Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Përse zyra e Edvin Ramës heshti për vizitën në Amerike

    Përse zyra e Edvin Ramës heshti për vizitën në Amerike

    --------------------------------------------------------------------------------

    Përse zyra e Ramës heshti për vizitën në Shtetet e Bashkuara

    Performanca qesharake e Ramës në SHBA lë me gojëhapur të pranishmit


    Qëndrimet qesharake të Ramës kanë lënë me gojëhapur edhe disa miq të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë përfshirë nga një konfuzion total pas deklaratave të kryetarit të PS-së se njeh rezultatin e zgjedhjeve, por jo Parlamentin. Në një tryezë të hapur ku ishin të pranishëm rreth 30 persona, disa nga Departamenti i Shtetit, ambasada shqiptare në Uashington, organizata shqiptare NAAC, ish-ambasadorja Mariza Lino, përfaqësues të SOROS dhe disa të tjerë që kanë punuar në Shqipëri, Rama përsëriti retorikën e tij politike që trumbeton çdo ditë në Tiranë, duke mos sjellë asgjë të re. Në fillim foli Dan Server, nënpresidenti i USIP, që drejton tryezën e rrumbullakët dhe më pas foli Rama nja 20 minuta për zgjedhjet, rezultatin, bojkotin, hapjen e kutive, etj. Rama tha se Shqipëria është një demokraci që nuk funksionon, duke përsëritur frazat e jashtëzakonshme. Në fjalimin e tij ai krijoi konfuzion dhe pështjellim me fraza të tipit: "njoh zgjedhjet, por jo Parlamentin"; "respektoj vendimin e gjykatës, por duam sërish të hapen kutitë". Këto fraza bënë që pjesëmarrësit të rrudhin buzët me shprehjen, pasi nuk arritnin të kuptonin ç'do të thotë edhe të njohësh rezultatin, edhe të mos jesh në Parlament. Z. Server i kërkoi Mariza Linos të fliste, nëse dëshironte, meqë ka qenë ambasadore në Tiranë, por ajo tha që nuk kishte asnjë koment. Më pas fjalën e mori përfaqësuesi i ambasadës shqiptare në Uashington, i cili solli shkurtimisht disa fakte kokëforta për zgjedhjet. Ai theksoi se zgjedhjet janë vëzhguar nga dhjetëra e qindra vëzhgues të huaj, përfshirë kongresmenin Hastings dhe ishin zgjedhjet e para në histori ku opozita zgjodhi dhe vendosi për sistemin elektoral që dëshironte. Diplomati shqiptar nënvizoi më tej se këto ishin zgjedhjet e para që procesverbalet janë firmosur nga të gjithë komisionerët e partive pa asnjë vërejtje, ku opozita ka pasur të angazhuar jo pak por 20 000 komisionerë, numërues dhe vëzhgues. Ai saktësoi për të pranishmit se këto ishin zgjedhjet e para për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin në mënyrë unanime 7 me 0. Gjithashtu, diplomati shqiptar u ndal tek procesi i numërimit, duke nënvizuar se këto ishin zgjedhjet e para që çdo votë, një rast unik në botë, është skanuar, regjistruar dhe transmetuar live në ekrane të mëdha në vendet e numërimit, ndërkohë që shtoi se nuk është shënuar asnjë problem me listat e votimit apo me pajisjen me kartat e identitetit. Konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR-it, vijoi më tej diplomati shqiptar në Uashington, janë të qarta dhe kokëforta, ndërsa shtoi se vendimi i Gjykatës së Apelit rrëzon kërkesën për rihapjen e kutive. Ai nënvizoi se ka parashikim ligjor që komisione parlamentare nuk mund të ushtrojnë atributet e gjykatave dhe ka vendim të Gjykatës Kushtetuese për përjashtimin e çdo lloj kontrolli parlamentar mbi aktivitetin e pushtetit gjyqësor. Ai shtoi se qeveria dhe Presidenti kanë njohur rezultatin dhe qeverinë siç kanë njohur legjitimitetin më të plotë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ato monitoruese. Në përfundim, ai nënvizoi se thirrjet publike në media për rrëzimin e qeverisë me forcë nga rruga janë të papranueshme për një forcë politike që kërkon demokraci dhe se të krahasosh qeverinë e një vendi të NATO-s me qeverinë komuniste të vitit '90 është fyerje për arsyen dhe koshiencën demokratike të shqiptarëve.


    Rama pyetet nëse do të kërkojë ndjesë publike për firmën e të atit në varjen e poetit Havzi Nela


    Në seancën e pyetjeve me të pranishmit, kreu i PS-së nuk ka mundur ta përmbajë veten dhe shpeshherë ka ofenduar ata që i drejtonin pyetje. Pyetjen e parë e bëri Mustafa Xhepa: "Si i jeni përgjigjur ju kërkesës publike të familjarëve të poetit të varur Havzi Nela (njeriut të fundit të ekzekutuar në Europën Lindore për arsye politike në vitin '89) për të kërkuar ndjesë për faktin që firma e babait tuaj figuron ndër firmat që kanë dhënë dritën jeshile për varjen e tij. Është e rëndësishme për mua si ish-i përndjekur të marr një përgjigje jo thjesht nga i biri i të atit që ka vënë firmën në këtë krim, por mbi të gjitha nga njeriu që drejton sot opozitën dhe që një ditë pretendon të drejtojë Shqipërinë!". Përgjigjja e Ramës ishte një tërbim i vërtetë. Pasi kruajti kokën një herë dhe turfulloi, tha: "Më vjen keq për ty se si je katandisur, goxha burrë merresh me gënjeshtra. Kjo nuk është e vërtetë. Babai im ka qenë artist dhe s'ka pasur punë me këto gjëra që thua ti. Mua më vjen keq për shtresën tuaj", ndërsa filloi të fliste ca llafe pa bosht, sepse ai e humbi ekuilibrin. Kjo bëri përshtypje shumë negative, sepse në Amerikë nuk mund të komentosh personin që pyet, por duhet të përgjigjesh. Rama e humbi fare, filloi të turfullonte dhe të bënte lëvizje të pakontrolluara.

    Në këtë moment, Mustafa Xhepa vazhdoi sërish: "Ju jeni në Uashington dhe akoma nuk keni takuar asnjë zyrtar të qeverisë. Komuniteti shqiptar ka informacione se kërkesa juaj për takime është refuzuar. Mund të na thonë përse?". Me këtë pyetje Rama e humbi fare, u skuq, filloi të përtypej dhe të nxehej dhe tha: "Kjo është gënjeshtër, është gënjeshtër", e përsëriti disa herë saqë ndërhyri moderatori dhe tha: "Të vazhdojmë me pyetjen tjetër".



    Përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane i kërkuan llogari Ramës përse u bën presion deputetëve socialistë dhe nuk i lejon ata të futen në Parlament. Duke mos njohur procedurat më elementare të komunikimit publik, por i mësuar me përfaqësuesit e medias që kontrollon, të cilave ua rekomandon vetë pyetjet që duhet t'i bëjnë, Rama ka degjeneruar në turfullima, sharje e fyerje duke pretenduar se këto pyetje kanë ardhur nga Tirana, pretendim që e ka bërë qesharake dhe mjerane performancën e tij. "Përse ju i beni presion deputetëve të PS që të mos shkojnë në Parlament, përse ju nuk përmbushni misionin e opozitës?", ishte pyetja që Zefa Balaj i drejtoi kryetarit të PS-së. Rama u përgjigj: "Unë nuk bëj presion, është vendim politik, por mua më vjen keq për pyetjet tuaja". Këtu Rama shpërtheu: "E di unë, këto pyetje jua sjell ai nga Tirana juve, më duket sikur kam Berishën përpara, se kjo është gjuha e tij, ai ju ka nisur pyetjet nga Tirana". Të gjithë të pranishmit patën mundësinë ta njohin më mirë se kush është drejtuesi i opozitës në Shqipëri dhe sa seriozisht mund të merren pretendimet e tij. Më pas zoti Bytyci e pyeti: "Përse ju po harxhoni kaq shumë energji si opozitë për asgjë, për një krizë që nuk ekziston, në vend që të punoni për integrimin në BE? Rama, tashmë që e kishte humbur, nuk u përgjigj fare, por bëri një farë qartësimi të figurës së vet, përpjeket e tij titanike për rrëzimin e komunizmit, aktivitetin e tij për demokracinë, etj. Shkurt, Edvin Rama nuk foli për asgjë, nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje, por përsëriti gjatë gjithë kohës të njëjtat gjëra.


    Ekspertët ligjorë në SHBA: Bojkoti nuk është politikë e re

    Në mbyllje erdhën edhe dy pyetje, që u bënë nga Dan Server i USIP dhe një tjetër nga një ekspert ligjor amerikan që ka punuar për ABA-CEELI (Central and Eastern Europe Laë Initiative) në vitet 1997-2000. Dan Server e pyeti: "Çfarë prisni ju zoti Rama nga komuniteti ndërkombëtar?" Rama filloi ato fjalitë e tij, që ne duam të na kuptoni, se ne duhet të jemi në Parlament, por nuk mund të mos sqarojmë shqiptarët se çfarë ka në kutitë e votimit. Fjalitë e tij ishin të mërzitshme, pa asnjë përmbajtje të qartë e të prerë, se çfare kërkonte. Ndërsa eksperti ligjor që kish punuar pranë ABA-CEELI, e pyeti: "Unë kam punuar në Shqipëri dhe e njoh demokracinë shqiptare. Ju thoni se jeni për një politikë të re, por veprimet tuaja janë po ato që bënte dikur PD, por me një ndryshim se rezultatet e zgjedhjeve atëherë kanë qenë të kontestueshme, ndërsa këto zgjedhje janë njohur gjerësisht. Kjo është rruga juaj, bojkoti?" Rama vazhdonte të njëjtat fjali, aq sa u bë i mërzitshëm, monoton dhe të gjithë humbën interesin në atë që po thoshte. Në fund Rama tha: "Unë dua t'ju sqaroj se këto pyetje kanë ardhur nga zyra e Sali Berishës, ai i nis këto pyetje. Por e tha me kaq turfullim, sa që ata që ishin aty s'po kuptonin se çfarë thoshte. Ekspertë amerikanë pyesnin me habi: "A është korrekte kjo frazë e Ramës, apo e kuptuam gabim: Ne njohim zgjedhjet, por nuk futemi në Parlament?" Gjithashtu pyesnin: "Si ta kuptojmë që edhe njeh vendimin e gjykatës, edhe kërkon diçka që ky vendim e ka rrëzuar?"
    Rilindjademokratike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i lumte goja atyre .. zotni Xhepes e Balajt qe guxuan ti bejne pyetje Ed-nverit..
    dhe diplomati shqiptar qe ka sqaruar me fakte ceshtjen e zgedhjeve e past hallall buken e shtetit tone qe ka folur e nuk i eshte perulur si disa kapitenit te mafies ed-ver dondollakut..
    Por cfar eshte me e rendesishmja ne kte njoftim..
    qe teta Mariz Linoja.. vazhdon intensivisht te jete nje teze e mire per mafien shqiptare te ketyre 65 vjeteve.
    ajo i pret e percjell kelishet enveriste edvin e veli erionat ne USA e u a hap dyert atyre te vjellin helm kunder demokracise shqiptare..
    Shteti shqiptar duhet ti ruhet shume kesaj neperke misterioze.
    Ishte ajo qe u dha krah e zemer e fuxhut falangave causho qosiste zabito vampiriste.. te vlor 97 tes qe e dogjen shqiperine dhe kanibal-uan nepunsit e shtetit shqiptar.
    Pra te mos ja qajne hallin keta leshkot e Rd se edvinit se.. nuku ka gjetur miq ne USA.
    Nuk i duhen shum miq edvinit..
    Pak fare.. ndoj cop Linoje nje cop Uidhers -i e ndoj tjeter dhe..ne rregull eshte..edvinua inë..
    Dhe enverit aq i duheshin..
    nje vrap pele bente te ambasadori sovietik dhe .. i mjaftonte kjo tu thosh komitetit qendror se Mua me do Moska prandaj sus e zbatoni kanibalizmin.. duke ngrene njeri jatrin e un tju sundoj qenerisht te gjithve sa te kem qejf..

    Po te ish ne rregull e korrekt me shtetin Uidhersi qe duket se mban krahun LINO-ist.. do duhej ti thoshte edvinos..
    Perse ti mor djale don ta bec mitingun terroristo-provokatin para zgedhjeve poshte penxheres se Kryeministrit.. Ai eshte legjitim me votat e 2005 ses or djale.. e ti nuku ke te drejte ti besh terror.. Beni zgedhjet or cun ka.karun.. e pastaj ne se ste pelqejne menyra si u bene votimet dhe mund te protestoc posht penxherese.. se Saliut..
    Mirpo uidhersi erdhi e u a bekoj klos xhafo lesko bare arapve te dade- erion lino- edvinit ate vendin e mitingut provokueso-terrorist..

    Dhe po vazhdon tja plotsoje tekat e planet bishes Edvin..

    Marizeeee.. me nje xerr celulari e kishe ne dore tu a shpetoje jeten mijra e mijra te rinjve vlonjato beratas.. e Shqiperia te mos behej Vaterlo..e Darfur.. e Ruandë..
    alooo.. gjinush.. paskal.. mejdan.. nuku na pelqejne ne amerikanve revolucionet kanibale .. per marrje me vampirizem te pushtetit.. Kot lodhi se nuku do u a njohim "frytet" e ketij revolucioni..dhe.. kishin vajtur neper shtepia altin dardhet e Albert shytet e zabit Dokle agoll-qosianet.. e kish shpetuar Shqiperia nga ajo menxyre e tmerrshme..

    Dhe tani Lino edvin veliu ate pune duan te bejne perseri..
    Duan qe ne vend te ndertohen autostrada e hidrocentrale.. te ri-sillet kelisheria enveriste ne pushtet.. me dhune e me cdo mjet djallezor..






    ..

  3. #3
    Vertetohet ajo qe themi qe sa kohe ne kete forum, se Rama ka vetem forme dhe kjo e krijuar nga mediat qe ai apo ata i kane blere, por nuk ka thelb, pra nuk ka permbajtje, qe te jete nje politikan i besueshem, me se pari nga forca politike e cila i eshte dhuruar qe ta kryesoje dhe me pas nga publiku.

    E kemi perseritur e sterperseritur se Shqiperia dhe shqiptaret duhet te kursehen nga konsumi i nje hashashi siciliano politik, sic eshte Rama.


    PS duhet te gjeje forcen e kurajon e te reflektoje nga gjithe keto probleme te panevojshme qe ja ka hapur shoqerise shqiptare, qe nga viti 1941 e ne vazhdim, ne menyre qe ajo te behet e pranueshme dhe e besueshme si force per te qeverisur.

    Nese PD dhe Berisha, me gjithe ato probleme ne qeverisje, arriten te fitojne votat serish, kjo vetem nga fakti se opozita shqiptare nuk afroi e vazhdon te mos afroje as program, as platforme, as ide, por vetem populizem latinoamerikan te viteve te '60-70.

    Atehere cfare pritet?

    Me siguri nese vazhdon nje rruge e tille, zgjedhjet lokale ose do te bojkotohen ose do te humben dhe opozita do te vijoje te mbese ne nje kaos politik deri sa brenda saj te linde nje levizje e vertete per ndryshim.

    Per sa kohe qe programin "politik" te PS do te vazhdoje ta beje gazeta Shekulli, Fiks Fare, Spartak Ngjela, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Gramoz Ruci dhe sigurisht nje pupet si Rama, atehere vetem per politike nuk mund te flitet, por thjesht per interesa te nje grupimi qe financon qe nga corapet e Rames, deri te fushatat e tij zgjedhore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Si sju vjen turp xhanem me gjithe keto shpifje te ndyra . Ai thjesht nja dy konfrenca ka mbajtur ketu per punen e bashkive.
    Askund sdalin ato pyetje e pergjigje te dhjera qe jane vetem ne koken tuaj te krimbur me shpifje.
    Shyqyr qe moret fund me kete situate qe po krijohet qe te pirdheni sa me pare e mos jau degjojme me zerin.
    Saliu bashke me ju ka mare fund si skota me endyre qe ka pasur ndonjehere Shqiperia.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Si sju vjen turp xhanem me gjithe keto shpifje te ndyra . Ai thjesht nja dy konfrenca ka mbajtur ketu per punen e bashkive.
    Askund sdalin ato pyetje e pergjigje te dhjera qe jane vetem ne koken tuaj te krimbur me shpifje.
    Shyqyr qe moret fund me kete situate qe po krijohet qe te pirdheni sa me pare e mos jau degjojme me zerin.
    Saliu bashke me ju ka mare fund si skota me endyre qe ka pasur ndonjehere Shqiperia.
    Per sa kohe qe nga perkrahes te opozites do te kete nje opinion dhe qendrim te tille, atehere edhe per aq kohe eshte i garantuar qendrimi i tyre ne opozite!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Popo je zeusi ti qe cakton poziten e opoziten kush do rrije.
    Ju edhe kur thoni ndonje te vertete nuk ju beson me njeri se keni hyre aq thelle ne spiralen e shpifjeve te ndyra sa do ti merrni me vete ato edhe ne boten tjeter.
    Albania Uber Alles

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Popo je zeusi ti qe cakton poziten e opoziten kush do rrije.
    Ju edhe kur thoni ndonje te vertete nuk ju beson me njeri se keni hyre aq thelle ne spiralen e shpifjeve te ndyra sa do ti merrni me vete ato edhe ne boten tjeter.
    aha ..... ti thua qe "thonj pa preri" eshte me afer te vertetes ....??!! ndoshta .... c'far s'ben vaki ne kete bote ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    aha ..... ti thua qe "thonj pa preri" eshte me afer te vertetes ....??!! ndoshta .... c'far s'ben vaki ne kete bote ...
    Pisllikun e keni ne medje mo se thonjte skam si jau shof.
    Le qe keni ardh nga malet ne Tirane tani e i prisni thonjte besoj se keni pare ceshte pastertia kunder rrujtes me brisk te thiut.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Problemi eshte se ka mangesi ligjore, prandaj dhe Rama abuzon.Cfar ndryshimi ka ky njeri nga kriminelet e pengjeve?Njelloj me ato ka vepruar, pasi ka mbajtur peng deputetet, me pushtetin qe ka mbi ta, pasi gjysmat i ka kukulla te vendosura prej tij gjymen tjeter e ka bashkeautore te korrupsionit te tij politik dhe administrtiv.Pasi i ka njohur zgjedhjet, ka njohur dhe vendimin e gjykates, ai eshte thjesht nje pengmarres, e kjo duhet te marre denimin e merituar, qe gjera te tilla te mos perseriten.Kesaj i thone njoh ligjin por kerkoj te me realizohet kjo qe them une.Dhe pengmarresit teroriste , nuk thone se nuk e njohin ligjin , por per to eshte e rendesishme kerkesa e tyre.

  10. #10
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Nuk eshte aspak serioze qe shqiperia te kete ne krye te opozites nje njeri te paformuar si edi rama. Shqiperia ka ngele pa opozite dhe kjo eshte tragjike. Ne fakt qe prej renies se komunizmit shqiperia udhehiqet nga e djathta(pd +ps). Askush nuk mer ne mbrojtje te papunet, te pastrehet, studentet, zonat e varfera malore, ata qe shfrytezohen per 5 dollare ne dite. Askush nuk lufton ata qe pasurohen ne rruge te pandershme. Askush nuk lufton burokracine, pa aftesine. Thjesht nuk ka drejtesi sepse kemi ngel pa opzite. Do ishte me mire te kishim nje opozite te udhehequr nga hysni milloshi sesa partine socialiste te mare peng nga mafia ex-komuniste.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •