| 18.01.2010 | 16:00 UTC
Bechtel dhe Enka do të ndërtojnë autostradën Kosovë - Serbi
Kompania amerikano-turke, Bechtel dhe Enka, është kompania që do të ndërtojë autostradën që përshkon gjithë territorin e Kosovës nga kufiri me Serbinë, në Merdare deri në atë më Shqipërinë, në Morinë. Lajmin e bëri të ditur në një mbledhje të qeverisë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kompania amerikano-turke e cila në rrethin e ngushtë ishte në garë edhe me shtatë kompani tjera, kishte ofertën më të ulët prej 600 milion eurosh ndërtimin e autostradës së Kosovës. "Kosova ka përfitime sepse lidhet me korridoret evropiane, krijohet një infrastrukturë moderne e standardeve më të larta ndërkombëtare, përshpejtohet zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe do të krijohen mijëra vende pune”, tha kryeministri Hashim Thaçi. Autostrada e Kosovës Morinë-Prishtinë-Merdare, ka një gjatësi prej 117 kilometrash. Sipas të dhënave nga Ministria e Telekomunikacionit, traseja e autostradës do të kalojë nëpër tetë komuna të Kosovës dhe do të mbulohen me asfalt 1.062 hektarë tokë.
dw
Krijoni Kontakt