Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Komente për: I Falem Nderës Zotit.

    Citim Postuar më parë nga marcus1
    Mos u mashtroni: Nuk ka jetë në gjërat që janë RRETH Jezusit. Ka jetë vetëm në vetë Jezusin.
    Shume e sakte kjo thenie! Flm Marcus.

    Nuk jane gjerat RRETh Jezusit, por vete Jezusi Ai qe duhet te jete Qendra jone.

    Ai njesoj do kuptohej dhe po te vinte te jetonte ne nje fis te prapambetur diku ne nje qoshe te humbur te botes, po ashtu dhe sikur te vinte te jetonte mes filozofeve me te medhenj.

    Mjafton t'ja hapesh Atij zemren dhe Ai behet Mencuria jote!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Shume e sakte kjo thenie! Flm Marcus.

    Nuk jane gjerat RRETh Jezusit, por vete Jezusi Ai qe duhet te jete Qendra jone.

    Ai njesoj do kuptohej dhe po te vinte te jetonte ne nje fis te prapambetur diku ne nje qoshe te humbur te botes, po ashtu dhe sikur te vinte te jetonte mes filozofeve me te medhenj.

    Mjafton t'ja hapesh Atij zemren dhe Ai behet Mencuria jote!
    Amen, vetëm se do shtoja se fatkeqësisht, të mënçurit dhe të urtët e kësaj bote, vështirë se e lejojnë atë të bëhet Mençuria e tyre.

    Shpresoj dhe uroj edhe ne të heqim dorë nga çdo lloj urtësie apo mënçurie njerëzore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ashtu eshte,madje te mencurit dhe te urtet e cuan Mencurine dhe Urtesine ne kryq,sepse pushtetin e tyre kercenoi. Me sa duket, ata qe merren me gjerat "RReth Tij" para Tij kane vetem dy zgjidhje: Ose do e cojne ne kryq ose do i bien ne gjunje e ta pranojne per Zot (sic beri Pali)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    "Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im." (Luka 14:26).

    Kam parë shumë thirrje altari, por kurrë në jetën time nuk kam parë një thirrje nga altari duke u bazuar tek Luka 14:26. Pse? Sepse, asnjë nuk mund të përgjigjet.

    Për çfarë po flet Jezusi këtu? Ai po fllet për një urrejtje të shenjtë. Të bëhesh dishepull do të thotë se Jezusi do të ketë përparësi në jetën time nga ky moment e tutje. "Përparësi" do të thotë të kesh vendin e par, më të lartë, më të mirë, më suprem dhe më të favorizuar. Do të thotë, të vendosësh Atë para çdo njeriu dhe çdo gjëje tjetër, akoma edhe para atyre që janë më të dashurit për mua. Do të thotë të lë mënjanë të gjitha të drejtat dhe kërkesat e mia, të urrej jetën time dhe t'ia jap Atij. Është vdekja e vetvetes. Jezusi nuk do lihet në një qoshe, apo t'i jepet kohë vetëm nja dy orë të Djelën në mëngjes dhe ndërkohë ne të jetojmë ashtu siç na pëlqen nën iluzionin se ne jemi "të shpëtuar". Ose Ai është Zoti i gjithçkaje, ose nuk është Zot fare.

    "Ose Ai është Zoti i gjithçkaje, ose nuk është Zot fare"!

    Matrix, falemnderit qe na ke hapur kete temë per komente të kësajë teme por takova një koment nga marcus1 qe nuk kemi edhe shumë - çka të shtojmë vetem qe ti thojna AMEN.

    Është e vertetë, ta ndjekesh Jezusin është gjëja më e vështira ne këtë botë.

    Mendoj se janë këto dy mundesi;

    ose ta mashtroj njeriu veten dhe të tjeret kinse është duke e ndjekur - pergjigjur thirrjes së Jezusit ndersa, (kerkon qe edhe të perkulen para tij dhe ta nderojnë) realisht, është mashtrues i vetvetit dhe i botes, nuk është duke i sherbyer Zotit edhe ppse ai mendon ashtu por është duke i ndjekur deshirat e veta dhe ato qe i pershtaten egos së vet, por, qe i ka shendrruar te gjitha ato në emer; "sherbesë ndaj thirrjes";

    ose të vendosë qe ti pergjigjet - ta ndjekë Jezusin me jeten e vet duke e thirrur Krishtin me lutje të fuqishme qe Ai ta udhëheqë në secilin hap të jetes, në secilen ditë të jetes së vet. Nëse vertetë i lutemi qe Ai të udhëheq, ia dorzon vetveten Krishtit, siç thotë marcus1; "Do të thotë, të vendosësh Atë para çdo njeriu dhe çdo gjëje tjetër, akoma edhe para atyre që janë më të dashurit për mua" atëher vertetë jemi të Zotit dhe në Zotin.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Më tërhoqi vëmendjen ky postim dhe do të desha të di nëse është e mundur të sillen këto pyetje. Thjesht për kuriozitet dhe pse jo edhe për diskutim. Kam pasur një eksperiencë të ngjashme..



    "E di kujt i kam besuar" (II Timoteu 1:12).

    Një vëlla i mëshonte shumë faktit se çfarë besonte deri sa dikush me argumente të forta e sfidoi atë. Kjo ndodhi një ditë kur dikush i tregoi atij "herezitë" duke përdorur Biblën. Kjo e alarmoi shumë këtë vëlla. Ai shkoi menjëherë tek një motër e vjetër dhe e informoi atë për këto dyshimet që kishte dhe donte të dinte mendimin e saj. Ajo thjeshtë tha se njohja e Perëndisë nuk varet nga përgjigja e këtyre pyetjeve.

    Ai mendoi me vete, mbase jo për ty, por për mua është shumë e rëndësishme! Kështu ai një vit të tërë u mor me ato që i kishte thënë personi tjetër dhe kuptoi se nuk ishin të vërteta. Por, po të kishte thjeshtë njohur Perëndinë, nuk do e kishte të nevojshme të studionte për një vit rrjesht këtë çështje. Motra e moshuar kishte të drejtë, njohuria e Perëndisë nuk varet nga përgjigja ndaj këtyre pyetjeve. Nëse ti njeh Atë, të dish çfarë dhe si, bëhet më pak e rëndësishme.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    Më tërhoqi vëmendjen ky postim dhe do të desha të di nëse është e mundur të sillen këto pyetje. Thjesht për kuriozitet dhe pse jo edhe për diskutim. Kam pasur një eksperiencë të ngjashme..







    Nën Hirin e Tij,

    ns
    Jo, nuk mund të sillen këto pyetje pasi këtu sillet ky shembull vetëm për të treguar përparësinë e Krishtit dhe jo të gjërave rreth Tij. Kështu që as vetë nuk e di se cilat janë këto pyetje.

    Megjithatë unë po të të dërgoj linkun nga ku mund të lexosh të gjithë artikullin. Lexoje, do të të pëlqejë shumë.

    http://theschoolofchrist.org/article...-believed.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 09-02-2010 më 10:06
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Jo, nuk mund të sillen këto pyetje pasi këtu sillet ky shembull vetëm për të treguar përparësinë e Krishtit dhe jo të gjërave rreth Tij. Kështu që as vetë nuk e di se cilat janë këto pyetje.

    Megjithatë unë po të të dërgoj linkun nga ku mund të lexosh të gjithë artikullin. Lexoje, do të të pëlqejë shumë.

    http://theschoolofchrist.org/article...-believed.html


    Lexova një pjesë të artikullit dhe nuk e kam mbaruar plotësisht. Më ngacmoi artikulli sepse pata para shumë vitesh një eksperiencë të ngjashme. Ndoshta mund ta kemi diskutuar bashkë si temë por aktualisht nuk me vjen në mendje nëse e kemi diskutuar ose jo. Nejse. Ngjarja ishte kjo.

    Kisha shkuar në një kishë pentakostale në një takim të rradhës me idenë ose më saktë me një propozim. Propozimi kishte të bënte me ekzistencën e një programi radiofonik në gjuhën shqipe për emigrantët i cili nuk u pranua për shkak të dallimeve dogmatike dhe kryesisht kishte të bënte me dhuntinë e gjuhëve. Nuk dua të ngelem këtu por takimi e plakun e kishës së atjeshme më bëri të studioj me më tepër vëmendje dhe më thellë në lidhje me Frymën e Shenjtë.

    Studimi i atëhershëm por edhe studime të tjera të mëvonëshme, patën një vlerë të madhe frymore për mua. Kuptova se roli i Frymës së Shenjtë në Kishën e Krishtit nuk kishte të bënte vetëm me dhuntitë frymore por më tepër. Roli i Frymës së Shenjtë ishte më i madh dhe përfshinte komplet jetën frymore të besimtarit të krishterë dhe të Kishës së Krishtit dhe deri në ato momente nuk kisha kuptuar as 5% të rolit të Frymës.

    Ajo që dua të them është se shpesh herë disa ngacmime na japin mundësinë që të rishqyrtojmë disa gjëra të cilat ndoshta nuk i kemi parë në thellësinë e duhur frymore. Sa më tepër rritemi në Krishtin aq më tepër rritet edhe urtësia dhe mençuria frymore. E falenderoj Perëndinë sepse që nga momenti që kuptova shumë më tepër në lidhje me rolin e Frymës së Shenjtë, shumë gjëra ndryshuan në jetën time të krishterë dhe në ecjen time të përditëshme me Krishtin dhe kjo për lavdi të Perëndisë.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •