Close
Faqja 15 prej 23 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 230
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Si për fëllanzë, si për ujk

    Shkon nji far Hajrizi me çue pare s’pari te miku. Asht adet qi, kur shkohet, duhet mi qu nja tri a katër okë sheqer, kafe e duhan. Tu i zoti i shpisë kishin ardhë shumë kojshi e ishin ba koxha kallabllak. Tuj nejt mas darke e tu pjekë kafe mas kafe, soset sheqeri. Nja prej atyne kojshive i thotë Hajrizit qi kish que paret:
    - Mik, çou me shku n’han t’Lutanit e me marr harç se u sos sheqeri.
    - Qysh u sos kaq shpejt ? - tha Hajrizi. – Boll kam pas marrë e ma ka pas marrë menja qi mirë jam shtërngue për mik s’pari.
    At’herë ja priti tjetri:
    - He more mik, kur t’dalsh me gjahtua, duhet me mushë pushkën si për fëllanzë si për uk.
    - Valla, jo si për fëllanzë, po e kam pas mushë si për thi, po tybe nuk e nali, - tha Hajrizi e u çue me shkue n’han.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Sa lloj meshkujsh hynë ndër burra ?

    Ishin kan tubue do burra n’ni odë e po bajn llaf. Po vet njani:
    - Sa duer gjin hien nër burra ?
    Asnjani s’diti me ja qillue. Dikur foli ni plak:
    - Tri duer gjin hien nër burra: ni dorë janë ata qi i kanë met t’lene, qi janë t’meçëm; ni tjetër dorë janë ata qi nien e i majnë men fjalët, qi blejn men; edhe ni dorë janë budallët qi s’flasin hiç.
    - Qysh me hi budalla me gjin t’meçëm me nejë ? – e pveten.
    - Se budalla nuk flet, e ata burra qi janë aty s’mujnë me ditë a dinë a s’dinë se, ai me folë, e përzen veten.

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Plaku dhe pleqeria.

    E pyeten nje plak: Sa her vdes njeriu.

    -Njeriu vdes 3 here.Heren e pare kur femite dhe gruaja ja marin zotshpillekun,hern e dyte kur ja mbyllin me cels te gjitha e nuk ka me prit mysafirin kur i vijne ne konak, dhe heren e tret kur nuk e ndron as shpia e as komshia.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Dert mbi dert

    Gjithmonë a thanë fjala “dert” ose “m’ka rrokë dert i madh” ose “filani ka dert”. Ni here ne ni nej t’burrave e kishin pas vetë Adem Bajraktarin:
    - Shka asht “dert” e shka asht “dert mbi dert” ?
    Plaku e kish pas lanë kshtu:
    - Dertet e njerit janë shum farësh, po e kam fjalën tu belaja. Me tu thye puna me ni ma t’largët e me ra n’bela, ksaj i thonë dert e duhet me ja gjetë deren e mu marue. Po me ra n’bela me tanin, kësaj i thonë dert mbi dert se, edhe mu ba marim shihet ditë për ditë e rrnesa nuk shkon mirë, se nuk harrohet kurr belaja e dikurshme, e ka tutë t’madhe qe apet përtrihet.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Kush asht ma trim

    E veti nji djal i ri ni plak e po i thotë:
    - O baba Osë!”
    - Hoja!
    - A m’tutesh?
    - Boll valla.
    - A e di qe t’vras ?
    - E di.
    - Edhe t’djegu ?
    - E di.
    - A ma trim je ti a une ?
    - Jo, ma trim jam une se ti.
    - Qysh ti ma trim edhe po m’tutesh!
    - Jam ma trim qi t’i baj fjelët ty e nuk t’bie pishtole me t’i qitë trutë n’tokë se, kur po t’vras ty, unë po fikna e kur po fikna, edhe po koritna. At’here as trimnija s’me duhet gja. Qata po t’duroj.

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Frigacaku mburrës

    Ish kanë ni burr tuts e kish pas jetue sall me t’shoqen. Kish pasë shumë frigë, kurr nuk guxoje me dal natën n’oborr vetun për nevojë. Po e marrke gruen me vedi.
    Ni natë ish kanë shumë terr; bike shi e fryke era sa qaq bahet. Tuj shku ky burri me gjithë t’shoqen n’fun t’oborrit, po i thot grues:
    - Sa natë e shtirë kanka. Bre shka asht mirë me shkue e me ja thye shpinë njanit e me vjedhë. As nuk t’ngon kush e as fërkem nuk len.
    - Shuku aty, more! – ja priti e shoqja. – Ti s’po je i zoti me dalë vetm n’oborr për nevojë e jo me shku me ja thye shpin najkuj.

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ku ka birë, ka ujk

    E kishin pa tutë njanin, erdh n’shpi, i thirri djemt e po u thotë:
    - Unë po vdes, veç, ru se bini kah bira e ukut se qyre, unë rash anej, e pej tutës po des.
    - Ani, babë, ku a bira e ukut?
    - Ku ka birë, ka uk.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Po i tutna qati qi ska folë hala

    N’ditë t’mretit njani e kish pas ba ni faj t’madh. U mlodhen njerëzit e hyqymetit me ja da denimin. Njani thojke:
    - Ti ki ba faj t’madhe duhet me ta nxjerrë ni sy. Tjetri tha me ja shkurtu njanin krah. Tjetri thojke me ja pre ni vesh. Njani nuk bajke za hiq e veç u kujtoje. Dikur e veten fajtorin:
    - Kujna po i tutesh ma fort. a këti qi po thotë me ta nxirrë ni sy, a këti qe po don me ta shkurt uni krah, a kti qe po don me ta pre njanin vesh?
    - Valla – tha fajtori – për kta po di çka dojnë me m’ba , po ma shumë po i tutna qati qe s’ka folë hala se s’po e di çfarë denimi po don me m’dhanë.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Mos u tutë se nuk jemi te tanë

    Niset çaushi me dy zapti t’vet udhës. Kah shkon, teshet me ni katunar me kerr. Hypë me gjithë zapti n’kerr pa e tvetë hiç. Katunari po i mberthen kualt. Çaushi i thotë:
    - Kadal se po na rrxon.
    - Jo, jo çaush, mos u tutë se s’jeni t’tanë.

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Sa për vaj i kam njerëzit e shtëpisë

    Ish kanë njani n’gjak. E luet njanin me çue me ndore. Edhe ai e muer e p’e çon. Tuj ecë, ky qi ish n’gjak, p’e dvetë at tjetrin:
    - Allahile me m’dalë e me m’vra hasmi, çka ban ti ?
    - Allahile unë kaj sa t’jem gjallë.
    - Për me kajtë, bre shoq, unë i kam katërdhetë rob te shpija qe m’kajnë. Kthehu e shko te shpija se s’m’duhesh gja.
    Edhe e le e u nisë vetun.

Faqja 15 prej 23 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •