Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Palestina: Burim i terrorizmit apo viktime

    Sipas Alan Dershowitz, njerit nder avokateve me te degjuar ne SHBA dhe petagog i te drejtes penale ne Harvard, eshte e pa rendesishme te besh hetime mbi arsyet e thella, historiko-politike, ekonomike, shoqerore e kulturore te terrorizmit. Madje, keto hetime mund te jene edhe te rrezikshme. Gamibi me i madh qe kundershtaret e terrorizmit mund te kryejne eshte humbja e kohes duke menda per shkaqet e tij. Ndaj terrorizmit, eshte e nevojshme te perdoret nje strategji e under: eshte e domosdoshme “mos kerkosh kurre te kuptosh apo te eliminosh shkaqet paresore”, por madje t’i refuzosh direkt, pa asnje dialog e kompromis (Dershowitz, 2002).
    Mesazhi qe i duhet derguar terroristeve, nuk duhet te kete lidhje me arsyet apo qellimet e tyre: edhe nqs arsyet te jene te shkelqyera dhe qellimet te ligjshme, duhet te refuzohen dhe mohoen si te papranueshme. Mos berja do te thote, t’i cojme te gjitha ate qe ndihen viktima te padrejtesise, te shtypjes dhe te shfrytezimit, te perdorin terrorizmin ne menyre qe t’i vleje sakrifica.
    Gjithnje sipas Dershowitz, ne ’30 vitet e fundit, ‘komuniteti nderkombetar’ i ka rikompensuar terroristet. Ne menyre te vecante, thote e kane bere disa qeveri evropiane – Franca, Gjermania, Italia - organet e Kombeve te bashkuara, Vatikani. Tragjedia e 11 shtatorit nuk do kishte ndodhur, pa bashkepunimin e atyre qe lejuan qe toleranca te keqinterpretohej si inkurajim. Nqs kjo menyre do kthehej, atehere grupet terroriste e sidomos ato islamike do te eliminoheshin nje here e pergjithmone.
    Dershowitz i drejtohet ne menyre direkte regimi iraken, me Sadam Husein ne krye, por ne menyre te qarte ai e ka per Al qaeda e, mbi te gjitha, per Organizaten mbi Lirine e Palestines dhe Autoritetit Kombetar palestinez. Sipas Dershowitz, eshte e pamundur te shpjegosh ngjarjen e 11 shtatorit, nqs nuk i referohemi edhe suksesit te terrorizmit palestinez. Kundershtimi palestinez ndaj marre me forcen e armeve te territorit, sipas Dershowitz shihet vetem ne menyre terroristike, e pikerisht kjo gje na lejon sipas autorit t’i mohojme qe ne rrenje popullit te Palestines te drejten ne token e vet edhe per te pasur nje fat te vetin. Por jo vetem kaq, sepse per keto arsye ketij populli i shtohen edhe fajet si origjine e terrorizmit vetevrases qe sollin ne tragjedine e Manhatanit. NUk jane te rastesishme edhe vendosja e Bin la Den dhe Yasser Arafat, ne kopertinen e librit Why terrorism works (Perse funksionon terrorizmi).
    Vete njohja nderkombetare e OLP klasifikohet nga Dershowitz si ulje ndaj terrorizmit: denimi dhe refuzimi i OLP, pa dyshim, do te kishin zgjidhur konfliktin arabo-izraelian dhe bllokuar terrorizmin qe ne lindje te tij.
    Teza qendrore e Dershowitz qendron ne faktin qe, “terrorizmi palestinez perfaqeson nje shembull paradigmatik/te pakuptueshem te terrorizmit, por qe ka funksionuar”. Fale suksesit te palestinezeve terrorizmi ka infektuar popuj te tjere duke u kthyer ne internacional. Populli palestines eshte fitimtar dhe e ka kete fale perdorimit te pameshirshem te armes se terrorizmit. Liderat palestinez, e sidomos Yasser Arafat, ia dolen, duke gershetuar per mrekulli armen e terrorizmit me ate te diplomacise, te arrijne nga administrimi Klinton akorde konkrete, si ai i krijimit te nje shteti palestinez, fundin e pushtimit izraelian te Cisjordanise dhe te Gazes, rikthimin e refugjateve. Por keto leshime te bollshme nuk i mjaftuan. Pas falimentimit te Camp David, objektivi i Palestines eshte te marre akoma me shume nga Izraeli duke e bere jeten e popullit hebre gjithnje e me pak te pajetueshme. Ne fund, ka per t’ia arritur t’i realizoje qellimet e veta.
    Normalisht, behet fjale per nje teze anomale ( jo te sakte). E gjithe ngjarja tregon ne fakt te kunderten: tregon humbjen e rende te popullit palestinez, humbje qe u arrit edhe nepermjet perdorimit te terrorizmit. Terrorizmi i ofroi qeverise Sharon dhe sponsorave te kesaj qeverie, qe ishin amerikane, mundesine e realizimit te projektit, gjithmone te perndjekur, nga ekstremizmi sionist: ate te mohimit te ekzistences se popullit palestinez duke i eliminuar identitetin historik. Politika sioniste ka pas gjithnje koerenc (vazhdimesi) ne kete aspekt. Ka shkaterruar, edhe me mjete terroristike, nje numer te madh fshatrash palestinese, duke hedhur ne ere qindra mijera shtepi, duke perzene nje numer jo te vogel palestinezesh nga shtepite e tyre; ka zaptuar pa te drejte toka te mbjellura; mori ne menyre te paligjshme Jeruzalemin; ka zaptuar madje edhe ate 22% thuajse pa rendesi qe i mbetet palestinezeve te shkrete; ka eliminuar autoritetin kombetar palestinez, duke i detyruar liderat e tij te qendrojne e udheheqin nje kafaz rremuje; ka detyruar te vuajne per buken (e pas ca kohesh te vuajne edhe etjen) qindra-mije civile; ka mbyllur shkollat dhe universitetet palestinese, madje edhe Al Quid dhe Birzeit; po nderton pergjate kufirit ndermjet Israelit dhe Cisjordanise nje mur ndarjeje qe i heq edhe nje 20% tjeter tokash pjellore. Ku qendron ketu fitorja e terrorizmit?
    Edward Said, na ndihmon me sakte, te kuptojme thellesine e arsyeve historike te asaj qe po ndodh sot ne Palestine: falimentimi definitiv i akordeve te Oslo-s dhe te “nderhyrjes per marreveshje” te amerikes, shperthimi i nje lufte te re qe ka si objektiv pavaresine e te gjithe popullit palestinez, shkaterrimi e gjithckaje qe mbtetet nga Cisjordania, Gaza dhe Jeruzalemi-lindor pas tridhjete e pese vjetesh pushtimi militar, shperberjen e autoritetit nacional palestinez, gjakderdhejn pa fund te shume izraelianeve e palestinezeve te pafajshem.
    Sipas mendimit tim, ajo qe i jep vlere kontributit te Said-it eshte perpjekja per te rikrijuar “ceshtjen palestinese” nga nje pikepamje palestinese – jo ne pergjithsi arabe apo myslimane – duke e bere kete qe nga fillimi i te gjithe ngjarjeve: lindja e levizjes sioniste, suksesi i ideologjise se saj neper culture evropiane te fundit te ‘800, fillimi i fenomenit migrator drejt palestines. Ne paralel Said tregon edhe historine e popullit palestinez, duke paraqitur edhe nje profil te plote demografik dhe sociologjik.
    Nga keto elemente duhet nisur, thote Said, nqs deshirohet te kuptohet ceshtja e Palestines, qe me pak fjale, do te thote te gjesh vazhdimesine ideologjike dhe historike qe lidh ndermjet tyre nje sere ngjarjesh dhe elementesh: fillimet e migracioneve te shumta ne Palestine, krijimin e shtetit izraelian, zmadhimin e tij progresiv territorial, shperndarjen me dhune te popullit palestinez, mohimin (jo vetem izraelian, por edhe arab) te identitetit kolektiv te Palestines, marrjen me force e me arme te te gjitha territoreve te saj, ballafaqimin e pare dhe e dyte, terrorizmin vetevrases te Hamas-it dhe te grupeve te tjera kombetare estremiste palestinese.
    Said insiston sidomos ne nje teme themelore, duke e intepretuar dhe dokumentuar mire. Ne fund te ‘800 dhe fillim te ‘900, periudhe ne te cilen, Fuqite e medha evropiane, me ne krye Angline, vendosnin fatin e Palestines dhe inkurajonin levizjen sioniste qe te futej e ta pushtonte, Palestina nuk ishte nje shkretetire. Ne te under, ishte, nje vend ku ekzistonte nje komunitet politik dhe civil i perbere prej me teper se 600.000 personash, te cilet i jepnin edhe emrin ketij territori te banuar prej tyre prej shekujsh.
    Palestinezet flisnim arabisht e ishin per me teper myslimane synite, me prezencen e disa pakicave te krishtera, druze dhe shiite, te cilat perdornin qe te gjitha gjuhen arabe. Fale shkalles se larte te arsimit, perbente nje élite ne Boten arabe: intelektuale, banikere dhe imprenditore palestinese kishin nje vend te rendesishem ne politiken arabe, ne burokraci dhe ne industrite e Naftes se Gjirit Persik. Kjo ishte gjendja shoqerore dhe demografike e Palestines ne dhjetevjecaret e pare te ‘900 e keshtu mbeti deri nje jave perpara se te spalle Shteti i Izraelit ne pranvere te vitit 1948: ne ate moment ne Palestine ishte prezente nje popullsi autoktone e perbere nga perafersisht 1 milion e gjysem persona (ndersa hebrenjte, pavaresisht fluksit te madh migrator te pasluftes, mezi e kalonin gjysem milionin).
    La vita č bella...

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    E gjithe ceshtja e marrjes se Palestines dhe autoproklamimit te shtetit te Izraelit nga sionistet perfshihet ne nje operacion ideologie qe me pas do te perfshihet ne nje strategji politike sistematike: mohimin e ekzistences se popullit palestinez. Ne deklaratat e liderave me te medhenj sioniste – nga Theodor Herzl atek Moses Hess, te Menachem Begin, deri te Chaim Weizman – popullsia vendase kur nuk injorohet totalisht, skualifikohet si barbare, e parendesishme etj etj. Ne kete clichet koloniale eshte e lidhur edhe idea qe detyra e hebrenjve ka qene ajo e marrjes se nje territori te prapambetur, gjysemshkretetire per ta rindertuar dhe modernizuar qe nga themelet. E sipas nje interpretimi radical, te “misionit te qyteterimit” evropian dhe te “kolonializmit domethenes”, organizata e re politike dhe ekonomike israeliane, duhet te perjashtonte cdo lloj bashkepunimi, pervecse me karate sherbimi dhe nenshtrimi, te popullsise autoktone (ndersa shteti i Izraelit do te qendronte i hapur vetem per shtetasit hebrenj dhe vetem per to nga e gjithe Bota).
    S’eshte e rastesishme, qe beteja e pare qe palestinezet detyrohen te luftojne si kryengritje pas krijimit te shtetit te Izraelit, ishte me qellim qe te kundershtohte eliminimin e historise se vet. Objektivi i tyre primar ishte qe te pranohej, jo vetem nga Izraeli, por edhe nga Egjipti, Jordania dhe Siria, identiteti i tyre kolektiv dhe autodeterminimi i popullit si e drejte nderkombetare. Vetem shume kohe me vone, e jo perpara vitit 1974, Kombet e Bashkuara vejne re qe ekziston nje subjekt nderkombetar i quajtur Palestine dhe do te njohin ne Yasser Arafat, perfaqesuesin e tyre te ligjshem.
    Mohimi i ekzistences se nje populli ne token ku do te vendosej shteti hebre, eshte shenja koloniale dhe raciste, qe karakterizon qe nga origjina e tij levizjen sioniste: nje levizje, nga ana tjeter, shume e lidhur me fuqite evropiane dhe nga ato e mbeshtetur ne menyra te ndryshme. Pasi kane projektuar per kohe te gjate ta ndertonin shtetin ne Argjentine, ne Afriken e Jugut ose ne Qipro, vendin e Shtetit hebre, zgjedhja e levizjes sioniste bie mbi Palestinen, jo vetem dhe jo shume per arsye fetare, por sepse thuhet – bashke me Israel Zangwill – qe Palestina, eshte “nje Toke pa popull, per nje popull pa Toke”.
    Eshte ne emer te kesaj llogjike, qe fillon dalja me zor e 700.000 palestinezeve nga vendi i tyre, sidomos fale aksioneve te organizmave terroriste sioniste si Banda Stern, e kryesuar nga Yitzhak Shamir, dhe si Irgun Zwai Leumi, e komanduar nga Menahem Bengin, e njohur per shkaktimin e 250 vdekjeve te banoreve, ne fshatin Deir Yassin.
    Pastaj, ne mbyllje te luftes se pare arabo-izraeliane, zona e zene nga izraelianet shtohet akoma, duke kaluar nga 56% e territoreve te Palestines, te njohura nga Asamblea Gjenerale e Kombeve te Bashkuara me vone ne 78%, duke perfshire nder te tjera edhe Galilene dhe pjesen me te madhe te Jeruzalemit. Ne fund, ne mbyllje te luftes se gjashte diteve, ne 1967, sic dihet, Izraeli merr edhe 22% qe kishin mbetur, duke aneksuar edhe Jeruzalemin lindor, duke vendosur nje rregjim te rrepte militar rreth 2 milion banoreve ne Cisjordani dhe Gaza. E gjitha kjo e shoqeruar me heqjen me dhune te Tokave, me prishjen e mijera shtepive te palestinezeve, duke eliminuar fshatra te tere, duke futur zona urbanene pjesen arabe te Jeruzalemit, pervecse ne ate te Nazaretit.
    Por, mbi te gjitha, eshte ceshtja e vetevendosjes koloniale ne territoret e Cisjordanise dhe Gazes, qe na jep proven e intepretimit te sakte te propozuar nga Said me emrin “kolonialist” per Izraelin. Si ta shpjegosh ndryshe faktin qe, pasi kishin marre 78% te territorit palestines, pas aneksimit te Jeruzalemit lindor dhe pas vendosjes se 180.000 hebrenjve ne keto territore, shteti i Izraelit iu fut nje kolonimizi progresiv edhe te asaj 22% qe kishte mbetur? Sic dihet, duke filluar qe nga 1968, per nisme nga qeverite si laburiste e si te se djathtes, Izraeli konfiskoi/mori rreth 52% te territorit te Cisjordanise duke vendosur mbi 200 koloni, ndersa ne te populluaren dhe te varfren Gaza, konfiskoi 32% te territorit duke vendosur 30 koloni. Bashkarisht jo me pak se 200.000 kolonizatore sot banojne ne territoret e marra me dhune, ne shtepi te blinduara me arme te lidhura ndermjet tyre dhe me territorin e shtetit Izraelian permes nje rrjeti rrugesh (te famshmet by-pass routes), qe s’i lejohen palestinezeve, duke i ndare akoma me shume ne ate qe ata mendojne se eshte atdheu i tyre.
    Duke e mbyllur, mund te themi, qe mekati i shtetit te Izraelit eshte karakteri strukturor sionist: refuzimi i tij jo vetem te jetoje ne menyre paqesore me popullin palestinez, por madje te drejtoje hegjemonine e vet, ne menyre jo shtypese, koloniale dhe kryesisht raciste. Ajo qe ka arritur te kete ideologia sioniste – natyrisht e favorizuar edhe nga persekutimet dhe tragjedia e Olokaustit – ishte marrja progressive e Palstines nga brenda. Dhe kjo i ka dhene e akoma i jep Botes – jo vetem asaj Perendimore – pershtypjen qe elementi vendas perbene nga hebrenjte, ndersa te huaj jane Palestinezet. Ne kete keqinterpretim eshte dhe qendra e tragjedise qe ra, mbi te gjitha, tek populli palestinez, arsyeja thelbesore e humbjeve te saj: sionizmi ka qene shume me teper se sa nje forme normale pushtimi dhe dominimi colonial nga jashte. Ai ka gezuar edhe qenien dakord dhe bashkepunimin e pergjithshem te qeverive evropiane sikurse te opinionit publik te tyre; e kjo s’ka ndodhur per asnje shtet tjeter ne kete menyre.
    Por ketu qendron edhe gabimi i rende i klases politike israeliane, sikurse e élites se fuqishme politike hebree ne amerike, qe ka qene gjithmone dakort me zgjedhjet Izraeliane politiko-militare. Nje popull palestinez ekzistonte ne Palestine, perpara se te krijohej shteti i Izraelit, vazhdon te ekzistoje pavaresisht se shteti i Izraelit mundohet te beje te kunderten me qindra menyra, pavaresisht se kane pasur shume humbje, perbuzje, gjakderdhje e shkaterrim te te mirave dhe vlerave palestineze.
    La vita č bella...

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Per ata qe jane te interesuar te lexojne librat e per me teper informacion ne detaje:

    A.M. Dershowitz, Why Terrorism Works, Yale University Press, New Haven 2002

    E.W. Said, The Question of Palestine, Vintage Books, New York 1992

    (Keto libra I gjeni edhe ne italisht)


    Sa per temen: Personalisht, me shume lexoj e me shume mendoj se Izraeli ndihmohet nga Evropa si per meshire e per ndjenja faji ndaj se kaluares; Amerika eshte e pushtuar nga člita hebree e prandaj s’i vihet faj per mbeshtetjen e madhe politico-militare…
    Ku eshte fitorja e Palestines? Kush eshte e drejta e Izraelit? Perse flitet per nje terrorizem palestinez, e I hudhen lavde nga ana tjeter atij Izraelian, kur eshte fytyra me e pameshirshme ne kete mes?

    E dime qe Drejtesia nuk ka vend ne kete Bote, por te pakten opinioni public, nuk duhet te genjehet sy per sy, por te mireinformohet; Fundja e verteta qendron vetem tek arsyeja personale.


    p.s. Me falni per ndonje gabim shkrimi, por e ka fajin impostimi ne italisht I kompiuterit qe m’i kthen fjalet nganjehere sipas qejfit!
    La vita č bella...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Lufta e dyte boitrore ndoshta mire se mbaroi ashtu,pro nuk mund te themi se e mira fitoi te keqen,nje nder shum te keqijat qe erdhen si psoj e fitores se"mires" eshte edhe krijimi i shtetit te izraelit,nuik kam asgje kunder popullit cifut ,nuk arsyetoj krimet naciste ,por nuk arsyetoj edhe formimin e nje shteti ne baze religjioni apo bazim ne genjeshtren me te madhe te gjitha koheve e qujtur BIBEL,

  5. #5
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Nqs ka persona qe se kuptojne se palestina eshte viktima e atij konflikti atje , atehere ata persona kane probleme mendore te renda .

    Sigurisht ne cdo konflikt , krijohen lehte dhe vatra te ekstremizmit , sepse lufta eshte ekstrem e si pasoje sjell ekstremizem.

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Nqs ka persona qe se kuptojne se palestina eshte viktima e atij konflikti atje , atehere ata persona kane probleme mendore te renda .

    Sigurisht ne cdo konflikt , krijohen lehte dhe vatra te ekstremizmit , sepse lufta eshte ekstrem e si pasoje sjell ekstremizem.
    Nuk eshte Palestina, por populli palestinez. E lexove nga fillimi ne fund temen. Nuk ma ha mendja, se duke lexuar mbi shifrat e ideologjine e se si u arrit te vendosej Palestina si Izraeli i ri, do te kishe tjeter mendim e nuk do t'i quaje me probleme mendore...
    Mos arsyeto nepermjte stigmave te nje populli qe qendron akoma ne idene e vuatjes, kur ato qe jane tashme ne pushtet as i kane perjetuar e as e dine cfare dmth vuajtje, duke qene se po ua shkaktojne kete te tjereve duke i hequr identitetin historik e patriotik, me me teper rracizem se kur. Me e forta eshte se sado bejne krime kunder humanitetit, akoma komuniteti nderkombetar nuk e ven re kur behet nga dora hebree, por vetem shikohen terrorizmat e te tjereve, perse? Se gjejne mbeshtetje liderash hebre e meshire liderash pleq evropiane te lodhur...

    Me vjen keq qe nje person mund te justifikoje ekstremizmin izraelian e nuk mund te justifikoje kryengritjen e nje populli, te cilit i jeper emri "barbar" ne toke te vet, popull qe s'ka vlere tjeter pervec sherbimit, popull qe nuk ka te drejte bashkejetese, nqs nuk qendron i perulur! Jemi ne shekullin XXI ore djale e kolonializimi tashme ka vite qe eshte "mbyllur", edhe se sic vihet re nga faktet, nuk qenka keshtu: kolonializimi u lejoka edhe ne kohe demokracie e ne kohe kur pjesa e pasur edhe člita perjeton cdo lloj te drejte. Ndersa kush nuk ka ze ne kapitull, quhet maskara... E kur ngri koken me te drejte i thone prit, madje shtyhu edhe ca nga vendi jot e liroja ktij tjetrit, dil nga shtepia e jepja ketij per bamiresi, po qe e di po deshe vdis, po deshe jeto, por ne meshire te fatit. Ne keto kushte ore djalo, cdo njeri do behej terrorist...
    Edhe ne shqipetaret, e sidomos populli kosovar ka perjetuar ne nje situate te tille ndaj shovinizmit serb, por ama nuk e vleresojme duke ngritur lavdi per serbin, edhe mire bejme se e tille eshte e drejta e shyqyr qe iu njoht me ne fund pavaresia; por ama e njejta gje duhet bere edhe me popullin palestinez... Lexoje mire me siper e shihe, qe sionistet e zgjodhen Palestinen thjeshte per lehtesi pushtimi e per ta modernizuar nga fillimi, pa pike nderhyrje nga asnje, duke e quajtur: Toke pa popull, per popull pa toke", kur ne ate toke kishte me teper se 1 milion e gjys banore: me pak fjale bene me keq se evropianet kur shkuan ne amerike: sterminim ne kohet moderne...
    La vita č bella...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Shteti cifut nuk u formua nga cifutet dhe per cifutet vendas por nga cifutet evropjan(rus) te cilet nuk kan kurfar te drejte ne ato toka, te marish tokat popullit vendas qe jeton me mija vjet aty dhe tu jepesh dikujt nga rusija eshte padrejtesi baraz me krimet naziste,prandaj terorizmin arabo palestinez ndaj izraelit une e shohe si terorizem i nxitur nga terorizmi shtetror.

  8. #8
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga MARGUS Lexo Postimin
    Shteti cifut nuk u formua nga cifutet dhe per cifutet vendas por nga cifutet evropjan(rus) te cilet nuk kan kurfar te drejte ne ato toka, te marish tokat popullit vendas qe jeton me mija vjet aty dhe tu jepesh dikujt nga rusija eshte padrejtesi baraz me krimet naziste,prandaj terorizmin arabo palestinez ndaj izraelit une e shohe si terorizem i nxitur nga terorizmi shtetror.
    Fatkeqesisht, vete shteti i Izraelit eshte ngritur ne menyre te paligjshme e te njeanshme, duke iu permbajtur nje ideologjie te formuar nga organizma si levizja sioniste, qe kane luajtur nje rol te rendesishem pervec mbeshtetjes evropiane, edhe me ane te terrorizmit. Ndryshimi qendron qe ndersa palestinezet denohen per kete, terrorizmi izraelian nuk vleresohet ne te njejten menyre, madje shpeshhere behen edhe filma e libra duke i lavderuar edhe ngritur ne heronj per masakrat qe kane bere ndaj nje populli, ose duke e thene ne menyre tragjike, daj grave, pleqve e femijeve, qe s'ma ha mendja t'i kene bere keq ndonje njeriu, pervec faktit qe kane lindur ne Token, gabimisht te perzgjedhur nga Izraelianet per te perndjekur ideologjine e tyre, te krijuar, me kohen e jo ate qe fshehin, si Toka e premtuar nga Zoti.
    La vita č bella...

  9. #9
    Erl, e ke lexuar artikullin e Alan Dershowitz ne The Jerusalem Post ne 2002: "New Response to Palestinian Terrorism"? Tregon fare qarte qe Dershowitz ne fund te fundit ngelet nje Jew shume i devotshem.

  10. #10
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Erl, e ke lexuar artikullin e Alan Dershowitz ne The Jerusalem Post ne 2002: "New Response to Palestinian Terrorism"? Tregon fare qarte qe Dershowitz ne fund te fundit ngelet nje Jew shume i devotshem.
    Ah, nuk me pelqen si autor, por m'u duk paradoksale ajo qe shkruan ai: nuk kerkohen shkaqet, por direkt aksion ndaj terrorizmit (eliminimi dhe refuzimi). Vetem se per kete zotnine terrorizmi nuk eshte kudo njesoj, dmth vleresohet sipas aktorit e jo sipas funksionit...
    La vita č bella...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •