Nje grup lideresh islamike kanadeze dhe amerikane diten e premte leshuan nje fatwa ose dekret ose urdher fetar duke deklaruar se nje sulm i ekstremisteve myslimane ndaj dy vendeve do te perbente nje sulm ndaj 10 milion myslimaneve qe jetojne ne Ameriken e Veriut. 20 imamet qe bashkepunojne me Keshillin Suprem Islamik ne Kanada thane se kjo shenon fatwan e pare te leshuar nga kleri mysliman qe konsideron sulmin terrorrist ndaj dy vendeve si nje sulm ndaj vete myslimaneve qe jetojne aty.
"Sipas mendimit tone, keto sulme jane djallezore dhe Islami kerkon qe te gjithe myslimanet te ngrihen e te denojne veprimet djallezore" u shprehen ata. Imami i Calgary Syed Soharwardy qe eshte ne te njejten kohe dhe themeluesi i Keshillit Suprem thote se Kanadaja eshte vendi ku ai jeton dhe vendi i tij. Cdo sulm ndaj ketij vendi eshte sulm ndaj baneses se tij dhe si i tille denohet e luftohet. Eshte detyre e cdo myslimani qe jeton dhe eshte pjese e shoqerise qe te mbroje keto dy vende te cilat tashme jane dhe vendet e tyre.
"Eshte nje detyrim fetar tek myslimanet, bazuar ne mesimet e kuranit qe duhet te jene besnike ndaj vendit ku jetojne" vazhdon Soharwardy. "Ne nuk kemi asnje problem ne Kanada dhe e praktikojme lirshem besimin tone".
Per me shume lexoni lidhjen e lajmit origjinal: Attack on Canada, U.S. is attack on Muslims: imams
Krijoni Kontakt