"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim! Madje Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij!" (El Kijame 3-4)
"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim! Madje Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij!" (El Kijame 3-4)
"Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?! A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?" (El Uakia 57-59)
Me të vërtetë, ata që janë kthyer prapa (në mohim), pasi u është treguar rruga e drejtë, djalli i ka shpënë në mëkat dhe i ka ushqyer ata me shpresë të rrejshme. Kjo ngjet, ngase ata u thoshin atyre të cilët nuk e donin atë që e ka shpallur All-llahu: “Ne do t’ju përulemi juve në disa gjëra”, e All-llahu i di mirë fshehtësitë e tyre. E, (çka do të bëjnë) ata, kur engjëjt do t’ua marrin shpirtin atyre, duke i rrahur ata nëpër fytyrat dhe shpinat e tyre? Kjo është ngase ata pasuan atë që shkakton pezmin e All-llahut dhe që urrenin kënaqësinë (mënyrë e vdekjes) e Tij; e Ai, ua ka shkatërruar veprat e tyre.” (Muhammed: 25-28)
''Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij),Ai do t’i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t’i gradojë e do t’i udhëzojë për në rrugë të drejtë.'' (En-Nisa 175)
Es-selamu Alejkum.Vllezer musliman tregoni hadithe qe mendoni se perfitojna ne muslimanet nga to.Po filloi/
Ebu Hurejre rrëfen se Resulullahi aleji selam ka thënë;’’Kini kujdes nga paragjykimi sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe. Mos hulumtoni gabimet e njëri tjetrit, mos spiunoni njëri tjetrin, mos kini zili njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit dhe mos e urreni njëri tjetrin, por bëhuni që të gjithë robër të Allahut, vëllezer midis vete, ashtu si ju ka urdhëruar... Buhariu dhe Muslimi
3:55. (Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha: “O isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur.
4:159. Të gjithë ithtarët e Librit do t’i besojnë isait para se ai të vdesë dhe, në Ditën e Kiametit, ai do të jetë dëshmitar kundër tyre.
4:171. O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë
Krijoni Kontakt