Edhe nana jem tha na nuk e festojm nana se gjynah?
E pyeta po pse oj nan:
O bir nana se ke ndegjue ca ka than Hoxha na ka cmend që mos me festu kurr ma.
E tani po ju bëj juve pyetjen.
E pse a ben me ditë cfar të keqe ka festa e Vitit të ri.
Edhe nana jem tha na nuk e festojm nana se gjynah?
E pyeta po pse oj nan:
O bir nana se ke ndegjue ca ka than Hoxha na ka cmend që mos me festu kurr ma.
E tani po ju bëj juve pyetjen.
E pse a ben me ditë cfar të keqe ka festa e Vitit të ri.
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Përshëndetje Adem Gashi
Fakti që ata janë Arabë nuk do të thotë se janë më Muslimanë se ne, bile ka prej tyre që janë Krishterë apo edhe të ndonjë feje tjetër.
Feja Islame bazohet në Kur'an dhe Hadithe e jo nacionalitete Arabe apo Turke!
Në bazë të kësaj ne pergjigjen duhet ta kerkojmë nga Kur'ani dhe Hadithet e jo nga Arabët Sudanez apo nga Turqit.
Nga ligjeratat që kam ndëgjuar dhe nga bisedat e ndryshme me hoxhollar (pra prijesë të fesë e jo tregtar të shitorëve) Viti i Ri është festë pagane bile bile ata thonë se keto gjëra gjinden edhe në Enciklopedinë Krishtere në Britani.
Konkludimi im rreth kësaj është se Viti i Ri shenohet mirpo nuk festohet!
Çka dua të them me këtë është se kjo ditë shenohet në aspekt kalendarik pra ndërrohen numrat e viteve, ndërrohet kalendari mirpo nuk ka festë logjike për tu festuar, pra nuk ka gëzim dhe nuk ka arsye të qendrueshme se duhet festuar.
Sa i përket urimeve, unë personalisht pranoj kur dikush mua më thotë "Urime viti i ri" sepse edhe sikur të ma uroj Muajin e ri, Javen e re apo Ditën e re për mua është njësoj mirpo është e papranueshme fjala "Urime FESTA e vitit të ri" pra Islami nuk është kundër kësaj date si datë mirpo kundër festës si festë për shkaqe se i ka rrënjët pagane.
Përshëndetje! faleminderit për urimin gjithashtu edhe juve urime viti i ri dhashtë Zoti që gjatë këtij viti t'i realizoni aspiratat tuaja
Kush o musliman shume mire e din qe nuk lejohet festimi i kesaj feste pagano/katolike, apo nuk dihet saktesisht se si ta quaj? Nuk ka nevoje per diskutim , por ai qe eshte musliman duhet ta pranoj kete fakt.....Pyetni se si ka mbetur bredhi per zbukurim apo per cka, po babadimri? kini kujdes o musliman, ne duhet te keshillojme njeri tjetrin panvaresisht se cka bojn e cka thone te tjeret......Kemi ne 2 Bajramet. Diten e Xhuma, Ramazanin kto jane festa per nje musliman....(nese nuk kam harruar dicka tjeter mund te me korigjojne)
Pra 90% e shqiptareve qe festojne vitin e ri sigurisht qe nuk i perkasin islamit??
Shqiptaret vitin e ri e festojne si gjithe bota tjeter. Eshte e kote qe mundoheni t'a mohoni. Viti i ri ka te njejten kuptim si ne Amerike ashtu edhe ne Shqiperi, nderrohen e vitet dhe kaq. Problemi eshte se 90% e shqiptareve festojne edhe krishtelindjet, kesaje si te ja veme emrin, thjeshte nje anomali??
per nder me perzihen zorret nganjeher,kur lexoje keso hajvanlleqesh...mos te festohet thote nata e vitit te ri,se na qenka haram,na qenka fest pagane,na qenka fest kristiane pfffffffffffffffffffffff
po a ban mi festu,vetem per vetem se asht fillimi i nje viti ku data figuron 01.01...pra nderrimi i viteve...edhe a ban mos me na ca ma bethen me imagjinata fetare e me fillozofina te pshurrta,e me na lan me jetu si shqipetare,more njerz psikopata....boll more se po na neverisni,bolllllllllllllll.
Kjo pyetje vlen per gjithe muslimanet , kush nuk eshte musliman ska nevoje mu pergjegj .
Kur ju pyet dikush per daten , muajin dhe vitin si ju pergjigjeni ????
Nuk kam degjuar te flitet per kulture Islame apo Kristiane. Kam degjuar te flitet per kulture shqiptare, arabe ose italike ose ruse.
Pjesa qe ke kam nenvizuar nga posti yt perkthehet se ne se ai qe ka kulture shqiptare ( pra tjeter nga ajo e Arabeve Islamike) nuk eshte musliman. Ndersa ai qe eshte "musliman" nuk mund te kete kulture shiptare.
Deponim me te qarte dhe me te neveritshem se ky nuk gjen.
P.S. A mbushesh me neveri kur nget makinen? Apo mbase ti perdor kalin, keshtu qe ne te mos na bjere ne sy hipokrizia jote?
Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 01-01-2010 më 15:25
Krijoni Kontakt