Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Te jesh patriot do te thote te vesh interesat e atdheut perpara atyre personale.Ne Shqiperi sot per sot nuk ka atdhetare (ose patriot ashtu sic quhet ne ferngjisht)

  2. #32
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Me vjen keq , por trima shum pak ka nder shqiptaret, kur sjan kon te bashkuar, kur sekan ba ni luft te perbashket,,

    flitet qe lufta e UCK asht kan ni nder luftrat ma te bashkuara nder shqiptare, dhe ma e forta,

    po per keq ardhje vetem 1% e popullit kan dal ne luft, si te doni llogariteni me shum sju del.

    nuk bajn pjes ndihmat e shqiptarve te Shqipris dh trojeve tjera ne ket perqindje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga pejani34 Lexo Postimin
    Me vjen keq , por trima shum pak ka nder shqiptaret, kur sjan kon te bashkuar, kur sekan ba ni luft te perbashket,,

    flitet qe lufta e UCK asht kan ni nder luftrat ma te bashkuara nder shqiptare, dhe ma e forta,

    po per keq ardhje vetem 1% e popullit kan dal ne luft, si te doni llogariteni me shum sju del.

    nuk bajn pjes ndihmat e shqiptarve te Shqipris dh trojeve tjera ne ket perqindje.
    Po ti moj goca pejane prej nga e nxore ate statistik 1% qe kan qen ne luft
    Kurse une mendoj qe per her te par shqiptaret ishin ne luft 100%,por mvaret se qfar kupton ti me luft,sepse nuk eshte luft vetem me pushk oj goca pejane e lum peja qe te ka.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    40
    mor qar patriotash e ke seriozisht apo tallesh, po kshirva nihher emrat shqiptarve e sheh,disa ,latin,disa grek,e tjeret arab, ka ne i thojn futja ne trosk ma mir nuk clirohet! tung

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Patriot dhe kombetar tek shqiptaret sot quhen ata njerez qe ne kontot e tyre i kan me miliona euro,kane xhipa te zi,dhe njerezit per te cilet ne shqiptaret jemi te prirur qe te krijojme mite per keta njerez.Per disa shqipfoles historia e Kosoves ka filluar me 1999,e jo me pare.
    Ne vendet e civilizuara d.m.th.aty ku ka ligj nje kryetar bashkie ose komune e ka nje page normale,sepse duhet te marr ate page,ka nje veture,dhe nje shtepi ose banese qe e trashegon ose e ka te fituar me nder,kurse tek ne eshte kryetari i komunes i zgjedhur qe 2 vite edhe permenden miliona euro pasuri qofshin ato te patundshme ose para te gatshme.Keta jane patriotet tane qe nuk guxon kush te iu kundervihet,sepse udhetojne me `xhipa te zi`.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kur ka qene presidenti Rugova gjalle opozitaret dhe qeverite ner hije e akuzonin edhe per shpenzime karburantesh te makinave qeveritare.Sot nuk mund ta shohesh asnje veture para qeverise diteve te uikendit,e dini pse,sepse qeveritaret kan ndonje pune private,ose kan me shku me naj t`pame ose kane mi qu grate ne opqine.Shikojeni uikendeve a shihni ndonje automjet te qeverise qe eshte blere nga parate e popullit,nga taksapaguesit e tij te parkuar para qeverise.Jo asnje smund te shihet,deri edhe ne pushime veres kane shkuar me vetura qeveritare.E kush ankohet,askush,na ishte dikur nje Albin Kurti mirepo edhe ai qe nja 2 vite i ka paluar veshet,vetem ai e din pse perveq disa deklaratave mediale nuk ka me protesta per asgje.Ndoshta para dy viteve kishte protesta sepse atehere ishte dikush tjeter ne qeveri.E populli hesht,sepse jemi te `urte`,edhe te vetekenaqur se e kemi shpalle shtetin tone.Ne ndonje vend evropian qe kane demokraci qindravjeqare mund te shohim edhe ministra te atij vendit qe ne pune shkojne edhe me biqiklete.Kete e din me mire edhe bashatdhetaret e mij sidomos ne Skandinavi.Ndersa te ne,ndodh e kunderta,shteti me i varfer ne Evrope,e nder me te varferit ne bote.me nje papunesi mbi 70% pushtetaret tone udhetojne edhe per qeshtjet private te tyre me automjete zyrtare.Keta jane kombtaret dhe patriotet tone.Patriotet e `xhipave`.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Artur Nura

    Personalisht besoj se para së gjithash duhet sqaruar se cfarë do të thotë realisht patriotizëm! Kjo fjalë me një koncept krejt të qartë në vetëvete përdoret me një inflacion të panevojshëm midis nesh dhe nga ne dhe kudo duke përcjell edhe konfuzion. Padyshim që një gjë e tillë tregon se edhe karshi këtij fenomeni nuk jemi racional!

    Shteti ynë ka më shumë nevojë se të tjerët për Atdhetarë të cilët nuk janë emocionalë dhe partiakë, por racional dhe të vullnetshëm për të ndihmuar funksionimin më të mirë të institucioneveve shtetërore të cilat janë ndërtuar në favor të të gjithë shtetasve!

    Kështu do të mund të fillonim të kuptonim të gjithë se Atdheu nuk duhet konceptuar në mënyrë abstrakte, por ka aryet e veta racionale të cilat të bëjnë ta duash, respektosh dhe ndihmosh atë për aq sa mundesh…

    Atdhedashuria Shqiptare ne Ballkan

    Besoj se dimensionet e atdhetarisë midis Shqiptarëve në Ballkan janë të ndryshme. Ato të Shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, janë krejt të ndryshme nga ato Shqiperi.
    Dimensionet e Atdhetarisë të Shqiptarëve në Greqi (të vjetërve si Arvanitasit dhe Camët Ortodoksë dhe të rinjve emigrantë) janë akoma më të ndryshme nga të dyja grupet e sipër përmëndura dhe kjo ka padyshim arsyet e veta historike dhe politike.

    Në Shqipëri gjatë viteve të gjata të diktaturës Atdhedashuria limitizohej vetëm në dimensionet një partiake dhe shumica e shoqërisë ishte nën sundimin e asaj pakice partiake e cila drejtonte shtetin dhe shoqërinë në mënyrë të dhunshme.

    Në atë kohë udhëheqësi dhe partia ishte Atdheu dhe prona, ishte shtëpia dhe trashigimia, ishte kultura dhe, të gjithë ishim të shtetëzuar deri në dimensionet shpirtërore duke humbur thellë vetëvetes konceptet e mirëfillta mbi Atdheun dhe pronën.

    Në atë kohë askush nuk mendonte se Atdheu duhet konsideruar si një Shtëpi e madhe dhe pronë e të gjithëve. Askush nuk kishte shtëpi nën pronësi dhe shteti komunist ishte pronar i gjithshkaje deri martesave të cilat nuk mund të zgjidheshin pa lejen e Sekretarit të Partisë!

    Padyshim që kjo ekspereincë e gjatë dhe e dhunshme do të kishte rezultatet e saja negative karshi dimensionit njerëzor të Atdhedashurisë të shtetasve të cilët realizuan jo rastësisht në vitet 1990 eksodin më të paimagjinueshëm duke kërkuar të mohojnë edhe prejardhjen Shqiptare.

    Atdhedashuria e Shqiptarëve jashtë Shqipërisë

    Sic dihet organizimi politik shtetëror në ish Jugoslavi, pavarësisht liberalizimit më të madh të saj, ka qënë i ngjashëm me atë të Shqipërisë Komuniste. Por, duke qënë se instrumentat e dhunshëm të administratave përkatëse kanë qënë dominuar nga etnitë e tjera jo Shqiptare, Shqiptarët si në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi ka mundur të ndajnë dimensionin partiak nga ai Atdhetar.

    Për më tepër liberalizimi Jugoslav nuk u mori atyre të drejtat e pronësisë dhe të shtëpive, sic në fakt ndodhi në Shqipëri. Jo rastësisht në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi harta e pronësive është e zgjidhur në pjesën më të madhe të tij, ndërsa në Shqipëri…

    Kjo ka bërë ata të jenë më Atdhetarë dhe shumë më të ndjeshëm ndaj cështjes Kombëtare e cila mirëfilli lidhet me konceptet e pronës, shtëpisë dhe ligjeve të cilat rregullojnë mardhëniet midis tyre dhe tyre me pronën dhe Atdheun.

    Mesa duket të njëjtat arsye dhe koncepte racionale kanë bërë që Shqiptarët e Greqisë të jenë më pak të ndjeshëm ndaj Atdhedashurisë e cila në rastin e tyre ka qënë nën sundimin e një shteti tjetër.

    Kjo ka padyshim shkaqet e saja konkrete të cilat lidhen me faktin se Greqia ka qënë gjithomnë me fat në historinë gjeopolitike të Ballkanit. Fakti që ajo u bë pjesë e Perëndimit pas luftës së Dytë Botërore me vullnetin e padiskutueshëm dhe të vendosur Britanik e cila e ka patur nën kujdesin e vet domethënës që më herët, ka bërë që Shqiptarët atje të gëzojnë të drejtat e pronësisë si gjithë Grekët e tjërë, por kurrë si pakica kombëtare!

    Këtu sigurisht përjashtohet rasti I Camëve dhe Shqiptarëve të tjerë të cilët fati i keq i solli të jetojnë në Shqipëri dhe cështja e tyre është akoma e pazgjidhur, por pjesa tjetër është krejtësisht e paorganizuar dhe kjo duhet të ketë arsyet e veta të cilat lidhen edhe me faktin se gëzojnë të drejta të padisktueshme.

    Emigrantët Shqiptarë

    .

    Besoj se kjo pjesë e kombit tonë ka të njëjtën hartë konceptimi sipas orgijinës së tyre, por për të mos lodhur durimin e lexuesit më duhet të kujtoj aktorin e famshëm Shqiptar James Belushi i cili përcaktimit për të si Shqiptar nga Ardit Gjebrea, ju përgjigj: Unë jam Amerikan!. Babai im ka qënë Shqiptar.

    Atdhedashuria për të ishte Amerika që I ka ofruar karierë, shtëpi, prona, të ardhura dhe stabilitet! Nga kjo duhet të mësojmë të gjithë ne për të qënë atdhetarë të dobishëm këtu që nesër këtë deklaratë të mos e bëjnë edhe të tjerë…

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    me fjale ne shqipetaret jemi me patriota se kushdo shtet tjeter ndersa me vepra ikim dhe jetojme sa me larg vendit

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nen hijen e patriotizmit dhe atdhedashurise dhe luftes se shenjte te UCK-se:



    Llogariteni vetem rrugen deri ne aeroport, 8 kilometra deri ku ka mberritur eshte shtruar me nje kualitet shume te dobet ka kushtuar deri tash 33 milione Euro, kurse qeveria kerkon edhe 13 milione te tjera,dmth 8 kilometra asfalt ne nje hapsire te rrafshet kushtojne 46 milione Euro. Nje tenderi prej 50 milione Eurosh per lidhjen e shkollave me internet dhe pajisjen me kompjuter tentohet t'i vidhen 20 milione, ose 40% te vleres totale. Llogariteni vete se sa larg ka shkuar kjo qeveri. E arsimi eshte prioritet i larte. Nese behet llogaria e njejte edhe per rrugen deri ne aeroport, atehere ne xhepat e PDK-se kane hyre 18.4 milione Euro.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    nga Mitrush Kuteli, botuar më 1943




    Nuk kam dashur të dal sheshit e ta bëj fora, po ja që e solli puna e zamani. Doli i biri i botës në gazetë edhe lëvdoi veten se është patriot kombëtar i zjarrtë dhe për mua nuk tha një fjalë! Dale, mor zotni, dale, se edhe na hamë bukë e pimë raki me meze! Edhe bile, raki të fortë, pa një pikë ujë! Në keni për të pyetur për patriot të vërtetë, unë jam! Unë jam e s’ka tjetër! Dhe jo vetëm s’ka, po as do të ketë. Patriotizmi im është më i vjetër se i atij mikut që u lëvdua në gazetë me kukurec e me raki. Se unë rakinë e pi pe rrushi edhe kukurecin e ha me gishtërinjtë e dorës, që t’i lëpij mirë.

    Kur u bë, mor zotni, Shqipëria republikë kombëtare më 1925, unë kam thirrur i pari majë ballkonit të prefekturës ku ish mbledhur mileti pa brekë.

    -Popull kreshnik pa brekë! Rroftë Republika shqiptare! Rroftë Presidenti! Rroftë qeveria kombëtare republikane shqiptare e arbërore me gjithë trimat e saj dëshmorë që u vranë për Shqipëri e na bënë buxhet për rrogat tona!

    Bile asaj dite historike kam mbajtur edhe një fjalë të madhe përpara miletit pa brekë se trajta më e mirë e qeverisë është republika, se ne ngaherë kemi qenë republika të vogla e tani duhet të bëjmë një republikë të madhe e kreshnike kombëtare atdhetare, e cila t’i bjerë Evropës ta bëjë shesh e lëndinë, të lozë macja me minë. Kam hequr pastaj edhe një telegram urimi në emrin e popullit pa brekë e pa misër dhe kam marrë përgjigje. Këtë përgjigje e kam vënë në xhep si hamajli e më ka hyrë në punë shumë herë kur kam pasur ngatërresa me kontrabandat e me të dhjetat që nuk i kam paguar, si patriot kombëtar që jam. Kur më shtrëngonin fort, vija e u tregoja talegrafin dhe e trembja drejtorin e Financave se kam miq e do ta dërgoj në Pukë edhe ai më jepte një afat të ri gjersa borxhi harrohej dhe vinte berajeti.

    Me këto para edhe me disa të tjera që mora kur nga Bashkia, kur nga Prefektura kur bënim donomara (nga dhjetë festa në vit) kur këtej e kur andej, bëra një ndërtesë të madhe që ia dhashë me qira shtetit, si patriot që jam, sepse shteti paguante qira të madhe. Vendin ma dha dikush, si rryshfet biçimi, për një punë që s’duhet ta dijë populli kreshnik pa brekë. (Vetëm juve mund t’ju them në vesh: ia kallëzova djalin atij mikut se bën polatikë edhe e tremba se ia djeg shtëpinë e ia shuaj farën…. Edhe ai tha: hap gojën e kërko. Unë, domosdo, e hapa gojën time patriotike edhe mora vendin.)

    Ndonjë tjetër allishverish të madh nuk kam bërë, po për të rrojtur kam rrojtur mirë, edhe, shyqyr, ca flori e kam për ditë të zeza. Kur u mërzit bota me republikë – se e mirë është jahnia, po s’hahet çdo ditë… – mblodha përsëri miletin edhe thirra: Popull kreshnik! Isaf, bre, me republikë! Ne frëng nuk jemi, po shqiptarë, bre! Ne duhet të jemi mbretëri si në kohën e Skënderbeut edhe po s’fituam botën ja unë këto mustaqe i hedh ku të doni! Pra poshtë republika dhe rroftë mbretëria!

    Menjëherë u ngrita e hoqa një tel në Tiranë, se është mbledhur populli dhe kërkon mbretëri.

    Me mbretëri më vajti mjaft mirë, bereqaversën, se kisha mjaft allishverish. Çunat i dërgova me bursë në Evropë; mallin e shtova, bëra ca ndërtesa të reja e napolonat me gjel i mblodha në kotec të tyre.

    Po njeriu mërzitet duke ngrënë përditë pilaf e hoshaf. Edhe unë e pashë se populli u mërzit me mbretëri. Ç’të bëj? A të kthemi prapë në republikë? Jo! Atëherë haj të bëhemi perandori kombëtare! Si pashë se u qelb puna e nuk paguhen rrogat e pensionet, u ngrita e i hoqa një tel Duçes të vijë me axhele të na shpëtojë nga tirania. Kur erdhi Italia, më gjeti majë ballkonit veshur teptil si lugat.

    -Mirëseerdhët, o shpëtimtarë të këtij populli kreshnik pa brekë! – thirra unë. Jemi kryenaltë të hyjmë nën zgjedhën tuaj fisnike. Po,amani, ca para, se u fikëm!
    Pastaj, si e do puna, thirra:
    Duçe! Duçe! Duçe!
    Eviva!

    Që aty hipa në automobil teptil me devizë, së bashku me të tjerë shokë patrioë kombëtarë kreshnikë, hipëm në pampor të ujit e dolëm në Romë. Kurorën e Skënderbeut ia dhamë Viktor-beut, edhe na i mbushi xhepat me napolona.
    Vajta me shokë ne Duçja edhe dolëm në resme bashkë. Po këto resme tashi duhen djegur se na bëjnë rezil në gazetë.

    Me atë reme jam bërë mik me kaq xheneralë edhe kolonelë italianë, edhe kam fituar napolona shumë. Ushqimet e ushtrisë unë i kisha, nozullimet unë, gazin unë!
    Ç’të them, tre a katër vjet vjet puna më vajti majë më majë, gjersa u ngritën ca jezitë e ma prenë yryshin patriotik.

    Tashi Viktorbeu ra. Kurorën ia mora prapë, se vëlla me babanë nuk e kisha e Viktorbenë e as Duçe-vezirë. Edhe atij paraja iu unj e iu bë kartë…
    Si patriot që jam, pres ta shes edhe një herë, kush jep më shumë.
    Unë katër a pesë telegrame, sipas punës, i kam në xhep.
    Sa të ndreqet puna, vete edhe ia heq atij që do vijë pas Viktorbeut edhe do të mbaj një fjalë që të çuditet bota.

    -Më pyetët ç’zanat kam?
    -Zanat? S’ke turp të më pyesësh kësilloj? Ç’zanat mund të kem, kur unë jam patriot kombëtar? Ky është zanati im!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •