Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130

    Xhuzi i tridhjetė (AMME)

    Xhuzi i tridhjetė



    Ky xhuz pėrmban 37 sure, tė cilat janė tė shkurtra. Mesazhi i kėtij xhuzi dhe i sureve ėshtė qė njeriu do tė dalė njė ditė para Zotit, prandaj duhet t'u bindet urdhrave dhe dispozitave tė Tij.

    E veēanta e kėtij xhuzi ėshtė se pėrmban suren Alek , me tė cilėn filloi mesazhi hyjnor i Profetit a.s dhe suren Nasr , me tė cilėn u pėrmbyll mesazhi i tij.
    Nga ky xhuz, ne do tė komentojmė shkurtimisht vetėm disa sure tė tij.

    Surja Nasr, iu shpall Profetit a.s pasi ishte pėrmbushur mesazhi hyjnor dhe pak para vdekjes sė Profetit a.s. Ajo ėshtė njė sure e shkurtėr dhe pėrmban katėr ajete.

    "Kur tė vijė ndihma e Allahut dhe ēlirimi (i Mekės) dhe t’i shohėsh njerėzit duke hyrė nė fenė e Allahut grupe-grupe, atėherė madhėroje me falėnderim Zotin tėnd dhe kėrko falje nga Ai; se Ai ėshtė vėrtet Pranues i madh i pendimeve." (Nasr, 1-4)

    Edhe pse Profeti a.s kishte hyrė nė Meke si triumfator, nė kėtė sure, Zoti e urdhėron tė kėrkojė falje (istigfar). Kjo, sepse zakonisht ushtria triumfuese sillet me mendjemadhėsi dhe arrogancė. Me qėllim qė t'i mėsojė myslimanėt se dita e triumfit nuk ka pėrse tė kthehet nė ditė dhune dhe mendjemadhėsie, Zoti u kėrkoi tė madhėrojnė Zotin, ta falėnderojnė Atė dhe t'i kėrkojnė falje. Ėshtė e ēuditshme pasi nė islam, ēdo rit dhe adhurim madhėshtor, pėrfundon me istigfar (kėrkesė pėr falje). Menjėherė pas namazit, ne ulemi dhe kėrkojmė falje. Istigfari ėshtė i kėrkuar edhe gjatė haxhit.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    SURJA ABESE



    Kjo sure, pėrmban njė qortim nga ana e Zotit, pėr Profetin a.s. Qė nė ajetet e para, Zoti i tėrheq vėmendjen Profetit a.s se ftesa islame ėshtė pėr tė gjithė njerėzit dhe jo pėr grupe dhe shtresa tė caktuara.

    "Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin, kur i erdhi pranė i verbri. E ku e di ti, ndoshta ai dėshironte tė pastrohej (nga gjynahet) ose tė merrte kėshillė, e kėshilla t’i sillte dobi atij?!" (Abese, 1-4)

    Nė kėtė sure, Profeti a.s qortohet sepse shpėrfilli njė tė verbėr, ngaqė ishte duke i folur njė tė pasuri mbi islamin. Kėtė ai e bėri sepse mendonte se po tė pranojė islamin i pasuri, do tė ishte mė me interes pėr ftesėn islame nė tė ardhmen.

    E veēantė ėshtė se xhuzi i tridhjetė, flet mbi tė gjithė detajet e ftesės islame, duke mos lėnė asgjė tė paqartė dhe tė zymtė. Njė e veēantė tjetėr, ėshtė se ky xhuz pėrmbledh tė gjithė xhuzet e parakaluar.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    SURE TARIK



    Ndėr tė tjera, nė kėtė sure Zoti i bėn thirrje njeriut tė meditojė rreth krijimit tė tij:

    "Le tė meditojė njeriu se prej ēfarė ėshtė krijuar: ėshtė krijuar prej njė lėngu qė hidhet e qė del ndėrmjet shtyllės kurrizore dhe brinjėve. Me tė vėrtetė, Ai ėshtė i Fuqishėm pėr ta kthyer (nė jetė) atė ditėn, kur do tė zbulohen tė fshehtat." (Tarik, 5-7)

    Mė pas, Zoti tėrheq vėmendjen nė njė fenomen tjetėr natyror:

    "Pėr qiellin qė kthehet pareshtur dhe pėr Tokėn qė plasaritet, qė kjo ėshtė njė Fjalė ndarėse." (Tarik, 11-13)

    Duke qenė se mėnyra e krijimit ėshtė e njėjtė, si njeriu, kafshėt dhe bimėt krijohen, ushqehen dhe rriten me anė tė ujit, edhe Ai qė i krijoi ėshtė i vetėm dhe i pashoq. Nėse nuk do tė ishte kėshtu, ēdo zot do tė veēohej me krijesat e tij dhe do tė dallohej nga tjetri. Janė pikat e shiut qė bien nga qielli, zbusin barkun e tokės dhe kjo bėn qė tė mbijnė bimėt e ndryshme. Njė pikė ujė (spermė) e burrit qė vendoset nė mitrėn e gruas, bėn qė tė formohet dhe mė pas tė lindė njė fėmijė. I pa tė meta ėshtė Ai qė nga uji krijon njerėz, bimė dhe kafshė.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    SURJA SHEMS


    Nė kėtė sure, pėrmenden disa fenomene natyrore dhe qė nė pamje tė parė nuk kanė asnjė lidhje me njėri-tjetrin.

    "Pėr Diellin dhe shkėlqimin e tij. dhe pėr Hėnėn qė e pėrcjell atė! Pėr ditėn qė ia zbulon shkėlqimin atij (diellit) dhe pėr natėn kur e mbulon atė! Pėr qiellin dhe pėr Atė qė e ka ndėrtuar! Pėr Tokėn dhe pėr Atė qė e ka shtruar! Pėr shpirtin dhe pėr Atė qė e ka pėrsosur, duke ia bėrė tė njohur atij tė keqen e tė mirėn! Vėrtet, kushdo qė e pastron shpirtin, do tė shpėtojė, ndėrsa kushdo qė e shtyp atė (me punė tė kėqija), do tė dėshtojė." (Shems, 1-10)

    Me kėtė, sikur kjo sure tė drejtohet ty o njeri dhe tė thotė: Ti je boshti i universit dhe se Zoti tė ka favorizuar mbi tė gjithė krijesat e tjera. Vetėm kur u pėrmend njeriu, Zoti ndalet dhe bėn komente dhe sqarime. Kjo nuk ndodhi me asnjė nga fenomenet e tjera natyrore qė pėrmenden nė kėto ajete. Ėshtė njėlloj sikur tė hyjė mėsuesi nė klasė, tė marrė mungesat njė e nga njė dhe kur tė pėrmendė emrin tėnd, tė drejtohet vetėm ty me fjalėt: Kam diēka tė rėndėsishme pėr tė diskutuar me ty. Ky ėshtė njė privilegj qė tė bėhet vetėm ty, duke pėrjashtuar nxėnėsit e tjerė.

    I gjithė universi ėshtė nėnshtruar pėr ty o njeri, sepse ti je i vlefshėm para Zotit dhe Krijuesit tė gjithėsisė. Vlera dhe e veēanta jote ėshtė kur je i lidhur me Zotin dhe respekton ligjet e Tij.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    SURJA DUHA



    Nė kėtė sure, kemi njė trajtim tjetėr pėr Profetin nga ana e Zotit. Qortimin qė i bėri nė suren Abese, Zoti e kompenson me fjalėt e buta dhe plot dhembshuri nė kėtė sure.

    "Betohem nė shkėlqimin e paradites dhe nė natėn kur terret e qetėsohet, se Zoti yt nuk tė ka braktisur e as nuk tė urren (o Muhamed)" (Duha, 1-3)

    Mos mendo se Zoti tė braktis, tė harron apo tė urren. Diēka e tillė ėshtė e pamundur. Mė poshtė, i kujton format e pėrkujdesjes sė Zotit nė jetėn e Profetit a.s:

    "A nuk ishe jetim e Ai tė dha strehė? A nuk tė gjeti tė paditur (pėr Islamin) e tė udhėzoi? A nuk ishe nevojtar e tė bėri tė mos ia kesh nevojėn askujt?" (Duha, 3-8)

    E veēantė ėshtė se kjo sure fillon duke pėrmendur dy periudha kohe, atė tė paradites dhe momentin kur nata mbulon tokėn. Janė dy momente qė janė simbole tė paqes dhe qetėsisė.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    SURJA TIN



    "Pėr fikun dhe ullirin, pėr malin e Sinait dhe pėr kėtė Qytet tė sigurt (Mekėn), Nė tė vėrtetė, Ne e krijuam njeriun nė trajtėn mė tė pėrkryer." (Tin, 1-4)

    Vallė ēfarė lidhje ka fiku dhe ulliri me malin Sina dhe Mekėn? Pėrse betohet Zoti nė fikun, ullirin, malin Sina dhe Mekėn? Nėse Sinaja ėshtė vendi ku qėndroi profeti Musa dhe qyteti i sigurtė ėshtė Meka, ēfarė pėrfaqėson fiku dhe ulliri?

    Nė fakt, fiku dhe ulliri simbolizojnė vendin ku kėto bimė rriten mė sė shumti dhe ky vend ėshtė Palestina. Ajo qė e bashkon Palestinėn, malin Sina dhe Mekėn, ėshtė se kėto vende janė vendet mė tė pastra dhe mė tė shenjta mbi tokė. Zoti i madhėruar betohet nė kėto vende tė shenjta, se e ka krijuar njeriun nė formėn mė tė pėrkryer.

    Por kur njeriu kundėrshton dhe thyen urdhrat e Zotit, zbret nė nivelin mė tė ulėt.

    "pastaj e ēuam atė (kur nuk beson) nė gjendjen mė tė ulėt."

    Tė pastėr dhe tė ndershėm do tė vazhdojnė ata qė:

    "pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira: ata do tė kenė shpėrblime tė pandėrprera"

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    SURJA TEKATHUR



    Kjo sure u drejtohet tė gjithė atyre njerėzve tė cilėt jetojnė vetėm pėr kėnaqėsitė trupore, duke injoruar nevojat e shpirtit. Duke ditur se ne jemi krijuar nga trupi dhe shpirti, kjo sure u drejtohet tė gjithė atyre qė jetojnė vetėm pėr trupin.

    Thotė Zoti nė kėtė sure:

    "Ju ka hutuar rivaliteti pėr tė shtuar" (Tekathur, 1)

    Njerėzimi janė hutuar nga lakmia e madhe pėr tė shtuar fėmijėt, tė hollat, veshjet, banesat etj... Nuk ėshtė diēka e keqe dhe e papranueshme tė dėshirosh tė kesh shumė, por ėshtė kur kjo tė bėn tė harrosh dhe shpėrfillėsh normat dhe obligimet ndaj Krijuesit.

    Nė fund tė sures, pėrmenden pasojat e atyre qė janė dhėnė pas tė mirave materiale dhe kanė harruar obligimet dhe ushqimin shpirtėror.

    A e dini cili ėshtė fundi i kėtij trupi dhe fiziku, pas tė cilit harrojmė dhe neglizhojmė gjithēka tjetėr? Lexojeni se fēarė thotė Zoti:

    "derisa tė shkoni nė varre." (Tekathur, 2)

    Mė pas, ajetet paralajmėrojnė ata qė jetojnė vetėm pėr trupin:"Gjithsesi, do ta merrni vesh! Madje, sė shpejti do ta merrni vesh! Kujdes! Ah, sikur ta dinit tė vėrtetėn me siguri! Sigurisht qė do ta shihni Zjarrin flakėrues!" (Tekathur, 3-6)

    Mos prano dhe mos ia lejo vetes tė jetosh vetėm pėr trupin tėnd o vėlla dhe oj motėr! Ai qė e mban nė kėmbė trupin, ėshtė pikėrisht shpirti, i cili kėrkon mė shumė vėmendje dhe ushqim. Ushqimi i shpirtit ėshtė njohja e Zotit dhe lidhjet e forta me Krijuesin e saj.

    "Pastaj, me tė vėrtetė, do ta shihni atė me syrin e sigurisė. Pastaj, atė Ditė, do tė pyeteni pėr kėnaqėsitė (e kėsaj bote)!" (Tekathur, 7-8)

    Mos prit qė tė zhgėnjehesh pėr atė ditė kur tė dalėsh para Zotit dhe tė shohėsh sa i pavlerė ka qenė trupi tė cilit i ke ofruar tė gjithė llojet e ushqimit, ndėrkohė qė ke privuar shpirtin tėnd nga lidhjet me Zotin.

    Ti o njeri je obliguar qė tė balancosh mes ushqimit tė trupit dhe atij tė shpirtit. Nėse ushqimi i trupit janė tė ngrėnėt, pijet, martesa, shėtitjet etj... ushqimet e shpirtit janė namazi, vizita e Qabes, lutjet, istigfari, falja e pesė namazeve, agjėrimi etj...

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    SURJA ASR



    Thotė imam Shafiu:"Nėse Zoti nuk do u kishte shpallur njerėzve asnjė sure tjetėr pėrveē sures Asr, do u mjaftonte."

    "Pėr kohėn! Me tė vėrtetė, njeriu ėshtė nė humbje, pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, i kėshillojnė njėri-tjetrit tė vėrtetėn e i kėshillojnė njėri-tjetrit durimin." (Asr, 1-3)

    Imam Shafiu e dinte se islami, nė fund tė fundit ėshtė besim, vepra tė mira dhe unitet mes besimtarėve me qėllim qė tė kėshillohen pėr ta mbajtur fenė dhe besimin nė kėmbė. Ata kėshillojnė njėri-tjetrin qė tė tregohen tė durueshėm, pasi jeta e kėsaj bote ėshtė e mbushur me sprova dhe fatkeqėsi.

    Nėse njerėzimi nuk ndjek rrugėn e drejtė, atė tė dizenjuar nga profetėt dhe tė dėrguarit, kanė humbur dhe nuk mund tė udhėzohen. Kjo na kujton dhe na kthen dhe njėherė nė suren e parė tė Kuranit, Fatihanė, ku thuhej:

    "Udhėzona nė rrugėn e drejtė! Nė rrugėn e atyre qė u ke dhuruar mirėsi e jo nė tė atyre qė kanė shkaktuar zemėrimin Tėnd, as nė tė atyre qė janė tė humbur!" (Fatiha, 6-7)

    Rruga e drejtė, ėshtė rruga e atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, i kėshillojnė njėri-tjetrit tė vėrtetėn e i kėshillojnė njėri-tjetrit durimin.

    Njė e veēantė tjetėr e sures Asr, ėshtė se ajo pėrfshin tė gjithė komponentėt civilizues, tė cilat janė: Kudesi pėr kohėn, puna dhe njė ekip pune i kompletuar.

    Njė ummet qė shpėrdoron faktorin kohė, nuk mund tė udhėheqė dhe as tė civilizohet. Po aq e rėndėsishme ėshtė edhe puna nė ekip.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Cfar dmth fjala "XHUZ" ?!! A eshte fjale shqipe, ose ja fute ashtu kot?!!
    Nese eshte fjale arabe te pakten perktheje ne shqip qe ta kuptojme se cfar dmth ajo fjale.

    GV_USA
    Jo nuk eshte fjale shqipe, ashtu sic nuk eshte as thenja jote e famshme vend e pavend okay.

    Por per nje musliman Xhuzi nuk eshte fare fjale e panjohur. Madje ne nje fare menyre eshte shqipezuar, sepse ka muslimane qe po u the pjesa e 30 e Kur'anit nuk e kane te kjarte se per cfare po flitet, ndersa nese u thua Xhuzi i tridhjete, menjehere u shkon mendja tek Xhuzi Amme.

    Nje keshille per ty,permiresoje vetveten, sepse nuk i ke punet mire.
    Me asnje njeri nuk te shkon muhabeti, andaj gjeje vete se ku qendron problemi.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    SURJA FIL


    Kjo sure, na sjell ndėrmend ēfarė u ndodh atyre qė rebelohen kundėr vullnetit tė Zotit. Fundi i tyre do tė jetė si ai i Ebrehas dhe ushtrisė sė tij.

    "Vallė, a nuk ke dėgjuar ti se si bėri Zoti yt me njerėzit e elefantit? A nuk ua prishi atyre kurthin, duke dėrguar kundėr atyre tufa zogjsh, tė cilėt i gjuajtėn me gurė prej baltės sė pjekur? Dhe kėshtu, i bėri si byk i ngrėnė." (Fil, 1-5)

    Ishte njė mrekulli dhe ndėshkim i paparashikueshėm nga ana e Zotit, pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė ta sfidojnė dhe tė sfidojnė fenė e Tij.


    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •