Nuk e di per cfare realiteti flet ti , por une nuk e njoh kete realitet qe ke pershkruar ti. Nuk ka femer Shqiptare ne emigrim qe nuk do te punoje. Jane vetem dy arsye qe femra Shqiptare jashte nuk punon; Kur ka femije te vegjel, dhe kur e ka burrin fanatik, xheloz dhe nuk e le te punoje. Ke femra jashte qe punojne me shume se burrat sa per dijeni. Ti me duket se paske perjetuar nje pervoje te keqe nga femrat dhe ben pergjithesime. Sa per femijet nuk e di per rastin tend, por mendoj se bejne mire qe u'a lene nenave kujdestarine. Ju nuk dini te rritni e edukoni femijet. Vetem pune e kafene dini. Jo pak Shqiptar i mbajne femijet neper lokale ku pihet duhan e alkool. Ose i lene te rrrine tere diten me babysitter se nuk i mbajne dot vet. Per cfare e doni kujdestarine kur nuk keni mundesi ti mbani, apo ceshtje egoizmi? Pse vetem ti e paske rritur femijen? Sa here e ke ushqyer? Sa here ja ke nderruar bebelinat? Sa here e ke prishur gjumin e nates per ti ndejtur te koka kur ka qene pa qejf? Jo me kot kujdestaria i jepet nenes. Nena e ka ne natyre perkujdesjen, ju jo. Vetem ne raste te vecanta jam dakort qe kujdestarine ta marri babai. Se ka dhe nena qe nuk e meritojne te jene nena, te themi realitetin.
Ju e keni merakun vetem se ze apo jo dashnore ish gruaja? E cfare pastaj? Po ti keni ju femijet nuk do lidheni me asnje femer? Nuk do martoheni me? Ju keni me shume mundesi te lidheni me nje tjeter se femra. Ashtu si ti nuk duron dot qe femijen tend ta rriti nje tjeter, ashtu nuk e duron dot dhe nena. Gabimin kerkojini te vetja. Keshtu thoshin per njerin ketu. E la gruan e pare se ai besonte qe ajo ja dridhte. Femijet i takuan asaj. U martua perseri boti, dhe perseri eshte ne prag divorci. Ja qe s'ja paska patur fajin gruaja e pare pavaresisht se ajo u sha dhe u perfol. Ishte xheloz i madh, i dhunshem. Kjo ishte arsyeja e prishjes se marredhenieve ne te dyja martesat. Shikoni veten tuaj njehere, pastaj gjykoni te tjeret.
Nuk do i shtoja asnje presje.![]()
Krijoni Kontakt