E more shoku jem mos me i pas hi ne both Klintonit ti sot nuk ishe ne Kosove por ishe neper Turqi si imigrant, po normal qe Rugova nuk ja ka prish Klintonit dhe kjo eshte merita ma e madhe e tij si president historik se ka dite me kend me u lidhun, normal se qka ka thane Amerika ai ka thane AMIN se e vetjma shprese per neve ishte Amerika, po te ishte tradhtar ai do te lidhej me Rusi. Ti ne nje postim tjeter the se Adem Jashari me shoke e ka qliru Kosoven, per Adem Jasharin te gjithe e dine po qata shok nuk po ja njohe, nese ti e njeh ndonje te lutem trego me emer.
Rrofshin sa toka Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ndryshuar për herë të fundit nga Beni-usa : 22-01-2010 më 20:40
Une po te kallxoj se qka ka ba Rugova per Kosoven u lidh me shtetin ma te fort ne Bote USA. Ti a po me kallxon mu tash ky legjenda e jote DEMAQI qysh e kish qliru Kosoven nese nuk ja kish rras Amerikes hiq. Ky legjenda jote dha propozim per Konfederate Ballkanike, e Amerika tha jo jo ma mire Kosova e pavarur.
O vella nga Kumanova, te pershendes nga zemra, postim ma te mire ende nuk kam lexuar ne kete forum, jane shume pak ata shqipetar kudo qe jan qe nuk kane respekt per DR. Rugoven, dhe gezohem qe degjoj qe edhe ne Kumanove ka kaq shume respect.
Te uroj jete te gjate dhe suksese.
te pershendes vella
sa i perket ushtrise Sllovene dua te lajmroj kam informacione te sigurta se edhe une kam qene atehere ushtar ish yugoslavise dhe kam marre pjese ne luftrat slovene dhe kroate pastaj eshte e vertete se ka pasur ushtri slovenia edhe ata shume te forte une kam qene telegrafist sa filloi lufta ne sloveni te ne ne kasarnen tone jane vra 7 oficire dhe nje ushtare Shqiptare nga Shkupi edhe ate me 22 plumba Osmani,por ushtria slovene ose me shkurt se cfare informata ka pase ish ushtria yugoslave per slovenet (ne Kufi te Austrise ne gjendje gatishmerie ushtria Austriake,Gjermane, Slovenet kane blere prej Hungarie 30 Aeroplane Mig 21 te ri dhe 30 pilote Sloven jane gati per fluturime per te sulmuar ushtrine Yugoslave,a sa sen ka mrritur me marre informata atehere JNA kush e di une vete kam pare ne foto ushtrine Austriake ne Kufi se sa te pergatitur)
e po te i kishte pase Zoteria i ndjere Dr.Ibrahim Rugova ndryshe do te reagonte ne ate kohe .por cka me i be i shkreti popullates me duar nexhep.
te pershendes vella dhe cdo te mira ne jete me shprese nje dite te jemi Shqiperi Etnike
Rugova i përjetshëm
23.1.2010
Ndue Ukaj
Misionari nuk vdes. Ai, si orakull, predikon për misionin, bashkon grigjën rreth idesë së shenjtë të misionit dhe shkon në Përjetësi, duke lënë pas vete shpirtin, frymën e misionit, që enden si shkëndija udhërrëfyese për breza të tëra.
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, iku, në një janar të akullt, në një janar që i ngrinte lotët e shumtë që vërshonin rrugëve të Prishtinës dhe kudo kishte shqiptar.
Ai iku, mirëpo la pas shumë, mbase më shumë se çdo politikan, sepse ai më së paku ishte politikan.
Ai ishte një humanist i pashembullt, i prirë nga idetë me sublime të etikës dhe politikës, të cilat i sintetizoi drejt një ideali sublim, që kapërcente kufijtë e pavarësisë dhe rikthente shqiptarët në shtratin e tyre natyral perëndimor, pa ekoivoke e interpretime deshakëqija.
Rugova ishte një artist i mirëfilltë, i cili njohu eksperiencat më të sofistikuara të artit botëror e shqiptar. Rugova ishte një moralist i madh, sa për shumëçka tejkalonte edhe vetë predikatoret e ndryshëm religjioz.
Ai ishte një filozof, i cili fjalën e latonte aq mirë, sa brenda saj shtresoheheshin shumë domethënie, që bota për rreth tij vështirë i kuptonte. Rugova ishte një studiues i jashtëzakonshëm, i traditës dhe i modernes, i pakompromis me dukuritë degraduese në art e letërsi- një studiues që letërsisë sonë i mungon edhe sot. Dhe pra, Ai ishte një politikan karizmatik, që këtij domeni kaq shumë të urryer ndër shqiptar, i dha dimension tjetër, duke e përmbush me shpirtin e fisëm të thellësive filozofike e letrare, etike e nacionale. Kësisoj, u bë përjetësisht një Ikonë Kombëtare.
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugov iku, e mori një janar i akullt, një janar i trishtë, mirëpo shpirti i tij jeton e do të jetojë përjetësisht. Ndërkaq, ata lotët e ngrirë para katër vite, ende pikojnë nga sytë e mërzitur të shqiptarëve, që e deshtën dhe e duan aq shumë. Dhe sot, në janarin e akullt, të përvjetorit të katërt të ikjes së tij fizike nga kjo botë, shpirti i tij, mençuria dhe virtytet e tija, rrezatojnë triumfalisht mbi botën vobektë politike shqiptare, tamam si Ylli i përjetësisë Biblike, ai ylli i Davidit, të cilin e mishëroi në flamurin e tij shumë domethënës, si shenjë e shënjues të shtetësisë dhe ardhmërisë së Kosovës dhe shqiptarëve. E, të cilin flamur e përbuzën ca injorantë.
Ibrahim Rugova, emri i përveçëm i politikës dhe kulturës shqiptare, kishte tiparet e misionarëve të mëdhenj të njerëzimit, të atyre që lënë gjurmë e përjetësojnë kohët.
Puna dhe veprimtaria e Rugovës, i ngjason aq shumë profetit Biblik, Mojsiut. Sikur Ai, edhe Rugova e nxori popullin e tij nga kthetrat sllave, por nuk e përjetoi pavarësinë, atë tokë të premtuar, për të cilën bëri shumë, aq shumë sa do të duhen kohë për ta njohur thelbësisht. Kjo për faktin, sepse ai ishte i frymëzuar nga parime profetike.
Kishte diçka profetike në qenien e tij, në fjalët e tija, që tingëllonin si kambana alarmuese për një botë të tërë, që bënte heshtje karshi çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve. Fjalët e tija, si gurë të çmuar e xhevahire të shtrenjta, tingëllonin si njato kambanat e panjohura, që përhapin lajme të kobshme.
Dhe kështu, përçoi çdo kund ku duhej, mesazhin e fuqishëm, të pakundërshtueshëm, as nga fuqitë më të mëdha të tokës, se po shkelej mbi Dardaninë antike, po diskriminohej e vritej popull i Shën Florit dhe Laurit, i Gjergj Kastriotit dhe Pjetër Bogdanit, i Nënë Terezës dhe i shumë e shumë figurave që kishin lënë gjurmë në qytetërimin perëndimor, prej së cilit, shqiptarët ishin përjashtuar padrejtësisht.
Rugova kishte dy misione jetësore, të liroi popullin e tij nga kthetrat e Serbisë dhe ta rikthej atje ku duhej, në shtratin perëndimor, me gjitha tiparet autentike shqiptare, duke tund, njëherësh, gjitha shtresimet që i ishin mveshun padrejtësisht. Për këtë, ai krijoi, si askush, marrëdhënie me aleatët e të madhit Gjergj Kastriotit-filozofi kjo të cilën ai e ndjeku në çdo hap të jetës së tij.
Kosova, shqiptarët dhe bota e moderuar, para katër vite nuk e humbën vetëm një lider të thjeshtë. Sepse kjo ishte humbje e prijësit, misionar dhe ideatori i gjitha ndryshimeve të mëdha që ndodhën në Kosovë dhe më gjerë. Kjo ishte humbje e njeriut që ndikoi në ndryshimin e relacioneve politike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Filozofia e tij politike, ishte diçka magjike, sidomos për botën perëndimore, e cila dridhmohej nga magjia e filozofisë paqësore, që dilte nga një rajon i stërmbushur me urrejtje, luftëra, krime.
Me dhuntitë e pashembullta, ai doli kundrejt një politike vrasëse, që prodhonte vetëm shkatërrime dhe dhunë, duke ndërtuar një shtet paralel brenda një regjimi të çmendur. Dhe kështu, ngazëlleu zemrat e botës, e të sa e sa prijësve politikë, të kombeve të mëdha, që i dolën zot kombit të tij, ashtu sikurse deshi ai.
Është kjo magjia e fuqisë së paqes, e fuqisë së besimit, e fuqisë së drejtësisë, një magji e tipit Promethean, të cilën diti ta jetësoi një njeri si Ai. Po ashtu, kjo fuqi dëshmoi se sa të pafuqishme janë pengesat ndërkombëtare, kur ishte në pyetje domosdoja e mbrojtjes së Kosovës. Bota e tëra u rreshtua pas misionit të tij të përcaktuar jetësor.
Kalimi i tij i shpejt nga kjo jetë, për t’u bashkuar me të dashurit e tij, që aq shumë i mbante në gojë, si Gjergj Kastrioitin, Pjetër Bogdanin, Gjon Palin e Dytë, Nënë Terezën, ishte një shenjë e përjetësimit të profetit e heroit, që kryen punën dhe ikën.
Po a nuk është ky fat i gjithë heronjve të mëdhenj!?
Si prodhim i filozofisë, urtësisë dhe strategjisë së tij, Kosova sot është shtet i pavarur, ndërkaq sendërtimi i idealeve të tij, është bërë, por pa të. Mirëpo, është një dëshmi e fortë se puna dhe vepra e tij po përjetësohen, kudo ka shqiptar, Ai nderohet me pietetin më të lartë, jo vetëm si nderohen politikanët. Ai është përjetësuar në art e kulturë, duke u bërë, tamam hero i Kosovës së djeshme, i Kosovës së sotme dhe sidomos hero i Kosovës së dëshirave të nesërme.
Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do të mbetet ideator i një politikë moderne, jo vetëm shqiptare, por universale. Mjafton të riciklojmë në strategjinë e tij brilante, Kosova e Pavarur, Integrim në Strukturat Euroatlantike dhe Miqësi permanente me SHBA-të. Me urtësinë e tij, Ai në çdo takim me rëndësi, në çdo fjalim, fjalët i ruante si visare të çmueshme dhe përshëndeste miqtë e liderët botëror, që nga SHBA-të deri të Vatikani. Një vizion, që edhe nëpër shekuj duhet të ndiqet.
Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte, dhe nuk do të mbetet në kujtesën tonë kombëtare e botërore, vetëm si lider i përmasave të thjeshta politike, të tillë që bota ka shumë. Në panteonin e vlerave të mëdha, figura e tij mbetet, mbi të gjitha, me dimensionet e një mendimtar të madh, që politikë si dha dije, ide, filozofi e kulturë.
Ai e krijoi një model kulturor të jashtëzakonshëm, admirues për gjithë botën e përparuar. Së këndejmi, Ai do të mbahet mend si një iluminist që mishëroi dimensionet etike me ato politike, një personalitet me shpirt të gjerë dhe human, një dijetar i madhe i shkencave shoqërore dhe një kritikë letrar me dije enciklopedike, një shpirt rilindësi- dhunti këto të cilat diti mrekullisht t’i funksionalizoi, në të mirë të idesë së demokracisë, lirisë, pavarësisë dhe integrimeve.
Në një beteje të rëndë, me sfida të rrezikshme, Ibrahim Rugova niset me besimin e tij, si një forcë shtytëse, me dijen e tij, si një pasuri, që i dha mundësi të argumentoi një kauzë, me përcaktimin e tij të pa alternativë, si virtyt i pashoq që u admirua nga gjithë bota e civilizuar.
Janë këto virtyte dhe vlera kolosale që këtij njeriu i japin përmasa universale.
Në një rrugëtim të gjatë, Ibrahim Rugova u nis tamam si prijës, misionar e profetë. Me urtësinë sokratiane, me dashurinë për atdheun, të frymëzuar nga modeli e ati i tij shpirtëror, Pjetër Bogdani, së cilit ja kushtoj një pjesë të punës intelektuale; i frymëzuar nga vlerat e filozofisë jodhunore të njohura në Botë, Rugova u bë Ikona e Shqiptarëve dhe e botës së përparuar në këto dy dekada.
Duke qenë krenar se i përkiste atdheut të madhit Gjergj Kastriotit - Skënderbe, të së madhes Nënë Tereza, ai asimiloi dijen, guximin dhe besimin, me zërin e thellë të ndërgjegjes kombëtare dhe tundi pluhurin shekullor që kishte mbërthyer qenien shqiptare. Ai filloi t’iu rikthej dinjitetin shqiptarëve, të rilidh ato aleanca të vjetra, me aleatët e Gjergj Kastrioti- Skënderbeut. Këtë mision e realizoi dhe e bëri shkollë nacionale.
Presidenti Rugova ishte, është dhe të mbetet Hero, ashtu siç njihen në histori heronjtë e mëdhenj të cilëve njerëzimi ju beson. Si i tillë, ai është një hero, sepse politikës i dha shpirt artistik, angazhimeve kombëtare ju dha dimensione universale. Kështu që, personaliteti i tij do te jete i papërsëritshëm, sepse heronjtë janë Një, dhe vetëm si të këtillë kanë kuptim. Nuk do te kishte kuptim civilizimi ynë t’i ketë dy Dante Aligera, dy Xhorxh Uashingtona, dy Gjergj Kastriota, dy Pjeter Bogdana, dy Shekspira, dy Nene Tereza, dy Papa Gjon Pali II, dy Ibrahim Rugova. Këta në histori mbesin të vetëm, pa shëmbëlltyra. Si të këtillë, janë unikat dhe shpirtra që udhërrëfejnë grigjën.
Po mos intervenoj Amerika veq pse Rugova i hyri ne b...jo zotri Amerika intervenoj vetem ateher kur filloj luften UCK-ja se sa per Rugoven ti edhe sote serbin e kishe pas ne Kosove.
Me thuaj dicka pse nuk intervenoj NATO,para se me ja nis lufta ne Kosove?
Shoket e Adem Jasharit jan:Zahir Pajazit,Luan Hajradini,Fehmi Lladrovci,dhe gjith luftaret tjere qe kan luftuar per keto troje.
Valla qe e ke knaq krejt bre ,po ti asgje nuk tregove per Rugoven vetem the se eshte lidhur me Ameriken a ky po te duket nje argument qe ka kontribuar per Kosove?
Ky legjenda nuk thash qe nuk ja kish rras Amerikes,por pik se pari ja kish fillu luftes vete pastaj Amerika kish intervenue,qysh po mendon ti se te tjeret vdesin per ty ?jo zotri e ke gabim ti duhet te luftosh vete se Amerikani,Gjermani nuk vdesin per Shqiperin por ne duhet te jemi ata qe vdesim per Shqiperin,ata munde te na ndihmojn siq na kan ndihmuar por te vdesin per neve jo,ata vdesin per vend te vete.
Jo mua fare s'më bë përshtypje se çfarë kanë thënë Rugova dhe çfarë ka thënë Millosheviqi ngaqë asnjëri dhe as tjetri nuk thonin gjë që do ta armiqesonin miqasin e tyre të dëshmuar.
Por ti gjoja si " mburrje" kishe përmend se " Rugova i vetmi nga Rambujeja qenka kthyer në prishtinë me Aeroplan " duke mos e ditur që me këtë gjë ti po ja fut edhe më shumë Rugovës.
E para, në Rambuje Rugova ishte vetëm si Hije ngaqë s'kishte kurrfarë Roli ngaqë tërë bisedimet u zhvilluan me tjetër kendë të cilin në Rambuje edhe vet Rugova e kishte pranuar që të jetë udhëheqësi i tij.
Mirepo, ti ja fut rrast Rugovës kur thua që ay u kthye nga Rambujeja në Kosovë teksa të tjerët u ndalën në Tiranë.
Me këtë Ti na deshmon që Rugova s'ka pas pse të frigohet nga serbët dhe se ai sa u përket serbëve e ka ndjerë veten shumë të sigurtë. E dyta ky ishte njeri i paqes me serbët dhe pasi që ishte kundër Luftës serish serbët s'kishin arsye që të merreshin me të.
Tashti merreni me mendë sikur hashim Thaqi të ishte kthyer në kosovë, me të njejta mjete dhe me të njejtën menyrë sikur Rugova se çfarë kishin me i bërë serbët?
Rugovës as fija më e vogël e flokut si mungonte gjersa të njejtit serbë vrisnin fëmijët dhe pleçtë e Kosovës!
Kështu që me atë i vetmi u kthye nga rambujeja në Kosovë mos e përmendni më sepse me këtë po ja futni Rugoves gogja rrast shumë rrast!
Ai s'kishte frikë as në Beograd të shkonte e lërë më në Kosovë por shtrohet pyetja: Përse ai s'kishte frikë të kthehej në Kosovë ku serbët vrisnin shqiptarët sikurse s'kishte frikë të shkonte në beograd ndërsa TIRANEN e kishte frikë dhe kishte më shumë se tre vite që s'kishte shkuar më!
Pse ai nuk frikohej mnga serbët e armatosur gjerë në dhëmbë në Kosovë dhe të njetën kohë kishte frikë nga Shgqiperia dhe shqiptarët?
Pse serbët ishin të interesuar që ta ruanin Rugoven me çdo kusht edhe me çmimin e jetës?
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!
Krijoni Kontakt