Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295

    Ndarja e trojeve shqiptare më 1913, së shpejti në Gjykatën e Hagës

    Publikuar: Sot, më 04 dhjetor 2010


    Prishtinë, 4 dhjetor – Brenda pak kohësh Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të mblidhet për të shqyrtuar edhe një rast që lidhet me shqiptarët. Në janar të vitit të ardhshëm, drejtori i Qendrës së Prognozave Politike dhe Sociale në Tiranë, Koço Danaj, do ta paraqesë një ankesë në GJND kundër Konferencës së Londrës të vitit 1913, në të cilën u vendos ndarja e trojeve shqiptare.
    Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Danaj ka konfirmuar se ka mbledhur gjithë materialin me fakte e dëshmi se ajo konferencë, në të cilën u morën vendime në dëm të shqiptarëve 103 vjet më parë, është e paligjshme. Për këtë arsye, profesori Danaj do të kërkojë një mendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse Konferenca e Londrës mori vendim të paligjshëm dhe në dëm të shqiptarëve.
    “Përderisa na thonë veproni në mënyrë demokratike, ne po veprojmë siç do bota - në mënyrë demokratike. Pra, përjashtojmë dhunën, përjashtojmë luftën”, ka thënë ai duke e vlerësuar Konferencën e Londrës, në të cilën përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, Francës dhe të Rusisë morën vendim ta njihnin shtetin e Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor të 1912-s në kufijtë e sotëm, ndërsa territoret e tjera shqiptare, përfshirë dhe Kosovën, të mbeteshin jashtë. Shqiptarët prej asaj kohe mbetën të ndarë në pesë shtete. Për ta ndryshuar këtë realitet dhe për ta krijuar atë që profesor Koço Danaj e quan Shqipëria natyrale, për çka ka hartuar edhe një platformë dhe një listë në të cilën janë nënshkruar qindra intelektualë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, në tetor të këtij viti do të kërkojë mendimin e GJND-së.


    Ja pra nje shqiptar qe e perdor koken per diqka te mire
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    nuk e kuptoj se perse duhet cuar ne Gjykaten Nderkombetare nje ceshtje e cila mund te zgjidhet vetem nga ata te cilet e ndane me force dhe pa traktat .... dmth pa nje dokument ..... me ate qe dime ndarja eshte bere de facto nga fuqite europiane te asaj kohe ....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Eshte ftohur keq ky Kocua dhe e ka me qitje te vonuar( qitje pas 103 vjetesh !!!)
    Megjithate ka edhe nazionalista nder kamunistat. Sma prit mendja.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  4. #4
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    i lumt keti shqiptari edhe pse sbesoj qe do ket rezultate sepse kurr me trojet tona sdo bashkohen ashtu siq kan qen para 13.qershorit 1878

    do ishte mir qe anglia tju kerkonte falje shqiptarve
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ximi ,Anglia ne vend se te kerkoi falje ,esht fuqi ushtarake,ekonomike e politike dhe ne vend se te saj ,,do e permirsoi gabimin.Ishalla nuk e kan degjuar nga shqiptaret...-___ ,zotrinjet e Anglis,se si Isai nen kercnimin e kobures ua mori pavarsin e Shqipris se do na e ndajn edhe ate,pra maman Shqipri.Thon me mir von se kurre,sepse ne politik ska vjetersi ,ka vetem koh dhe angazhim.Nga kjo situat duhet te pakten te sherbej kure mu ne kto kohra shtetet fqinje kan pretendime teritoriale ndaj nesh,ne ket aspekt besoi se do na ndihmoj shum ..mbase do i vje keq Evropes te na cungoi me shum.
    Zotri Danaj, se emrin spo mund tia them.. te rrosh se qenke nji shqiptar i madh,per ksi shqiptaresh qan kjo tok e lar me gjak ,te lumt ,te pakten ne duhet te mos pajtohem me te kaluaren e pa drejt ndaj ne shqiptarve ..se po u pajtuam ne ,tjeret sdo e qajn edhe më., koken .
    Mire ka ber Z.Koqua qe teperpiqemi ti lajm borgjin gjith atyre padrejtsive historike nder me te pa drejtat qe mund ti behen nji kombi.Esht e derjt e jona te kerkojm drejtsi.
    Te deshiroi shqiptari lumturin,me korrigjimin e padrejtsive shpresoi te vie ne vend drejtsia ndrekombetare e cila rreth Shqiperis beri padrejtsin,mekatin dhe shkeljen e ligjeve qe vet i aprovoi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Per ta pranur kane, andej te flere Kocoja. Nese do te ndihmoje ceshtjen shqiptare mudnt enise te mbledhe firma ne Maqedoni per pavaresimin e pjeses shqiptare.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2010
    Postime
    2
    kjo eshte me te vertet nje teme madheshtore, por qe ne kosovë ka rënë ne vesh te shurdher. pse nuk zgjohen shqiptaret më, le te mbledhen, le ta paraqesin deshiren e tyre, nuk eshte leht, por ai qe e don token e vet, gjejen e vete, ai duhet edhe me vdekje ta merr ate edhe nese eshte vetem nje grimc ne dynja, me te vertet flm shum ketij forumi, mundoheni qe kesi tema ti paraqitni neper televizione, aty ku e gjith bota mund ti ndegjoj, mundono o shqiptar, provoni se nuk jeni vetem, duhet vetem nje ta filloj se shum tjere do ju vune pas, per kete te jeni te sigurt

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •