Close
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 230
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Mesele nga Pleqtë tanë

    Nje dite me ra te takohem me nje plak, aman per qdo qeshtje ma tregonte nga nje mesele(anegdota) te mrekullueshme, e cila aq bukur tregohej nga ky plak sa qe dukej se eshte ndonje skenar hollywodi, per shkak se kaq bukur tregohej

    Dhe duke e ditur qe kemi nje pasuri aq te madhe te kesaj natyre ne popullin tone, dhe poashtu i bindur se do kete shume anetar qe do te tregojn ndonje mesele qe kan ndegjuar nga me te vjeterit tanë, keshtu qe po hapi kete teme qe ti japim rast njeri-tjetrit te njoftohemi me keto storje te bukura te tradites sone shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 30-11-2009 më 11:32
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ZJARMI I ZHABARIT


    Ish kane shku njani musafir n'Zhabar t'Eper.Aty ku bjen n'konak , i gjane edhe do musafir tjere.Ish kane dimen e f'toft i madh.Zhabari s'kan dru shum e e kane zakon mos me e kalle shum kaftorin.Ky musafiri qi shkoi vetun , kish pas nirthe.Me i than t'zotit shpis:"Kalle kaftorin ma shum!,s'kish pas mujte se i kish pas ardhe marre".Po dikur s'ju durue e foli: --Valla , more burra , me e dijte qi asht edhe zjarmi i xhehnemit si zjarmi i Zhabarit , tybe gja s'kisha lane pa ba.

    PS: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes së kuptimit dhe porosis që i gjejmë te anegdotat apo te njohura në popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA do ti tregojmë mu në atë mënyrë se si janë interpretuar nga vetë ata që i kanë treguar ose që janë ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri ne ditët e sotme.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Interesante tema!Vec nji sugjerim te vogel , nuk me pelqen ti quajme pleq,do te ishte me mire te moshuar. Meqenese une i dua shume te moshuarit, dhe kaloj nje pjese te konsiderueshme kohe me ta ,i jap te drejte fisnikut ,qe historite e tyre jane me interesante dhe me domethense se skenaret e hollivudit.Duke ndenjur me te moshuarit dhe duke ju kushtuar vemendje tregimeve te tyre mund te mesojme shume ,dhe pse jo te argetohemi.
    Ja nje histori qe me kan treguar mua...

    Nje djal i dashuruar, i betohej te dashures se e donte me teper se c'do gje ne bote,,,
    mirpo ajo nuk i besonte...
    Ai i thote jam gati te bej gjithcka per te te bindur ty, kerko c'te duash.
    Mire i thote e dashura , do te besoj , vec po me solle zemren e nenes...
    Shkon djali (i verbuar nga dashuria) vret nenen , i merr zemren , dhe niset vrap per tek e dashura...
    Duke vrapuuar ,nga nxitimi tepert pengohet,dhe rrezohet per toke...
    I flet zemra nenes ,,, mos u vrave bir???

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE

    Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket me ja ba per hajr , i thone:
    --Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin!
    --Hajer paqi!
    I thone:
    --A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton djalin?
    --Po , qysh jo.
    --Kur?
    --Kur jam martue vete


    PS: klara, emri plak nuk eshte emertim nenqmues, perkundrazi ka epitet pozitive, keshtu qe askë se rendon nese i thua plak, vetem ndonje plakufobi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 30-11-2009 më 11:33
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Bukë e langë po ne sofren teme

    Sylejman Lashi i Kaliqanit, shpi e madhe, n´za për kullë, toka e dhenë, një ditë e thirri Micë Binakun argat me punue! Mici ish kanë i mencem po ma fukareja i Kaliqanit!Sylejmani i kishte porositë graninë që për drekë të gatuejnë cka asht hae ma e mirë për Micin dhe ato ashtu banë: prunë mazë të zieme, pite, pulë...!

    Kallxo drejtë o Micë, a ke hanger nojherë drekë ma të mirë se sot, ia priti Sylejmani Micit, atëherë kur maruen se hangri!

    Mici u kujtue dhe ia ktheu!
    Po, mramë, në darkë!
    Po cpate për darkë!
    Bukë e lagë po ne sofren teme!

    autor: DardaniG

    Ali Meta i Junikit

    Ali Meta i Junikit ish kone mashkull i mire. Ish kone nji mledhje ne katund.N'ate mledhjenji nipash i veti, i thojshin Muse Haliti i Carrabregit.Kish pase thane;
    _Daja Ali!
    _Hoj!
    _Shka asht puna jote keshtu qe mashkulli i mire po, i zoti po, e ty kurrfare zani nuk te doli e s'qite kurrgja n'drite?
    _Le Muse,mos t'hime atje.
    _Jo,kame qef me dite dishka.Shka asht puna jote kshtu?
    _Muse,me t'hanger qeni i huej, me nji pasul e shnosh varen,po me t'hanger qeni yt,kurrfare ilaci nuk t'shnosh.E mue m'kane hanger qent e mij
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 30-11-2009 më 12:44
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    E pyetën Mujë Loshin a je kanë najher në Gjermani. ai u përgjigj.
    -Po more jam kanë në dy Gjermanitë. Në Gjermaninë Lindore e takova Marksin,
    kurse në Gjermaninë Perëndimore e pashë Kapitalin-ta Muja.

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sadik Çaka

    Pjesa parë
    Shkon Sadik Çaka në një të pame, kur hyn mbrenda qka me pa plot oda burra (100 burra).
    Si hyn mbrenda Sadik Çaka, futet arave, ju drejtohet të pranishmive me këto fjalë: “të gjithë këtyre burrave në këtë odë kështu e ko jau bëfsha perveç njënit”.
    Asnjëni nga të pranishmit nuk reagon!
    Kur u krye e pamja burrat duke u shpernda në grupe të vogla, po e pyesin njëni tjetrin, e pse nuk fole more burr po a ndëgjove se të shau Sadik Çaka, secili përgjigjej JO MUA NUK ME KA SHA, ai tha perveç njenit e ai njeni mund të jem unë, dhe kështu të gjith ata 100 burra u ndan shkuan në shtepi të veta duke thën jo nuk më shau mua pasi që tha perveç njenit!

    Pjesa e dytë
    Prap e nxën puna Sadik Çaken me dal në të pame, njejtë si në rastin e parë por në tjeter katund.
    I kujtohet Sadik Çakës herën e parë nuk ja ktheu kush të shamen e ketë herë vendos mos më sha, mirëpo e ngacmon dreqi e nuk përmbahet dot pa shkretu diç, por ketë herë e zbut pak.
    Si i vjen rendi me fol thot: “njenit qëtu në ketë odë kështu e ko ja bëfsha”, ata 100 vet, e secili vjen tuj u zie në veti edhe tuj mendue valla mue ma drejtoi atë të shame, njëni mendonte po unë ja kam pas da vaden para dy vitesh e për mua e pat, tjetri mendonte po po plaku jem i ka pas prish kollomoqin me gjo, tjetri mendonte po po unë nuk i kam shku me kosit në ver e per ata ma lëshoi mua, e kështu secili e gjen një arsye të dyshoj se e shamja ju drejtue atij dhe secili prej atyre 100 burrave e gjet veten të shar.

    Qellimi im nuk ishte të ofendoj dikend këtu por mos te behemi si Sadik Çaka dhe as publik i grupit te dytë.

    -----------

    Ja edhe nje me video

    http://www.youtube.com/watch?v=9Kco7...ayer_embedded#
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 30-11-2009 më 13:26
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Exclamation Sqarim

    Citim Postuar më parë nga klara2009 Lexo Postimin
    Interesante tema!Vec nji sugjerim te vogel , nuk me pelqen ti quajme pleq,do te ishte me mire te moshuar. Meqenese une i dua shume te moshuarit, dhe kaloj nje pjese te konsiderueshme kohe me ta ,i jap te drejte fisnikut ,qe historite e tyre jane me interesante dhe me domethense se skenaret e hollivudit.Duke ndenjur me te moshuarit dhe duke ju kushtuar vemendje tregimeve te tyre mund te mesojme shume ,dhe pse jo te argetohemi.
    Ja nje histori qe me kan treguar mua...

    Nje djal i dashuruar, i betohej te dashures se e donte me teper se c'do gje ne bote,,,
    mirpo ajo nuk i besonte...
    Ai i thote jam gati te bej gjithcka per te te bindur ty, kerko c'te duash.
    Mire i thote e dashura , do te besoj , vec po me solle zemren e nenes...
    Shkon djali (i verbuar nga dashuria) vret nenen , i merr zemren , dhe niset vrap per tek e dashura...
    Duke vrapuuar ,nga nxitimi tepert pengohet,dhe rrezohet per toke...
    I flet zemra nenes ,,, mos u vrave bir???

    Klara, kete perralle ta ka treguar gjyshi, vertete, po eshte nje tregim i bukur i shkruar nga Maksim Gorki, shkrimtar i degjuar rus, perfaqesues i Letersise se Realizmit Socialist me romanin "NENA", perkthyer ne shqip. Edhe tregimi i mesiperm eshte perkthyer ne shqip, ne mos u gabofsha nga SOTIR CACI. falmeshendet

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    BACI, E SHOQJA APO UNË JAM MA TRIM?

    Ishin kanë dy vllazën. Njani ish i martuem. Shpesh herë u rrokshin vllaznit nërmje veti e u rrehshin. Baci e rrehke vllaun e vogël qi nuk ish i martuem, e sakatojke e ky cik nuk guxojke me ba. Mirpo kur u idhnojke ky vllau i vogël, e rrehke nusen e bacit. E shoqja e bacit e rrehke burrin e vet e edhe baci cik s’guxojke me ba. Ditë pej ditsh u çue vllau i vogël e shkoi tu ni plak, tu Brahim Uka i Dobërdolit. Po i kallxon:

    - Jena tre vetë - baci m’rreh mue, e une cik s’goxoj me ba. Une e rrehi t’shoqen e bacit e ajo cik s’guxon me ba. Kush àsht ma trim n’shpinë tonë?
    - He, bre djalë i mirë, - ja kthei Brahim Uka - ti kanke ma trim se ti p’e bàjke bacin e s’po i kthejke dorë si ma i vjetër qi âsht. Edhe po mujke m’e rrehë t’shoqen e bacit e ajo p’e rrehka bacin e ai cik s’po guxojka me ba. Pej juve treve ti po del ma trimi.

    (Arllat, Drenicë)


    NDËRMJET TË LAGTIT E TË THATIT

    Ish kanë ni demel. Kijet i kish pasë, sênet për punë po, pllugun po, edhe ish kanë metë pa mjellë. E vesin miqt:
    - Pse s’molle sivjet?
    - Vallahi, ni herë ke lagt e dikur u tha.
    - Ani, ku ke ti nërmje’ t’lagtit e t’thatit?
    Puntori, mos m’e ruejtë kohën nërmje’ t’lagtit e t’thatit me mjellë, ai s’un mjellë kurr.
    (Padalishtë, Drenicë)


    S’TA LEN AS MRÊNË E LE MÂ N'HAMAR

    Njani, tuj shkue udhës, e sheh njanin tuj livrue. Lavërtari e lâke laknor, bâjke trapa. Udhtari po i thot:
    - Puna e marë!
    - Marë paç!
    - Keq paske punue.
    Lavërtari i tha:
    - N’hamar t’zotit!
    Vallahi - i tha udhtari - s’ta le as mrênë e le mâ n’hamar.
    (Likoshan, Drenicë.)


    ASNI PUNË NUK T'THRRET...

    Ni t’dërvarsi i shkon ni musafir. E priti mirë e i bâni fort muhabet i zoti shpisë. T’nestrit musafiri po ly izën me u çue e me shkue n’shpi.
    I dërvarsi po i thotë:
    - Rrimë, bre mik, se ty tash nuk t’thrret kurrfarë pune! Shyqyr, djem e nipa t’u kanë bâ boll!
    -E, bre mik - po i thotë musafiri - asni punë nuk e hap gojën e me britë: ,,O hajde punom!’’, po vetë duhet m’e marrë me mên se puna thrret.
    (Sallq, Artakoll)


    UNË S'E KAM MJELLË ARËN HALA

    Ni i zllakuçanas i ngjet kijet me livrue ditën e dielle. Prifti kapërcen atypari edhe, n’vên se me i thanë ,,Puna e mar!’’, po i thotë:
    - A s’po t’vjen marre si i ki ngjitë kijet t’diellen? A e di ti qi zoti, kur e ka jaratisë dynjanë për gjashtë ditë, t’shtatën ditë, t’diellen, ka pushue!?
    - Paj, zoti e ka krye punën edhe ka mujtë me pushue, a unë, si p’i sheh ti, lum urata, s’e kam mjellë arën hala. - i tha i zllakuçanasi.
    (Padalishtë, Drenicë.)

    Kallamoqi s'ka sabër

    Ni hoxhë, me nifarë tubimi, kish pas thanë se veç me sabër u bâhet ballë të tana punëve. Njani po i thotë:
    - Veç ni punë, hoxhë efêni, nuk ka sabër.
    - Cilla?
    - Kallamoqi, kur t’bâhet m’u prashitë, s’ka sabër.
    (Ibërticë, Gollak)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 30-11-2009 më 13:50
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    O Babë a i kollitet kesaj rrene?

    E ndegjova kete mesele para ca ditesh

    Ne nje ode te nje fshati, mbildheshin burrat dhe kishte qen nje djal i asaj shpie, qe e kishte marr si shprehi, qe sa here rrente dikush, ky te i thonte: Po rrenë dhe ate me ze te lartë, dhe tash prinderit dhe te shpis po i thojn, more na morre ftyren, qysh po i thu musafireve ashtu nersy, po rren, a e di se eshte shprehi e keqe dhe i ngushton musafiret. Por tash e tutje, nese rren dikush, ti ski nevoj mi than qe po rren, mirpo mjafton qe sa here te rren dikush, ti te kollitesh si shenje qe po rren qe ne mandej ta dijm se po rren mysafiri.

    Dhe pas disa diteve po vjen nje mysafir ne ode, dhe po fillon fjalen dhe po livdohet shume e shum dhe po thotë qe i kam mbjell disa qulaha dhe kunguj, dhe i kam punu mire, sa qe aq lozë te medha i ka bo, une me makine po eci neper lozet e saja.

    Ky djali i ri, pi drejtohet babes tij, me keto fjal: O Babë, allahile a i kollitet qesaj rrene, leje bre mos ja kaj nonen??

    - Baba: pernime nuk i kollitet kesaj rrene
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 01-12-2009 më 07:16
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •