekun !
    Sipas teje dhe gjyshit tend, keshtu ishte dhe keshtu duhet te mbetet per jete te jeteve!

    Dalengadale po e zbulon se pse enveristet e Kosoves, vazhdojne te mbeten ende skllever te ish-Sigurimit te Shtetit komunist!

    Kjo eshte me me interes per ty!

    Po e kishim llafin te Edvin i Ramajve, qe vuan nga marrezia pa kufinj! Person delirant dhe pa asnje perspektive per te qene me shume se nje ish-kryetar bashkie.

    Perfundon vitin e ardhshem dhe aventura politike e tij e palavdishme si ne aspektin personal dhe me gjere, por do te mbahet gjate ne mend si dikushi qe nuk u be kurre, ndonese per te u investuan miliona € nga te gjitha drejtimet prej nga hyn paraja e zeze ne trojet tona kombetare (jo vetem ne Shqiperi ka financues te tij por dhe tek ata qe po perpiqesh t'ua mesosh aresyet se pse e duan bacen Enver).!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-02-2010 më 15:28

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    eshte takuar Fatos nano me Milloshin apo jo....??une thashe se po!
    tani cili gegjen ketu,une apo ti!??
    Ti po genjen per Saliun kurse per nanon jo meqe e do te sakte.
    Gjithsesi Nano e ka takuar publikisht ne ambiente nderkombetare dhe se ka mohuar se ka bere si saliu si cub duke vrare deshmitaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 11-02-2010 më 15:50
    Albania Uber Alles

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sipas teje dhe gjyshit tend, keshtu ishte dhe keshtu duhet te mbetet per jete te jeteve!

    Dalengadale po e zbulon se pse enveristet e Kosoves, vazhdojne te mbeten ende skllever te ish-Sigurimit te Shtetit komunist!

    Kjo eshte me me interes per ty!

    Po e kishim llafin te Edvin i Ramajve, qe vuan nga marrezia pa kufinj! Person delirant dhe pa asnje perspektive per te qene me shume se nje ish-kryetar bashkie.

    Perfundon vitin e ardhshem dhe aventura politike e tij e palavdishme si ne aspektin personal dhe me gjere, por do te mbahet gjate ne mend si dikushi qe nuk u be kurre, ndonese per te u investuan miliona € nga te gjitha drejtimet prej nga hyn paraja e zeze ne trojet tona kombetare (jo vetem ne Shqiperi ka financues te tij por dhe tek ata qe po perpiqesh t'ua mesosh aresyet se pse e duan bacen Enver).!
    Cfare pune ke me gjyshin tim ti ? Apo nuk i jep dot pergjigje asnje nga pyetjet normale qe te kam bere me siper , sepse te del kallaji ?

    Une nuk e di se skllever te kujt jane enveristet e Kosoves , por e di mire se skllever te kujt jane ata qe financojne fyerjet dhe shpifjet kunder tyre !
    Ato behen nga skllever te serbit qe edhe sot e kesaj dite marrin para me shumice per te mbajtur ndezur percarje te tilla dhe thyerjen morale te popullit shqiptar te Kosoves !

    Dhe sherbetoret e serbit (apo e thene me bukur dashnoret e tyre ) ne gjirin e popullit shqiptar te Kosoves , e kane stervitur kete gjuhe qe gjate kohes se Titos dhe me pas , kur gjakosnin patriotet shqiptare kosovare duke i spiunuar , akuzuar dhe burgosur apo vrare si enveriste , irredentiste , shqiptaromedhenj, separatiste dhe lloj lloj etiketimesh te tjera si dhe duke akuzuar shtetin ame, Shqiperine , se po organizonte trazirat ne Jugosllavine e "dashur" .



    Sa per ate Edvin Ramen , apo si do qe ta kete emrin , mua nuk me plas fare ! Nuk jam mesuar une te jem zagar i personave te caktuar , por jam mesuar te jem azgan i atdheut tim ! Po i do qejfi Edvinit ta shpenzoj jeten e vet duke i bere te mira vendit tim , une nuk kam perse nuk e mbeshtes , ashtu sikunder kur Edvini i ben dem vendit tim , as mos te shpresoj as ai dhe askush se une do te jem nje nga delet e vathes se tij ! E njejta gje edhe per saliun , apo Bahriun apo leshin dhe preshin !

    Nuk jam aq injorant sa te jem skllav i personave te caktuar , jam skllav i atdheut tim ! E di qe nuk je ne gjendje te me kuptosh !!!

    Ndersa per gjyshin tim laj gojen 100 here ti , se ai ia kushtoi jeten atdheut te vet , dhe nuk thithte ka...rat e pushtuesve te huaj !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 11-02-2010 më 16:16

  6. #46
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Cfare pune ke me gjyshin tim ti ? Apo nuk i jep dot pergjigje asnje nga pyetjet normale qe te kam bere me siper , sepse te del kallaji ?

    Une nuk e di se skllever te kujt jane enveristet e Kosoves , por e di mire se skllever te kujt jane ata qe financojne fyerjet dhe shpifjet kunder tyre !
    Ato behen nga skllever te serbit qe edhe sot e kesaj dite marrin para me shumice per te mbajtur ndezur percarje te tilla dhe thyerjen morale te popullit shqiptar te Kosoves !

    Dhe sherbetoret e serbit (apo e thene me bukur dashnoret e tyre ) ne gjirin e popullit shqiptar te Kosoves , e kane stervitur kete gjuhe qe gjate kohes se Titos dhe me pas , kur gjakosnin patriotet shqiptare kosovare duke i spiunuar , akuzuar dhe burgosur apo vrare si enveriste , irredentiste , shqiptaromedhenj, separatiste dhe lloj lloj etiketimesh te tjera si dhe duke akuzuar shtetin ame, Shqiperine , se po organizonte trazirat ne Jugosllavine e "dashur" .

    Ndersa per gjyshin tim laj gojen 100 here ti , se ai ia kushtoi jeten atdheut te vet , dhe nuk thithte ka...rat e pushtuesve te huaj !

    Ndër direktivat më të rëndësishme të Enver Hoxhës, veçojmë edhe atë të datës 3 nëntor 1943, dërguar në emër të KQ të PKSH‑së, komiteteve qarkore, ku ndër të tjera thuhet:

    "Duhet të popullarizojmë luftën nacional‑çlirimtare dhe veçanërisht të jugosllavëve dhe grekëve. Duhet të shtrojmë haptazi dhe pa ndrojtje problemin e vëllazërimit tonë me popujt jugosllavë dhe grek. Të demaskojmë pa mëshirë reaksionin dhe shovinizmin që mundohet të na vërë në luftë me fqinjët, ta bindim popullin se interesi i lartë i atdheut kërkon që të jemi të vëllazëruar me popujt grek e jugosllavë, t`ia heqim maskën shovinizmit që mundohet të dalë si mbrojtës i Shqipërisë nga të huajt dhe t`i tregojmë botës se ne dhe vetëm ne e mbrojmë Shqipërinë nga okupatorët dhe nga imperializmat e huaja. Duhet ta bindim popullin se lëvizja nacional‑çlirimtare greke dhe jugosllave jo vetëm që nuk cënon indipendencën tonë, por ndihmon për ta fituar".( shih "PPSH dokumenta kryesore", vëllimi I, faqe221, Tiranë 1971).


    Më 27 nëntor 1947, ai mbajti fjalën kryesore në mbrëmjen akademike në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, kushtuar 4 vjetorit të Mbledhjes së Dytë të AVNOJ‑it dhe 2 vjetorit të shpalljes së Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë. Për të qenë sa më jugosllavofilë, mbrëmja akademike ishte organizuar në datën 27 nëntor 1947, me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të marrëveshjes që hoqi barrierat doganore, që parifikoi monedhat etj.

    Të pranishëm në këtë mbrëmje akademike ishin Enver Hoxha, Omer Nishani, Koçi Xoxe, Myslim Peza, Pandi Kristo, Gogo Nushi, etj si dhe i ngarkuari me punë i Jugosllavisë Drago Kosmerlj, i ngarkuari me punë i Bashkimit Sovjetik, Gagarinov etj.

    Nga fjala e sekretarit të Sekretariatit të Frontit Demokratik, Hysni Kapo veçojmë pjesën e mëposhtme:

    "Popujt e Jugosllavisë festojnë për të tretin vit ditën e shpalljes së republikës, ditën e rilindjes kombëtare, 29 nëntorin. Kjo datë shënon dy evenimente me rëndësi historike për popujt e Jugosllavisë. Më 29 nëntor 1943, kur lufta e popujve të Jugosllavisë, në ballë të së cilës qëndroi pa u tundur partia e lavdishme komuniste me në krye mareshallin Tito, merrte përmasa të gjera dhe okupatorët fashistë po goditeshin pa mëshirë nga të gjithë frontet, kur tradhëtarët e popujve të Jugosllavisë e hoqën maskën dhe dualën më fytyrën e tyre të vërtetë, u mblodh për të dytën herë Këshilli Nacional Çlirimtar për të marrë vendime që kishin të bënin me fatin e popullit dhe të kombit. Në këtë datë u hodhën themelet e vëllazërimit dhe të barazimit të të drejtave të popujve, u hodhën themelet e pushtetit popullor dhe u krijuan bazat e reja të një rregulli shoqëror. Aty gjithë përfaqësuesit e popullit shprehën unanimisht vullnetin për kundra mbretit dhe monarkisë së Karagjergjoviçëve. Dy vjet më vonë, kur popujt e Jugosllavisë kanë realizuar fitoren mbi fashizmin dhe bashkëpunëtorët e tij, kur flamuri i tyre i fitores valon i lirë në Jugosllavinë e re, Asambleja Popullore shpalli Republikën Federative nën të cilën popujt e Jugosllavisë do të rrojnë të lumtur, do të gëzojnë për jetë të gjitha të drejtat dhe liritë demokratike.......29 nëntori kujton luftën, sakrificat dhe heroizmat që bënë popujt e Jugosllavisë për të fituar lirinë dhe pavarësinë. 29 nëntori është data që vërtetohet edhe një herë zyrtarisht dëshira e popullit përkundra regjimit shtypës dhe gjakpirës. Ajo simbolizon rrugën e drejtë që udhëhoqi popujt e Jugosllavisë gjatë luftës, rrugën që u shërben dhe sot për të vazhduar gjatë periudhës paqësore për ndërtimin e vendit. Fitoret e 29 nëntorit, në sajë të të cilit popujt e Jugosllavisë po ndërtojnë jetën e tyre të re, jo vetëm që siguruan baza të shëndosha në të cilat mbështetet pushteti popullor sot, por këto influencuan për ta forcuar edhe më tepër bashkimin dhe vëllazërimin midis popujve të Jugosllavisë, midis njëri ‑ tjetrit dhe midis fqinjëve të tyre...... Jugosllavia sot nuk është vendi ku përgatiteshin planet imperialiste për intriga kundër popujve, sikurse ndodhte ndaj vendit tonë.....Popujt e Jugosllavisë, me luftën e tyre heroike e varrosën thellë politikën serbo ‑ malazeze dhe janë bërë zot të vendit të tyre. Ata u treguan fqinjëve se ndjenjat që ushqenin për ta, nuk pajtoheshin kurrë me regjimet shtypës. Lufta e drejtë që ata bënin nën udhëheqjen e shëndoshë të mareshallit Tito, politika e drejtë që ata ndoqën dhe kujdesi i madh që treguan për zhdukjen e mbeturinave të së kaluarës, e shtoi dashurinë dhe simpatinë tonë për popullin jugosllav........Jugosllavia Federative sot është transformuar në një qendrë të rëndësishme për gjithë vendet e Evropës Qendrore, aty ku përqendrohen problemet kulturale, ekonomike, politike, ushtarake të përbashkëta dhe marrin zgjidhjen më të drejtë. Mbas kryeqytetit të vendit të madh të socializmit, Moskës, sytë e popujve demokratikë dhe përparimtarë shikojnë me simpati dhe admirim Beogradin, qendrën ku rri udhëheqësi i madh ushtarak dhe politik i popujve të Jugosllavisë, miku më i shtrenjtë i popullit tonë mareshalli Tito......Fitoret e popujve të Jugosllavisë janë edhe fitoret tona pse ato janë në të mirën e gjithë popujve përparimdashës, në të mirë të demokracisë dhe paqes. Themi që fitoret e Jugosllavisë janë edhe fitoret tona pse populli jonë nuk ka se si t'i ndajë ato, sepse rruga e të dy popujve nuk ndryshon. Ai (populli shqiptar ‑ shënim) e provoi mirë se kush është Jugosllavia. Populli shqiptar do ta festojë me hare ditën e 29 nëntorit se ajo është dita e rilindjes së miqve të shtrenjtë, do ta festojë se ajo është dita e rilindjes së miqve të shtrenjtë, do ta festojë ditën e 29 nëntorit se kujton luftën, sakrificat dhe vuajtjen e të dy popujve, se ajo kujton fitoren tonë mbi mbi fashizmin dhe bashkëpunëtorët e tij" (marrë me shkurtime nga gazeta "Bashkimi" e datës 28 nëntor 1947) .


    Në një udhëzim që komisari i Korpormatës së I‑rë, Hysni Kapo u dërgonte brigadave 3 dhe 5, më 20 shtator 1944, ndër të tjera theksonte:

    "Të popullarizohet miqësia e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë, të theksohet lufta kundër Mihajlloviç, Deva, e Mitrovica që janë shkaktarë...të përçarjeve midis popujve të Jugosllavisë dhe atij të Kosovës,.....të propagandohet lufta e përbashkët kundër okupatorit dhe nevoja e bashkëpunimit dhe e miqësisë midis popujve....Ne duhet të jemi të pamëshirshëm ndaj elementëve reaksionarë..".


    I ashtuquajturi kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe president i ardhshëm i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Omer Nishani në një artikull të botuar në gazetën "Bashkimi" shkruan ndër të tjera, me rastin e formimit të qeverisë së Titos këtë fjalë:

    "Shteti federativ jugosllav është i destinuar të lozë një rol të madh në skenën politike të Ballkanit, dhe që do të bëhet një faktor me rëndësi për sigurimin e paqës në këtë sektor të Europës.....Me një fjalë, Jugosllavia e re është një epiqendrë politike, reperkusionet e së cilës do të ndihen në gjithë Ballkanin. Populli shqiptar, qeverinë e re të kryesuar nga mareshalli Tito, e priti me gëzim të madh se ai sheh në këtë qeveri garancinë më të madhe të miqësisë dhe vëllazërimit që ndjen për popujt heroikë të Jugosllavisë, vëllazëri kjo që është mbrujtur me sakrificat e me gjakun e të dy popujve gjatë luftës...kundër armiqve të përbashkët..... Populli shqiptar dhe miqësia me Jugosllavinë demokatike dhe federale do ta ruajë gjithnjë dhe do ta forcojë më tepër të ardhmen, se kjo aleancë dhe kjo miqësi është bazuar mbi interesa politike dhe ekonomike..".


    Mareshalli Tito, gjeniu, i lavdishmi...

    "Në male na erdhi letra e parë e shokut Tito, ku ai përshëndeste nga zemra mbarë popullin shqiptar që lufton për liri. Letrën e çmueshme të shokut Tito, ku ai na tregon luftën heroike të popujve të tij, ku na shfaqte besimin e patundur në fitoren mbi Fashizmin, na e solli duke kaluar rreziqet më të mëdha, shoku i luftës i shokut Tito, shoku Bllazho Jovanoviç. Atëherë i kuptuam si duhej përpjekjet e mëdha dhe luftën titanike të popujve të Jugosllavisë kundër okupatorit.

    Eksperienca e luftës partizane në Jugosllavi ishte një thesar i paçmuar për ne. Letra e udhëheqësit gjenial J.B. Tito shënon një ngjarje historike në historinë e popullit tonë, sepse eksperiencën e luftës heroike partizane në Jugosllavi e shihnim tash më konkretisht, dhe kjo na shërbeu pa masë për luftën tonë.

    Peripecitë e luftës tonë për jetë a vdekje kundër tradhtarëve dhe okupatorëve, i penguan lidhjet tona me partizanët trima jugosllavë, por zëri i radios "Jugosllavia e lirë", na sillte në malet tona të çliruara erën e freskët të maleve kreshnike të Jugosllavisë, ku luftonin me heroizëm të papërshkruar partizanët jugosllavë të kryeheroit Josif Broz Tito.

    Shërbimet e informacionit tonë partizan, rrëmbyen një urdhër të Gestapos për shërbimin e SIM-it italian, ku tekstualisht thuhej: "Të ruhen rrugët, postoblloqet dhe të bëhen reprezalje në katër anët e Shqiuërisë, sepse revolucioari i madh jugosllav Josip Broz Tito ndodhet në Shqipëri. Koka e tij të vihet në çmim. Ngjitur të vihet fotografia".

    Frika e armikut ishte e dukshme. Shoku ynë i lavdishëm J.B. Tito, që personifikonte dhe udhëhiqte luftën e partizanëve jugosllavë, tmerronte Gestapon dhe SIM-in. Këta e shihnin shokun Tito kudo në Ballkan dhe kokën e tij e kishin vënë në çmim. Por agjentët e SIM-it dhe Gestapos më kot lodheshin për të kërkuar shokun Tito në Shqipëri.

    Shoku Tito nuk ishte në malet e Shqipërisë, por ai ishte në zemrën e maleve të Shqipërisë, dhe atje ishte zor i madh ta gjente dhe ta çrënjoste SIM-i dhe Gestapo. Emri i shokut Tito mori dhenë në katër anët e Shqipërisë. Për të fliste me admirim populli shqiptar.

    Për ne, emri i tij ishte identik me atë të popujve të Jugosllavisë, me atë të Ushtrisë Heroike Jugosllave. Tek shoku Tito ne shihnim mikun më të madh të popullit shqiptar, në luftë dhe në paqe, ashtu siç shihnim te popujt e Jugosllavisë miqtë dhe vëllezërit më të ngushtë të popullit tonë. Më kot u përpoqën kuislingët dhe shovinistët shqiptarë për ta turbulluar këtë vëllazërim të shenjtë me popujt jugosllavë.

    I madh e i vogël e njeh shokun Tito në Shqipëri, sepse ai përfaqëson popujt heroikë të Jugosllavisë. I madh e i vogël e do të madhin Tito në Shqipërinë tonë, sepse ai përfaqëson luftën e lavdishme të popujve vëllezër jugosllavë, se ai ka qënë zemra dhe koka e saj. Se ai i mësoi dhe i edukoi popujt e Jugosllavisë ta duan popullin e vogël shqiptar si vehten e tyre, dhe ta ndihmojnë e përkrahin vëllazërisht, si në kohën e luftës, ashtu dhe në paqe".


    Gazeta "Atdheu", 5 shtator 2004, Nr.35
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-02-2010 më 16:11

  7. #47
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ti po genjen per Saliun kurse per nanon jo meqe e do te sakte.
    Gjithsesi Nano e ka takuar publikisht ne ambiente nderkombetare dhe se ka mohuar se ka bere si saliu si cub duke vrare deshmitaret.
    atehere e mbash me "nder "genjeshtren e rradhes!!
    nuk ka njeri qe mund te servire nje lajm,qe Sali berisha te jete takuar me Milloshevocin,po pate ndonje prove je i mirepritur te na e sjedhesh
    ketu ne forum.
    kurse per Fatos Nanon e di cdo shqiptar se ai eshte takuar me Milloshin ne krete
    madje ka qene nje takim sekret, shume i ngrohte kok me koke dhe me pranine e medjave greko- serbe nga te cilat mediat shqiptare moren dhe lajmin!!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Unë për vete e besoj se në atë kohë,kosovarët ashtu e dinin se ishte Enveri dhe Shqipëria.
    Po ashtu,edhe ata duhet të na besojnë neve se nuk ishte ashtu si e mendonin ata.
    Komunizmi u përmbys.Mjafton kaq për të kuptuar.
    Është tjetër gjë se ka njerëz që e adhurojnë akoma Enverin.Le ta adhurojnë por mos të na tregojnë këtu "të mirat" e tij.Këto i tregojnë fare mirë 98 përqind e shqiptarëve që e vuajtën atë lloj komunizmi.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Une nuk e di se skllever te kujt jane enveristet e Kosoves , por e di mire se skllever te kujt jane ata qe financojne fyerjet dhe shpifjet kunder tyre !
    Ato behen nga skllever te serbit qe edhe sot e kesaj dite marrin para me shumice per te mbajtur ndezur percarje te tilla dhe thyerjen morale te popullit shqiptar te Kosoves !

    Dhe sherbetoret e serbit (apo e thene me bukur dashnoret e tyre ) ne gjirin e popullit shqiptar te Kosoves , e kane stervitur kete gjuhe qe gjate kohes se Titos dhe me pas , kur gjakosnin patriotet shqiptare kosovare duke i spiunuar , akuzuar dhe burgosur apo vrare si enveriste , irredentiste , shqiptaromedhenj, separatiste dhe lloj lloj etiketimesh te tjera si dhe duke akuzuar shtetin ame, Shqiperine , se po organizonte trazirat ne Jugosllavine e "dashur" .

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Dosjet e Vitit-Ismet Kryeziu: Ju rrëfej takimin Berisha-Millosheviç
    » Dërguar më: 25/12/2008 - 13:04
    Artan Hoxha

    Ish-furnitori i UÇK-së, Ismet Kryeziu, pak kohë se të denoncohej si i zhdukur në polici nga bashkëshortja Anila Leli,
    ka dhënë një intervistë ekskluzive për "News 24". Ai rrëfen për lidhjet me Remzi Hoxhën dhe aktivitetin si drejtues i Frontit të Rezistencës Shqiptare. Kryeziu, i njohur në Kosovë edhe si një nga mbështetësit e Rramush Haradinajt, është konsideruar nga miqtë si një arkivë e gjallë për ngjarjet pas vitit 1991. Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjet e Kosovës, periudhën e rezistencës, të luftës e pas saj, si edhe për përgatitjet për organizimin e AKSH-së. Ismet Kryeziu njihet edhe si mik i ngushtë i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i zhdukur nga SHIK-u në Shqipëri në vitin 1995.
    Ç'ju shtyu të organizoheshit?
    Me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk kishim pse të mos organizoheshim edhe ne shqiptarët në ish-Jugosllavi, por filloi me thënien e ish-Presidentit të ndjerë kroat, Franjo Tuxhman i cili në një takim me kolegët e tij gjeneralë, iu drejtua atyre me këtë thënie: Gjeneralët e shkatërrimit të Jugosllavisë janë studentët shqiptarë, ata që na mësuan sesi duhej luftuar e shkatërruar Jugosllavia. Që nga viti 1981 ishim ata që i vumë kazmat për shkatërrimin e Jugosllavisë. Në vitin 1990 duhej krijuar një lëvizje apo mekanizma për të përgatitur popullin për një kundërvënie ndaj okupatorit serb. Në fillim u bë pajtimi i gjaqeve, i cili pati jehonë të madhe në unifikimin e popullit shqiptar. U krijua në fillim LDK-ja, e cila ishte shpresa e vetme për ta çuar realizimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptar dhe LDK-ja me zgjuarsi e përdori këtë lëvizje duke u futur në organizmat drejtuese për të realizuar programin e saj. Ne, duke e njohur mirë okupatorin serbo-sllav ishim të bindur se çlirimi dhe bashkimi i shqiptarëve jashtë trojeve të Shqipërisë amë, vetëm me luftë mund të arrihej. Atëherë e krijuam frontin e rezistencës shqiptare. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe ish- presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova e përfaqësoi në fillim FRSH-në.
    Cili ishte misioni i FRSH-së?
    Misioni i FRSH-së ishte që të krijohet një organizim politiko-ushtarak i cili do të koordinonte interesat dhe aktivitetin e të gjitha partive dhe lëvizjeve në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi. Krahas këtij organizimi, u krijuan shtabet rajonale, komunale dhe lokale, të cilat merreshin me organizimin tipik ushtarak. Themeluesit e frontit të rezistencës janë: Mentor Kaçi, Sokol Dobruna, Halil Alidemi, Ukshin Hoti, Sejdir Veseli, Naim Krasniqi, Avdyl Krasniqi, Fatlik Lilaj, Bardhyl Caushi, i ndjerë, Afrim Morina, etj, etj. Pra, përfshihen të gjithë ata që ishin dëshmuar në dekada dhe ishin të gatshëm dhe të pathyeshëm në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Duhet përmendur këtu se në organet drejtuese politike e ato ushtarake ishin të përfshirë edhe shokët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Por tani është akoma herët për të përmendur emra. Shokët dhe bashkëluftëtarët e mi më kuptojnë drejt, se ende është herët për emra e rrahagjoksa. Unë gjykoj se akoma jemi në gjysmë të rrugës. Unë nuk jam dhe nuk kam guxim të them; "Bacë u kry", duke pasur parasysh atë për të cilën u krijua Fronti i Rezistencës.
    Pasi kishim krijuar strukturat drejtuese të FRSH-së dhe ajo kishte marrë një formë organizimi të mirëfilltë ushtarak, ne që merreshim me drejtimin e tij ishim të vetëdijshëm se përveç faktorit njeri, duheshin me bollëk dhe të predispozuar edhe shumë faktorë për luftë. U caktuan dy shokë për të ardhur në Shqipëri për të informuar dhe për të koordinuar punët në shtetin amë. Erdhën Mentor Kaçi dhe Fatos Aliu, i cili ishte nga Presheva, por fatkeqësisht nuk arritën shumë sukses. Herën e dytë me Mentorin, i cili ishte kryetar, u përcaktova të vija unë. Në fillim bëmë një turne në Evropë ku njoftuam bashkatdhetarët e diasporës për misionin tonë. Por askush nuk guxonte të dinte se ne do të vinim në Tiranë. Kur arritëm, jo vetëm që na u hapën dyert, por as vetë nuk e besoj edhe sot sesi shteti shqiptar u tregua aq i gatshëm për të na ndihmuar në misionin tonë. Takimin e parë e bëmë me ministrin Shëndetësisë, Alia Alushani, drejtorin e Akademisë Ushtarake, me ministrin e Mbrojtjes, Perikli Teta, zv/ministrin e Mbrojtjes, Halil Hyseni, e deri tek ish-presidenti Ramiz Alia.
    Kush ishin emrat e djemve të parë dhe si erdhën ata në Shqipëri për t'u stërvitur?
    Përfaqësuesi legjitim dhe kryetar ishte Mentor Kaçi, ndërsa unë isha sekretari i përgjithshëm i FRSH-së. Marrëveshjen me shtetin shqiptar e bëri Mentor Kaçi, me bekimin e Ramiz Alisë, natyrisht dhe me ish-kryeministrin Fatos Nano. Por Ramiz Alia do të mbetet komandanti i parë i luftës së Kosovës. Për stërvitjen dhe organizimin u mor ish- ministri i ndjerë, zoti Perikli Teta dhe zv/ministri Hyseni, si dhe shumë oficerë madhorë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën në Kosovë. Të më falin oficerët dhe profesorët e mi që akoma gjykoj se është herët për t'i përmendur.
    Cila ishte përfshirja?
    FRSH-ja, veç strukturave ushtarake merrej edhe me koordinimin e organizatave të tjera, mes të cilave edhe lëvizjen sindikaliste që e drejtonte profesori i nderuar Hajrulla Gorani, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në organizimin e rezistencës. Në këtë lëvizje bënte pjesë edhe Remzi Hoxha, i cili njëkohësisht ishte angazhuar në frontin e rezistencës. Për herë të parë jam takuar me të në mbledhjen e shtabit operativ të karadakut në Ferizaj. Pas dy netësh, Remziu me Basri Zukën kishin ardhur në Suharekë tek Afrim Morina, i cili ishte edhe anëtar i shtabit të përgjithshëm. Aty isha i ftuar zyrtarisht për organizim. Pas mbledhjes, Basriu dhe Remziu më ftuan që të shkoja në Ferizaj. Mbaj mend se gjatë rrugës Remziu fliste shumë pak, por ishte shumë i prerë. Kur hymë në Ferizaj, ata devijuan rrugën dhe shkuan në një shtëpi në Grykë të Kaçanikut. Aty ishte një shok i ngushtë i Remziut, i cili ishte i përfshirë në strukturat e FRSH-së dhe lëvizjen sindikaliste. Ai është Sefedin Mjaha. Mesa di unë, Sefa punonte ngushtë edhe me biznes me Remziun. Në këtë takim, përveç punëve operative u bisedua edhe për udhëtimin e tretë në Shqipëri dhe për grumbullimin e mjeteve financiare. Mbaj mend se këta të dy dolën në korridor dhe kur u kthyen, më pyetën se sa mjete duheshin. Unë iu thashë se duhej biseduar me Kryesinë e FRSH-së. Pas këtij takimi shumë të suksesshëm sipas meje, Remziu dhe Sefa sollën 50 mijë marka gjermane dhe iu lutën kryetarit që unë të shkoja në Shkup në një mbledhje që ishte organizuar në Gazi BABA. Aty pashë një organizim të mirëfilltë lufte. Takimi u bë në një fabrikë. Dy ditë e dy net qëndrova në shtëpinë e Remzi Hoxhës, kuptohet ilegalisht. As familja e tij nuk e dinte pse ndodhesha aty dhe cili isha. Pasi mora miratimin e kryesisë me iniciativën e Remziut, u nisëm për në Bullgari. Remziu deri në fund të kufirit të shtetit bullgar erdhi me mua. Aty ndërruam makinat për shkaqe sigurie. Remziu e kaloi kufirin në këmbë pasi kishte një shumë të madhe parash. Pasi arritëm në Sofje, e kuptova se përveç parave kishte edhe një shumë të madhe floriri. Kur e pashë e pyeta: Po këto përse na duhen? Ai u përgjigj: Edhe këto janë hiç për kontratën që do të realizojmë nesër.
    A ekziston ndonjë gjë e regjistruar për këto lëvizje ilegale me Kosovën?
    Natyrisht që gjithçka është mbajtur shënim dhe janë mbajtur dokumente. Ishim të vetëdijshëm se më vonë do të shkruhej edhe historia e Luftës së Kosovës. Këtë dokument e ka nënshkruar Remziu dhe Sefa. Natyrisht edhe unë si përfaqësues i frontit. Për çdo cent që kemi në dispozicion brenda dhe jashtë Kosovës, shpeshherë është bërë transparenca dhe me hollësi janë dhënë llogari. Për këtë kishim një komision të veçantë mbikëqyrës. E them me krenari, se jemi e vetmja organizatë politiko-ushtarake në Kosovë e cila ka justifikuar të gjitha mjetet materiale dhe financiare që ka pasur në dispozicion.
    A keni pasur lidhje të vazhdueshme?
    Me Remziun kemi punuar së bashku deri në ditën e rrëmbimit të tij. Që nga viti 1991, ku u njoha me Remziun kemi pasur lidhje të vazhdueshme pune. Ai kishte dhe funksione të rëndësishme në FRSH. Pas arrestimit të shokëve në Kosovë, Remzi Hoxha si dhe shumë të tjerë u detyruan të kalonin nga Kosova në Maqedoni. Remziu në atë kohë qëndroi në Shkup, meqë kishte shtëpi dhe familje. Vlen të përmendet se Maqedonia atëherë ishte bërë strehë për ne, sepse marrëdhëniet Maqedoni-Serbi ishin tejet të acaruara. Pas krijimit të aferës së armëve dhe rënies në burg të disa drejtuesve të FRSH-së në Maqedoni, Remziu u vendos në Tiranë së bashku me familjen. Por punën dhe aktivitetin e kishte në territorin e Maqedonisë.
    S'do mend që kjo është ditur, se të krijosh një organizatë politiko- ushtarake në kohën e okupimit, je i detyruar domosdoshmërish të krijosh një organizatë të tillë. Me keqardhje them se sot në Kosovë nuk ka nivel të këtij organizimi, siç e kishte FRSH-ja. Përveç djemve më të mirë që punonin në këtë sektor dhe specialistëve të cilët punonin me shpirt dhe u bënë idealistë të vërtetë, vlen të përmendet se ata punonin vullnetarisht dhe pa para. Natyrisht, literaturën dhe kurset private i bëmë jashtë Kosovës. Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë punë të rëndësishme kombëtare. Askush deri tani nuk foli dhe ende është herët të flitet për këtë. Vlen të përmendet thënia e vyer, patrioti dhe oficeri i vërtetë, shpeshherë sekretin kombëtar dhe shtetëror e marrin me vete në varr. Edhe Remziu, shumë gjëra i mori me vete atje ku është.
    Çfarë bëri fronti i rezistencës pas rrëmbimit të Remzi Hoxhës?
    Për rrëmbimin e R. H. janë ngritur shumë versioni dhe të gjitha këto i kemi studiuar me shumë kujdes për gjurmët dhe punën e tij. Kujdes të veçantë i kemi kushtuar rrëmbimit të tij, por për ne më e mundshmja është se UDB-ja duke e ditur dhe duke pasur parasysh mundësinë financiare të Remziut, ka përdorur alibi nga më të ndryshme për ta likuiduar. Ne kemi pasur dijeni dhe janë të njohura të gjitha ato që janë dhe janë shkruar deri tani, por asnjë nuk është e vërtetë. E vetmja e vërtetë është se Remzi Hoxha ka punuar e ka kontribuar jashtëzakonisht për çështjen kombëtare dhe me aktivitetin e tij ka mundur shumë lehtë të binte në sy për okupatorin dhe armikun. Detyra e Remzi Hoxhës nuk ishte të filmonte takimin e Gazidedes me Arkanin, as të merrej me takimin Millosheviç-Gligorov-Berisha. dhe nëse ka konstatuar një gjë e tillë, do të ketë qenë e rastësishme. E them me bindje se Remziu dhe askush nga FRSH-ja, nuk kishte nevojë të financonte atentatin ndaj Kiro Gligorov, pasi vetë programi i FRSH-së e përjashtonte terrorizmin dhe teorikisht në programet tona nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Ne po të kishim dashur terrorizëm, kishim mundur ta shkatërronim në Kosovë ndaj okupatorit, por këtë nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk kishim nevojë të merreshim. Këto i ngarkohen Remziut për të justifikuar zhdukjen e tij. Unë si ish-shef i tij, ju them me bindje dhe me shumë përgjegjësi, se ai nuk i meriton këto epitete. Ai që ka pak ndërgjegje e gjak shqiptari, të tregojë të paktën se ku ndodhen eshtrat e këtij dëshmori të lirisë.
    FRSH-ja ka pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie shtetërore institucionale me shtetin shqiptar. Furnizimin me armë e kemi bërë në rrugë shtetërore. Unë ju shpjegova dhe më lartë për këto marrëveshje dhe kush i ka nënshkruar. Është e vërtetë që nga 1990 janë futur dhe ftuar jashtë për të ardhur në stërvitje dhe për t'u marrë me këtë punë. Të gjitha janë bërë në rrugë shtetërore dhe me marrëveshje. Këto janë të deklaruara dhe pranuar edhe në parlamentin shqiptar nga ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Teta i akuzuar nga opozita e atëhershme për dhënie të armëve kosovarëve. Atëherë Zoti Teta qe përgjigjur: Kam dhënë dhe do jap prapë kur të vij. Fati e deshi që Teta në kohën e luftës së Kosovës e realizoi këtë dëshirë së bashku me shumë ministra të tjerë të shtetit shqiptar.
    Çfarë të dhënash ka Fronti i Rezistencës për likuidimin fizik të disa anëtarëve të tij, përfshi edhe Remziun?
    FRSH-ja e kishte të pamundur të zbardhte të vërtetën e vrasjeve tragjike të disa prej veprimtarëve më të mirë. Rasti i Remziut nuk është i vetmi, por po përmend në '92, kur u vra me pistoletë në gojë një nga veprimtarët e diasporës në "Mine Peza", pranë Rajonit 3 të Policisë. Ai është Shaip Gashi, vrasësi u lirua me urdhër politik dhe sot bredh në disa institucione të Kosovës. U dogj i gjallë në lokalin e tij në Tiranë të Re, dhëndri i Bredri Dedës, të më fal nuk më kujtohet emri. U masakrua gazetari i "Gazetës Shqiptare", njëkohësisht edhe zëdhënës i parë i luftës së Kosovës, Ali Uka. Në masa presioni e kërcënime u dënuan shumë veprimtarë të largoheshin në diasporë dhe nuk janë kthyer ende në Kosovë dhe kjo është fatkeqësi.
    A keni konstatuar ndërhyrje të shërbimit sekret serb apo SHIK-ut për të goditur aktivitetin ilegal të lëvizjes tuaj?
    Këto janë çështje të niveleve të larta shtetërore që bëhen me përgatitje, kushte dhe persona të caktuar. Neve nuk na interesonte të merreshim me këtë punë dhe aq më tepër kur ne shpresonin që shteti dhe strukturat e tij të na ndihmonin në misionin tonë të shenjtë. Ka pasur qytetarë nga Kosova në shërbim të SHIK-ut që na survejonin. Për këtë kemi fakte dhe dokumente, ashtu siç kemi dhe posedojmë dokumente për disa njerëz të Kosovës që punonin në shërbim të UDB-së. Dua të theksoj se FRSH-ja ishte me dijeninë dhe kishte bekimin e strukturave më të larta shtetërore shqiptare. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo ndërmerrnim asnjë veprim pa dijeni e shtetit amë. Po e theksoj dhe një herë, se udhëheqja e lartë e FRSH-së ka pasur takime me udhëheqjen e lartë shtetërore shqiptare. Edhe para vitit '90 dhe pas '92, ne vazhduam me këto marrëdhënie dhe struktura të larta. Por fatkeqësia filloi në vitet '92-'93, me arrestimin e Mentor Kaçit me shokë. Për të gjitha këto ishin në dijeni drejtuesit më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë.
    Çfarë ndodhi në mars '93?
    Isha në manifestimin ku ishte presidenti Rrugova, presidenti Berisha dhe kryeministri Bukoshi dhe shumë personalitete e intelektualë nga Kosova e diaspora. Pas një orë, pasi mbërrita në shtëpi jam arrestuar në banesën time nga SHIK-u. Akuza dihet tashmë, ka shkruar shtypi atëherë. Atë natë dhe më pas janë arrestuar shumë të tjerë, mes tyre Adem Jashari, Islam Caka, Ahmet Bytyçi e disa oficerë madhorë të shtetit shqiptar. Atëherë është sulmuar që në akuzën time të më bashkojnë ish- presidentit Alia, Deputetin Gramoz Ruçi, ish-ministrin Teta, zv/min. e Mbrojtjes, Halil Hyseni e shumë të tjerë. Arrestimi im nuk ishte akuzë e thjeshtë, shkelje ligji, por pasojë e një politike të caktuar. U bë sepse ne iu kundërvumë politikës dhe strategjisë për Kosovën. Para meje ishte arrestuar Kaçi, dhe kisha mbetur unë që merresha me stërvitjen e shokëve në Shqipëri dhe diasporë. Arrestimi im u bë për të eliminuar krejt udhëheqjen. Çanta ime ishte thjesht çështje teknike ku pritej të merrnin ato dokumente dhe mjete që u interesonin.
    A keni pasur informacion se ka pasur dyshime për një takim me Millosheviçin, presidentin e Maqedonisë, Gligorov dhe Berishën në tetor të vitin '95, dhe nga informacionet, cila do të ishte tema e takimit?
    Ishim të njoftuar për të gjitha lëvizjet që bëheshin në dëm të Kosovës. Normalisht atëherë ishim më aktivë. Unë kisha dalë nga burgu dhe FRSH-ja merrej me drejtimin e luftës. Por misioni i Remziut nuk ishte të vëzhgonte takimin e treshes në Shën Naum, por ka mundur të ndodhë edhe gjatë kësaj, që rastësia është mbreti i botës. Dhe Remziu është ndodhur në këtë rastësi. Por ne nuk kishim detyrë, pasi misioni ynë ishte tjetër dhe jo të përgjonte ish- presidentin Berisha, pasi ishte shteti shqiptar dhe strukturat e shtetit shqiptar që do të vendosnin. Natyrisht që Millosheviçi dhe Gligorov po aq ishin për ne armiq, që çdo lëvizje e atakim të tyre e gjykonim në dëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në ish- Jugosllavi.
    Unë di vetëm një gjë t'u them dhe është shumë e vërtetë që marrëdhëniet mes Rugovës e Berishës ishin tejet të ftohta dhe Berisha kërkonte aleat të tjerë, siç e përdori për fat të keq simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin, Hidajet Hysenin dhe shumë të tjerë, përfshi dhe ish-kryeministrin e qeverisë, Bujar Bukoshin për t'ju kundërvënë politikës së Rugovës, i cili i kishte marrëdhëniet tejet të ftohta. Këto janë gjëra të vërtetë dhe na kanë kushtuar shumë rëndë.
    Një ditë, të gjitha këto dokumente që ekzistojnë do të hapen. Ne jemi duke e shkruar historikun e rezistencës dhe luftës së Kosovës dhe të gjitha do t'i dokumentojmë me fakte e dokumente të padiskutueshme. Por tani mendoj se është herët të flitet për këtë takim. Por ne kemi qenë në dijeni.

    Remziu ka njoftuar shokun tonë të veprimtarisë, Basri Zukën i cili ka njoftuar me shkrim atëherë ish- presidentin Rugova, por më tutje ne nuk e dimë se çfarë ka ndërmarrë Rugova për një takim të tillë.
    Pse u takove me ministrin e Shëndetësisë, Ali Alushani?
    Ju gazetarët e keni princip të gërriceni shumë, por unë jam i detyruar të përgjigjem. Ne kishim në program të përgatisnim terrenin për luftë. Dhe për këtë duhej të përgatiteshin spitalet në Kukës, Tropojë dhe Burrel. Ndaj u takuam me të, na ndihmoi në pajisjen e spitalit të parë të Tropojës, synuam të përgatisnim spitalin e Kukësit dhe filluam atë në Burrel. Por derisa na ranë shokët në burg, nuk mundëm. Por e di që në spitalin e Tropojës, dhe drejtori Din Selimi na ndihmoi shumë dhe përgatiti spitalin si për luftë. Për këtë, veç ministrit të Shëndetësisë pati dijeni dhe presidenti R.Alia dhe kryeministri Nano.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 11-02-2010 më 17:55

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •