Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72
  1. #1

    Per pak euro me shume

    Rreth 779 persona kane ndryshuar emrin a mbiemrin ne tre vitet e fundit ne qytetin e Korces. Pjesa me e madhe e tyre, thuajse 90 perqind e kesaj liste e kane bere kete per lehtesi dokumentash ne shtetin fqinj Greqi. Ne liste nuk mungojne as myslimanet te cilet kane ndryshuar emrat e tyre per t’i bere ata ortodokse.
    Kjo eshte shifra zyrtare qe ofrohet jo pa drojtje ne zyrat e gjendjes civile ne kete qytet. Procedura eshte e thjesht dhe nuk kerkon shume kohe.

    “Qytetari duhet te jete mbi moshen 18 vjec, duhet te jete personalisht per nderrimin e emrit. Duhet te kete nje vertetim prej gjykates dhe prokurorise dhe duhet te beje nje kerkese per ndryshimin e emrit”, thote nje punonjese e gjendjes civile.

    Ne keto zyra ka patur Muharrem qe eshte bere Jorgo, Alban qe eshte bere Vasil apo edhe Mimoza qe ka dale ketej si Eleni. Shume persona vec emrit apo mbiemrit, ndryshojne edhe identitetin e prinderve te tyre, duke e bere ne kete menyre edhe me te lehte marrjen e dokumentave ne vendin fqinj.

    Edhe viti 2010 ka nisur thuajse me te njejtin rritem kerkesash, ne dy javet e para te janarit jane bere 4 ndryshime ne regjistra.

    Ne Korce te gjithe jane ne djeni te ketij fenomeni, por njerezit e kane te veshtire te flasin para kameras. I druhen reagimit te pales greke qe mund t’i pengoje me pas per te gjithe dokumentacionin e nevojshem, qe tek me e thjeshta, viza.

    Ka edhe persona te tjere ne keto lista te cilet nuk kane mundur te marrin dokumentat e nevojshem edhe me emrin e ri grek. Ata rivijne ne Shqiperi ne zyrat e gjendjes civile, por kete here jo per ta rikthyer identitetin shqiptar, por per te vene nje emer tjeter grek, e keshtu Muharremi qe u be Jorgo me pas behet Andonis me shpresen se kete here gjerat do te ecin me mire. Ne listat e ndryshimeve nuk bejne perjashtim as ortodokset e Korces te cilet duhet ta pershtasin ne ortodoks grek.

    Ne gjykaten e rrethit Korce ka mjaft persona qe kane kerkuar edhe ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke, por ketu gjithsesi fenomeni eshte me i permbajtur sepse behet nen kontrroll te rrepte. Gjate vitit 2008 ka patur 56 kerkesa nga te cilat 16 jane pranuar, ndersa ne vitin 2009 numri ka pesuar rritje ku jane bere 123 kerkesa, 100 jane gjykuar dhe 61 jane pranuar.

    Kudo ne qytetin e Korces dhe rrethinat e tij ndikimi grek eshte i dukshem. Nga baret e restorantet, rruget e shkollat, te ushqimet e konsumit te perditshem dhe duhani, te gjitha me etiketa greke. Pa harruar fenomenin e pensioneve.

    Historiani Xhufi procesin e ndryshimit te emrave nuk e sheh kaq te pafajshem ashtu sic edhe pjesen tjeter te ndikimit ne keto zona.

    “Ky proces qe duket i pafajshem ne vetevete dhe krejt individual eshte kushtezuar me nje sere benefitesh qe mund te kete ai qe nderron emrin. Kjo ka ndodhur ne nje brez kufitar tjeter me mbreterine serbe ne mesjete kur nen trysnine e pushtetit serb shume shqiptare nderruan emrat i bene ata sllave, u futen ne kishen ortodokse serbe dhe prej ketu ndodhi nje proces asimilimi etnik”, shprehet Xhufi.

    Sipas tij, e gjithe kjo situate eshte e lidhur pashmangshmerisht edhe me regjistrimin e popullsise te paralajmeruar nga qeveria.

    “Kjo mund te duket shume europiane, por ne kushtet e Shqiperise ky mund te jete i rrezikshem, sepse vete shteti shqiptar po krijon kushtet per te shitur shpirtin e qytetareve te vet. Do te kete qytetare per keto arsye, sociale qe ndodhin nga politika te caktuara qe ndiqen nga shteti fqinj qe mund te shesin jo vetem ceshtjen e fese, por te shesin edhe kombesine e tyre”, tha Xhufi.

    Situata eshte e tille jo vetem ne Korce, por edhe ne Gjirokaster, Permet, Erseke, Sarande, Himare e deri ne Vlore e Fier.

    Ndryshimi i emrit apo i mbiemrit eshte nje e drejte personale e pakufizueshme per cdo qytetar te Republikes se Shqiperise. Por ne fakt akush nuk mund te thote se shqiptaret e bejne kete me deshire. Mungesa e nje te ardhme te sigurte, papunesia, veshtiresite ekonomike, pamundesia per levizje te lire, kane detyruar shume qytetare te gjendur nen presionin e pales greke te zgjedhin rrugen e humbjes se identitetit te tyre vetjak dhe familjar per te mbijetuar. Nje kalvar ky i nisur qe ne fillim vitet 90 e qe sot i ka bere shume shqiptare te mohojne se jane te tille jo per faj te tyre, por te shtetit shqiptar qe ne 20 vjet nuk ka mundur t’u garantoje, as buken e gojes e as dinjitetin e tyre kombetar.

    top channel

  2. #2
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    shka spo ndegjojka njeri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o gerard ortodokset e shkodres kam degju qe shume po marrin pension nga greqia
    sa marrin afersisht a din gja
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    Kjo eshte nje tragjedi kombetare!!! Dhe eshte e kote qe shikojme armiq rreth e rrotull, eshte vetem per fajin e shqiptareve. Per fajin e nje politike te skaduar qe ne 20 vjet demokraci, nuk ka bere gje tjeter vetem shtruar nje rruge te asfaltuar dy kalimshe nga Shkodra deri ne Vlore.
    Eshte ky i gjithe suksesi, 800 km rruge. Nderkohe shqiptaret vazhdojne te ikin....
    Dhe po t'i shikosh fushatat elektorale, sheshet e te gjitha qyteteve jane plot me shqiptar qe bertasin ne emer te kesaje apo asaje parti, nderkohe qe ata vetem pasurohen.
    Te shesesh kombesine shqiptare ne kembim te nje pune ne Greqi eshte vetevrasje. Greqia eshte vendi me i varfer i BE-se, sa qe diskutohet qe t'a perjashtojne edhe nga zona EURO.
    Ketu nuk behet fjale per musliman apo te krishtere, ketu behet fjale per SHQIPERINE.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2009
    Postime
    224
    po ata me siguri jan te tille,jan ajo rrace te ciles i takojne ,ska gje le te shkojne,shqiprari i vertet nuk e nderron kombin ,kjo eshte e verteta ,ata le te ikun se me mire do te jete per ne
    ILION emri i lashte i trojes dardhane

  6. #6
    sa euro japin ne qoftese ja vlen te iki ta ndroj u pa pune
    u lodha me te njejtin emer gjith kto vite
    po une kam dy emra mo nje qe ma vuri mami zenepe dhe nje vjera e mamit adivie
    sa lek mar me dy erma?
    ke te drejte e kam degjuar dhe une per nderime emrash po jo me kete shifer kaq te madhe
    o mami do me behet korca greke
    une vete atje te cmallen pa dokumenta ne sup
    po e nderova emrin do kaloj pa pashaport?
    po te jet keshtu ja vlen tja ndrosh
    shyqyr te pakten mesova gerqisht zdo dashkam kurs...lol
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  7. #7
    nuk e di pse keta nderojne emrin e tyre dhe arijne deri ne kete gjendje
    me duket pak e cuditcme nga llazi te quhesh arxilea qe te te japin letra...
    por une me emrin tim te bukur i mar letrat
    edhe e kam puro shqiptar
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  8. #8
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anėtarėsuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    o gerard ortodokset e shkodres kam degju qe shume po marrin pension nga greqia
    sa marrin afersisht a din gja
    Te gjithe ortodokset e "Kishe Ortodokse Autoqefale Shqiptare(gjasme)" inkurajohen ne greqizim , madje edhe ata te Shkodres ! Edhe ka ndodhur qe kane dale edhe ne TV duke thene se jane greker , por ne te vertete jane vetem te varfer , nga xhepat edhe mendja .

    Mes ortodokseve ka vetem pak qe jane shqiptare te vertete , jane ata te "Kishes ortodokse KOMBETARE shqiptare" . Kane nje prift te quajtur Nikolla Marku ne krye , ai eshte nga Elbasani edhe eshte patriot i vertete shqiptar . E ka akuzuar shpesh qeverine se po favorizon greqizimin e shqiptareve , jo vetem atyre ortodokse por te gjithe shqiptareve aq sa do Athina !
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ka dhene Zoti shqipetare plote , ne te shkojne jo vetem ne greqi , pore ata si te duane le te shkojne edhe ne afrike . C'do popull ka edhe funderinat e tije-

    Poppulli jone s'imbas historise eshte shume i vjeter i lashte ,dhe ndoshta ka nevoje per nje shoshitje (renovim )

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Se pari, ndryshimi i emrit eshte brenda lirise se cdo shtetasi. Cdo njeri eshte i lire te ndryshoje emrin sic i do qejfi, pa i dhene askujt llogari se pse e ndryshoi emrin. Jo vetem kaq, por shqiptaret kane te drejte edhe te heqin dore nga shtetesia shqiptare, kur arrijne te marrin shtetesine e nje vendi te huaj. Edhe kjo eshte e drejta e tyre, vendim qe secili e merr ne liri te plote duke u nisur nga interesat e veta personale. Une jam nje nga ata shqiptare qe kam hequr dore nga shtetesia shqiptare per hir te shtetesise amerikane.

    Se dyti, trillimet e Top Channel sikur gjoja Greqia u paguan shqiptareve qe ndryshojne emrat euro, eshte qesharak dhe deshmon propaganden e qelbur qe kjo media ben jo vetem kunder shtetit grek por edhe kunder komunitetit orthodhoks dhe KOASH. Nese kokeshpellat e Top Channe nuk e dine, shteti grek eshte duke kaluar krizen e vete me te madhe financiare ne historine e vete, me nje borxh te jashtem statosferik qe eshte bere problem jo vetem per greket por edhe per bashkimin evropian.

    Se treti, emigrimi i shqiptareve nga vendi i tyre nuk eshte nje fenomen negativ, eshte nje fenomen pozitiv. Shqiperia e Kosova jane dy nga shtetet me dendesine me te madhe te popullsise ne Evrope, qe do te thote se keto vende nuk kane resurse te mjaftueshme per te ushqyer e ofruar mundesi punesimi e prosperiteti gjithe popullsise se tyre, popullsi qe eshte kryesisht e re ne moshe. Emigrimi eshte zgjidhja e ketij problemi ku nje pjese e mire e shqiptareve emigrojne e ndertojne jeten e tyre larg vendit te origjines, duke e bere te menaxhueshme problemin demografik dhe te resurseve.

    Sikur emigrantet e Shqiperise e Kosoves te ktheheshin te gjithe ne vendlindjen e tyre per te punuar e jetuar, shtetet e tyre do te falimentohen nga moria e problemeve sociale qe do te lindnin. Numri i popullsise se Shqiperise eshte 5-fishuar ne 70 vjet. Kurse Kosova eshte shteti me dendesine dhe papunesine me te madhe ne mbare kontinentin evropian.

    Keshtu qe emigracioni dhe cdo perpjekje te shqiptareve per te ndertuar nje jete me te mire ne emigrim, qofte Greqi, Itali, Amerike apo gjetke, nuk duhen paragjykuar por duhen respektuar. Ata qe ikin nga Shqiperia e Kosova ne kerkim te nje jete me te mire larg Shqiperise, nuk jane duke i bere nje nder vetem vetes e familjes se tyre, jane duke i bere edhe atij popullit shqiptar qe lene pas.

    Albo

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •