-
Policia terroriste serbe ka zhvarrosur shqiptarët të vrarë në Kosove
Përshkrimi
Kalimi i kohës nuk është shërues për familjet e të pagjeturve. Vetëm përgjigjet mund tju ndihmojnë atyre që të shikojnë drejt ardhmërisë dhe të parandalojnë që ankthi i tyre të shndërrohet në urrejtje të përhershme. nga deklarata e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Varshavë, 23 nëntor 2004 Fotografi . Emra. Varre. Ose... Fotografi. Emra. Grila. Mijëra njerëz në të dy grupet. Aso që tash eshtrat u prehen të qetë në varrezat e vendlindjes së tyre. Aso që ende janë të pagjetur dhe fytyrat e buzëqeshura u varen në grilat që rrethojnë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Mijëra familje në të dy grupet, që i dhimbsen njëra-tjetrës: për shpresën e rrejshme njërës, për gjendjen e pashpresë tjetrës. Shtatë vjet e gjysmë pas mbarimit të luftës në Kosovë edhe 2202 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. Mungojnë njerëzit që janë e vërteta e një regjimi. Mungon e vërteta për ta. Janë të gjallë apo të vdekur? Nëse janë vrarë, ndodhen në ndonjë varrezë masive apo trupat e tyre janë djegur nëpër shkritore? Dihet se janë marrur të gjallë nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Pothuajse të gjithë këta janë vrarë në Kosovë, janë varrosur në Kosovë, janë zhvarrosur në Kosovë, janë dërguar në Serbi, janë varrosur në Serbi, janë zhvarrosur në Serbi, dhe tash varrosen sërish në Kosovë. Çdo muaj kthehen nga Serbia dhjetëra thasë me numra që përmbajnë nga një grumbull jo të plotë të eshtrave. Shumë familje kosovare detyrohen ti hapin sërish varret e më të dashurve të tyre për të varrosur edhe eshtrat e një gjymtyrë të tyre që u kthye më vonë. Kriminelët donin të zhduknin trupat e viktimave të tyre për të zhdukur gjurmët e vetes së tyre. Ata e kishin ndjekur viktimën e tyre derisa ajo ishte gjallë. Tash trupi i viktimës i ndjek ata. Ai trup është i gjallë për kriminelin që u zhduk. Në qershor të vitit 1999, me rastin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, afër 6.000 shqiptarë u morën peng dhe u dërguan në Serbi. Mbi 2.050 përfunduan në burgje zyrtare. U liruan në grupe të vogla përgjatë tri vjetëve të ardhshme. Të tjerët u shpallën të zhdukur. Eshtrat e tyre vazhdojnë të kthehen edhe sot e kësaj dite, sërish në grupe të vogla, pasi të jenë ekshumuar nga varrezat masive në Serbi ose të jenë nxjerrur nga lumejtë e liqenet atje ku Serbia u mundua ta fundoste të vërtetën e saj. Duke qenë i rrezikuar nga e vërteta shteti i Serbisë dëshmoi se në thelb është kriminal. Çfarëdo obstruksioni i mundshëm ngjan. Procedurat e identifikimit janë jashtëzakonisht të ngadalshme dhe ato për më tepër i karakterizon kualiteti shumë i dobët i egzaminimit mjekësor. Kësisoj, me rastin e rishqyrtimit të tyre në Kosovë, del në pah një diskrepancë prej 10% në raportet e identifikimit dhe deri në 70% në raportet mbi shkakun e vdekjes. Ato kufoma i ruajnë forcat ushtarake serbe po ato forca që i vranë ata. Asnjëherë deri më tash nuk është hulumtuar për burgje sekrete ose varreza tjera masive në Serbi. Serbia nuk do që ti kthejë të gjitha kufomat e zhvarrosura përnjëherë dhe as ta zbardhë fatin e të pagjeturve në mënyrë që këtë ta përdorë si mjet për tregti në vendosjen e statusit final të Kosovës, që të përfitojë materialisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe që të heshtet e kaluara. Nëse flasim dhe rrëmojmë të kaluarën atëherë do të dalin krime të mëdha dhe të tmerrshme. Kjo do tia dobësonet pozicionin Serbisë karshi Kosovës e cila ende nuk është pavarësuar. Jo vetëm personat e rrëmbyer, por edhe familjet e tyre janë viktima të këtij krimi të vazhdueshëm. Familjet e të zhdukurve janë në ankth ose madje edhe të traumatizuara. Është shumë rëndë për to që të shohin zhvarrosjet nëpër Serbi dhe se si kufomat mbesin në duart e kriminelëve që i kanë vrarë ata. Shkruar nga Albin Kurti 24 October 2006-Vazhdon ne: http://www.vetevendosje.org/sh/index...1116&Itemid=43
-
-
ANALIZË E GJENDJES TË SIGURISË
Shkruan: ABDULLAH PRAPASHTICA
A DUHET SHPK TË MBETET SËRISH SHËRBIM POLICOR APO DUHET TË BËHET POLICI PAS ZGJEDHJES SË STATUSIT TË KOSOVËS?
Në SHPK ka edhe njerëz shumë të mirë nga jeta civile dhe ish ushtar të UÇK të cilët përpiqen të mbesin korrekt në kryerjen e detyrave të veta dhe të cilët duhet veçuar e çmuar ndryshe dhe ata gjithsesi duhet sistemuar brenda Policisë Kombëtare! Të tjerët duhet të mbesin në SHPK ose të përjashtohen edhe nga aty, varësisht nga biografia e tyre.
KRONOLOGJIA E DIKTATURAVE POLICORE PAS 1981
Një nga segmentet më të rëndësishme të jetës se një vendi pa dyshim se është edhe siguria e brendshme dhe e jashtme e ti. Dihet se ajo që ndodhi në dy dekadat e shekullit të kaluar me shtetet e lindjes ishte një thyerje e madhe epokash e cila nuk e anashkaloi as Atdheun tonë në të gjitha pjesët etj.
Vet Kosova në KONTIUNITET, që nga viti 1981 e deri me sot bëri jetë nën diktaturat e huaja policore që ne atë kohë quheshin “milicia popullore”. Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 e deri me vitin 1989 ndërroheshin kontingjentet e milicëve nga ish njësit federale të ish RSFJ nga Sllovenia, Kroacia, Vojvodina, BeH , Mali i Zi, Maqedonia e Serbia dhe vetë njësit e milicisë federale ne mbështetje të fuqishme edhe të APJ.
Ato atëherë quheshin “njësi të bashkuara të milicisë jugosllave” dhe pranë tyre ishin edhe milicia lokale e Kosovës e përbërë nga shumica e milicëve shqiptar me një staf komandues shqiptar që i zbatonin urdhrat e Beogradit kundër popullit të vet me përpikëri e që sot gjenden përsëri në stafin komandues të SHPK. Përveç tyre edhe grupet e oficerëve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror federal dhe republikan e krahinor gjendeshin ne Kosovë dhe merrnin pjese aktive ne hetime pran shërbimit të sigurimit shtetëror të Kosovës. Pran tyre ne Kosovë ishte i angazhuar edhe Shërbimi Kundër - informativ i APJ (KOS). Pas gushtë shtetit të Millosheviqit kundër autonomisë së Vojvodinës dhe të Kosovës nga Kosova u tërhoqën njësit Sllovene, Kroate e të BeH, ndërsa ato nga Vojvodina, Mali i Zi, Maqedonia e Serbia vazhduan të janë prezentë ne të gjitha pjesët e Kosovës deri me shkatërrimin definitiv të Jugosllavisë ne vitin 1999. Nga viti 1999 ne Kosovë erdhën njësit policore, po thuaj, nga të gjitha vendet e Botës përmes të UNMIK-ut. Së fundi pas anëtarësimit të disa ish Republikave Jugosllave ne BE kanë filluar sërish të vinë ne Kosovë edhe policitë e këtyre ish republikave jugosllave. Tani me misionin e BE përsëri po pregaditen edhe njësi policore nga ish tabori i traktatit të Varshavës dhe nga ish Bashkimi Sovjetik dhe nga ish Jugosllavia për të vendosur një diktaturë të re policore ne Kosovë të ngjashme me atë të vitit 1981, që gjithsesi duhet refuzuar nga institucionet vendore.
SHPK ËSHTË IDENTIKE ME SIGURIMET TJERA PRIVATE
Krahas Policisë të UNMIK-ut ne Kosovë u krijua edhe Shërbimi Policor i Kosovës si një SERVIS, i cili do ti shërbente Policish të UNMIK-ut. SHPK-ja nuk kishte karakter as të një policie shtetërore dhe as të një policie private, sepse ajo u themelua nga OSBE ndërsa paguhej nga buxheti i Kosovës ne shërbim dhe nën komandën zyrtar të Policisë të UNMIK-ut, por e cila trajtohet si të gjitha shërbimet e sigurimeve private të cilat nuk kanë as një lloj sigurimi shëndetësor, pensional etj. SHPK dhe i tërë stafi vendor shërben vërtet si servil sepse diktatura e huaj nuk mundet të e kryen as një veprim pa ata që ju tregojnë rrugët vendet dhe që ju sjellin informacione dhe ju kryejnë shërbime tjera pa të cilat ajo nuk mund të funksionoi! Seleksionimi dhe stërvitja e pjesëtarëve të SHPK u organizua nga OSBE dhe Policia e UNMIK-ut të cilat e kryen një shpëlarje të trurit nga identitet kombëtar i pjesëtarëve të SHPK duke e bërë te ata me një korruptim dhe një indoktrinim që ata të bëhen robotë të cilët zbatojnë urdhra dhe ligje diskriminuese kundër vendit dhe kundër popullit të vet! Të qëndrojnë indiferent edhe ndaj padrejtësive që i bëjnë të huajt ndaj popullit dhe vendit të vet gjë që u pa edhe kur me 10 shkurt 2007 në pranin e tyre policet rumun hapën zjarr, policët italian, polak, ukrainas etj. u vërsulen me shkopi mbi popullatën që merrte pjesë në demonstrata kundër Pakos të Ahtisarit që mohon lirinë e Kosovës, dhe pjesëtarët e SHPK nuk dolën në mbrojtje të popullit të vet dhe ne mbrojtje të drejtës së popullit të vet ne vetëvendosje, por me brutalitetin ma të egër edhe vet morën pjesë ne dhunë dhe e arrestuan Albin Kurtin dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i dorëzuan te Policia e UNMIK-ut duke i zbatuar urdhrat e tyre antiligjore dhe antikombëtare.
RRJETI I SPIUNAZHIT TË HUAJ BRENDA STRUKTURAVE VENDORE
Këto dy institucione të huaj brenda SHPK i krijuan dy rrjeta paralele për kontrollimin e sigurisë ne Kosovë. Pjesën e uniformuar e cila duhej të demonstronte prezencën policore dhe paralel me ketë e krijuan edhe rrjetin e spiunazhit përmes të kontingjentit shumë të madh të përkthyesve të dy gjinive, përmes të cilëve dëshirohej të arrihej futja e plot e Kosovës nën kontroll. Ne këtë rrjetë të spiunazhit të huaj, që zyrtarisht quhet “shërbim i inteligjencës”, janë aktivizuar edhe “shërbimet informative të Partive Politike që më par pretendonin të luanin rolin e shërbimeve informative kombëtare e në praktik janë bërë bisht i shërbimeve të huaja të spiunazhit!
Pran kësaj që aty janë rekrutuar me mira bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja informative, ne mesin e tyre ka edhe shumë njerëz me kualitet shumë të dobëta morale deri te ish kriminel ordinar. Brenda SHPK ka edhe ish milici e ish udbash që kanë marr pjesë ne krimet e regjimit jugosllav që kanë pas grada të larta në ish Jugosllavi dhe që kanë marr grada të lart edhe gjatë diktaturës të UNMIK-ut .Një numër i oficerëve të SHPK vazhdojnë bashkëpunimin e vet edhe me organet e policisë kriminale serbe edhe nga ata me përkatësi shqiptare e sidomos ata me përkatësi serbe ne mesin e të cilëve gjendjen edhe kriminelët-çetnik të ashtuquajtur “rojet e urës!`” të Mitrovicës .Për tëra këto arsye ne SHPK duhet ber verifikime të hollësishme te secilit dhe duhet degraduar dhe shthur tere stafin komandues i cili kryesisht përbehet prej informatorëve servil të shërbimeve te huaja. Ato grada dhe ato poste i kanë marr ne saj të nënshtrimit, të dëgjueshmërisë dhe spiunimit të kolegëve të vet. Ata këtë bashkëpunim destruktiv do të e vazhdojnë me shërbimet e huaja ne damë të vendin e të popullit të vet edhe ne të ardhmen, prandaj eliminimi i tyre nga strukturat e pushtetit është i domosdoshëm. Sidomos është urgjente dhe e nevojshme që nga SHPK e strukturat tjera të institucioneve të largohen të gjitha ata që kanë marr pjesë ne organet e sigurimit publik e shtetëror të ish Jugosllavisë si dhe fëmijët e tyre të instaluar brenda këtyre organeve!
Në SHPK ka edhe njerëz të mirë nga jeta civile dhe ish ushtar të UÇK të cilët përpiqen të mbesin korrekt ne kryerjen e detyrave të veta dhe të cilët duhet veçuar dhe çmuar ndryshe dhe ata gjithsesi duhet sistemuar brenda Policisë Kombëtare ! Por të gjitha këto arsye pas zgjedhjes së statusit definitiv të Kosovës ajo duhet të krijon një Polici Kombëtare krejtësisht të re e cila do ti përgjigjet vetëm institucioneve kombëtare të Kosovës ndërsa SHPK duhet të çarmatoset dhe të e vazhdon të e ushtroj rolin e sotshëm qe e ka si SERVIS në shërbim të Policisë Kombëtare, natyrisht me një spastrim gjeneral nga elementëve negativ! Sidomos të atyre që kanë biografi kriminale, biografi spiunazhi dhe qo kanë marrë pjesë ne krimet ndaj popullit, ndaj ish ushtareve të UÇK dhe ndaj Lëvizjes për Vetëvendosjen e Kosovës apo që kanë ber vepra tjera antikombëtare apo krime ordinere!
5.02.2008
-
-
Portreti i Kasapit të Ballkanit
Sllobodan Millosheviqi u lind me 20 gusht 1941, në Pozharevc. I ati ishte pop, ndërsa e ëma mësuese me bindje komuniste. Ata janë ndarë qysh herët dhe që të dy kanë përfunduar me vetëvrasje. Poashtu ka përfunduar edhe xhaxhai i tij, një gjeneral i shërbimit të zbulimit.
S. Millosheviqi shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Pozharevc, ndërsa fakultetin e drejtësisë në Beograd, në vitin 1964.
Si nxënës i gjimnazit ka qenë redaktor përgjegjës i gazetës së shkollës, si student sekretar i komitetit të LK për Fakultetin Juridik, pastaj edhe sekretar i Komitetit të LK për Universitetin e Beogradit.
Është i martuar me shoqen e shkollës, Mirjana Markoviq, profesore e sociologjisë dhe kryetare e partisë JUL (E majta jugosllave), e cila ishte në koalicion me SPS-in partinë e të shoqit kur ishte në pushtet. M. Markoviq rrjedh nga një familje e njohur komuniste serbe. E ëma, gjersa kjo ishte foshnje, është pushkatuar nga gjermanët dhe, më vonë, është akuzuar nga shokët e saj se në pamundësi t'u përballojë torturave ka tradhtuar.
SM me aktivitet politik profesional ka filluar të merret me 1984.
Çifti Millosheviq-Markoviq ka dy fëmijë, Marinë e Markon. E para është e shkurorëzuar dhe merrej me gazetari, ka udhëhequr një radio e televizion privat, ndërsa i biri është marrë me ngarjen e automobilëve të shpejtë dhe së fundi me biznes. Ky ishte i lidhur në mënyrë të drejpërdrejtë me grupimin mafioz që udhëhiqte me të gjitha kanalet e trafikut dhe kontrabandës të cigareve, të naftës, të drogës etj. në Ballkan.
Millosheviqi si 18 vjeçarë është pranuar në LKJ. Krahas kësaj ai ka marrë gradën e kapitenit rezervë të APJ-së. Flet gjuhën angleze, gjer më tani ka botuar librin "Vitet e çnyjimit", 1989, në të cilën përfshihen fjalimet e tij gjatë kohës së ardhjes në pushtet. Libri është përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Karrierën e tij politike e ka filluar në Komitetin e Lidhjes komuniste për Universitetin e Beogradit, ku prej vitit 1963 deri me 1966 ka punuar si sekretar, duke udhëhequr komisionin për çështje ideologjike. Pastaj tri vite ka qenë këshilltar i kryetarit të komunës së Beogradit për çështje ekonomike dhe udhëheqës i shërbimit të sistemit të informacionit në Beograd. Prej vitit 1969 deri në 1973 ka qenë zëvendës i drejtorit të përgjithshëm në ndërrmarrjen e njohur "Tehnogas", e pastaj pesë vite si drejtor i përgjithshëm i saj.
"Tehnogas" për shumë kuadro serbë ka shërbyer si trampolinë për ngjitje të rrufeshme në pushtet.
Pastaj gjer në vitin 1983 ka punuar në Bankën e Beogradit, një kohë edhe në filialin e saj në New York.
Para emërimit si kryetar i komitetit të Lidhjes Komuniste për Beogradin, në prill të vitit 1984, funksion kyç në hierarkinë e atëhershme, ka punuar në kryesinë e Komitetit Qëndror të LK të Serbisë.
Kryetar i KQ të LK të Serbisë është zgjedhur në maj të vitit 1986.
Në mbledhjen e 8-të të KQ të LK, mbajtur më 23-24 shtator 1987, fraksioni i S. Millosheviqit ka fituar mbi krahun e "moderuar" të ish-mikut të tij, Ivan Stamboliq. Në të vërtetë shpatat thyheshin lidhur me Kosovën, dhe jo për qëllimin e fundit, pra heqjen e autonomisë me çdo kusht, sepse ai ishte i njëjtë, por thjesht për mënyrën se si të arrihet gjer aty. Stamboliqi ishte shumë më dinak e më me përvojë dhe preferonte metodat e "buta", pa zhurmë, por me efekt të njëjtë.
Në maj të vitit 1989, pasi ishte suprimuar autonomia e Kosovës, Kuvendi i Serbisë emëroi Millosheviqin kryetar të kryesisë së Serbisë.
Në zgjedhjet e para shumëpartiake presidenciale në Serbi, më 9 dhjetor 1990, si përfaqësues i Partisë Socialiste të Serbisë (ish- LK dhe LSPP e Serbisë), Millosheviqi fitoi bindshëm dhe u bë kryetar i Serbisë. Përsëri është rizgjedhur si kryetar i Serbisë në vitin 1993, ndërsa më 15 korrik 1997 është zgjedhur Kryetar i të ashtuquajturës RFJ. Në këtë funksion ka qëndruar der më 5 tetor 2000, kur humbi zgjedhjet.
Millosheviqi nuk u bë rastësisht lider i serbëve. Ai doli në skenë, apo thënë më mirë e nxorën në skenë shtresat dhe institucionet që përbëjnë themelet e shtetit serb: klasa politike, inteligjencia, kisha, ushtria dhe policia. Ishte kohë e përthyemjeve të mëdha. Elita serbe ishte përcaktuar për rivendosjen e plotë të hegjemonisë serbe në federatë, në radhë të parë duke suprimuar autonominë e Kosovës, Vojvodinës dhe duke ndërruar udhëheqjen federaliste të Malit të Zi. Prandaj kishte nevojë për një prijës të ri e energjik dhe të pakompleksuar, gjegjësisht të padalë nga sqetullat e Titos.
2. Familja
Çifti Markoviq-Millosheviq, është një mpleksje organizative-politike-intelektuale, në të cilën ndikim themelor kishte Mirjana. Ajo ka shkruar të gjitha fjalimet e të shoqit gjatë ngritjes së tij në pushtet. Ia ka krijuar rrethin familjar nga të gjitha qarqet e mundshme: profesorë të universitetit, gjeneral, bankierë, gazetarë, politikanë, gangsterë të kalibrave më të mëdhenj, me të cilët ka formuar partinë e saj e majta e bashkuar jugosllave.
Fjala është për një rrjet të tërë me ndikim në gjithë jetën e vendit: media, diplomaci, shërbim të zbulimit, ushtri, nëntokë etj.
Në sajë të këtyre lidhjeve, përmes të birit, Markos, klani i Millosheviqit ka grumbulluar një kapital të rëndësishëm përmes shvercit dhe formave të ndryshme të plaçkitjeve. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Millosheviqi përmes bankave të Qipros etj., ka pastruar rreth 4 miliardë dollarë.
I biri qysh 20 vjeçar ka hapur në Pozharevc diskotekën "Madona", më të madhen në Ballkan, pastaj një radio lokale, një shitore buke e pizeri që punon non-stop, një shitore telefonash, si dhe një fushë argëtimi për fëmijët, "Bambi park" që "ishte ndërtuar gjatë kohës së bombardimeve në Pozharevc".
Vajza, Marija kishte të vetin Radio e TV Koshavën që emetonte nga njëra prej ndërtesave më luksoze dhe më të shtrenjta të Beogradit.
Pas një vistër fejesash e martesash të pasuksesshme, Marija ka bashkëjetuar me Haxhikostiqin, padronin e shtëpisë informative "Politika".
3. Fjalimet
Në kohën e ndërrimit të brezave në hierarkinë komuniste serbe, S. Millosheviqi solli një risi në oratorinë politike: ishte i qartë, konciz, cinik e i paskrupull, përdorte fjalor modern dhe konkret, jashtë floskulave ideologjike e të lodhshme dhe në mënyrë të zhdërvjelltë i ndryshonte tezat:
Serbia duhet të bëhet republikë si edhe republikat e tjera.
Ne duhet t'i mbrojmë në Kosovë të gjithë njerëzit, por parasegjithash ata që i janë ekspozuar diskriminimit, keqtrajtimit dhe poshtërimit, e ata siç e di i gjithë opinioni i Jugosllavisë janë serbët dhe malazezët.
Ata (serbët) i janë ekspozuar një presioni të tillë fizik, ekonomik, politik dhe kulturor që në vendet e zhvilluara të Evropës më nuk ndodh.
Përdhunimi i fëmijëve, poshtrimi i pleqve është mjerimi i familjeve serbe në Kosovë, por edhe turp për shqiptarët para syve të të cilëve ndodhin këto dhe ata nuk i dalin në udhë!
Serbia nuk ka në plan të heqë dorë nga qëllimi për t'u bërë Republikë. Forcat jashtë saj, të cilat duke shfrytëzuar specificitetin e saj, që t'i mohojnë këtë të drejtë, pra që të jetë Republikë. Le ta dijnë se ai argumentim nuk kalon në Serbi…
Në mars të vitit 1988, Millosheviqi në një dolli ngritur për nder të Gorbaçovit, thotë:
Ne në Serbi intensivisht po kërkojmë zgjidhje për vështirësitë që kemi. Së pari po lirohemi nga bllokadat ekonomike dhe disa praktika negative kushtetuese dhe sidomos nga pasojat e kundërevolucionit në Kosovë.
Në prag të ndryshimeve të Kushtetutës, apo thënë me mirë të aplikimit të Kushtetutës së tankeve, Millosheviqi mban edhe këtë fjalim:
… Nacionalizmi shqiptar po bën presion fizik, politik, kulturor, para se gjithash mbi serbët e malazezët, çfarë nuk i njohim shembull në Evropën e sotme…
Në krejt Kosovën, mes gjithë qytetarëve është bërë dominuese klima e mosdurimit, mosbesimit, një tension i vazhdueshëm, të cilin askush nuk mund ta evitojë, e që rëndon mbi çdo popull, mbi çdo familje, mbi çdo njeri.
4. Fajësia kolektive
Millosheviqi ka treguar aftësi për të mbajtur pranë faktorët kryesorë politikë në vend, në mënyrë që për çdo vendim të rëndësishëm për shtetin dhe popullin serb të ketë mbështetjen e shumicës absolute në opinion dhe në parlament.
Tingëllon çuditshëm, por është e pamohueshme se jo pak veprime të kreut serb, në plan afatgjatë, kanë qenë të drejtuara kundër interesave të popullit serb. Ta zëmë shkatërrimi i Jugosllavisë, ku ata kanë dominuar dukshëm në të gjithë zërat e jetës etj. Por në të gjitha veprimet, madje edhe në aktet e pashembullta të barbarisë, Millosheviqi dhe suita e tij kanë pasur mbështetjen absolute të shumicës dërrmuese të popullit serb.
Pikërisht kjo shpjegon për përmasat habitëse të mentalitetit racist që është ngulitur në mendjen e një pjese të mirë të popullit serb.
SM është treguar mjeshtër i taktikës. Për të arritur qëllimin ai ka vënë në lëvizje gjithë potencialin serb, përfshirë këtu fashistët e Sheshelit dhe bandat e mafias që i udhëheqite Arkani.
Kjo del dhe nga një shënim zyrtar në prag të zgjedhjeve të vitit 1991:
Shënim nga takimi i punës lidhur me strategjinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet plotësuese për Kuvendin e Serbisë në njësinë zgjedhore në Rakovicë, 30 maj 1991
1. Si kandidat i Partisë Socialiste të caktohet Karaklajiq. Të dhënat kompromentuese për Karaklajiqin dhe faktin se ai ndiqet penalisht të shpërndahen përmes Kanalit të pavarur televiziv Studio B.
2. Punën operative në njësinë zgjedhore dhe kontaktet me përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe, do ta udhëheqë dr. Bozhidar Jeliçiq. Të organizohet vetëm një takim promovues dhe në të të dërgohet një folës i paaftë nga këshilli i PS për Beogradin, mundësisht Nada Popoviq ose Dushan Matkoviq, që janë të kompromentuar. Në këtë takim simpatizuesit e Sheshelit do të bëjnë provokime.
3. Edicionet e gazetës "Politika" do të organizojnë fushatë në favor të Sheshelit. Këtë do ta organizojnë gazetarët Stevan Zec dhe Branko Gjurica. Për kompromentimin e kandidatëve të tjerë t'i drejtoheni Slobodan Jovaniqit (Kryeredaktor i Politika expres) dhe njerëzve që ai ju sygjeron. Në javën e fundit të fushatës të përdoret RTV "Politika".
4. Drejtoria e Sigurimit të Shtetit për Beogradin do të organizojë gjer në fund të fushatës shërbimin përgjues për të përcjellë funksionarët e partive të Drashkoviqit dhe Gjingjiqit, ndërsa në shtabet zgjedhore të këtyre partive të futen urithët. Më 9 qershor, në prag të zgjedhjeve, policia nuk do të pengojë vandalët e Sheshelit kur ata do t'ua prishin mitingjet e partive opozitare.
Për të gjitha masat e ndërmarra të informohet shefi i kabinetit të Kryetarit të Republikës.
Koordinimin e të gjithë sektorëve e merr Novica Vujiq, i cili është gjithashtu përgjegjës për çështje të zbulimit dhe kriptimit.
Marrë nga libri i Stipe Mesiq "Si u shkatërrua Jugosllavia"
5. Dosja e bisedave telefonike
Revista kroate "Globus", botoi muajin e kaluar bisedat telefonike që SM ka pasur me familjen, me bashkëpunëtorët e tij, por edhe me personalitetet më të njohura të botës. Pjesët e bisedave që i botoi "Globus" ishin marrë nga një dosje tejet sekrete e shërbimit informativ kroat, sektori i përgjimit elektronik.
Në këto biseda, që mund të merren si të besueshme, SM flet me të birin e tij se si ky i fundit ka në plan të operojë veshët, sepse i duken të mëdhenj, se si ka vendosur të ndërrojë të 29 dhëmbët e gojës, se qeni i të bijës komunikon me të zonjën sikur të ishte njeri (Mami, Zelda (kudra e saj) më ka thënë: Mos ma rrëno kasollën, të lutem!), se si e shoqja e quan SM lepojkoviq (bukurosh), se si ai e quan te shoqen bebe, se si i biri ka ngrohur pishinën personale deri në 38 gradë celzius dhe është larë deri sa e ka marrë uria, se si ka nevojë për revole të një kalibri sa më të madh për t'u mbrojtur nga rivalët e tij po ashtu të kriminalizuar; se si SM në telefon me të vëllain, Borisllavin, ambassador në Moskë, kanë sharë si huliganë; se si në një mbledhje, ku kanë marrë pjesë të gjithë funksionarët e komunave të Serbisë, ai ka thënë për kroatët e sllovenët: neka idu u piçku mater (le të shkojnë në pts); se si francezët janë aleatë por edhe pedera; se si dashnorja e të birit, Milica, kërkon nga shefja e JUL-it që të jetë sa më shpesh me të në shtrat. Këto biseda bëhen në një kohë kur miliona njerëz, popuj të tërë përpëliteshin nën çizmën e hekurt të kryeprotoganistit të këtyre bisedave.
Poashtu si dhe mbrojta e tij në gjykatore, pyetjet kryqëzore gjatë procesit edhe këto biseda telefonike dëshmojnë se nuk është fjala për një psikopat, për një njeri të sëmurë, për një njeri që çdo gjë e vë në shërbim të karrierës së tij. Përkundrazi. Dëshmon për prijësin serb, "njeri krejt normal" që është në shërbim të një synimi të qartë, për realizimin e të cilit ai ka vepruar me të gjitha energjitë e veta.
6. Deklarata për Kryebarbarin
"Portretet e mëparshme të Millosheviqit kanë evidentuar edhe dinakërinë dhe zemërgurësinë e tij, por edhe prakticitetin dhe karizmën. Pasqyrimet e negociatave të paqes të vitit 1995 në media vinin në dukje se si Millosheviçi u bënte serenata negociatorëve amerikanë, pinte wiski Johnnie Walker, shante duke përdorur epitete amerikane plot kolori, shprehej me një oratori të fryrë për dashurinë e tij për Nwe York-un, për pamjet dhe aromat e tij, shijonte kafenë amerikane dhe, kur u arritën kompromiset e vështira, bëri sikur i mbylli paksa sytë dhe nuk nxori zë. Atë kohë Millosheviçi të krijonte imazhin, gjë që mbështetej edhe nga Ambasadori Riçard Hollbruk, e një lideri me të cilin Shtetet e Bashkuara mund të arsyetonin dhe të negocionin. Marti Ahtisari i Finlandës (një nga arkitektët e marrëveshjes së paqes për Kosovën) i karakterizoi negociatat e fundit për Kosovën si "efikase" dhe fotot e lajmeve të kohëve të fundit të Millosheviçit nxjerrin në pah një lider që shfaqet buzagaz, i patrazuar, në kontroll të vetvetes dhe të ngjarjeve që e rrethojnë. Sharmi i Millosheviçit i ka rrënjët në mashtrim, pasi magjepsja e tij është e ligë, është ajo e një njeriu që ish-Ambasadori i SHBA, Uorrën Zimerman e ka quajtur "batakçiu më pehlivan i Ballkanit" si dhe "një njeri me një gjakftohtësi të llahtarshme". Millosheviqin e kanë quajtur edhe "aparatçik" dhe e kanë damkosur me nofkën 'Kasapi i Ballkanit'. "
"…Elasticiteti i tij politik dhe aftësia e tij për t'i rikthyer në qeveri kolegët e tij të pushuar nga puna, të tillë si Vojislav Shesheli dhe Vuk Drashkoviçi, janë vërtet të jashtëzakonshme. Millosheviçi e ka përdorur përherë me mjeshtëri politikën e frikës dhe të propagandës në një mënyrë që e zbulojnë atë njeri më shumë si një llogaritës pragmatist, sesa si një ideolog vizionar. Duke përdorur gjuhën e mitologjisë për të ushqyer urrejtjen etnike, Millosheviçi gjithnjë ka shfrytëzuar mjeshtërisht formalitetet ligjore, të gërshetuara me një kontroll thuajse absolut mbi mediat, për të arritur dhe çuar në maksimum pozitën e tij politike.
Duke qenë një manipulues mjeshtër i imazheve, Millosheviçi arriti ta shndërronte veten e tij gjatë fushatës së NATO-s nga një spastrues etnik i Kosovës, në një martir-hero i Beogradit duke e identifikuar veten me Princ Llazarin. Gjatë krizës së Kosovës, ai manipuloi me zotësi si mediat perëndimore, edhe opinionin e brendshëm jugosllav duke shfrytëzuar mjeshtërisht viktimat civile të bombardimeve të NATO-s dhe duke e drejtuar vëmendjen te civilët serbë të gjymtuar dhe të vrarë në spitale, shkolla e qendra të populluara.
Pasi Millosheviçi më në fund ra dakord me kushtet e NATO-s, shumë serbë kapitulimin konkret e festuan duke shpallur fitoren. Millosheviçi përgëzoi kurajën e popullit serb duke deklaruar se ai arriti ta ruante sovranitetin e Kosovës dhe se çështja e autonomisë së Kosovës nuk ishte më në rendin e ditës.
Politikat e Millosheviçit, të mbushura me mbeturinat e mitologjisë nacionaliste, një ditë mund të shihen nga populli serb si një dredhi e mbushur me mizori e vuajtje.
Indiferenca e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve, përfshirë vuajtjet e popullit të tij, të lë pa mend. Megjithatë, Millosheviçi është një manipulues dinak dhe karakterizohet dukshëm nga aftësia e durimit.
Periudha e qëndrimit të Millosheviçit në detyrë ka lënë pas një tragë të mbushur me vrasje të pandriçuara personash të rangut të lartë, që kanë patur lidhje qoftë me të, qoftë me familjen e tij.
Për Sllobodan Millosheviçin, paqja është kriza e rrezikshme e gjithçkaje. Vetëm atëherë për të ekziston rreziku që populli serb mund ta dorëzojë atë njeri edhe në sallën e drejtësisë, edhe në librat e historisë në mënyrë që ai të mos mundë, edhe njëherë, t'ia dorëzojë Ballkanin flakëve të vizioneve të tij të liga dhe apokaliptike. "
"Sllobodan Millosheviqi, për mendimin tim, është politikani serb që këto 5 dekadat e fundit ka bërë më së shumti për popullin serb."- Dobrica Qosiq.
"Zoti Millosheviq është i pari dhe i fundit politikan, i cili në mes të Jugosllavisë antiserbe ka bërë diçka të mirë dhe të madhe për Serbinë." - Milorad Paviq.
"Nëse Sllobodan Millosheviqi është në masën më të madhe përgjegjës për vënien e raporteve të barabarta, dhe nëse ka kontribuar në shkatërrimin e Jugosllavisë së padrejtë e absurde të Brioneve, e cila ishte e mirëseardhur vetëm për kroatët dhe sllovenët që ishin të privilegjuar, atëherë mund të merret me mend pse është bërë objekt i urrejtjes dhe satanizimit." - Mihailo Markoviq
Autorët e këtyre deklaratave me dekada të tëra kanë qenë dha vazhdojnë të jenë maja e elitës intelektuale të kombit serb.
7. Bashkëfajtorët
Me shpërthimin e luftës së fundit në Ballkan, Serbia ishte shumë e përgatitur në rrafshin ushtarak, diplomatik e informativ. Ajo vuri në lëvizje të gjitha lidhjet e vjetra, angazhoi një numër të madh diplomatësh, gazetarësh e informatorësh, përfshirë këtu edhe gejshet e njohura serbe, që u vunë në shërbim të agresionit serb.
Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti se shtetar kyç si Miterani, Meixheri, De Mikelisi, Keringtoni, Oweni, përndryshe mik i familjes së Millosheviqit, e plot të tjerë vërtiteshin nga Millosheviqi dhe për shumë kohë kanë qenë avokatë të mirë të veprimeve të tij kriminale.
Diplomacia ndërkombëtare e udhëhequr nga personalitete të dobëta, edhe pse dihej se, ta zëmë, masakrimi i më se 8'000 burrave të Srebrenicës ishte bërë me dijen dhe me urdhërin e kasapit të Ballkanit, ka lejuar që shtetarët dhe diplomatët e të gjitha niveleve ta takonin dhe të vazhdonin ta konsiderojnë personalitet të pazëvendësushëm për të bërë paqen!
Kjo praktikë e shëmtuar që imponohej nga evropianët dhe i vinte në pozitë të palakmueshme amerikanët sa herë që donin ta ndëshkonin Serbinë, ndryshoi me ardhjen në pushtet të Chirakut, i cili e kuptoi se Franca nuk duhej të përpinte edhe më tej broçkullat e përgjakshme serbe dhe sidomos me daljen në skenë të një personaliteti me përmasa planetare si Toni Blair.
8. Rënia
Edhe pas bombardimeve të NATO-s, Millosheviqi kontrollonte lehtësisht shtetasit dhe shtetin serb. Thjeshtë sepse kontrollonte çdo gjë dhe se numri i bashkfajtorëve ishte tmerrësisht i madh dhe dominues në të gjitha shtresat dhe strukturat e vendit.
Opozita ishte e përçarë dhe lehtë e manipulueshme, sa që perëndimorët, amerikanët në radhë të parë, kishin problem se ku të mbështeten për ta rrëzuar nga pushteti kokën e kriminelëve. Prandaj ata u koncentruan në mbështetjen e Gjukanoviqit dhe në pavarësimin e tij gjithnjë më të madh. Ndërsa në planin e brendshëm, sidomos në vitin 2000 iu futën konsolidimit të opozitës dhe nxjerrjes në pah të të rinjve, sidomos të atyre të mbledhur rreth organizatës "Otpor" (Qëndresa). Në prag të mbajtjes zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2000, amerikanët organizuan një seminar në Hungari, ku merrnin pjesë shumë të rinj të "Otporit". Aty ata u stërvitën se si të përballen me regjimin e Millosheviqit. Stërvitja ishte aq intensive dhe aq efikase, sa që njëri prej pjesëmarrësve në një moment tha: "Gotov je!" (Ka mbaruar!) Mendohej në Millosheviqin. Kjo u bë parulla kryesore e "Otporit" gjatë gjithë vitit 2000.
Menjëherë pas zgjedhjeve, Otpori dhe opozita e bashkuar (DOS), filluan të nxjerrin në pah shembuj të qenë e të paqenë të falsifikimit të votave dhe të thonë se kanë fituar zgjedhjet. Regjimi i stepur nga një gjendje e tillë, ishte për përsëritjen e zgjedhjeve.
Serbia ishte në prag të luftës qytetare. Ndërkaq presioni i përendimorëve, i amerikanëve kryesisht, u rrit. Shërbimet informative perëndimore vunë në lëvizje gjithë rrjetin e tyre në Serbi dhe, falë kësaj, brenda strukturave të shtetit, në ushtri, në polici dhe në gjyqin kushtetues u krijuan të çara të pariparueshme. Ushtria nuk intervenoi kundër opozitës që vërshoi Beogradin dhe u fut në Kuvend, policia, elita e saj e njohur si Beretat e kuqe, që udhëhiqeshin nga Ulemeku, i njohur si komandanti Legia, gjithashtu nuk iu përmbajt urdhërave për sulm mbi opozitën (Fjala është për njësi që kishin kryer krime të llahtarshme në Kroaci, po sidomos në Bosnje dhe në Kosovë). Ndërkaq Gjykata Kushtetuese pranoi se zgjedhjet i kishte fituar opozita.
Kur ia kumtuan këtë vendim Millosheviqit, ai tha: "Pra unë nuk paskam se çka të rri më këtu". Veçse kërkoi nga Koshtunica që të mbetej për momentin në Beli Dvor, gjer në një akomodim tjetër. Por rënia tash kishte marrë shpejtësinë shkatërruese të gurit në rrokullisje:
5 muaj më vonë, konkretisht me 1 prill të vitit 201, njësitë e policisë speciale u futën në ambientet e vilës së tij në Dedinje. Njësitë e ushtrisë kundërshtuan arrestimin e Millosheviqit. Në negociata brendaserbe, më në fund, S. Millosheviqi u dorëzua dhe pranoi ta çojnë para gjykatësit hetues, por me akuzë për keqpërdorime financiare. Prej aty, drejt e në CZ (Centralni zatvor, Burgu Qendror), ku e mbajtën deri në Vidovdan.
Vidovdani (28 qershori), është një ditë ëmblematike në historinë serbe: Në këtë ditë është mbajtur Beteja e Kosovës më 1389 dhe më 1914 është vrarë në Sarajevë pretendenti i fronit austriak, në të njëjtën ditë Millosheviqi mbajti fjalimin e tij në Gazimestan…
Të njëjtën ditë, por 12 vjet më vonë, pas një presioni të fortë të Amerikës mbi autoritetet serbe, "Slobo Sloboda" u nxor nga CZ e Beogradit dhe u dërgua te një heliodrom, ku e priste një helikopteri i NATO-s. Aty ishte edhe një funksionar i Tribunalit, i cili, në mënyrën tipike perëndimore i drejtohet Kasapit të Ballkanit:
"A jeni ju Sllobodan Millosheviqi?"
Por cari i dikurshëm i Serbisë iu përgjegj vetëm të tretën herë me një "idi u piçku mater!"
Vetëm në fund pas insistimit të sekretarit të Tribunalit se a jeni ju Sllobodan Millosheviqi, ai përgjigjet:
"Yes, I am..."
Ky "Yes, I am…" i shqiptuar në një heliodrom të Beogradit, në rrugën e pakthim drejt Hagës, ishte fundi i Millosheviqit…
9 "Dubina 2" apo fshehja e gjurmëve të krimit
Pjesa e prapme e kamionfrigoriferit
Njëri prej argumenteve kryesore që Zyra e Prokurorit ka kundër Millosheviqit është dëshmia e pakundërshtueshme për urdhërin që SM ka dhënë për asanimin, "pastrimin" e terrenit, pra për zhdukjen e gjurmëve të krimit. Konkretisht asgjësimin edhe të trupit të viktimave. Kjo lidhet me një mbledhje që është mbajtur në Beli Dvor ( Pallati i Bardhë ), në zyrën e Millosheviqit menjëherë pas fillimit të bombardimeve, e në të cilën, krahas SM ka marrë pjesë Vlajko Stojilkoviq, ministër i brendshëm, Rade Markoviq, shef i UDB-së, Vlastimir Gjorgjeviq, shef i sigurimit publik, gjenerali Sreten Lukiq, komandat i të gjitha forcave të policisë në Kosovës, aktualisht ndihmësministër i policisë i Serbisë. Në këtë mbledhje është vendosur për ndërmarrjen e aksionit për asgjësimin e gjurmëve të krimeve e që mori emrin e koduar "Dubina 2", (Thellësia 2). Me këtë detyrë është ngarkuar gjenerali Dragan Iliq, i cili formoi grupin për aksionin e fshehjes së gjurmëve, ku për ndihmës emëroi edhe funksionarët e policisë Goran Radosavleviq dhe Novica Zdravkoviq.
Kjo ndoshta nuk do të dilte kurrë në shesh sikur ujërat e Danubit të mos nxirrnin në sipërfaqe njërën prej dëshmive më të tmershme të krimeve serbe, kamionfrigoriferin me 86 shqiptarë të masakruar prej tyre shumica dërrmuese gra, pleq dhe fëmijë. Në të vërtetë aty ishin 83 trupa të viktimave dhe tri koka pa trup. Kjo ndodhi në fshatin Teki, afër Klladovës jo larg grykës së Gjerdapit, më 5 prill të vitit 1999. Siç konstatuan organet serbe më vonë vetëm njëra prej viktimave kishte vdekur nga plumbi, gjithë të tjerët ishin mbytur në tortura!
Atë ditë peshkatarët panë frigoriferin që kishte dalë në stom. Menjëherë arrin policia, shpall rastin sekret shtetëror, rrethon vendin, ndërkaq punëtorët e ndërmarrjes së varrimeve i nxjerrin viktimat, i ngarkojnë në dy kamionë dhe i çojnë drejt Beogradit. Dëshmitarët e shumtë kanë parë gra ma dimija, fëmijë etj. dhe kanë konstatuar se viktimat janë shqiptarë, edhe pse policia ka deklaruar se janë turq, që gjoja janë përpjekur të kalojnë kufirin ilegalisht por kamioni ka rënë në ujë.
Sipas një dëshmitari që e citojnë mediat serbe kamionfrigoriferi pa tabela, por me reklamën e qartë se i takon ndërmarrjes "Progres" të Prizrenit është hedhur në lumë 12 kilometra më lartë, aty ku llogaritet se është thellësia më e madhe e Danubit (123m), por për shkak të gomave të pashfryera pas një kohe valët e kanë nxjerrë në stom.
Dëshmitarët pohojnë gjithashtu se ka pasur edhe kamion të tjerë, të paktën edhe dy, që janë hedhur, por që, si duket, pasi janë hedhur në lumë, për të humbur gjurmët më lehtë, janë shpartalluar me eksploziv. Edhe pjesë të atyre kamionëve dëshmitarët pohojnë se ka nxjerrë Danubi në breg.
Sipas Zonjës Natasha Kandiq, në mesin e këtyre viktimave duhet të kenë qenë edhe 16 anëtarët e familjes Berisha nga Suhareka që janë masakruar më 26 mars 1999, nga oficeri i UDB-së së Prizrenit, Misha Mishkoviq, i cili i ka mbyllur në një kafene të qytezës mbi 40 shqiptarë, shumica fëmijë e gra, dhe pastaj ua ka hedhur bombat brenda. Viktimat pastaj i kanë ngarkuar në një kamion. Prej tyre, duke u paraqitur si të vdekur kanë shpëtuar Vjollca Berisha, me djalin e saj Gramozin (8 vjeç) dhe një kushërirë.
Pas heqjes së SM nga pushteti, në kohën e përplasjeve të mëdha në kreun e Serbisë lidhur me presionet që bënte Perëndimi për të detyruar Beogradin të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës, në pranverë të vitit 2001, ministri serb i policisë, D. Mihailoviq e nxori në shesh llahtarinë e shtetit serb të njohur me kodin "Dubina 2". Më vonë doli se janë në pyetje shumë kamionë dhe se ishin zbuluar të paktën trupat e 900 viktimave shqiptare, të cilat ishin varrosur në gropa masive, në Batajnicë, pranë kazermës "13 Maji", të njësive të policisë speciale, afër Beogradit.
Krahas varrezave masive organet serbe një numër të konsiderueshëm viktimash i kanë varrosur në rrugën e re të Novi Sadit, dhe mbi varrezën masive kanë shtruar asfalt. Mbi to prej gati tri vjetësh kalojnë kamionët, veturat, qytetarët e shtetit serb!
Natasha Kandiq, drejtuese e Fondit për të Drejtën Humanitare, në një letër drejtuar qeverisë serbe, më 23 maj 2001, njofton se sipas informatave që i disponon edhe policia në liqenin te Kokin Brod, afër Novi Varosh-it, është dhe një kamionfrigorifer tjetër me trupat e viktimave nga Kosova.
Se me këtë veprimtari kriminale nuk është marrë vetëm policia, por edhe ushtria e dëshmon një dokument ushtarak me shënjën "poverlijvo" dhe me shifrën PrK (Korpusi i Prishtinës), nr. 61/14, datë 30 prill 1999, të nënshkruar nga komandanti i këtij korpusi, gjenerali Vladimir Lazareviq, aktualisht komandant i Armatës së Tretë serbe. Në dokumentin sekret thuhet:
"Në bazë të nenit 8, neni 11 e 17, të Ligjit për mbrojtjen (Fletorja zyrtare nr. 67/93), me qëllim të asanimit të terrenit dhe ekzekutimit të hetimeve, urdhëroj:
1. asanimin e vendluftimit pas veprimeve luftarake antiterroriste duhet ta bëjë njësia e cila është e caktuar për veprime luftarake antiterroriste, varësisht se a është bartës i atij aktiviteti njësia përkatëse e ushtrisë apo policisë."
-
-
Kreu i kishës serbe përsërit pretendimet mbi Kosovën
Kisha Ortodokse serbe ka përuruar në fronin e kryepeshkopit klerikun, Irinej Gavrilovic. Ceremonia përuruese u zhvillua të shtunën në Beograd.
Kreu i ri i Kishës serbe ka premtuar të mbrojë pretendimet serbe në Kosovë. "Detyra jonë e parë si Kishë është të mbrojmë Kosovën, si tokë të shenjtë dhe të martirëve, të ndihmojmë shtetin ta mbrojë atë nga ata që e kanë marrë," tha Patriarku Irinej në një fjalim të shtunën.
"Kosova është toka jonë e shenjtë, është Jeruzalemi ynë," shtoi ai. "Ne duhet të shkojmë në Pejë për të përfunduar këtë ceremoni, por a mund të vizitojmë reliket tona? Pa to, Serbia nuk është Serbi, pa Kosovën ajo nuk ka zemër dhe shpirt", tha ai. /rel/bbc/
-
-
Gabime të mëdha të politikanëve dhe shërbimeve sekrete
Raporti nga komiteti i shërbimeve sekrete të senatit amerikan akuzon agjencitë e fshehta se kanë mbitheksuar mundësinë e Irakut për të patur armë të shkatërrimit në masë para pushtimit vitin e kaluar. Shërbimi sekret CIA është mbështetur në burime jo të sigurta dhe përfundimet themelore ishin të gabuara. Shërbimi sekret amerikan që prej fillimit ka parashikuar ekzistencën e programit atomik në Irak dhe kurrë nuk e ka kontestuar këtë mundësi.
Informacionet dhe materialet sekrete janë intepretuar gabimisht me synim mbështetjen e intervenimit. Senatori Rokfeler thotë: "CIA ishte nën presionin e Qeverisë së presidentit Bush, për nxjerrjen e konkluzioneve të caktuara".
Ashpër kritikohen edhe mbështetja e CIA-s tek informacionet e pasigurta të kundërshtarëve të regjimit dhe refugjatëve irakianë.
CIA-s është drejtuar keq dhe ka dështuar në detyrën e saj kryesore. Xhorxh Tenet që ishte shtatë vjetët e fundit shef i CIA-s, ka dhënë dorëheqjen para ca kohësh. Ai konsiderohet shpesh nga shtypi shqiptar si një himariotas i greqizuar. (Në lidhje me emigrimin e nënës së tij nga Shqipëria ka deklaruar: "Nëna ime u arratis nga Epiri i Veriut, me një nëndetëse britanike, pak përpara se komunistët të merrnin pushtetin dhe të mbyllnin kufijtë, për të mos e parë më familjen e saj." Termi Epiri i Veriut përdoret ekskluzivisht nga radikalët grekë, për të përshkruar Shqipërinë e Jugut. Këta radikalë kanë si qëllim të përbashkët të tyre aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia).
CIA ka pranuar gabimet në punën e zbulimit para luftes në Irak.
Rivali demokrat i presidentie Bush, John Kerry tha se duke i vënë fajin CIA-s, i jepte mundësi Shtëpisë së Bardhë të shmangte përgjegjësinë për gabimet e veta.
Gjithashtu tepër ngacmues për demokratët është koha kur del pjesa e dytë e raportit. Ajo do të analizojë nëse politikanët manipuluan informacionet sekrete. Por përfundimet do të dalin pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Edhe një raport rreth të dhënave që kishin shërbimet britanike të zbulimit mbi Irakun para luftës së vitit të kaluar ka kritikuar mënyrën se si janë bërë gjykimet dhe vlerësimet për programet irakiane të armatimit dhe mënyrën se si i janë paraqitur ato publikut. Në veçanti, ka patur pak të dhëna të siguruara nga agjentë dhe raporti thotë se cilësia e disa prej tyre ishte vënë në dyshim.
Në përgjigje ndaj raportit ish-kryeinspektori i armëve i OKB-së Hans Blix tha se ai i kishte thënë direkt zotit Blair se nuk ishin gjetur prova për armë të shkatërrimit në masë.
Burimet: Botohet raporti për shërbimet e zbulimit mbi Irakun, Bush premton reforma tek agjencitë sekrete, CIA pranon gabimet në punën e zbulimit, Kritika të ashpra kundër CIA-s
-
-
Dëshmi rrëqethëse e ish-oficerit të policisë serbe
Dëshmitari K-83, tha se kishte qenë pjesë e operacionit të anti-terrorit në Therandë më 26 mars 1999, dhe se kishte parë me sytë e tij sesi kolegët Sllaxhan Cukariq dhe Radovan Tanoviq, kishin vrarë 47 anëtarët e familjes Berisha, mes të cilëve edhe fëmijë. “Pashë Cukariq dhe Tanoviq që vendosën katër burra pas murit dhe i kontrolluan pasaportën. Më pas më thanë mua të ndiqja gruan dhe fëmijët dhe i pashë teksa qëllonin mbi burrat që ishin vendosur me fytyrë nga muri”, ka thënë dëshmitari K-83. Dëshmitari tha se Cukariq e kishte këshilluar të shkonte në një lokal dhe të merrte një pije për t’u qetësuar. “Kur dola nga lokali dëgjova të shtëna dhe pashë Cukariq me një armë “shotgan” dhe më tutje dy të plagosur të cilët ishin qëlluar në kokë”, ka thënë dëshmitari.
I identifikuar me emrin K-83 Cukariq, Tanoviq, Miki Petkoviq, dhe një tjetër rezervist tregoi se së bashku kishin ecur pranë një picerie ku ishin fshehur gra dhe fëmijë shqiptarë. Tanoviq dhe Cukariq morën një granatë dhe e hodhën brenda në piceri dhe më pas filluan të qëllonin me automatik deri sa nuk u dëgjuan më të bërtitura”, ka thënë ai. Dëshmitari tha se 20 minuta më vonë një skuadër nga siguria civile kishte mbërritur dhe kishte marrë trupat e vdekur. “Kur skuadra pa masakrën filluan të largoheshin me shpejtësi.
Cukariq urdhëroi komandantin e skuadrës, i vetmi që nuk ishte larguar të merrte trupat ose do të vdiste vetë. Më pas Curakiq vrau një burrë i cili nuk donte të ngarkonte trupat”, ka pohuar ai. Cukariq, Tanoviq, Petkoviq dhe Radisllav Mitroviq, anëtar të një grupi të njohur si Çegar 1, u arrestuan nga autoritetet serbe dhe u dënuan për krime nga gjykata e Beogradit. Gjykata e Hagës ka bërët ditur se trupat ishin varrosur në Prizren por më pas ishin zhvarrosur për t’u varrosur në Batajnica afër Beogradit që të mbulohej masakra.
Gjyqi ndaj Gjorgjeviq, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte në Kosovë në vitin 1999, nisi pak ditë më parë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Sipas akuzës Gjorgjeviq mori pjesë në një "fushatë spastrimi etnik" kundër popullsisë civile të shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1 janar-20 qershor 1999. Gjatë konfliktit, mijëra civilë shqiptarë janë vrarë dhe 800.000 të tjerë janë dëbuar nga forcat e armatosura jugosllave dhe serbe. Një ndër krimet më të tmerrshme është dhe masakra e Therandës, ku mbetën të vrarë 50 vetë, 47 prej tyre ishin anëtarë të familjes Berisha në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq.
-
-
“DORA E ZEZË” E SERBE VRET ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS
Nga Adem Demaçi:
1. Si do ta komentonit vrasjen makabre të vëllait të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradianjt, një skenar, apo rastësi? Kush fshihet pas dorës vrasëse?
A.D. – Këtu nuk ka rastësi. “Dora e zezë”( Cërna ruka) serbe, në mënyrë sistematike dhe superprofesioniste është duke ndërhyrë në zhvillimet kosovare duke vrarë, një nga një, çlirimtarët kosovarë e duke futur huti e konfuzion në policinë e administratën e UNMIK-ut. Mitrovica e veriut, ku pushtetin e plotë e kanë sigurimcat e Beogradit, është shndërruar në qendër prej nga, tash sa vjet, po inicohen dhe po drejtohen akcionet e tërbuara kundër çlirimtarëve kosovarë, kundër liderëve të partive më të mëdha e, madje, kur e lypë nevoja dhe oportuniteti politik i Beogradit edhe kundër serbëve të pafajshëm. Prej nga Serbisë dhe “Cërna rukës” ekzekutorët për këto vepra të ndyra? Paj, edhe pas gjashtë vjetësh “liri” nuk është zbuluar asnjë, ama bash asnjë bashkëpunëtor i Sigurimit serb nga radhët e shqiptarëve! A ka nevojë të thuhet se UDB-eja, që nga hapat e parë të diktaturës komuniste, kishte me dhjetra mijëra shqiptarëzi në shërbim të vetin? Shumica prej tyre edhe sot, janë sistemuar nëpë të gjitha poret e shoqërisë së dezorganizuar e të dezorientuar kosovare. Këtë e kanë thënë hapur dirigjentët e tyre nga Baogradi. Kanë thënë, madje, se agjentët e tyre kanë depërtuar edhe në mekanizmat e UNMIK-ut dhe prej andej janë duke përcjellur zhvillimet në terren. Tash, si po shihet, ka ardhur koha që edhe të drejtojnë zhvillimet e ngjarjeve në terren. Do të ishte i gjatë vargu i veprimeve të tyre terroriste gjithandej Kosovës, sidomos dy vjetët e fundit. “Sigurimin e Atdheut” ata e kanë trilluar për të futur konfuzion, por punët i dirigjon, i ndërmerr dhe i kryen, me anën e “mashave shqiptare-kosovare, vetë “Cërna ruka”. Por si nuk zbulohet a nuk kapet asnjë akter? Paj, si të zbulohen a të kapen, kur akterët me të kryer veprat, një herë strehohen nëpër enklavat serbe, pastaj barten legalisht në Mitrovicën veriore e prej andej largohen nga Kosova dhe vendosen në qendrën e vet në Nish. Nga Nishi shkojnë nëpër pushimoret gjithandej Serbisë! Kjo “lojë”, për “Cërna rukën” është bërë rutinë, lodër fëmijsh sepse nuk rrezikojnë asgjë. Policia kosovare nuk ka kompetenca, as nuk ka të drejtë qasjeje për të vepruar. Policia e UNMIK-ut hulumtimet dhe hetimet e veta kriminale i orienton vetëm në drejtim të shqiptarëve, në drejtim të kotë! Prandaj edhe nuk ka rezultate.
2. Cili është opinioni Juaj lidhur me mbajtjen në çeli të Haradinajt? Cili është qëllimi i Hagës me arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës?
A.D. – Qëllimi është që të kriminalizohet UÇK-ja, që të demonizohet UÇK-ja, që të barazohen luftëtarët e kryengritësit e lirisë kosovare me vrastarët e robëruasit e Serbisë neofashiste. E pastaj të gjindet “zgjidhja solomonike”: as autonomi serbe, as pavarësi kosovare! Krejt kjo mund të përfundojë në një tragjedi të re ballkanike!
3. Çfarë note do t’i vinte Mandela i Kosovës Qeverisë së Bajram Kosumit, ndërsa përflitet se ka njerëz të inkriminuar në kabinetin e tij.
A.D. – Z. Bajram Kosumi është burrë i zgjuar, por përgjysmë më pak energjik se sa z. Ramush Haradinaj. Në Kosovë, si pozita, si opozita, të gjithë janë bërë të inkriminuar. Kosova është bërë një “Pazar i pleshtave dhe i fjalëve kuturu”!
4. A është zgjidhje më oportune vendosja e Kosumit kryeministër, ndërsa shpreh pakënaqësinë partia e Thaçit?
A.D. – Kjo ishte e vetmja zgjidhje oportune për t’u ardhur paksa era demokraci institucineve formale të Kosovës.
5. Mendoni se Presidenti Rugova, po e menaxhon mirë Kosovën për ta çuar drejt pavarësisë? Në çfarë niveli është bashkëpunimi i partive politike shqiptae; çfarë çalon dhe çfarë kërkohet?
A.D. – Z. Rugova nuk e menaxhon fare Kosovën. Kosovën e menaxhon UNMIK-u. Bashkëpunimi i partive politike të Kosovës është në nivelin zero! Zeroja nuk çalon dhe as nuk ke se çfarë të kërkosh nga zeroja!
6. Çfarë ka arritur Forumi Qytetar i Kosovës që Ju drejtoni dhe cili është roli i tij për çështjen e madhe, për pavarësinë e Kosovës?
A.D. – Asgjë! Forumi ende është në fazën e organizimit. Grupi nismëtar herë rritet, herë zvoglohet, por nuk zhduket dhe nuk heq dorë nga ideja e një organizimi të mirëfilltë, kur të vijë koha dhe kur të krijohen rrethanat përkatëse.
7. Çfarë këshille do t’i jepnit politikës shqiptare që ka përjashtuar, thuajse terësisht, gruan nga konkurimi për deputete?
A.D. – Çfarë ta këshilloj unë Shqipërinë kur as në Kosovë nuk dëgjon njeri këshillat e mia. Si po më duket, si në Kosovë, si në Shqipëri njerëzit po koriten pas parave, por sa për mend të gjithë kanë tepër, madje edhe për të shitur, por s’i blenë njeri!
-
-
Dora e zezë prapë godet mbi ish-pjesëtarët e UÇK-së
“Ia putha trupin ende të nxehtë dhe pastaj të vdekur me duar të mia e dërgova në morg”,- ofshante babai i Avniut, Smajli, ndërsa po pranonte ngushëlllimet e vargut të gjatë të njerëzve që nuk kishte të sosur. “Avniu i thoshte të atit: “Nuk e lëshoj kurrë Kosovën dhe do të luftojmë bashkë këtu”. Kur shkoi në luftë, ka qenë shumë i ri, por i ka bërë do punë të mëdha. E kam ndier veten krenare kur dëgjoja se djali im po bën aksione luftarake, kur thoshin “nana e Avnisë“. Ka qenë trim, po s’paska qenë jetëgjatë. Nuk di që ka pasur fjalë më ndokënd kohët e fundit”,- shprehej dje, me një qëndrim malësoreje, edhe nëna e Avniut, Halimja
Dora e zezë rishfaqet edhe njëherë me tërë ashpërsinë dhe ligësinë e turpshme. Dhe ajo, edhe këtë herë, fshehtas godet tragjikisht mbi ish- ushtarin e njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 21 vjeçarin Avni Elezi, nga Alba e Vogël (ish-Jabllanica) e Pejës, i cili ia kishte ndalur me plumb turrin kriminelit famëkeq serb, Shalipur, kur s`kishte më shumë së 17 vjet. Parmbrëmë, po në këtë pusi është vrarë me atentat edhe Bekim Mustafa (1975), nga Klina e Ulët, banor në Arbresh (ish-Vitomiricë). Akti i turpshëm, i paskrupullt dhe po aq mizor ka ndodhur të shtunën, rreth orës 19:10, në afërsi të restorantit “Peja City”, afër stacionit hekurudhor në Pejë.
Për aktin makabër të një nate më parë, dje, në një konferencë shtypi kanë njoftuar edhe Adrian Mekllelen, irlandez, shef i hetimeve të policisë rajonale të UNMIK-ut, dhe Enver Gashi, pëfaqësues për media i SHPK-së, duke thënë: “Të shtunën, rreth orës 19:10, në afërsi të rastorantit “Peja Sity”, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, ku kanë humbur jetën Avni Elezi, i lindur në vitin 1981 në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, dhe Bekim Mustafa, nga Klina e Ulët e komunës së Skënderajt, i lindur në vitin 1975”. Ata nuk ishin në gjendje të japin hollësi të tjera, por vetëm thanë se “po bëhen përpjekje të vazhdueshme për zbulimin e autorëve të kësaj vrasjeje të dyfishtë”. Duke bërë të ditur se deri më tani askush nuk është arrestuar si i dyshimtë për këtë vrasje të dyfishtë, rreshteri i SHPK-së, Enver Gashi, tha: “Policët e njësitit rajonal të hetimeve kanë dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë mbledhur dëshmi dhe fakte për këtë rast”. Ai ka pohuar se viktimat ishin duke lëvizur me dy makina në rrugë në momentin kur është shtënë mbi ta, me breshëri automatiku. “Ende është herët të konstatohet nëse viktimat ishin së bashku apo të ndarë, por tanimë dihet se të dytë kanë qenë cak i sulmuesve tash për tash të panjohur”,- tha z.Gashi. Zyrtarët për informim të policisë rajonale të UNMIK-ut dhe të SHPK-së, Adrian Mekllellen dhe Enver Gashi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që “ta ndihmojnë policinë dhe ta lajmërojnë njësitin e hetimeve apo të thërrasin në numrin telefonit 32327, në të cilin mund t’i japin të dhënat e tyre pa u identifikuar, pasi që në momentin kur është kryer krimi ka pasur mjaft kalimtarë dhe njerëz të tjerë nëpër automjete që kalonin, por edhe në bufe”.
Në shtëpinë e Avniut dje nuk kanë rreshtur së shkuari plot motra e nëna për të shprehur ngushëllime dhe për ta ndarë dhembjen bashkë me nënë Halimen. “Shkollën e mesme e kishte të kryer, kur edhe shkoi në luftë. Ishte vetëm 17 vjeçar, i ri, por shpëtoi prej luftës. Deri dy javë pa përfunduar lufta, nuk kemi ditur a është gjallë, veç atëherë na ka thirrur në telefon. Avniu i thoshte të atit: “Nuk e lëshoj kurrë Kosovën dhe do të luftojmë bashkë këtu”. Kur shkoi në luftë, ka qenë shumë i ri, por i ka bërë do punë të mëdha. E kam ndier veten krenare kur dëgjoja se djali im po bën aksione luftarake, kur thoshin “nana e Avnisë“. Ka qenë trim, po s’paska qenë jetëgjatë. Nuk di që ka pasur fjalë më ndokënd kohët e fundit”,- shprehej dje, me një qëndrim malësoreje, nëna e Avniut, Halimja. Pak metra më larg, në një odë burrash qëndronin bashkëfshatarët e Avniut, ndërkohë që babai i tij, Smajli, pranonte ngushëllimet për djalin e vrarë mizorisht. “Djali im, kur i bëri 15 vjet e 6 muaj, u nis rrugës së lirisë. Avniun e donin shokët, sepse ishte trim dhe bëri shumë beteja për lirinë e këtij trualli”,- fliste pa u ligështuar Smajli. Ndërkaq, të rinjtë e Albës rrëfenin për kohën kur Avniu me njësitin e UÇK-së ia kishte ndalur me plumb turrin kriminelit famëkeq serb, Vidomir Shalipurit, duke e goditur për vdekje së bashku më shumë vrasës të tjerë serbë që ia kishin mësyrë rrethinës së Pejës e Burimit, për ta masakruar popullatën civile shqiptare.
Babai tashmë fatkeq, Smajl Elezi, kishte edhe aq forcë në vete sa t’i rrëfejë momentet tronditëse kur birin e tij, Avniun, e skurruar në gjak, parmbrëmë e kishte parë të shtrirë në spitalin e Pejës. “Ia putha trupin ende të nxehtë dhe, pastaj, të vdekur me duar të mia e dërgova në morg”,- ofshante Smajli. Ai pastaj tha se trupin e Avniut e kanë dërguar në Prishtinë dhe se nuk e di kur do ta bëjnë varrimin. Por, që nga dje, vargu i gjatë i njerëzve që vinin për ta ngushëlluar familjen Elezi, në Albë të Vogël, pothuajse nuk kishte fund. (marrë nga gazeta "24 Orë")
-
-
Kosova ..jeruzalemi yne.. thote shefi i kishes serbe..
Po beogradi cfar eshte o shefi i kishes serbe?
apo kini shum jeruzalema ju.
ne fakt kan shume Jeruzalema shkiet.
dhe te gjitha i kan te vjedhura te plackitura.
Beogradin e kan vjedhur nga maxharet Kosoven nga shqiptaret.
Po tu a lesh deren hapur dhe durrsin e bejne jeruzalem te tyren dhe vloren dhe shkodren dhe Korcen.
Kisha serbe eshte frymezuesja e agresioneve qe shteti serb ka bere ne gjitha kohrat.
E pra erdhi nje kohe qe shefat politik te kishes serbe nuk bejne dot ligjin ne Kosove.
Kjo eshte fitore e madhe e se drejtes. Jan shqiptaret ne Kosove zoter te trojeve te tyre kurse serbet jan kolonizatore.
Kte duhet tu a tregojme atyre me pune e me emancipim por dhe me nje shtet te forte te kosoves qe ta harrojne se mund te vijne perseri me cetnike e arkana.
Keshtu duhet te mendojne o Kosovell dhe shoket tane qe punojne ne shik.
Pra puna ne shik duhet te jete atdhetare vullnetare e jo e paguar pervec rasteve kur paraja duhet per te blere informatore te huaj.
Nuk e di pse i kini paguar farukat.
Kishit paguar me ato para qindra mesues e profesore.
Po si behet Kosova e forte.
Behet kur cdo kosovar e sheh kosoven si shpine e vet te perbashket.
E kjo sjell natyrshem dhe te menduarit se.. Kosova duhet mbrojtur se eshte shtepia ime.
Po a funksionon logjika e xhungles ne nje shtepi te perbashket.
jo..
Po kush eshte xhungla?
eshte lufta per te fituar padrejtesisht ne kurriz te komshiut te bashk-mahallasit.. bashk..fshatarit bashk qytetarit..
Shikoni Haitin..
Si luhet aty me hanxhar per nji thes miell..
Fukaralliku eshte maskarallik thot proverbi..
Pra te luftojme fukarallikun ne Kosove.. qe kur te vij kolonizatori.. te jene te interesuar per ta mbrojt kosoven dhe Pacolli dhe ai mesuesi qe merr 100 euro ne muaj.. dhe faruki.. miljarderi i shitblerjes se trojeve me para te shikut.. po dhe gruaja e femijet e Uk bytyqit..
keshtu duhet te mendoje nje komisar shiku..
cfar eshte tragjedia ne lumin Tisa..
qe dikush nuk e sheh me kosoven si shpi te vet..
Pra te mendojme shume..
Kosova pra nuk do as socializmin enverist qe e coj popullin ne goj te peshkaqenve te otrantos.. as kapitalizmin e vjeter xhungloist..
Gjeni pra nje rruge te mesme..
Po nuk e ditet pyesni..se ju a tregoj..
sic ju kam treguar vite me pare.. se modeli enverist i qerimit te hesapeve nuk eshte rrug e mire.. dhe sot e shihni vete se ska qen i mire..
shum shok shikista tash fshihen motel bordellove te Uj ftoht-golemit..
nuk eshte mire..
..
-
-
Rrëfimet tronditëse të Leon Trockit për dhunën dhe gjenocidin sllav kundër shqiptarëve 1912-1913
Raportimet e luftës të Leon Trockit, janë rrëfime realiste, të tmerrshme dhe të llahtarshme, të cilat përshkruajnë vrasjet mizore masakrimet dhe shfarosjen e shqiptarëve gjatë Luftërave Ballkanike, 1912-1913.
Leon Trocki
Leon Trocki ( 1879–1940) teorik i marksizmit dhe revolucionar, ka qenë i dërguar në Ballkan me qëllim për të raportuar për gazetën e majtë më të popullarizuar në Rusinë Jugore “Kijevskaja misl” ( Mendimi i Kijevës). Raportimet e tij nga vendi i luftimeve janë botuar në fletushkat e veprave të zgjedhura, të papërfunduara, në gjuhën ruse, mes viteve 1923–1927. Raportet e tij për Ballkanin dhe luftërat ballkanike janë përkthyer në gjuhen angleze në vitin 1980 dhe janë ribotuar mes viteve 1991–1993, në kohën e ripërsëritjes së luftërave ballkanike( në Kroaci e Bosnje).
Teksti në vazhdim flet për veprimet e shteteve ballkanike kundër popullatës myslimane në vitet 1912-1913 dhe për heshtjen e shtypit rus lidhur me krimet të cilat i kanë kryer aleatët e tyre në Ballkan.
Rrëfimet tronditëse të Leon Trockit
Kam pasur rastin, për fat apo fatkeqësi ta vizitoj Shkupin, disa ditë pas Betejës së Kumanovës. Qysh në fillim isha i irrituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Nga pengesat që m’i ka bërë Ministria e luftës, kam filluar të mendoj se njerëzit, të cilët e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe që atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej në shtypin zyrtar. Kjo përshtypje ose parandjenjë më është përforcuar me rastin e takimit me një oficer, i cili kishte qëndruar në Shkup me ushtarët të Shtabit të Përgjithshëm.
Ky oficer, të cilin e kam njohur për një kohë të gjatë, ishte njeri i ndershëm. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, ai me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja atje dhe që Beogradi sipas tij nuk e kuptonte se çka po bënte kur i lejonte “të huajt” të shkonin në Shkup. Në Vrajë në kufirin me Serbinë, kur e kuptoi se nuk do ta ndërroja vendimin, oficeri serb e ndërroi zërin dhe filloi të më përgatitë për pamjet që do t’ i shikoja kur të arrija në Shkup. “Këto janë gjëra të pakëndshme, por fatkeqësisht janë të paevitueshme”. Krejt kjo më duhet të pranoj se më bënte edhe më shumë të dyshoja. Kjo do të thotë se veprat e liga, për të cilat ishte dëgjuar deri në Beograd, nuk ishin të rastësishme, nuk ishin raste të veçanta e të izoluara, përderisa një oficer i trajtonte si “nevoja të shtetit”.Dikush duhej të kishte të dhëna për këto. Kush? Ushtria? Apo Qeveria? Përgjigjen në këto pyetje e mësova sapo arrita në Shkup. Trishtimi filloi sapo e kaluam kufirin. Në orën 5 pas dite jemi afruar te Kumanova. Dielli po perëndonte dhe terri tashmë ishte lëshuar.
Sa më shumë që errësohej aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka përreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare, të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtylla zjarri, deri te hekurudha.
Ishte ky një shembull i një lufte të tmerrshme shkatërruese, që kam parë në zonat e luftimeve. Për një çast pasuria e atyre njerëzve e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit dhe e fituar me mund po kthehej në flakë. Kjo monotoni e zjarrit na ka përcjellë gjatë tërë rrugës deri në Shkup. Kam zbritur nga vagoni me të cilin kam udhëtuar. Tërë qyteti ishte i heshtur, në rrugë nuk shihje njeri të gjallë, Vetëm para stacionit të trenit ishte një grup ushtarësh, nga ku përhapeshin zëra të dehurish. Secili shkonte në rrugën e vet, ndërsa unë mbeta i vetmuar në stacion. Shkova te grupi i ushtarëve. Katër ushtarë mbanin bajonetat në gjendje gatishmërie. Në mesin e grupit të ushtarëve qëndronin dy të rinj shqiptarë, me plisa të bardhë. Një ushtar, çetnik i dehur, mbante në dorë thikën, ndërsa në dorën tjetër shishen e rakisë. Çetniku urdhëroi shqiptarët të binin për tokë. Ata gjysmë të vdekur nga frika ulën në gjunjë. Pas urdhrit tjetër ata ngihen. Këtë ai e përsërit disa herë....
Pastaj çetniku duke sharë dhe duke i kërcënuar u drejtoi majën e thikës edhe viktimave të tjera. I detyron të pinë raki, pastaj... i puth. I dehur nga forca nga rakia dhe gjaku ai argëtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egër me minjtë. Të njëjtat veprime, e njëjta psikologji. Të tre ushtarët e tjerë të dehur qëndronin duke ruajtur mos shqiptarët po iknin ose do të kundërshtonin, derisa çetniku po argëtohej. “Këta janë arnautë” më thotë një ushtar “tash do t’ i therë”.
Prej frikës u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim të mundohesha t’i mbroja shqiptarët. Ata mund të shpëtonin nga këta ushtarë vetëm me një forcë të armatosur … Krejt kjo skenë po luhej në stacionin e trenit kur sapo erdhi treni. Ika për të mos dëgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjen e tyre për ndihmë...
Në qytet, nëpër rrugë ishte aq qetësi, sa dukej shkret. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtë pas dite. Me të rënë nata, çetnikët fillojnë punët e tyre. Futen dhunshëm në shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve dhe kryejnë veprat e tyre të vrasjes dhe plaçkitjes. Shkupi kishte 60 mijë banorë nga të cilët gjysma ishin shqiptarë e turq. Disa nga ata sigurisht që kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Dhe tash, gjatë natës kundër tyre kryhen krime.
Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që do të shihej në mëngjes ishte grumbulli e kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, mu në qendër të qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej se ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime....
Shkupi ishte kthyer në një kamp të rëndomtë ushtarak. Popullata, sidomos myslimanët fshiheshin nëpër rrugë për të mos u parë nga ushtarët serbë. Në mesin e masës së ushtarëve dallohen edhe fshatarë serbë, të cilët kanë ardhur këtu nga vende të ndryshme të Serbisë. Duke rrëfyer se kanë ardhur për të gjetur bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë nëpër Kosovë duke plaçkitur. Kam biseduar me tre prej këtyre “torbarëve”. Më i riu prej tyre, një burrë i shkurtë i sojit të “trimave” lavdërohet sesi me pushkën e tij ka vrarë dy shqiptarë, por dy të tjerë i kishin ikur. Bashkudhëtarët e tij, fshatarë të moshuar e vërtetonin rrëfimin e tij.
“Një gjë nuk është e mirë” ankohen ata. “Nuk kemi para me vete. Këtu mund të marrësh sa të duash qe dhe kuaj. Paga e ushtarit është dy dinarë (75 kopejkë). Ushtari shkon në fshatin e parë të shqiptarëve dhe e merr kalin e parë të cilin e gjen. Përmes ushtarëve mund të marrësh një pendë qe për 20 dinarë. Serbët nga rrethina e Vrajës, në mënyrë masive janë nisur drejt fshatrave shqiptare me qëllim për të rrëmbyer gjithçka të gjejnë. Gratë serbe kanë ngarkuar në shpinë edhe dyer e dritare që kanë marrë nëpër fshatrat shqiptare.
Ndërkohë erdhën dy ushtarë. Ata bëjnë pjesë në çetat të cilat i çarmatosin shqiptarët. Një ushtar pyet ku mund ta këmbejë një lirë. Kërkova të ma tregojë lirën meqë nuk kisha parë monedhë turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerrë dukatin nga qesja, duke rrëfyer se ka edhe të tjera, por nuk dëshiron të rrëfejë sasinë.
Një lirë turke këmbehet me 23 franga. Erdhën edhe ushtarë të tjerë. Po dëgjoja bisedat e tyre. “Nuk e di sa shqiptarë kam vrarë”, thotë njëri, “por te asnjëri prej tyre nuk kam gjetur diçka të vlefshme për të marrë. Dhe, kur ia kam hequr kokën një nuseje të re, te ajo kam gjetur 10 lira”. Për bëmat e tyre ata flasin krejt lirshëm. Kjo është e zakonshme për ta. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa ndryshime të brendshme kanë sjellë vetëm disa ditë të luftës. Mund të shihet se deri në ç’ nivel njeriu varet nga rrethanat. Në kushte të organizmit barbar të luftës, njerëzit shpejt brutalizohen dhe këtë ndoshta edhe nuk e kuptojnë.
Një tog ushtarësh po marshonte rrugës kryesore të Shkupit. Një i dehur, sipas të gjitha gjasave, një turk i marrë, filloi t’i mallkonte. Ushtarët ndaluan. E mbështetën turkun për murin më të afërm dhe e pushkatuan në vend. Togu vazhdoi tutje ashtu sikur edhe popullata që ishte në rrugë.
Atë mbrëmje në një pijetore kam takuar një oficer të cilin e njihja. Njësia e tij ka qenë e stacionuar në Ferizaj në qendrën e shqiptarëve, “Serbia e vjetër”. Me njerëzit e tij rreshteri ka tërhequr një top të madh të rrezikshëm, gjatë defilimit nga Koçani deri në Shkup. Ky top to t’i dërgohet ushtrisë e cila e cila ka rrethuar Edrenen.
“Çka po punon tani në Ferizaj mes shqiptarëve” e pyes. Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautë. Jemi lodhur tashmë” thotë duke bërë grimasa dhe hapur gojën nga lodhja. “Ka shumë njerëz të pasur mes tyre.
Afër Ferizajt kemi hyrë në një fshat të pasur me shtëpi sikur kështjella. Pronari ishte një njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin katër veta dhe shumë gra. Të gjithë i kemi nxjerrë nga shtëpia i kemi radhitur gratë dhe ua kemi prerë burrat para syve të tyre. Gratë nuk kanë qarë. Na kanë lutur të futen në shtëpi dhe të marrin rrobat e tyre. I kemi lejuar. Ato pastaj na kanë dhënë nga një dhuratë. Pastaj ia kemi dhënë zjarrin tërë vendit...
“Si mund të veproni në mënyrë kaq brutale”, - e pyes i çmeritur me rrëfimin e tij. “Nuk e di as vetë-mësohet njeriu. Në një kohë tjetër, nuk do të kisha qenë në gjendje ta vrisja një plak apo një fëmijë të pafajshëm. Në kohë lufte, sikur e dini, komandanti iu urdhëron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin”.
Shumë gjëra si këto kanë ndodhur jo moti.
Derisa e kemi bartur atë top në Shkup gjatë rrugës takuam një qerre, në të cilën ishin shtrirë katër burra të mbuluar deri në brez. Përnjëherë kam nuhatur erën e jodit. Diçka ishte e dyshimtë, po mendoja. E kam ndaluar qerren dhe i kam pyetur kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin duke u arsyetuar se nuk dinin serbisht. Me ta ishte vetëm qerrexhiu, një magjup, i cili na tregoi se katër të plagosurit kishin marrë pjesë në luftime në Merdare. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nëpër shtëpi. E kisha kuptuar kush ishin. “Zbritni” urdhërova. Kuptuan çka po iu them, por hezitonin. Çka të bësh? E kam vendosur bajonetën në pushkë dhe i kamë therur të katërtit....
E kam njohur atë njeri. Ka qenë kamerier në Kragujevc. Njeri pa ndonjë kualitet. Jo luftarak nga natyra. Kamerier, ashtu sikur të gjithë kamerierët në vendet e tjera. Një kohë ishte edhe në Sindikatën e kamerierëve. Ishte madje edhe sekretar por u largua...
Dhe shikoni tash se në çka është kthyer.
“Përse veproni si banditë, po vrisni dhe po plaçkitni pa bërë asnjë dallim”, bërtita, duke ndier një neveri për njeriun me të cilin kisha biseduar. Eprori u gjend në një situatë të vështirë. Duket sikur diçka i kishte rënë ndërmend. Pastaj duke u munduar ta arsyetojë vetveten, i bindur dhe serioz kumtoi një frazë e cila hidhte edhe më shumë të zeza sesa kisha parë dhe dëgjuar.
“Jo. Kjo nuk është ashtu. Ne ushtria e rregullt, i përfillim në mënyrë rigoroze rregullat, asnjëherë nuk vrasim njeri më të ri se 12 vjet. Për çetnikët nuk të them asgjë me siguri. Ata janë krye në vete. Unë mund të iu siguroj për ushtarët. Rreshteri nuk siguronte për çetnikët. Dhe me të vërtetë ata nuk pranonin asnjë kufizim. Të rekrutuar nga mesi i të papunëve, të paaftëve, elementë të ligj dhe të pa vlerë, nga turma më e ulët, argëtoheshin me egërsinë e tyre me krimet, plaçkitjet dhe dhunën.
Veprat dëshmonin shumë kundër tyre. Edhe ushtria e shteti ndihej jo mirë nga banalitetet e tilla të përgjakshme të çetave të degjeneruara. Ata u detyruan të ndërmarrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i çarmatosën dhe i kthyen nëpër shtëpitë e tyre.
Nuk isha në gjendje ta duroja edhe më tej atë atmosferë, nuk kisha lukth për t i duruar ato. Interesi politik dhe vetëdija morale, për të parë me sy se si bëhen gjërat e tilla, u fundosen. Tashmë kisha vetëm një dëshirë. Të kthehesha sa më parë. Sërish u gjeta në vagon. Po shikoja fushat e gjëra rreth Shkupit. Çfarë bukurie, çfarë gjerësia. Njerëzit mund të jetonin mirë këtu. Çfarë dobie ka të flasë kur ju vetë i dini këto ide, vetëm ato në atë vend më tingëllonin dhjetë herë më fortë.
Pesëmbëdhjetë minuta nga nisja e trenit, hodha vështrimin jashtë dhe pashë në një largësi prej 200 jardë nga stacioni një kufomë me fes në kokë, më fytyrë përdhe dhe duar të shtrira. Rreth 5o jardë kah hekurudha po qëndronin dy rojtarë serbë, pjesë e forcave që po e ruanin hekurudhën. Me siguri se kjo ishte vepër e tyre.
Tutje, tutje, vetëm të largohem sa më parë nga ky vend.
Jo larg nga Kumanova, në një livadh, afër hekurudhës ushtarët po hapnin një gropë të madhe. I pyes për çka po hapej ajo gropë. Më thanë se gropa po hapet për mish të prishur që ndodhej në dhjetë apo 15 kamionë, të cilën ishin stacionuar anash.
Ushtarët nuk e kishin marrë mishin që iu kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore madje edhe më shumë ata i merrnin nga shtëpitë e shqiptarëve: djathë, qumësht, mjaltë. Në atë kohë kam ngrënë më shumë mjaltë që u merrej shqiptarëve, sesa kisha ngrënë gjatë tërë jetës sime më thotë një ushtar, të cilin e njihja. Për çdo ditë ushtarët serbë thernin qe, dele, derra, pula të cilat i hanin dhe i gjuanin mbetjet anash. “Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herë u kemi shkruar atyre në Beograd të mos na dërgojnë mish, por ata e bëjnë këtë sipas do rregullave”.
Kështu qëndrojnë gjërat kur shikohen nga afër. Mishi po prishet, si mishi i njerëzve ashtu edhe i kafshëve, fshatrat janë bërë shkrumb e hi, njerëzit po dëbohen. “njerëzit mbi 12 vjet”... të gjithë janë brutalizuar, duke humbur fytyrën e tyre njerëzore. Lufta po del në sipërfaqe si kryesorja dhe më e rëndësishmja, do t’i shihni krimet nëse shpalosni pak perden, e cila ri varur para veprave të trimërisë së ushtarëve... “Kievskaya Mysl” No. 355 23. dhjetor, 1912.
Trocki raporton për dhunën, gjenocidin dhe barbarinë që ushtronin aleatët sllavë kundër shqiptarëve, turqve dhe hebrenjve
Nga këto vise të çliruara, po vijnë lajme të këqija. Në fillim na kanë folur për brohoritjet e popullatës së çliruar, kanë mbajtur fjalime patriotike për administratorët e rinj. Por brohoritjet patriotike tashmë janë shuar. Prapa ka mbetur kaosi dhe e liga. Edhe para luftës, në Maqedoni ka pasur mjaftë elementë dezintegrues dhe anarki politike. Lufta kryengritëse dhe sulmet dinamike i kanë dhënë areal ushtarak këtyre elementeve dhe kanë fituar bindjen se gjithçka është e lejueshme. Përkohësisht lufta i ka dehur. Tash sërish kanë dalë në sipërfaqe krejtësisht të prishur nga përvoja e luftës. Më ka rënë në dorë një letër, të cilën e ka shkruar një zyrtar, i dërguar në Shtip, me qëllim për ta themeluar një filiale të Bankës Kombëtare. Letra është aq e qartë sa të tërën do ta jap në tërësi.
“Kam arritur para katër ditësh dhe tashmë jam penduar përse kam ardhur.
Këtu kam parë gjëra të tmerrshme. As që kam ëndërruar se gjëra të tilla janë mund të bëhen.
Në orën gjashtë të mbrëmjes qyteti vdes.
Shtëpitë e turqve dhe të hebrenjve, të cilat këtu përbëjnë gjysmën e qytetit krejtësisht janë të zbrazëta. Të gjitha dyqanet e asaj pjese të qytetit janë plaçkitur dhe janë djegur. Vrasje dhe plaçkitje ndodhin përditë. Kam parë me sytë e mi, se më 2 nëntor në mesditë, 20 deri 25 çetnikë plaçkitës kanë sulmuar një hebre të moshuar rreth 60 apo 70 vjeçar, të cilit ia kanë shtypur kokën. Unë fillova ta thërras policinë. “Kapeni, edhe ky është hebre”, thanë ata. Filluan të më ndjekin dhe u detyrova të ikë. U mbylla në katin e parë të dhomës sime, nxora revolen ashtu sikurse edhe pronari i banesës ku po banoja. Plaçkitësit filluan të shtynin dyert, por dera kryesore ishte shumë e fortë. Gruaja ime e cila kishte mbetur jashtë po mundohej të fshihej në podrum. Kur ndjekësit u bindën se unë nuk jam aty, u tërhoqën. Kam lajmëruar prefektin, shefit e policisë dhe komandantin e kryengritësve. Pas një orë, 12 apo 15 anëtarë nga kreu erdhën në dhomën time. U vërtetua pa ndonjë vështirësi se kush e kishte mbytur dhunshëm plakun hebre. Ishin disa kryengritës të njohur të sapo pranuar në radha. Asnjëri prej tyre nuk është dënuar. Këtu nuk ka ushtri dhe këta “kryengritësit” e kanë në dorë situatën. Disa prijës të këtyre kryengritësve, gjatë kësaj periudhe kanë grabitur pasuri dhe të holla me vlerë deri në 4 mijë lira ( një lirë vlen 23 franga). Në Radovishte, dyshohet se shefi i policisë lokale bashkëpunon fshehtas me këto banda.
Është një situatë e tmerrshme.
Kur shoh nganjëherë sesi janë gjymtuar fshatarët paqësorë, sesi iu është marrë pasuria, ndërsa fëmijët e gratë e tyre janë lënë të vdesin urie, zemra më lëngon nga dhembja. Në mes të Radovishtit dhe Shtipit ndodhen mbi 2000 të ikur, shumica prej tyre gra e fëmijë kanë vdekur urie. Plaku 70-vjeçar me kokë të shtypur, mijëra gra e fëmijë të vdekur urie, kryengritësit revolucionarë të degjeneruar në banda, shefi i policisë mbrojtës i plaçkitësve, kjo është pasqyra e jetës në një krahinë të çliruar.
Kufizimi për vetëpërmbajtje është definuar keq, ndërsa mundësia e pasurimit të shpejtë është mjaft sfiduese. Ja fjalët e një anonimi. “Një zyrtar i shkruan tjetrit”.. Toka mund të blihet shumë lirë, sidomos në Ovce Polje. Turqit, ( është fjala për shqiptarët, meqë turq nuk kishte nëpër fshatra, por jo të gjithë zyrtarët e vërenin këtë dallim) kanë ikur dhe i kanë lënë shkret pasuritë e tyre dhe grabitja e pasurive të tyre po bëhet me shpejtësi. Njerëzit largpamës tashmë kanë zbuluar rrugët që shpijnë në këto vise, ata hulumtojnë dhe po nuhasin mundësi të tjera. Shumë ushtarë bullgarë mendojnë, jo pa leje nga lartë, se tokat do t’u jepen atyre. Në ditët e lira ata hulumtojnë tokat më të mira dhe fillojnë të vendosin kufijtë... Këta burra po gabohen. Ata do të sjellin nëpër shtëpitë e tyre ndonjë turk invalid apo bjerrakohës, për t’ i shërbyer deri në fund të jetës.
Tokat po i marrin politikanët e pasur e largpamës. Sot pronat e reja janë të paluajtshme, kufiri është vendosur. Për pak kohë do të fillojë lufta e ashpër qytetare, lufta qytetare në të cilën kryengritësit duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit. Por mbi të gjitha vendosja e rendit në “viset e tyre” do të bëhet një peshë tjetër popullit punëtor të Bullgarisë.
Protesta e Leon Trockit kundër Qeverisës ruse, e cila ishte frymëzuese dhe bashkëfajtore e krimeve të kryera nga Aleanca e shteteve sllave të Ballkanit kundër shqiptarëve
Një pyetje jashtëparlamentare z. N. Milukov *
Zotëri deputet! Ju jeni njëri nga inspiruesit e asaj që njihet si “Lëvizje pansllave”, e cila bazohet në principet e përgjithshme të qytetërimit, humanizmit dhe çlirimit kombëtar. Ju shumë shpesh si në shtyp ashtu edhe foltoren e Dumës, i keni bindur aleatët, dinastitë dhe klikat e tyre, të cilat e sundojnë Ballkanin, lidhur me simpatitë që ata kanë për shoqërinë ruse dhe për fushatën që ata kanë ndërmarrë për “çlirim”.
Jo moti, pas ndërprerjes së zjarrit ju keni ndërmarrë një udhëtim politik nëpër Ballkan. Keni vajtur nëpër krahina, dhe çka është më e rëndësishme, keni vizituar krahinat, të cilat janë pushtuar nga aleatët.
Gjatë udhëtimeve Tuaja a thua a nuk keni dëgjuar për këto akte të mizorisë dhe brutalitetit, të cilat i kanë kryer disa nga aleatët në zonat Tuaja të luftimeve, jo vetëm kundër ushtarëve të paarmatosur turq, kundër robërve dhe të plagosurve, mirëpo edhe kundër popullatës paqësore myslimane, kundër pleqve e plakave dhe kundër fëmijëve. Nëse keni dëgjuar, dhe nuk mund të mos keni dëgjuar, atëherë përse heshtni. Përse hesht fjala juaj?
Faktet e pamohueshme a nuk ju kanë detyruar të kuptoni se bullgarët në Maqedoni dhe në Serbinë e Vjetër, në turrin e tyre kombëtar për të përmirësuar të dhënat për statistikat etnografike, të cilat nuk janë sipas shijes së tyre, ata thjesht po angazhohen për të shfarosur në mënyrë sistematike popullatën myslimane nëpër fshatra, në qytete dhe në rrethe.
Çka keni për të thënë lidhur me këto metoda për të siguruar fitoren e elementit sllav? A nuk do të pajtoheni se heshtja nga i tërë shtypi juaj shtetëror, nga gjarpri i patriotizmit “Novoje Vremja” , pastaj “Ruskaja Molva”, “Ruskoje Slovo” dhe “Reç” të cilat gjithnjë vazhdojnë të tregohen më të përkushtuara, dhe kjo marrëveshje e brendshme e të gjithë juve për të heshtur, a nuk iu bën juve bashkëfajtorë për këto akte shtazarake, të cilat do të lënë damka të zeza për tërë epokën?
Në rrethana të tilla, protestat tuaja kundër veprimeve të shëmtuara turke, të cilat nuk i mohoj, a nuk janë të njëjta me veprimet fariseje: që rrjedhin jo nga principet e përgjithshme të kulturës dhe humanizmit, por nga kalkulimet lakuriqe imperialiste?
A thua a nuk e keni të qartë se heshtja e tillë e “partive udhëheqëse të Rusisë” kundrejt veprimeve çmeritëse serbe e bullgare, tani kur aleatët ballkanikë kanë rifilluar operacionet ushtarake, i lehtëson këto të fundit që të angazhohen në veprat e tyre Kainiste, në masakra të tjera kundër popujve të “Gjysmëhënës” në interes të “kulturës” së Krishtit?
A mund të përgjigjeni në këto pyetje të qarta dhe të thjeshta, zotëri deputet?
Apo ndoshta ju jeni mësuar të llogaritni vetëm sa bëjnë dy e dy, dhe të konstatoni se prijësit janë fajtorë... Kjo letër proteste e Trockit është botuar në Gazetën “Luç” Nr. 34 (110) 30. Janar, 1913.
* Pavel Nikolajeviç Miljukov (1859-1943), ka qenë historian, i njohur për orientimin e tij sllavofil dhe figurë politike. Themelues dhe udhëheqës i Partisë kryesore Liberale Ruse, redaktor i gazetës “Reç” dhe udhëheqës i delegacionit të Kadetëve në Dumën e Katërt, në kohën kur Trocki i ka drejtuar këtë protestë.
• Këtë shkrim e përgatiti për botim: Ahmet Qeriqi, drejtor i Radios Kosova e Lirë.
LINK: ALBANIAPress.com - Golgota shqiptare në vitet 1912–1913
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt