Close
Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 361
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Gjynah per ata banore thuaj qe ju rrenua katandia e skane rruge tjeter vecse te ikin e te lene me ckane ne meshire te hajduteve.
    Ishalla vene mend te gjithe politikanet e e kryeministrat qe ne me keq se kaq eshte katrahura kombetare prandaj te mbledhin me qiri gjithe specialistet nga jane e nga sjane e ti rregullojne gjerat sic duhen jo duke vene berberin ne vend te kasapit e kasapin ne vend te berberit sic kane bere deri tani.
    Albania Uber Alles

  2. #102
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kryeministri salis eshte duke pritur ndihme nga ish-kryeministrit kahreman lisi dhe president tadiq ... per te zbutur sadopak pasojat e sali-mandates se radhes ...

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Inxhinieri i digave: Shpetimi, hapja e HEC-eve





    Ing.Cico: Banorė, ikni sa mė shpejt !

    UPDATE - Riprononcohet ing.Dhimiter Cico rreth situates se krijuar ne hidrocentrale.

    Inxhinier, ku ėshtė problemi? Ēfarė po ndodh realisht?

    I bėj thirrje fillimisht popullatės qė ta marrė seriozisht. Tė largohet, derisa tė stabilizohet situata qė ėshtė atje. Vetėm Fierza qėndron nė nivelin 293.5 sipas ministrit tė Energjitikės, dhe kėtu fillon pėrgjegjėsia. Ky nivel duhet tė jetė nė minimum 290. Jemi 3.5 metra lart nivelit tė sigurisė. Kjo ngarkesė nė rezervuarėt e digave ka sjellė kėtė anomali qė kėta nuk po e menaxhojnė dot, sepse prurjet janė shumė tė mėdha. Dje (pardje) kanė hapur portėn numėr 4, e cila, sipas ministrit qė e deklaroi nė njė emision, kishte njė defekt, u hap gjysmė dhe u mbyll, se nuk u hap komplet. Tani nuk ėshtė problemi i kėsaj porte, se ka disa tė tjera qė nuk janė hapur asnjėherė gjatė kėtyre 20 viteve. Janė portat e Komanit dhe Fierzės qė janė portat e shkarkimit.

    Portat janė nė digė apo nė tunele?

    Ato janė anės digės. Nė Fierzė ka dy tunele tė mėdha, ku nė kuotat 290, portat e shkarkimit hapen. Ėshtė rregullorja absolute, qė nė kėtė kuotė porta e tunelit hapet. Nuk ka tė drejtė askush qė ta ndalė kėtė.

    Ēfarė janė portat?

    Aty ka dy palė porta, portė segment, qė ėshtė prodhuar nė Francė dhe portė e remont-avarisė, qė janė prodhuar nė vend. Porta segment ndan rezervuarėt dhe, nėse ajo hapet dhe ngel pėrgjysmė, duhet tė veprojė porta remont-avari, e cila ka 20 vite, me sa di unė gjatė gjithė vitit qėndrojnė nėn ujė. Ndėrkohė ato duhet tė qėndrojnė lart ujit gjatė periudhės maj-shtator. Ato duhet tė ngrihen lart dhe gjatė kėsaj kohe jam shumė i sigurt qė nuk janė vėnė nė punė kėto porta.

    Tani qė jemi nė kėto kushte, cilat porta janė hapur?

    Tani janė hapur portat segmente nė tunelin numėr 4 nė Koman, Fierzė dhe Vau i Dejės.

    A mund tė themi se kemi rrezik tani nga mėnyra se si shkarkohet?

    Rreziku mė i madh do tė ishte, nėse vijnė prurje tė mėdha dhe ėshtė niveli 293.5 dhe me shkrirjen e borės, qė ėshtė situatė shumė e rėnduar, dhe tentohet tė hapet porta numėr 3, njėra nga kėto porta, po tė ngelej hapur, do tė mblidheshin njėsoj dy mijė metra kub ujė poshtė nė fusha. Rasti mė katastrofik ėshtė nėse nuk hapen kėto porta, nuk funksionojnė ato. Siē nuk funksionoi kjo qė tha vetė ministri, qė ėshtė hapur vetėm deri nė gjysmė dhe ėshtė mbyllur prapė. Ajo duhet tė ishte hapur komplet dhe tė mbyllej. Duhej bėrė prova e portės remont-avari. Ato janė porta me rrota qė duhen grasatuar njė herė nė 6 muaj, por kanė 20 vite qė nuk grasatohen. Ato kanė pėrmasa 16 me 12 metra dhe peshon 60 tonė njė portė me njė mekanizėm ngritės me fuqi ngritėse 260 tonė.

    Kemi njė deklaratė verbale tė ministrit, i cili pranon se jemi nė kuotat e palejueshme tė digės. Ka pėrgjegjėsi penale pėr kėtė?

    Sigurisht qė ka. Pėrgjegjėsia shkon zinxhir.

    Ēfarė mund tė bėhet nė kėtė situatė emergjente? Cila ėshtė kėshilla e mirė pėr tė shmangur katastrofėn?

    Kėshilla mė e mirė tani ėshtė qė tė largohen tė gjithė banorėt dhe tė bėhen shkarkimet e detyrueshme. Banorėt doemos duhet tė largohen dhe tė vazhdojnė shkarkimet pėr shkak tė prurjeve tė shumta qė mund tė vijnė nga shirat apo shkrirja e borės.

    A ka mundėsi qė tė parandalohet fatkeqėsia, nėse nuk funksionon ndonjė portė?

    Absolutisht, tani nuk ka mundėsi. Jemi tė gjithė nė mėshirė tė fatit.


    Qeveria kujtohet pėr ing.Cicon

    Zyrtare te larte te qeverise kane kerkuar sot me ngulm, ne menyre jozyrtare prane redaksise se Shekullit adresen dhe menyren e kontaktit te inxhinier Dhimiter Cicos.

    ^^^ca thashe une, kujtohen kur u vjen veza kryq. Dhi e zgjebosur e bishtin perpjet...

    Z.Cico i cili ishte i ftuar sonte ne mbremje edhe ne emisionin Faktori Plus, ne intervisten e tij ribotuar ne Shekulli ne 1 janar, jep nje alarm te alarm te jashtėzakonshėm.

    Dhimitėr Cico, njeriu qė plot 21 vjet mė parė ishte njė nga autorėt e projektimit dhe montimit tė portave nė hidrocentralin e Komanit. Njė punė e vėshtirėsisė sė epėrme, nga e cila i ka mbetur si kujtim njė ēmim Republike, njė nga dekoratat mė tė larta qė jepte dikur regjimi komunist. Sot profesionist i lirė, Cico shtyhet dhe mė tej, kur thotė se njė situatė e ngjashme ėshtė dhe nė dy hidrocentralet e tjera, nė Fierzė dhe nė Vaun e Dejės.

    Ai pohon se e ka shprehur shqetėsimin e tij ku ka mundur, por askush nuk i ka kthyer pėrgjigje. E ka ndarė me kolegėt e tij, me zyrtarėt e lartė tė shtetit shqiptar, por i ėshtė pėrgjigjur vetėm heshtja. Shteti u kujtua per te vetem sot, (intervista eshte botuar per here te pare nje muaj me pare, nderkohe qe apelet e inxhinierit prane zyrtareve kane qene te shpeshta dhe me te hershme se intervista - por kane rene ne vesh te shurdhet).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _AuLoNa_ : 06-01-2010 mė 12:36
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    FSK-ja ne mision humanitar ne Shqiperi

    Prishtinė, 6 janar - Njėsia e Kėrkim - Shpėtimit e FSK-sė ka udhėtuar pėr nė Shqipėri pėr tė ndihmuar nė pėrballimin e vėrshimeve tė jashtėzakonshme. Meqenėse situata emergjente nė veriun e Shqipėrisė ėshtė pėrkeqėsuar nga vėrshimet e ditėve tė fundit, Qeveria e Shqipėrisė zyrtarisht ka kėrkuar ndihmė emergjente humanitare nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Kjo ėshtė hera e parė qė FSK-ja merr pjesė nė njė mision humanitar jashtė shtetit.

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Prishtinė, 6 janar - Njėsia e Kėrkim - Shpėtimit e FSK-sė ka udhėtuar pėr nė Shqipėri pėr tė ndihmuar nė pėrballimin e vėrshimeve tė jashtėzakonshme. Meqenėse situata emergjente nė veriun e Shqipėrisė ėshtė pėrkeqėsuar nga vėrshimet e ditėve tė fundit, Qeveria e Shqipėrisė zyrtarisht ka kėrkuar ndihmė emergjente humanitare nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Kjo ėshtė hera e parė qė FSK-ja merr pjesė nė njė mision humanitar jashtė shtetit.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Kosovelli Lexo Postimin
    Prishtinė, 6 janar - Njėsia e Kėrkim - Shpėtimit e FSK-sė ka udhėtuar pėr nė Shqipėri pėr tė ndihmuar nė pėrballimin e vėrshimeve tė jashtėzakonshme. Meqenėse situata emergjente nė veriun e Shqipėrisė ėshtė pėrkeqėsuar nga vėrshimet e ditėve tė fundit, Qeveria e Shqipėrisė zyrtarisht ka kėrkuar ndihmė emergjente humanitare nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Kjo ėshtė hera e parė qė FSK-ja merr pjesė nė njė mision humanitar jashtė shtetit.
    Hajde lujna tesesh i thojn kesaj

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se dikush ka dicka per ti thene kryeministrit gojarisht ose telefonisht ose mesenxherisht ose emailo-isht.. a mundet?

    un nje her provova e nuku gjeta asnji shteg komunikimi..

    dini gje juve?

    mu kujtua kjo nga cfar thot ky cicua.. inxhinieri i digave..

    nejse..

    ne kte rast berisha ka nje arsyetim.. per tu arsyetuar neser..

    ka kaq dite bile dhe jave qe ai si kryeminister ka shkuar vet disa here ne zonen e rrezikuar.. e u ka thene disa here katundareve ... IKNI shpejt..shpetoni kryet...

    dhe u a ka gjetur dhe mjetet dhe vend strehimet..

    mirpo katundaret nuk po levrijne..

    pra ne kte rast ata ..pra katundaret.. jan pergjegjes per pasojat.. qe do pesojne..

    me vjen keq per ata qe e kerkojne ndihmen e qeverise e sju a jep kush..

    kurse ketyre u a dhane ndihmen..
    nuk duan..
    po mire.. le ta provojne..

  8. #108
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ne se dikush ka dicka per ti thene kryeministrit gojarisht ose telefonisht ose mesenxherisht ose emailo-isht.. a mundet?

    un nje her provova e nuku gjeta asnji shteg komunikimi..

    dini gje juve?

    ..
    as una nuk di gja ... ate numrin e telefonit kryeministri e ka vetem per telefonata per masa korruptive ndaj kundershtareve te familjes oborrtare te tij ... ose per nai gjo tjeter ...

    sa per lajmerimin dhe zhvendosjen e "katunareve", i paska dal borgjit salis ...

    hajde cinizem, hajde ...

  9. #109
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589

    Shkrin debora, ALARM ne Fierze.

    Shkrirja e debores dhe reshjet e shiut rrisin ne shifra alarmante prurjet ne Liqenin e Fierzes.

    Sipas Sherbimit Meteorologjik te Forcave Ajrore, ne Lezhe dhe Shkoder, reshjet e shiut kane qene 38.2 dhe 58 milimeter.

    Nderkohe ne Kukes ka shkrire rreth 12 centimetra debore, e cila e ka rritur prurjet ne pellgun ujembledhes te liqeneve ne kaskaden e Drinit. Per pasoje sot sipas te dhenave zyrtare te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, prurjet ne Fierze jane dyfishuar krahasuar me nje dite me pare, duke arritur ne 800 meter kub uje ne sekonde dhe niveli aktual ne liqenin e Fierzes eshte rritur serish duke arritur ne 292 metra ose 2 metra mbi piken kritike.

    Pa asnje rrugedalje tjeter KESH ka hapur serish portat e Fierzes duke shkarkuar aktualisht 400 metra kub/uje ne sekonde nga Fierza dhe 1100 metra kube uje nga Komani ndersa nga Vau i Dejes shkarkimi eshte 1200 metra kube ne sekonde.

    Sipas te dhenave me te fundit ne te tre hidrocentralet prodhimi i energjise elektrike ka arritur koten maksimale historike ditore mbi 28 milione kilovat ore por serish kjo sasi prodhimi nuk mund sjelle shpresa per ulje te nivelit te liqenin.

    Situata ne kaskaden e Drinit mbetet alarmante, sepse me kete nivel prurjesh edhe pse hidrocentralet punojne me gjithe fuqine e tyre, niveli i Fierzes po vazhdon te rritet.

    Ne kete pike KESH nuk ka zgjidhje tjeter, pervecse te hape portat e hidrocentraleve per te derdhur sasi te medha uji, duke sjelle ne menyre te pashmangshme te tjera permbytje ne zonen e Shkodres dhe Lezhes.

    Top Channel

    Video

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=172129&ref=fb
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #110
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Topi: Evakuim urgjent

    Presidenti Bamir Topi ka vizituar zonat e permbytura ne zonen fushore te Lezhes.

    Kreu i shtetit eshte takuar me banoret e zones qe u fut nen uje per shkak te batices detare si dhe ka biseduar me drejtuesit lokale, per masat e marra per perballimin e pasojave te krijuara.

    Presidenti me pas ka udhetuar ne drejtim te zonave te permbytura ne Shkoder, ku banoret ende refuzojne te evakuohen.

    I shoqeruar nga drejtuesit e komunes Dajc, presidenti ka pare nga afer edhe nivelin e ujrave qe po rritet prane argjinatures. Ndersa ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ai kerkoi evakuim te menjehershem te banoreve.

    “Eshte mire qe te mos realizojme evakuime ne kushtet e emergjences ekstreme. Kemi kohen e mjaftueshme qe nen kujdesin e institucioneve te behet levizja. Ju bej thirrje te drejtperdrejte qe ta vleresoni kete moment. Kjo gjendje e krijuar kerkon nje solidaritet kombetar, njerezor dhe institucional”, u shpreh Topi.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •