Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Në “listën e zezë” amerikane edhe një ministër e deputetë të Kosovës

    Në “listën e zezë” amerikane edhe një ministër e deputetë të Kosovës
    Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rifreskuar “listën e zezë” të personave të padëshiruar për SHBA-të, në të cilën edhe më tutje vazhdojnë të figurojnë emra politikanësh dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës.
    Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, anëtari i Kryesisë së PDK-së Azem Syla, Daut Haradinaj, zyrtar i AAK-së, deputeti nga radhët e PDK së, Rrustem Mustafa, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, deputeti Emrush Xhemajli, e figura të tjera të jetës politike në Kosovë, për vite me radhë janë në "listën e zezë" të SHBA-ve.

    Mirëpo, sipas "Kohës ditore" zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk mërziten dhe aq shumë për përmbajtjen e kësaj liste, duke thënë se ajo nuk ndikon aspak në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Gazeta citon zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi të ketë thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar për sqarime konkrete në lidhje me “listën e zezë”.

    “Jemi të interesuar që të jepen sqarime konkrete për secilin rast. Natyrisht se përmbajtja e asaj liste nuk ndikon në marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera me SHBA-të”, ka deklaruar Kuçi.

    Ndonëse nga deklarimet e Obamas kjo listë mund të pësojë ndryshime dhe të eliminohen personat që tashmë janë shpallur të pafajshëm ose që kanë vdekur, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Në këtë listë janë të rreshtuar edhe një numër i ish ushtarëve të UÇK së, por edhe serbë të Kosovës, si Marko Jakshiq, ish-kryetar i Këshillit Nacional Serb për Kosovë, ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi, Gafurr Adili, i deklaruar si udhëheqës politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, Avdyl Jakupi nga Shtimja, Sabit Gashi nga Suhareka, Safet Dërguti nga Rahoveci, i shënuar në listë me pseudonimin Abu Sumaya.

    Ndërkaq, në listën e organizatave jo të dëshiruara për SHBA-të janë partitë politike, LKÇK ja, LPK-ja, organizata islamike "Dora e mirësisë", "Thirrja për urtësi", "Al Haramain" dhe organizata të tjera islamike që veprojnë anekënd botës e që bashkëpunojnë me degët e tyre në Kosovë dhe mbarë Ballkanin. /qik/
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Skuptova dicka une? Jan ultranacionalist Islamik? Quhen nje rrezik per Ameriken apo list e zeze si njerez te padeshiruar qe nuk ndjekin politikat Amerikane. Mund te ma sqarosh pak, se per cfare behet fjale specifikisht, se ketu mua me duket si ultranacionalist apo vehabista, krime lufte, korrupsioni, shkelje te drejtave te njeriut etj.

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Te njejtat pyetje si te Aetius me erdhen edhe mua gjate leximit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar më parë nga ÆTIUS Lexo Postimin
    Skuptova dicka une? Jan ultranacionalist Islamik? Quhen nje rrezik per Ameriken apo list e zeze si njerez te padeshiruar qe nuk ndjekin politikat Amerikane. Mund te ma sqarosh pak, se per cfare behet fjale specifikisht, se ketu mua me duket si ultranacionalist apo vehabista, krime lufte, korrupsioni, shkelje te drejtave te njeriut etj.
    Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rifreskuar “listën e zezë” të personave të padëshiruar për SHBA-të
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  5. #5
    Golden Tear Maska e **rozi**
    Anëtarësuar
    05-10-2009
    Vendndodhja
    G-land
    Postime
    116
    Ke ndonje link qe t'e shohim?

    Citim Postuar më parë nga Selami2006 Lexo Postimin
    Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rifreskuar “listën e zezë” të personave të padëshiruar për SHBA-të

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar më parë nga Selami2006 Lexo Postimin
    Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rifreskuar “listën e zezë” të personave të padëshiruar për SHBA-të
    Lista e zeze e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, permban shume lloje njerezish. Si p.sh Trafikant, ekstremista, vrases, hajduta, shoqata fantazm e shume te tjera. Mos me jep copy - paste nje pjese te cilen e lexova shume mire dhe di ti pergjigjem.

    Une po kerkoj per keta shtetasit shqiptar te cilet mbajn dhe poste ministrash etj. Se per cfare arsye i ka futur ne black list.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar më parë nga **rozi** Lexo Postimin
    Ke ndonje link qe t'e shohim?
    Ja ketu e ke linkun qe deshiron telegrafi.com
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  8. #8
    Golden Tear Maska e **rozi**
    Anëtarësuar
    05-10-2009
    Vendndodhja
    G-land
    Postime
    116
    Po po ketu e kam lexuar sepse e lexoj telegrafin rregullisht, por mendova nese ke ndonje link ku mund te shohim listen e zeze ...faleminderit prej teje

    Citim Postuar më parë nga Selami2006 Lexo Postimin
    Ja ketu e ke linkun qe deshiron telegrafi.com

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar më parë nga ÆTIUS Lexo Postimin
    Lista e zeze e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, permban shume lloje njerezish. Si p.sh Trafikant, ekstremista, vrases, hajduta, shoqata fantazm e shume te tjera. Mos me jep copy - paste nje pjese te cilen e lexova shume mire dhe di ti pergjigjem.

    Une po kerkoj per keta shtetasit shqiptar te cilet mbajn dhe poste ministrash etj. Se per cfare arsye i ka futur ne black list.
    Lajmin e solla nga telegrafi.com sqarime me teper nuk ka se per qfar arsye jane ne listen e zez keta persona .
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Ishallah s'po fusin dhe lopen e Rashevacit ne listen e zeze.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •