Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,234
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Emri:  Dacic-300x159.jpg

Shikime: 989

Madhësia:  15.3 KB
    Kryeministri serb Ivica Daçiç

    BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se për dhjetë vjet me radhë është gënjyer se Kosova është Serbi.
    “Ne kemi qenë të gënjyer duke thënë se Kosova është e jona. Një qëndrim i tillë, nuk na ndihmon aspak. Presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as Kryeministri dhe as ndonjë ministër. Aq më pak policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Daçiç në një intervistë për të përjavshmen serbe NIN.
    Më tej, kryeministri i Serbisë ka thënë se vendin e tij e pret një punë e pa kryer që ka të bëjë me caktimin e hapësirave të veta dhe ngritjen e kufijve aktualë shtetërorë.
    Daçiç ka shtuar se duhen rritur përpjekjet e Beogradit zyrtar që të ruajë çdo gjë që është e mundshme nga Kosova dhe t’ju mundësohet komunitetit serb atje një jetë normale dhe një e ardhme më e qartë.
    “Në këtë mënyrë, do të ketë të ardhme edhe për vetë Serbinë”, ka thënë kryeministri serb.
    Agjencia e lajmeve Reuters e ka vlerësuar deklaratën e Daçiç si një shenjë që Beogradi është pranë një hapi historik për të siguruar datën e fillimit të bisedimeve me BE-në.


    Burimi: Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,234
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Deklarata e Daçiç, Thaçi: Mesazh pozitiv

    PRISHTINE- Deklarata e kryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili pohimet prej kaq vitesh se Kosova është Serbi, i cilësoi si gënjeshtër, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi është si sinjal që së fundmi, Beogradi ka filluar të pranoj realitetin e ri të Kosovës. Po ashtu, edhe zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviç ka thënë se me këtë deklaratë Daçiç ka treguar një guxim të madh politik.
    Këto deklarime të dy zyrtarët e lartë shtetëror i kanë bërë pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.
    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi i pyetur rreth deklaratës së homologut të tij serb, ka thënë se ajo është një porosi e vonuar nga liderët serb, por e mirëseardhur.
    “Është një mesazh i vonuar, por i mirëpritur. Është një mesazh që i duhej edhe qytetarëve të Serbisë dhe institucioneve të Serbisë. Është një fillim prej liderëve të Beogradit i përkushtimit dhe njohjen de jure të Republikës së Kosovës po ndodh në një moment të rëndësishëm të normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Mund të them se është edhe një pendesë për gjithaq që ka bërë Serbia në Kosovë. Prandaj çdo mesazh pozitiv që vjen nga Beogradi, por edhe vendet e tjera në veçanti nga Beogradi për përshpejtimin e procesit të njohjes së Kosovës është në interesin edhe të vet Serbisë dhe në interesin e paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal”, ka thënë kryeministri Thaçi.
    Megjithëkëtë, sipas kryeministrit Thaçi, institucionet e Kosovës nuk duhet ta marrin me entuziazëm këtë deklarim, por me një vlerësim realist, gjithmonë duke parë sjellje në praktikë e liderëve të Beogradit. (express)


    Burimi: Panorama

  3. #3

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Keto deklarata te Dacicit dhe Thacit, jane vetem mashtrime te rradhes, jane lojera te cilat me se shumti jane ne dem te Kosoves dhe Shqiptareve.

    1. Pakoja e Ahtisarit fare ska te beje me te drejtat e minoriteteve ne Kosove, e posaqerisht atij serb edhe pse ne shikim te pare duket ashtu. Kjo Pako e Ahtisarit kryekput ka te beje me ate se shtetit te serbise perseri edhe pas perfundimit te luftes se fundit ne Kosove, dhe pa 5 vjet te shpalljes deklarative te pavaresise se Kosoves i mundesohet te kete ndikim te saj per cdo ceshtje te brendshme te Kosoves. Vet fakti se per Veriun e Kosoves, apo per asosacionin e komunave serbe ne Kosove bisedohet me Beogradin dhe nuk bisedohet me minoritetin serb lokal ne ate pjese te Kosoves. Pra Pakoja e Ahtisarit ka te beje me shtetin serb, nuk ka te beje me te drejtat e minoriteteve, sepse kjo pako Ahtisarijane ua mohon te drejtat e Shqiptareve qe jane shumice absolute (mbi 90%) per VETEVENDOSJE dhe REFERENDUM.

    2. Shteti Serb - politika zyrtare e tyre eshte JO ndarja e Kosoves (Veriut te saj). Nuk eshte as Boshnjezimi i Kosoves, sepse ne kete rast eshte ndarja vetem e Veriut te Kosoves. Por politika zyrtare e shtetit serb per qellim kryesor e kane kantonizmin e Kosoves sipas modelit Kroato - Boshnjak. Ku Boshnjaket do ishin Shqiptaret, ndersa Kroatet do ishin Serbet (shteti i serbise me sakt). Qellimi kryesor i shtetit serb eshte qe permes asosacionit te komunave te tyre, e ku si kryeqender do e kishin Gracanicen, qe te kene ndikim edhe ne Prishtine. Tani me Pakon Ahtisarijane komunitetet minoritare - sidomos ai serb ka 10 ulse te dhuruara (falas) ne Parlament te Kosoves, tani me ane te ketyre bisedimeve qellim e kan qe edhe 5 ulese tjera ti marrin, keshtu qe ne nje ardhme te afert te kene ndikim ne tere Kosoven pa pas as ushtrine e tyre, as policine e tyre. Por gjithnje duke pasur deputet (punetoret) e tyre serb ne parlament te Kosoves. Me Pako e Ahtisarit cdo ligj i cili do ishte ne Interes te Shqiptareve dhe Kosoves nuk mund te miratohet pa 2/3 te votes se minoriteteve - respektivisht atij serb.

    Prandaj keto deklarata te Dacicit dhe Thacit jane vetem lojera te flliqura e qe jane ne dem te Kosoves dhe Shqiptareve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 09-03-2013 më 04:06
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Nuk eshte me rendesi titulli, por permbajtja dhe prapavija e deklaratave te tilla te Dacic...
    Dacici si shumica e politikaneve dhe qytetareve te Serbise moti ka hequr dore nga pretendimet ireale te Serbise ndaj Kosoves ne teresi, se paku retorikisht. Ai pothuajse per cdo dite e perserite se Serbia (ne radhe te pare qeveria e tij dhe pushteti aktual) eshte e interesuar te fitoje aq sa eshte e mundur ne Kosove. Disa here ka kerkuar edhe haptazi ndarjen e Kosoves.
    Per Dacicin dhe pushtetin aktual tani per tani eshte me rendesi primare qe te fitohet nje autonomi sa me e madhe e veriut te Kosoves dhe te fitohen te drejta sa me ekskluzive per enklavat tjera serbe ne Kosove, pa e rrezikuar integrimin e Serbise ne BE.
    Deklaratat e tilla te Dacicit nuk guxojne te interpretohen si pranim te realitetit ne Kosove, ashtu sic e deshirojne kosovaret apo pushteti i Kosoves, sepse nuk jane as perafersisht te natyres se tille.


    Ja cka mendon Dacic:

    "Thaci can only go to north with guns"

    BELGRADE -- PM Ivica Dačić has stated that there "the facts that Belgrade has no power over a large part of the Kosovo territory" should be accepted.
    ...
    He was referring to the majority-Serb north of Kosovo, which rejects both the authority of the Kosovo Albanian government, and their unilateral declaration of independence made more than five years ago.

    I told (Kosovo Prime Minister Hashim) Thaci that he can only come to thenorth with guns and that, if he is unable to realize that this would lead to regional instability, we have a great problem,” Dačić said while commenting on the sixth round of political talks between Belgrade and Priština held in Brussels recently.

    Earlier in the day, Dačić said that top state officials would be traveling to Brussels next week to tell the EU representatives that Serbia had made all the proposals it could make to Priština.

    According to him, "in the talks that will follow on the parallelism of the Kosovo institutions", Serbia's president, prime minister and his first deputy would "present the state unity and confirm that Belgrade wants an agreement - but that this in no way means acceptance of Kosovo's constitution".
    http://www.b92.net/eng/news/politics...8&nav_id=85072
    ose:

    ...
    The prime minister told reporters that Serbia would not change its stance for the sake of a date for the start of the EU accession negotiations, stressing that Nikolić’s proposal was “extremely acceptable” and that there was no reason for Priština to reject it because there were autonomous areas, regions and cantons in other European states.

    I asked them, if Northern Ireland can exist, autonomous regions in Italy, cantons, police ran by the local self-government, why it cannot be in Kosovo. They replied that it resembled the Republic of Srpska (RS),” Dačić said.

    ...
    Dačić told Belgrade-based tabloid Alo that he would travel to the U.S. after his visit to Brussels and that the Kosovo issue would be the main topic.

    A UN Security Council session is scheduled for March 22. I will then repeat, just like I have always done, that the solving of the final status of Kosovo is one of the most important priorities of the government I lead, that we are ready for compromises but that Serbia will never recognize the unilaterally declared independence,” the prime minister concluded.
    http://www.b92.net/eng/news/politics...8&nav_id=85068
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 09-03-2013 më 04:05

  5. #5

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Ahtisaari “plus” nis me pesë vende shtesë për serbët!?!

    Publikuar,08.03.2013



    Ahtisaari “plus” do të niste së zbatuari me miratimin e mundshëm të shtimit të numrit të ulëseve për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, kanë pohuar burime ndërkombëtare të afërta me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ky propozim konsiston në shtimin e pesë vendeve për serbët në Kuvend.

    Duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e miratimit të këtij propozimi, të njëjtat burime thonë se ideatori i kësaj ideje kishte këshilluar lidershipin kosovar që në pako, të fusin edhe pesë vende shtesë në Kuvend për diasporën shqiptare.

    Ky ishte një propozim fillestar, sipas të cilit, Kuvendi në të ardhmen do t’i kishte 130 ulëse dhe jo 120 sa ka aktualisht. Mirëpo, së fundit, ka dalë edhe ideja tjetër Kuvendi t’i ketë 140 ulëse.

    Por nuk është sqaruar nëse këto 10 ulëse tjera shtesë mendohet të ndahen sipas votave të fituara në zgjedhje, apo edhe prej tyre do të propozohet ndonjë pesëshe për komunitetet jo serbe.

    Në të gjitha variantet, ky propozim do të nënkuptonte nevojën për ndryshime kushtetuese. Andaj, projektuesit e idesë kanë menduar që atë si propozim ta fusin në kuadër të agjendës së liderëve politikë për reformën zgjedhore. /TopLajmi.com/NEW/

    http://www.toplajmi.com/ahtisaari-pl...se-per-serbet/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,234
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Deklarata e kryeministrit serb duhet pershendetur dhe nuk u drejtohet as shqiptareve e as serbeve ne Kosove, i drejtohet popullit serb. Ai po mundohet qe ti beje ata te kuptojne qe e ardhmja e Serbise nuk mund te mbahet peng nga nje province me emrin Kosove. Pranimi i Serbise ne BE nuk duhet mbajtur peng nga "nacionalizmi i rruges serbe". Serbet duhet te pranojne realitetin qe Kosova eshte tashme shtet i pavarur dhe nuk eshte me pjese e Serbise por nje shtet fqinj i saj me te cilin duhet te krijoje mardhenie nder-shteterore. Interesi kombetar i Serbise nuk eshte ne Kosove, pasi Kosova nuk ka se cfare i ofron Serbise, interesi kombetar i Serbise eshte ne Bruksel. Ri-integrimi politik dhe ekonomik ne Evropen e Bashkuar. Por qe ta beje kete gje, me pare duhet te beje divorc me te shkuaren komuniste dhe nacionaliste qe Milloshevici u la trashegimi.

    Deklarata e kryeministrit serb eshte e guximshme pasi eshte i pari politikan ne Serbi qe ka patur kurajon qe te nisi kete dialog me popullin e tij. Shumica e paraardhesve te tij, keto fjale i leshonin vetem ne takime me nderkombetaret, por jo ne publik. Kryeministri i serbise eshte gati te ulet ne tavoline me nderkombetaret dhe kryeministrin e Kosoves e te nenshkruajne nje mareveshje dy-paleshe qe i jep fund bojkotit te Kosoves nga pala Serbe dhe minimit te autoritetit te shtetit te Kosoves ne syte e minoritetit serb ne Kosove.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Deklarata e kryeministrit serb duhet pershendetur dhe nuk u drejtohet as shqiptareve e as serbeve ne Kosove, i drejtohet popullit serb.
    Populli serb, shume prej tyre nuk e dine as si duket Kosova ne realitet...
    Populli serb, nje pjese e mire (sidomos mbeshtetesit dhe adhuruesit e pushtetit aktual apo Nikoliq dhe Daciq) jane para se gjithash antishqipetar. Ky antishqiptarizem eshte motivi kryesor i tyre per t'u ballafaquar me Kosoven dhe per te kundershtuar cdo gje qe sipas tyre eshte ne favor te ketij populli te urryer nga ata. Kjo urrejtje eshte pjeserisht historike, por ne mase jashtezakonisht te madhe e nxitur dhe e mbajtur ne jete ne dekadat dhe vitet e fundit pikerisht nga Nikoliq, Daciq dhe partite e tyre respektive.

    Deklaratat e kryeministrit serb, i cili, si mentori i tij Millosheviqi, asnjehere nuk ka hequr dore nga ndarja e Kosoves dhe rirregullimi i kufijve ne Ballkan (natyrisht mundesisht ne favor te serbeve dhe te Serbise) jane ne radhe te pare karote per perendimin apo diplomacine perendimore (ose edhe strategji) permes se ciles tentohet te zbehen argumentet dhe disponimi aktual i perendimit dhe i Kosoves kunder autonomise per veriun e Kosoves dhe te enklavave tjera te Kosoves, sic propozohet nga Serbia. Kur them Kosova mendoj ne te gjitha partite dhe ne shumicen e qytetareve, jo ne Thaci&Co dhe ata qe tanime faktikisht jane pajtuar me atonomine (ndarjen faktike) te veriut te Kosoves, te cilet gjithashtu tentohet te ndihmohen permes deklaratave te tilla. Ne menyre qe ta kene me te lehte te bejne kompromise dhe ti arsyetojne ato para popullit(elektoratit) te vete.



    Ai po mundohet qe ti beje ata te kuptojne qe e ardhmja e Serbise nuk mund te mbahet peng nga nje province me emrin Kosove. Pranimi i Serbise ne BE nuk duhet mbajtur peng nga "nacionalizmi i rruges serbe". Serbet duhet te pranojne realitetin qe Kosova eshte tashme shtet i pavarur dhe nuk eshte me pjese e Serbise por nje shtet fqinj i saj me te cilin duhet te krijoje mardhenie nder-shteterore.
    Ky interpretim yti eshte joreal dhe nuk mund te nxirret nga deklaratat dhe synimet faktike te Daciq, Nikoliq dhe Serbise...
    Vetem nese mohon cdo gje dhe bazohesh vetem ne titullin e mesazhit.

    Eshte e vertete se Daciqi (retorikisht) po ia perserite popullit serb, atij shqipetar, diplomacise nderkombetare dhe cdo te interesuari se Serbia eshte gatshme te heq dore nga pretendimet per te gjithe Kosoven. Por, e vertete eshte edhe se kjo "terheqje" (retorike) eshte absolutisht e kushtezuar permes "Platformes se Serbise apo Nikoliqit per Kosoven" dhe kerkesave konkrete te Daciqit per autonomi te veriut te Kosoves, si dhe nje zgjidhje perfundimtare te statusit te Kosoves qe do te ishte i kenaqshem per te dyja palet. Pra, faktikisht pozicioni i Daciqit eshte i njejte me pozicionin e politikes serbe te deritanishme dhe edhe me i disfavorshem per Kosoven, pasi qe njekohesisht tenton te mbaj pozicionin e deritanishem te Serbise dhe aletaeve te saj ndaj statusit perfundimtar, si dhe te siguroje autonomi per veriun e Kosoves dhe te drejta edhe me ekskluzive per eklavat dhe kishat serbe ne Kosove.
    D.m.th. retorika e Daciqit nuk eshte dhe nuk mund te interpretohet si pranim i realitetit nga ana e tij, lere me pranim i shtetit te Kosoves, por vetem si taktike qe sherben eksluzivisht per lehtesimin e kompromiseve qe cojne ne arritjen e qellimeve te Serbise resp. Daciqit dhe Nikoliqit, e qe per momentin jane nje atonomi sa me te madhe per veriun e Kosoves dhe per serbet ne pergjithesi -autonomi e cila edhe me tutje do te kontrollohej vetem nga nderkombetaret dhe (indirekt) nga serbia- dhe ruajtjes se pozicionit te Serbise ne lidhje me statusin perfundimtar te Kosoves, pa e rrezikuar teper integrimin e vendit ne BE.

    Nese per ty dhe per ndonje tjeter mjafton qe Kryeministri i Serbise fotografohet me Kryeministrin e Kosoves, per te arritur tek perfundimi se Serbia (apo Daciq) e ka pranuar shtetin e Kosoves dhe po krijon me te maredhenje ndershtetrore, perderisa njekohesisht krijohen fakte, sic eshte dhe do te jete atonomia per veriun e Kosoves (e garantuar nderkombetarisht- nga BE-ja dhe NATO), pa e obliguar Serbine te ndryshoje casjen ndaj statusit te Kosoves, atehere ky eshte problem i yti.
    Por, realiteti nuk ndryshohet me deklarata dhe interpretime te pershtatshme te tyre.
    Edhe njerezit me te painteresuar per politiken ne fund do te shohin se ne realitet nuk do te ndryshoje asgje ne drejtim te asaj cfare po pretendon ti apo ndonje "optimist" tjeter, por ne drejtim te asaj qe, sipas mendimit tim, eshte me reale. D.m.th. vazhdim te prezences se deritanishme te Serbise ne veri te Kosoves, e cila do te legjitimohet dhe rregullohet permes strukturave te caktuara (te paqarta dhe te interpretueshme nga te dy palet), dhe casjes se njejte te Serbise ndaj statusit perfundimtar te Kosoves. Deklarata te tilla dhe te ngjashme do te kete edhe ne vitet e ardhshme, sidomos para gjate dhe pas marreveshjeve te rendesishme te Serbise me BE-ne. Sepse Serbia patjeter do te jete e detyruar qe formalisht ta respektoje rez. 1244 te OKB-se, ne menyre qe BE-ja te mund te bej kontrata juridikisht te vlefshme me Serbine. Se si interpretohen keto situata nga grupe te interesit dhe pushteti i Kosoves eshte ceshtje krejtesisht tjeter...


    Interesi kombetar i Serbise nuk eshte ne Kosove, pasi Kosova nuk ka se cfare i ofron Serbise,
    Kosova eshte nje nder tregjet me te medha te Serbise ne Ballkan...


    interesi kombetar i Serbise eshte ne Bruksel.
    Ri-integrimi politik dhe ekonomik ne Evropen e Bashkuar.
    Bilanci i Serbise me Brukselin (BE-ne) me gjase eshte dhe do te jete negativ.
    Kohet e fundit nuk e di si eshte situata, por me siguri ka statistika ku mund te shihet nese Serbia ka bilanc pozitiv apo negativ me BE-ne. Me Kosoven bilanci eshte mjaft pozitiv.

    Por qe ta beje kete gje, me pare duhet te beje divorc me te shkuaren komuniste dhe nacionaliste qe Milloshevici u la trashegimi.
    Ndryshime do te kete cdo here...
    Kjo, megjithate, nuk do te thote se eshte automatikisht e favorshme per Kosoven apo per shqipetaret.

    Deklarata e kryeministrit serb eshte e guximshme pasi eshte i pari politikan ne Serbi qe ka patur kurajon qe te nisi kete dialog me popullin e tij.
    Cilin dialog?!
    N'Serbi s'ka asnje dialog popullor per Kosoven.
    Arsyet e deklaratave te Daciqit nuk jane te natyres se tille. E thashe me larte se cili, sipas mendimit tim, eshte qellimi i deklaratave te Daciqit.

    Shumica e paraardhesve te tij, keto fjale i leshonin vetem ne takime me nderkombetaret, por jo ne publik.
    Eshte e vetekuptueshme qe nacionalistet dhe radikalet kane mundesi shume me te medha te bejne kompromise dhe ndryshime te caktuara ne kete kontekst, se sa p.sh. opozita liberal-demokratike. Jo pse jane me te guximshem, por sepse takimi i nje Kryeministri nacionalist apo radikal me Kryeministrin e Kosoves - pavaresisht qe formalisht nuk eshte takim ne mes te Kryeministrave te dy shteteve- vetevetiu kuptohet dhe interpretohet ndryshe nga nje pjese e mire e popullit dhe elektoratit. E njejta vlene edhe per Thaci&Co. Madje ky i fundit edhe haptazi e luan kete karte, kur direkt ose indirekt thirret ne UCK dhe prapavine e tij karrieriste dhe politike, per t'u mbrojtur ndaj akuzave dhe per te legjitimuar bisedimet dhe kompromiset me Serbine. Ngjashem aktron edhe Daciq, kur p.sh. deklaron se ne kohen kur "ka lufturar" kunder Thacit, do ta kishte vrare, tani bisedon me te... dhe bla, bla tjera te ngjashme.

    Shembull tjeter:
    Nese nje pari socialdemokrate ose socialiste ben reforma dhe kompromise qe kane si rezultat shkurtime drastike te buxheteve sociale, atehere kjo parti ne zgjedhjet e ardhshme, nese nu deshton gjate mandatit, do te ndeshkohej nga elektorati. E njejta nuk ndodhte edhe p.sh. me parti konzervative apo koalicione liberal-konzervative dhe te ngjashme. Keto madje mund te perfitojne nga politika te tilla te socialdemokrateve.

    Kryeministri i serbise eshte gati te ulet ne tavoline me nderkombetaret dhe kryeministrin e Kosoves e te nenshkruajne nje mareveshje dy-paleshe qe i jep fund bojkotit te Kosoves nga pala Serbe dhe minimit te autoritetit te shtetit te Kosoves ne syte e minoritetit serb ne Kosove.
    Albo
    Interpretim i pabazuar ne realitet...
    A mund t'na postosh nje marreveshje te vetem te nenshkruar nga Kryeministri i Republikes se Kosoves dhe Kryeministri i Republikes se Serbise?
    Nese jo, atehere se paku nje protokoll zyrtar (te BE-se), ku thuhet se u takun Kryeministri i Republikes se Kosoves dhe Kryeministri i Republikes se Serbise?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 10-03-2013 më 05:30

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Daçiq: Refuzova planin e Brukselit për veriun

    Beograd, 10 mars - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se në takimin e kreut shtetëror serb të hënën në Bruksel me zyrtarët e BE-së nuk pret sedo të bëhet presion mbi ta, por që të qartësohet nëse është e mundur të gjendet një zgjidhje për veriun e Kosovës. Ai ka thënë se në takimin e parafundit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, kishte refuzuar të nënshkruajë një dokument me parimet e përgjithshme për veriun e Kosovës.

    Në një intervistë për gazetën beogradase “Blic”, që e transmeton telegrafi, Daçiq ka thënë se në takimin e parafundit ka pasur një propozim që të arrihet marrëveshja për disa parime të përgjithshme lidhur me veriun e Kosovës, por të cilat, sipas tij nuk kanë paraparë pushtet ekzekutiv për serbët në veri.

    Nuk kam dashur të nënshkruaj. Mund të më ofrojë kush të dojë dhe çfarë të dojë, por asnjëherë nuk do të nënshkruaj diçka që nuk është e mirë për Serbinë dhe që nuk siguron funksionimin dhe ekzistencën e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovës. Pra refuzova të nënshkruaj”, ka thënë Daçiq.

    Ai ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë propozim që nuk siguron pushtet ekzekutiv për Bashkësinë e komunave serbe në veri.

    Daçiq ka thënë se modeli i tyre për Bashkësinë e komunave serbe në veri do zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, para së gjithash problemin e institucioneve paralele, për çfarë insiston edhe Brukseli.

    Mirëpo dialogu nuk nënkupton se nga ne kërkohet të pranojmë Kushtetutën e Kosovës. Unë diçka të tillë nuk mund të pranoj, sepse atëherë bashkësisë serbe nuk i mbeten kurrfarë kompetencash”, tha Daçiq.

    Prishtina e ka përkrahjen e SHBA-së që gjithçka që ofrojnë të jetë e bazuar në ligjet e tyre. Në rregull atëherë, por pse pra po bisedojmë dhe pse Serbia po merr pjesë në to. Le të ulen atëherë më serbët e Kosovës dhe le t’i zgjidhin çështjet e ligjeve. Por, nëse duan bisedime me neve atëherë kjo është një marrëveshje e veçantë politike, por jo që bisedimet të shkojnë në atë drejtim që ne t’i detyrojmë serbët në Kosovë që të pranojnë atë që shkruan në ligjet e atjeshme”, tha ai

    Daçiq më tej ka thënë se kreu shtetëror i Serbisë do të shkojë të hënën në Bruksel që të shohë nëse mund të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, por nuk pret se do të ushtrohet trysni mbi ta, ndonëse pranon se tashmë është mësuar që gjithmonë të bëhet presion mbi Serbinë.

    Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Beogradi nuk ka pushtet mbi një pjesë të madhe të territorit, por as Prishtina nuk e kontrollon një pjesë të territorit të cilin e konsideron të vetin”, ka thënë Daçiq.
    http://www.koha.net/?page=1,15,138078

  9. #9

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Deklarata e kryeministrit serb duhet pershendetur dhe nuk u drejtohet as shqiptareve e as serbeve ne Kosove, i drejtohet popullit serb. Ai po mundohet qe ti beje ata te kuptojne qe e ardhmja e Serbise nuk mund te mbahet peng nga nje province me emrin Kosove. Pranimi i Serbise ne BE nuk duhet mbajtur peng nga "nacionalizmi i rruges serbe". Serbet duhet te pranojne realitetin qe Kosova eshte tashme shtet i pavarur dhe nuk eshte me pjese e Serbise por nje shtet fqinj i saj me te cilin duhet te krijoje mardhenie nder-shteterore. Interesi kombetar i Serbise nuk eshte ne Kosove, pasi Kosova nuk ka se cfare i ofron Serbise, interesi kombetar i Serbise eshte ne Bruksel. Ri-integrimi politik dhe ekonomik ne Evropen e Bashkuar. Por qe ta beje kete gje, me pare duhet te beje divorc me te shkuaren komuniste dhe nacionaliste qe Milloshevici u la trashegimi.

    Deklarata e kryeministrit serb eshte e guximshme pasi eshte i pari politikan ne Serbi qe ka patur kurajon qe te nisi kete dialog me popullin e tij. Shumica e paraardhesve te tij, keto fjale i leshonin vetem ne takime me nderkombetaret, por jo ne publik. Kryeministri i serbise eshte gati te ulet ne tavoline me nderkombetaret dhe kryeministrin e Kosoves e te nenshkruajne nje mareveshje dy-paleshe qe i jep fund bojkotit te Kosoves nga pala Serbe dhe minimit te autoritetit te shtetit te Kosoves ne syte e minoritetit serb ne Kosove.

    Albo
    I nderuari Albo,

    Si duket nga ky shkrim (mendim) i juaji, aspak fare nuk i njihni serbet (mentalitetin serb). Natyrisht se nuk keni pase ndonje rast te vecant te vlersoni drejt mentalitetin e serbeve ne pergjithesi.

    Ndonese nje dite pushteti ne serbi, ndonese nje dite politikanet dhe populli serb, ne nje menyre apo tjetren do e pranojne Pavaresine e Kosoves, sikurse qe kane pranuar pavaresine e Bosnjes dhe Hercegovines (pa sovranitet). Mirepo si populli serb, si politikanet serb, si pushtetaret dhe politika zyrtare serbe gjithnje e gjithmone do kete armiqesi ndaj Kosoves dhe Shqiptareve.

    Plani kyq dhe afatgjat e politikes zyrtare se Beogradit eshte qe ne Kosoves te krijoj nje lloj kantonizimi, ku vetem me 5% serb duan te krijojne dy etni ne Kosove. Ate serbe dhe Kosovare (Shqiptare, Malazeze, Boshnjake, Egjiptiane, Hashkalinj, Turke, Rome, etj). Beogradi zyrtare deshiron dhe ne kete gjer ne nje mase eshte duke ja arritur me ane te ketyre bisedimeve, qe asosacioni i komunave serbe (7-8 komuna) per kryeqender te kete Gracanicen qe para 5 vjetesh ishte pjese e komunes se Prishtines, si dhe te kene nen kontroll te tyre financat, arsimin, sisitemin e mjeksise, gjygjesise dhe policise. Pra qellimi kryesor dhe kyq qe permes asociacionit te komunave serbe eshte qe shtetit te serbise ti mundesohet ndikim i perjetshem per ceshtje (rregullim) te brendshem te Kosoves.

    Vet fakti qe per veriun e Kosoves apo edhe asociacionin e komunave serbe nuk po diskutohet (bisedohet) me serbet lokale, por per keto ceshtje qe kane te bejne me rregullim te brendshem te Kosoves po bisedohet, po negociohet vetem me Beogradin.

    Si eshte ajo fjale e urte popullore: Ujku qimen e ndron por zanatin asnjehere. Keshtu jane edhe serbet dhe shteti serb i nderuari Albo!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 10-03-2013 më 15:09
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Shumica e popullit Serbe ne kosove e pranon realitetin e ri ketu ne Dardani(Kosovw),ata me siguri e kan pare realitetin tashe 12 vitet e fundite,sidomos gjeneratat e reja qe kan qene femije,ju vjen keq qe kane shkaktuar bashkombasit e tyre ketu ne dardani Shkatrime ,dhunime ,vrasje e mizori tjera te ndryshhme,ata sigurishte qe nuk e ndjejne vehten mire,por mundohen te kerkojne falje,keshtu ianalizoj fetyrat e tyre te shqetsuara.
    Pra siq po shifet duhet kohe per tu integruar kjo pakice Kombetare ne shoqrine Shqipetare,sigurishte qe ata nuk jane fajtore per kete qe kane shkaktuare bashkombasit e tyre,por ardhmeria e tyre eshte ketu ne Dardani,sepse ata kane pranuar realitetin e tyre,sa me shpejte qe eshte e mundure njohja e shtetit te tyre AME KOSOVEN si shtet i pavarure dhe i barabarte,aq me shpejte ata do te formojne nje jete reale dhe te begatshme ketu, duke mos harruare te kaluaren dhe duke punuare per te ardhmen e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 11-03-2013 më 03:01

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •