FSHF-ja duhet të mari masa të rrepta kundër këtyre gjesteve të shëmtuara që ndodhin cdo javë në kampionatin tonë. Dhe nëpër botë ka ndodhur që jan nxjerr 3 lojtarë jashtë loje , por nuk kam parë ndonjëher që të përleshen fizikisht lojtarët. FSHF duhet ti dënojë rëndë këto akte të shëmtuara që në të ardhmen mos të përsëriten më. Nqs lojtarët e ndeshjes Tirana - Dinamo dënohen me skualifikim për dy ose trre ndeshje dhe pa gjobë në lek , kjo do të përsëritet prapë sepse gjithmonë FSHF-ja i ka kaluar lehtazi këto gjeste anti-sportive. Shpresojmë që këto gjeste të zhduken një herë e përgjithmonë.
Ndryshuar për herë të fundit nga [PaRTiZoNi] : 28-01-2010 më 19:44
Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
Skenderbeu - Flamurtari
![]()
Arsen Hoxha eshte ai gjyzllykja? Pse si rane atij kamunistit t'qelb po i gjujn ktit te shkretit ,Arseni e ka pas masakru tironen n'kohe te enverit.
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
c'na ka gjetur kudo qe futet hundet politika rremuja ka
kulturE jalla shqipetare ku sporti kudo ne bote eshte dhe nje fare edukimi per te rinjet ne shqiperi eshte e kunderta
kerkojme apo duam te marrim njehere pjese ne ndonje k.evropian pse jo dhe boteror ,por me mynyren sesi po zhvillohet futbolli ne shqiperi te jemi te kenaqur n q se do kemi poshte nesh ekipe si SAN MARINO E ISHUJT FAROE
skuadrat jane akoma te gjitha shtetrore si ne kohen e enverit. stadiumet po ato qe na la enveri, njeri me i rrenuar se tjetri. vetem se jane rritur rrogat e lojtarve qe hajde merre vesh se gjehen ato lek kur s'ka asnje te ardhur.
Flamurtari -3 pike, Skenderbeu 8 ndeshje denim
Tete ndeshje jashte fushe por me tifoze ky eshte vendimi i Komisionit te Disiplines prane FSHF per Skenderbeum. Pasi shqyrtoi incidentet ne ndeshjen Skenderbeu-Flamurtari ne qytetin e Pogradecit vendosi qe Skenderbeu ti luaje 8 ndeshjet e rradhes jashte Korces por me tifoze. Ne kete ndeshje u godit me gure ne koke anesori Ridigers Cekaj.
Komisioni nuk pranoi kerkesen e Flamurtarit per ta dhene ne tavoline ndeshjen ne favor te vlonjateve duke lene ne fuqi rezultatin 4-1 per korcaret. Pasi nuk pranoi kerkesen e Flamurtarit si te pabazuar ne rregullore komisioni denoi vlonjatet me minus tre pike ne Kupen e Shqiperise.
Shefi i klubit te Flamurtarit Geri Cipi per nxitje te braktisjes se ndeshjes u ndeshkua me nje vit pezullim nga aktivitet futbollistike. Disiplines nuk i shpetoi as zv/trajneri i Skenderbeut Lorenc Hysi qe u denua me 100 mije leke gjobe dhe dy ndeshje pezullim.
Vendimet nuk jane pritur mire nga asnjera prej paleve, por i ashper ka qene reagimi nga Vlora pasi nuk pritej heqja e tre pikerve, kur ata pretendonin fitoren ne tavoline.
Per ta vendimi duket i njeanshem dhe FSHF vazhdon te mbaje anen e Skenderbeut sa here qe keto dy skuadra "ngecen" me njera tjetren. Tifozet e Flamurtarit paralajmerojne se do te marrin vete "masa" ne ndeshjen qe Skenderbeu do te luaj ne Vlore per Kupen e Shqiperise.
Nga ana tjeter Skenderbeu gjithashtu nuk ka pritur mire denimin me 8 ndeshje jashte fushe pasi pervec faktit qe skuadra do te jete larg qytetit per nje kohe te gjate, do te kete edhe humbje financiare nga mosshitja e biletave. Klubi bardhekuq pritet te apeloje kete denim dhe shporeson te pakten te ulja e numrit te ndeshjeve.
TIRANE-Një histori kolektive. Sapo gjyqtari kryesor Gentja Nora ka vërshëllyer për fundin e ndeshjes Gramozi-Memaliaj, të gjithë futbollistët kolonjarë i janë vërsulur duke e goditur me shkelma dhe me grushte. Mëkati i vetëm i kryesorit nga Gjirokastra ishte fakti se takimi nga 2 me 0 për Gramozin, përfundoi në barazim 2 me 2. Dhe të mendosh që ishte vetëm java e parë e kampionatit dhe nuk bëhej fjalë për t’u ngjitur, apo për të rënë nga kategoria. Dhunë e paarsyeshme, shkruan sot e përditshmja ‘Panorama Sport’.
I pari që e godet arbitrin kryesor është trajneri, Visi Pei. Pasi afrohet tek gjyqtari, u thotë policëve që e rrethojnë se thjesht dëshiron ti japë dorën, por në fakt e godet nga mbrapa. Në këtë moment ndërhyjnë dhe kapiten Shupe dhe të tjerë. Ndërkaq, forcat e rendit janë të pafuqishme për të ndalur lojtarët kolonjarë, që vërsule ndaj gjyqtarit kryesor, duke mos kursyer asgjë. Arbitri përfundon në tokë i gjakosur dhe vetëm në këtë moment ndalet dhuna e futbollistëve ndaj Norës.
Në këtë moment, kryesori shoqërohet menjëherë me ambulancë për në spitalin e Ersekës, ku mori ndihmën e parë, ku dhe ka kaluar natën.
I kontaktuar nga Gazeta Panorama Sport, trajneri Memaliaj, Altin Zhupa, tregon gjithçka ka parë në Ersekë. “Që në fillim të takimit u duk presioni i vendasve ndaj gjyqtarit. Në cdo faull që ai jepte për ne, i mblidheshim 4-5 futbollistë vendës duke i bërë presion. Në shumë momente ai dridhej. Sapo ka përfunduar takimi dhe arbitrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes, të gjithë futbollistët vendës janë vërsulur, duke e goditur barbarisht, ndërsa policia nuk ndërhynte fare. Kemi parë tmerr me sy”, tregon Zhupa.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Krijoni Kontakt