Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Pishtinë, 6 janar - Javëve të fundit, KEK sh.a. ka mësuar se subjekte te palicencuara që nuk janë të regjistruara në Kosovë (përkatësisht “Elektrokosmet” dhe “Elektroprivreda Srbije”) kanë shpërndarë fatura për energjinë elektrike të konsumuar gjatë nëntorit 2009 në pjesën veriore të lumit Ibër.
    KEK është kompania e vetme e regjistruar dhe legalisht e autorizuar për tërë territorin e Kosovës që të operojë me sistemin e distribucionit të energjisë elektrike dhe të jetë furnizues publik, i cili bënë faturimin, arkëtimin dhe ofron shërbime për konsumatorët.
    KEK sh.a. njofton publikun që e ka adresuar këtë problem tek organet përkatëse.


    ---------------------------------------------------------
    Kjo eshte kosekuenca e 50 milionshit te vjedhur.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Kryehajni, nuk eshte me 40 hajdut, por me 4000 me se pakut. Nuk eshte vetem KEK-u qe e shkaterruan edhe e rjepen. Edhe ne minieren e Trepces, e kan derguar nje analfabet ( sikur qe jane vet ) pa asnje dite pervoje me te vetmin mision : ta shkaterrojne minieren e pastaj ta shesin ( privatizojne ) . Vetem pak dite pas arritjes se " ekspertit " nga Drenasi i Drenices, u vodh kablli kryesor i bakrit i shperndare neper te gjitha horizontet. Kjo kabell eshte shume e shtrejt, mirepo edhe me shtrejt kushton shperndarja e saje neper miniere. Ky eksperti i Drenices, prej se ka ardhe ka larguar punetor dhe kuadra nga puna per ti zevendesuar me njerez te vet. Sigurimin e minieres, psh. e ben nje person i cili dy here eshte i akuzuar per vjedhje.

    Vizioni i ri i Hashim aponges : Skenderaj per kryeqytet.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Kryehajni, nuk eshte me 40 hajdut, por me 4000 me se pakut. Nuk eshte vetem KEK-u qe e shkaterruan edhe e rjepen. Edhe ne minieren e Trepces, e kan derguar nje analfabet ( sikur qe jane vet ) pa asnje dite pervoje me te vetmin mision : ta shkaterrojne minieren e pastaj ta shesin ( privatizojne ) . Vetem pak dite pas arritjes se " ekspertit " nga Drenasi i Drenices, u vodh kablli kryesor i bakrit i shperndare neper te gjitha horizontet. Kjo kabell eshte shume e shtrejt, mirepo edhe me shtrejt kushton shperndarja e saje neper miniere. Ky eksperti i Drenices, prej se ka ardhe ka larguar punetor dhe kuadra nga puna per ti zevendesuar me njerez te vet. Sigurimin e minieres, psh. e ben nje person i cili dy here eshte i akuzuar per vjedhje.

    Vizioni i ri i Hashim aponges : Skenderaj per kryeqytet.
    ferat shala eshte ne sherbim te shikut jo te kosoves !!
    trepca me pjestarin e shikut do te stacionohet ne humnere!!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    ferat shala eshte ne sherbim te shikut jo te kosoves !!
    trepca me pjestarin e shikut do te stacionohet ne humnere!!
    ty siq po trogon vet nga urrejtja per SHIK-un te paskan shti ne dor ndonjiher haaaaaaaa
    ah duert ju lumshin atyre po mire ta paskan ba
    veq pak si teper te paskan mundue se krejt busullen e trunit ta paskan qoriontue
    spo dishe as kah me ja nis as kah me dal koke met nta haaaaaa edhe niher ju lumshit duart puntorve te SHIK-ut e lum shteti qe i ka pas dhe do ti ken edhe ne te ardhmen
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Ministri i MTPT, Fatmir Limaj, mbajti konferencën e fundvitit me gazetarë

    2009-12-30

    Sot ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj mbajti konferencën e fundvitit me gazetarë, me ç’rast prezantoi punën e realizuar gjatë vitit 2009, si dhe rezultatet e korrura gjatë këtij viti në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.



    Fillimisht, ministri Limaj i falenderoi të gjitha mediat vendore për përcjelljen e aktiviteteve të MTPT-së, për prezantimin dhe informimin e qytetarëve të vendit lidhur me punën që e ka bërë MTPT dhe për të gjitha informacionit që mediat ua kanë ofruar qytetarëve të Republikës sonë.



    Sipas ministrit Limaj, gjatë këtij viti Ministria e Transportit ka arritur që të ketë rritje të investimeve kapitale. Gjithashtu, në këtë vit kjo ministri ka filluar dhe ka realizuar mbi 200 projekte, që konsistojnë në zgjerimin e rrugëve nacionale dhe në ndërtimin e rrugëve nacionale dhe lokale.



    Ministri Limaj paraqiti pasqyrën përmbledhëse të buxhetit, me të cilën ka administruar Ministria e Transportit, duke precizuar se për sivjet kanë qenë të planifikuara mjete në shumë prej 141 279 621 eurosh, ndërsa janë shpezuar 136 101 365 euro, ose 96,33 për qind. Nga kjo shumë për projekte kapitale është planifikuar të investohen 127 215 589 euro ndërsa për këtë qëllim janë shpenzuar 122 741 248 euro, apo 96,48 për qind e mjeteve të planifikuara.



    Duke folur për investimet kapitale, ministri Limaj theksoi se këtë vit është shënuar rritje e investimeve kapitale për 11,13% krahasuar me vitin 2008, me rreth 400 km rrugë nacionale dhe rajonale, të cilat janë asfaltuar vetëm gjatë këtij viti.



    “Nëse flasim për këto dy vitet e fundit, realizimi i investimeve kapitale ka qenë 511 për qind, më shumë se sa për tri vjet (2005,2006 dhe 2007), theksoi kreu i MTPT-së.





    Duke folur për projektet e realizuara, ministri Limaj tha se gjatë dy viteve të fundit janë realizuar mbi 350 projekte, 307% më shumë se sa për tri vitet paraprake (2005, 2006 2007), kur janë realizuar 114 projekte.





    Gjatë prezantimit ministri Limaj tha se në mesin e angazhimeve të kësaj ministrie ishte edhe zhvillimi i procedurave për realizimin e dy projekteve të mëdha nacionale: autostradës Prishtinë-Vërmicë, për të cilën janë kaluar procedurat e domosdoshme, për t’u arritur te momenti final, i cili nënkupton se në 15-ditëshin e parë të viti 2010 do të përzgjedhet kompania fituese, e cila do të fillojë ndërtimin dhe realizimin e ëndrrës së të gjithë qytetarëve të vendit tonë, si dhe përgatitjet për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.



    Lidhur me këtë, ministri Limaj tha: “Ne i kemi ofertat, kemi vlerësimin teknik dhe financiar, ndërsa tani fillon një proceduarë tjetër, ajo e kontratës me fituesin e kësaj oferte, që d.m.th. se MTPT-ja përfundimisht është në përmbyllje të këtij projekti madhor për vendin tonë.

    Të shënuara si rezultate të veçanta janë edhe dy projekte, apo siç i quajmë ne - M9 dhe M2, përkatësisht rrugët magjistrale Prishtinë-Shkabaj dhe Prishtinë-Sllatinë, të cilat pothuajse kanë përfunduar, sepse ka mbetur vetëm edhe shtresa e fundit e asfaltit, për të cilën ekspertët kanë këshilluar që të mos bëhet tani për shkak të kushteve atmosferike, kështu që kjo do të realizohet në pranverë. Në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë ka filluar së realizuari segmenti Sllatinë-Gjurgjicë, që do të përfundohet në fund të vitit të ardhshëm”.



    Kur është fjala për arritje në lëmin e transportit, sipas ministrit Limaj gjatë këtij viti është bërë anëtarësimi i Kosovës në IRU (Unioni Rrugor Ndërkombëtar), është nënshkruar Traktati i Transportit me UE-në, është realizuar negocimi i marrëveshjeve bilaterale me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë, këmbimi i lejeve për transport me Çekinë, zhvillimi i transportit rrugor të udhëtarëve me të gjitha vendet ku jetojnë bashkëqytetarët tanë, nënshkrimi i protokollit me Shqipërinë dhe liberalizimi, trajnimi i 264 menaxherëve në fushën e transportit në qendrën për trajnime profesionale të akredituar në IRU, si dhe përgatitja e implementimit të tahografëve digjitalë (standard i BE).



    Sa u përket hekurudhave, ministri Limaj tha se është bërë funksionalizimi i linjës 10 hekurudhore, finalizimi i funksionimit të sistemit të kontrollimit qendror të lëvizjes së trenave, është krijuar baza ligjore për ndarjen e hekurudhave të Kosovës në Infrastrukturë dhe Operime, është bërë konstituimi i Bordit të Drejtorëve të Hekurudhave të Kosovës, si dhe konstituimi i Bordit të Drejtorëve të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.



    Ministri Limaj tha se gjatë këtij viti është punuar mjaft edhe në aviacionin civil: është bërë kompletimi i legjislacionit sekondar për aviacionin civil, konstituimi i Bordit të Drejtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil, emetimi i licencave për operime ajrore, nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale me Zvicrën dhe Turqinë, është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit me Shqipërin, është punuar rreth koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, është bërë realizimi i investimeve kapitale në ANP, rritja e performancës ekonomike të ANP-së, zgjerimi dhe përmirësimi i shërbimeve në ANP dhe ngritja e numrit të pasagjerëve. Ajo që vlen të theksohet është nënshkrimi i Memorandumit për kontrollin e hapësirës mbiajrore të vendit tonë, meqë tani e tutje këtë hapsirë do ta mbikëqyrë shteti shqiptar si anëtar i NATO-s. Tash janë mbi 400 fluturime mbiajrore që kalojnë mbi territorin e vendit tonë dhe aty, përveç mbikqyrjes së këtij territori nga ata që ne duam, është edhe interesi ekonomik, i taksave të cilat deri sot Kosova nuk i ka gëzuar, por ato kanë shkuar diku tjetër.



    Për sektorin e automjeteve ministri Limaj tha se është bërë anëtarësimi në CITA (Komiteti Ndërkombëtar për Kontrollimin Teknik të Automjeteve), fillimi i homologimit të automjeteve, monitorimi on-line për kontrollimin e punës në qendrat e kontrollit teknik, prezantimi i Kosovës në Manualin për Shofer të CIECA-s (Komiteti Ndërkombëtar për Patentshofer) etj.



    Ministri Limaj gjithashtu prezantoi edhe të arriturat e këtij viti në lëmin e Telekomunikacionit, duke filluar nga krijimi i bazës ligjore dhe administrative për Kodin Shtetëror të Internetit (ccTLD-country code Top Level Domain), Ligji për Shërbime Postare dhe Ligji për Parandalimin e Krimit Kibernetik, konstituimi i Bordit të ART-së, projekti i Web GIS-it Kombëtar, miratimi i tarifave për shërbimet postare ndërkombëtare, licencimi i dy operatorëve të rinj postarë, emisionet e pullave të reja postare, organizimi i Konferencës Ndërkombëtare për Infrastrukturën Brezgjerë të Telekomunikimeve, participimi në projektin e Komisionit Evropian për mbikëqyrjen e sektorit të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve të shoqërisë informative, si dhe pjesëmarrja aktive në iniciativat e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.



    Limaj tha se me punën, të cilën e ka bërë kjo ministri gjatë këtij viti, është njohur edhe Komisioni Evropian, në raportin e të cilit MTPT-ja është vlerësuar me nota pozitive për zhvillimin e bërë gjatë vitit 2008 dhe 2009. Gjithashtu, një vlerësim pozitiv për këtë ministri e ka dhënë edhe auditori gjeneral. Këto paraqesin tregues, të cilët flasin se në MTPT gjërat kanë ndryshuar në kuptimin pozitiv, andaj pozitivisht janë vlerësuar edhe angazhimt tona.



    “Nga informacionet që i kemi marrë, në kuadër të projekteve, të cilat i ka realizuar MTPT, vendit tonë i janë shtuar rreth 5000 vende pune”, tha ministri Limaj, i cili shtoi se vetëm në projektin e autostradës gjatë vitit të ardhshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë pritet që të inkuadrohen 4500-5000 punëtorë, ndërsa nëse merren parasysh të gjitha projektet që kjo ministri do t’i realizojë në gjithë vendin, parashihet që të hapen 7000 vende të reja të punës.



    Si objektiva të vitit të ardhshëm, sipas ministrit Limaj, janë ekzekutimi i punimeve të Autostradës, dhënia e Aeroportit të Prishtinës me koncesion dhe realizimi i projekteve, të cilat janë paraparë për vitin 2010.
    A permeni naj sen nje list te zez qe po flitet keto dit

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Livadhin e shkretë e hanë kuajt (kualt) qorra.
    Baca adem a ben te na sqarosh kush ke livadhi e kush kali qorr,se ka ketu qe nuk jan nga drenica e nuk i marrin vesh meselet,sidomos ky kungulli i llapit ky as tru nuk besoi qe ka.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga veli44 Lexo Postimin
    Kjo nuk eshte peralla e njohur nga vogjelia e jone eshte e verteta qe po e perjetojme roberine dhe hajnine e papare deri sot.Lexoni faktet per kryehajnin dhe 40 cubat qe Kosoven e sollen ne prag te bankrotit si shtet dhe shqiptaret si popull.

    Artikull i marre nga "gazeta express"


    Për dy javë, shkatërrojnë 35 milionë euro



    Projekti 35 milionë euro për hapjen e Mihjes së Re të Sibovcit, ka dështuar. Makineritë e rënda tash janë pjesërisht të demoluara. Inxhinierët fajësojnë menaxhmentin e KEK-ut, në krye me Arben Gjukën, që ka blerë makineri të vjetra, për të reja. I konsideruar projekti më i madh në dy dekadat e fundit në Kosovë, ai duket se u shkatërrua vetëm për dy javë pas përurimit.

    Nga Zekirja Shabani më 06.01.2010 në ora 8:21
    Një natë para festës së Vitit të Ri, projekti më i madh energjetik i Qeverisë së Kosovë në dy dekadat e fundit - ka dështuar.

    Në mihjen e re të Sibofcit jugperëndimor që më 15 dhjetor ishte përuruar vendosja e makinerisë së rëndë për nxjerrjen e qymyrit, të martën ekipi i gazetës Express, e ka gjetur pjesërisht të demoluar. Në dy linjat e shiritave të rinj transportues mungojnë 6 reduktorë dhe cilindra që duhej të vinin në lëvizje shiritat për bartjen e qymyrit nga mihja në termocentralet ekzistuese derisa të ndërtohet termocentrali Kosova e Re.

    Punëtorët që për tri javë kishin punuar në këtë pjesë të mihjes tregojnë se reduktorët janë bllokuar papritur dhe më 30 dhjetor janë dërguar për riparim.

    “Është ndërprerë puna pasi kanë instaluar pajisje të vjetra. Vetëm i kanë ngjyrosur dhe i kanë marrë miliona euro, e tash shiritat nuk punojnë”, tregon një nga inxhinierët e KEK`ut, i cili nuk pranon t`i përmendet emri. Ai akuzon kreun e KEK`ut, Arben Gjukën, për përzgjedhje të gabuar të kompanive që kanë ndërtuar këtë sistem.

    Projekti në tërësi për vendosjen e makinerisë së rëndë, rehabilitimi i ekskavatorëve dhe punëve të tjera për hapjen e minierës, qe thënë se ka kushtuar 35 milionë euro, prej të cilave 16 milionë i ka dhënë Qeveria e Kosovës, kurse 18 milionë të tjera Komisioni Evropian. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, pati thënë se ky projekt është një nga projektet më të mëdha në dy dekadat e fundit, që Kosova të ketë energji të mjaftueshme për vete dhe për eksport. Projekti për minierën e Sibofcit, sipas tij, ka përmirësuar makinerinë ekzistuese të rëndë të minierave të thëngjillit, e instaluar në vitin 1972, duke e bërë më stabile. Ndërkaq, zyrtarët e KEK`ut, pranojnë se ky sistem tani është ndalur për shkak të reduktorëve në stacionet vepruese.

    Zëdhënësi i KEK`ut, Viktor Buzhala, thotë se këta reduktorë i ka hequr nga shiritat transportues prodhuesi dhe i ka dërguar në fabrikën ku janë prodhuar, sepse është vërejtur se ka pengesa në lidhjen në mes reduktorit dhe tamburit.

    “Ekskavatorët e tjerë, të cilët nuk janë riparuar, punojnë. Tani nuk punon vetëm E-10B, i cili ishte inauguruar në dhjetor të këtij viti. Kompania e cila i ka hequr reduktorët ka premtuar se më 10.01.2010 do t`i sjellë reduktorët e riparuar”, thekson Buzhala.

    Në anën tjetër, burime të Expressit tregojnë se këta reduktorë s`do të mund të hyjnë në punë minimum edhe gjashtë muaj.

    Buzhala thotë se inaugurimi i këtij sistemi është bërë në dhjetor 2009, por jo edhe në komisionin përfundimtar. Projekti, sipas tij, gjendet në fazën e testimit dhe certifikata e komisionit do t’i jepet kontraktuesit kur të kryhen të gjitha obligimet kontraktuale në janar 2011.

    Por, për të njëjtët shirita që tani janë jashtë përdorimit, në vitin 2008, Korporata Energjetike e Kosovës ka shpenzuar 49.9 milionë euro për riparimin e tyre.

    Në kontratën çelësa në dorë, e nënshkruar në nëntor të vitit 2008, mes KEK-ut dhe kompanive në konzorcium “Eko-Trade” nga Prishtina dhe “IMK 14 Oktobar” nga Serbia, thuhet se ka qenë i paraparë riparimi i Shiritave Transportues dhe Palosëseve për Largim të Djerrinës - sistemi II dhe III. Burime të gazetës Express thonë se edhe reduktorët janë vendosur nga këto kompani, të cilat i kanë blerë ata në Bosnjë e Hercegovinë.

    KEK-u tash sa kohë ka probleme me këto pajisje për shkak të tenderëve jo në rregull që po i aplikojnë.

    Makineria 35 milionëshe në “gjumë dimëror”

    Makineria 35 milionëshe në “gjumë dimëror”Makineria 35 milionëshe në “gjumë dimëror”Makineria 35 milionëshe në “gjumë dimëror”Makineria 35 milionëshe në “gjumë dimëror”
    Prishtinë, 7 Janar 2010 (Kosovapress) Koha 14:10

    Drejtuesit e KEK-ut kategorikisht mohojnë që projekti 35 milionë euro për hapjen e Mihjes së Re të Sibovcit, ka dështuar, duke thënë se në shiritat transportues për bartjen e qymyrit është dëmtuar vetëm një pjesë e vogël që quhet “xhind”, kurse për Sindikatën e Pavarur Elektrokosoava, kjo nuk përbën ndonjë lajm për KEK-un, pasi defektet e tilla dhe keqmenaxhimet për fat të keq janë bërë të zakonshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Ne shkrimin e meposhtem prokuroria mund te gjej motivin per ndjekje penale per hajni ate qe eshte per momentin kryeminister i Kosoves dhe gjygji me e dergu ne robri per 400 vjet kete fare hajni me 40 cubat e vet.



    Fluturoi, fluturoi.... shteti!


    Avni Zogiani
    Në vend të babadimrit me slitën e tërhequr nga drerët, në fund të këtij viti kosovarëve do iu parafytyrohet fluturimi i parasë publike jashtë vendit. Ky vit tregoi maninë e Qeverisë për ta nxjerrë paranë publike jashtë Kosove. Mirëpo, duke e përcjellë këtë fluturim të parasë publike mund të gjejmë lidhjet mes kryeministrit Thaçi dhe grupeve të interesit që vijnë nga vendet që janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe mes kryeministrit Thaçi dhe presidentit Tadiq

    5.7 milionë euro, 49 milionë euro, mbi 50 milionë euro, 27 milionë euro, 50 milionë euro, prapë 50 milionë euro, 10 milionë euro, 500 milionë euro, 47 milionë euro. Këto janë shifra që më sillen nëpër kokë kur mendoj mbi tenderët që çuan ose desh i çuan parat tona jashtë vendit.

    Tenderë për përmirësimin e imixhit të Kosovës, tenderë për riparimin e shiritave transportues në KEK e për importimin e rrymës, tenderë për shtypjen e fletëvotimeve (fletëvotimet shtypen në Kosovë vetëm parat i merr një kompani sllovene!), tenderë për pajisjen me kompjuterë të shkollave publike, tenderë për pasaportat vetëm një vit para futjes së pasaportave biometrik, tenderë për vlerësimin e kompanive publike, tenderë për vlerësimin e pronave, deri tek tenderë për importimin e mishit!

    Një mani e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës për të nxjerrë paranë e kosovarëve jashtë vendit. Gjatë këtij viti që po e lëmë pas Kosova thjesht u shndërrua në një tender për të nxjerrë paranë publike jashtë vendit. Zakonisht ofertuesit e huaj i kanë çmimet dyfish më të mëdha sesa ofertuesit e vendit. Mirëpo, në shtetin më të ri në Botë, me buxhetin më të ulët në rajon, çmimi nuk është kriter. Kriteret janë shumë më filozofike sesa çmimi. Koncepti, thonë shpesh ata, koncepti është i rëndësishëm, jo çmimi. Mirëpo asnjëherë nuk shtrohet pyetja, ç’kuptim ka tjetër kriter përveç çmimit për shembull për pajisjen me kompjuterë të shkollave? Ose për shtypjen e fletëvotimeve?

    Disa nga këta tenderë, ç’është e vërteta, janë anuluar. Janë anuluar për shkak se thjesht u zbuluan nga media, jo pse dikush vendosi interesin e qytetarit para atyre që porosisin tenderët. Natyrisht kishte shumë tenderë që u denoncuan nga mediat dhe në nja dy ose tre raste është vendosur të anulohen ata. U anuluan se vërtet ishin bizarë, ishin paradoksal. Për shembull tenderi për importimin e mishit. A ka kund një rast që qeveria hap tender për importimin e mishit? Ky treg është tërësisht në duart e sektorit privat kudo dhe vet-rregullohet si i tillë. Ky tender u anulua pas një presioni të fortë publik ndaj qeverisë, por asnjëherë, askush, nuk dha përgjegjësi dhe as u përpoqëm ta mësojmë nga erdhi shtytja për një vendim të tillë paradoksal. Ose ta marrim për shembull tenderin për pajisjen e shkollave me kompjuterë... Çmimi i ofertuesit të shpërblyer, kompani e huaj natyrisht, ishte plot 24 milionë euro më i lart sesa ai i ofertuesit të dytë. Oferta? Si mund të jetë një ofertë për kompjuterë ta zëmë të firmës Dell më atraktive sesa oferta tjetër që ofron po Dell e që kushton 24 milionë euro më pak? Edhe ky tender u anulua pasi që “Koha ditore” e denoncoi atë publikisht, por a duhet të mjaftohemi me kaq? Mos do duhej që dikush që e ka kurdisur këtë tender të jepte përgjegjësi?

    Nëse e përcjellim rrjedhën e parasë publike të kosovarëve jashtë "NewBorn-it" shohim edhe lidhje tjera, madje lidhje që do të na befasojnë. Kryeministri i Kosovës, për shkak të obligimeve që i ngelen ndaj kompanive të marketingut nga fitorja në zgjedhjet e 2007, po vazhdon të qëndrojë peng tek disa grupe të interesit, të cilat sot po na i kontrollojnë politikat tona të shpenzimeve të parasë publike. Mania e kësaj qeverie për të nxjerrë paranë publike jashtë vendit mund të shpjegohet vetëm me faktin se kryeministri i Kosovës këshilltarët që vendosin mbi paranë publike i ka të huaj. Ku ka një vend që një qeveri i jep 5.7 milionë para të thata për përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare një kompanie që ia bëri fushatën partisë së kryeministrit dhe gjithçka shihet si normale? Përveç kësaj kjo kampanje në vend se të bëhet jashtë vendit fokusohet për krijimin e opinionit publik brenda, gjatë fushatës zgjedhore. "Kosovo the young europeans", insistojnë qindra posterë e faqe gazetash, që sikur dëshirojnë të na bindin se 5.7 milionë eurot për imazhin e vendit ia ka vlejtur.

    Edhe në këtë tender fituesi mori çmim dyfish më të madh sesa ofertuesi i dytë.. Mirëpo, kjo fushatë e ka edhe një anë tjetër jo fort të hulumtuar. Kryeministri që thotë se po ia sjell pavarësinë vendit të tij ka për këshilltar një qytetar të një vendi që nuk e pranon pavarësinë. Edhe më keq akoma. Kryeministri i vendit pavarësia e të cilit luftohet nga një shtet fqinj ka këshilltarin e njëjtë me presidentin e po këtij vendi. Kryeministri ynë Hashim Thaçi, ka pasur për këshilltar George Birnbau, të njëjtin person që ka sjellë në pushtet presidentin serb, Boris Tadiq. Mbase nga këtu mund të shpjegohet mania për ta nxjerrë paranë publike jashtë vendit, sidomos mania që këto para t’u jepen bizneseve serbe. Cila është kronologjia e kapjes së kryeministrit tonë?

    Në pranverën e vitit 2007, ish udhëheqësi i partisë kryesore opozitare Hashim Thaçi bëri një vizitë në shtetin e Izraelit. Prej atje ai u kthye me një këshilltar që qëndroi pak a shumë anonim për vitet që pasuan. Është përfolur shumë se kjo vizitë e Thaçit është organizuar nga kompania izraelito-greke që privatizoi Ferronikelin për ta heshtur PDK-në në denoncimin që i bënte korrupsionit në privatizimin e kësaj kompanie. Për shkak të korrupsionit në privatizim sot e kësaj dite ne i paguajmë kësaj kompanie gjysmën e energjisë elektrike duke humbur kështu rreth 20 milionë euro në vit. PDK-ja heshti për Ferronikelin me tu kthyer nga kjo vizitë në Izrael, e paraja e kosovarëve filloi të fluturoi.

    Që nga ky moment mbi shumat më të mëdha për tenderë dhe projekte duket të ketë vendosur pikërisht ky grup interesi që na doli të jetë fort i lidhur me udhëheqësin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Ramën, me ish-udhëheqësin Fatos Nanon dhe me udhëheqësin aktual serb, Boris Tadiq. “Këshilltarët ndërkombëtar për ekonomi” bashkëkombës të Birnbau, sot duket se vendosin për paranë publike në Kosovë. Për shembull, në e-mailet e këtyre “këshilltarëve ndërkombëtarë” shkojnë kërkesa nga udhëheqësi i projektit “Kosova e Re” me pyetjen: “Sa para ka Qeveria e Kosovës për të paguar blerjen e ekskavatorëve të rinj për KEK?”. Pothuaj se secili projekt e tender i rëndësishëm duket të ketë kaluar nëpër duart e njerëzve të këtij grupi të interesit. Ka dikush ide se si mund të quhet ndryshe kjo përveçse kapje e shtetit? Apo thënë më mirë, meqë fjala është për këshilltarë që vijnë nga shteti që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, Izraelit, dhe të njëjtit janë edhe këshilltarë të shtetit që lufton pavarësinë e Kosovës, Serbisë, mbase kjo mund të quhet fluturimi i shtetit?

    (Autori është bashkëthemelues i Organizatës ÇOHU!)

    Postuar: 15:43 / 9 Janar 2010 |

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •