Masakra ne Istog e bere nga OZN-a famekeqe ne vitin 1945
Mizoritë serbe te kesaj kohe arritën kulmin me masakrën në Kullë të Popit, në Istog, në janarin e vitit 1945. Likuidohen 170 burra, më të njohur, të anës së Istogut e të Klinës. Në mesin e tyre ishin edhe Uka, babai i Ibrahim Rugoves. Uka nuk kishte më shumë se 28 vjet. Të gjithëve u janë fshehur trupat e masakruar. Flitet se gjenden diku në “Llugat e Xhamisë”, në “Llogoret e Italianëve”, në Pusat në oborr të Kullës së Popit, apo të shkollës fillore, 28-32 m. thellë.
Më 10.12.1945 formohet OZN-a organizatë famëkeqe e gjakatare serbe. Komandant ishte Dushan Popoviqi, me seli në Kullë të Popit. Ndër të parët, ftohet Rrustem Sadria - Rrustë Rugova, për të rrëfyer rreth veprimtarisë së tij, si figurë shumë e rëndësishme, bashkë me vëllezërit e tij, Xhemën, Azemin dhe Ibishin. Rrusta u kishte pri luftërave për mbrojtjen e kufirit, duke u thelluar deri në Plavë e Guci. Rrëmbehet, në mënyrë më të mistershme, edhe Uka. S’ka asnjë informatë për mënyrën e ekzekutimit të tij. Kishte lënë fëmijën e parë, njëmuajsh, Ibrahim Rugovën. Me Ukën ishte ekzekutuar edhe Llesh Gjoni i Zllokuqanit. Rrustem Rugova, nëpërmjet një të shpëtuari, lene porositë që vajzat e fejuara të çohen, ashtu pa krushqi, te burrat, ngase s’dihet se çka mund t’i ndodhte familjes, nga çetnikët, ndoshta ajo që është më e ndishme te shqiptarët – cenimi i nderit familjar.
Krijoni Kontakt