Harrova une qe nuk pyetet xfiles rreth moshes.
Pyetje e pasjellshme vertet.
Urrejtja nuk lind vetvetiu por si pasoje e VEPRIMIT .
Me cfare e arsyeton urrejtjen tende ti ndaj nje mase e cila ska te beje or te lidh aspak me ty personalisht?
Nuk mund ta urresh dike per qejf , se atehere dalim tek akuza ime e pare qe ti je thjesht nje njeri i semure , right?
Nuk eshte e thene se cdo mendim pervers i cili udheton ne trurin tend te vogel duhet ta shprehesh.
Instikti?
Instikti eshte kaotik e arsyeja eshte stabel . Pa arsye ne do te ishim kafshe , pa moral , po te tille.
Lufterat nuk i kane nisur popujt por elitat drejtuese te tyre.
C'faj kishte populli kur mbretit i ngrihej mendja per pushtim?
Ska pase ndonjehere konsensus te plote ne nje popull , ku komplet masa ka rene dakort per fillimin e nje lufte.
Nqs fair nuk ekziston , atehere cfare mendon kur nje person futet ne burg me te ''drejte'' sepse ka bere nje krim ? lol
Ishte elita drejtuese,ta thashe njehere , shkaktarja per fillimet e lufterave.
Nqs fair sdo ekzistonte , atehere sdo ishte e mundur te shpikej si fjale ne rradhe te pare.
E turqit skane qene ish-mongola , por nuk jam i habitur rreth faktit qe ti se dije kete gje.
Arsyetim i menēur!
Pak a shumė ky ėshtė edhe parimi im.Postuar mė parė nga xfiles
Parimi im pėr tė drejtėn ėshtė ky: e drejta ėshtė ajo qė pėrcaktohet nga i forti. I forti ka gjithmonė tė drejtė.
Faji i tė dobėtit ėshtė se ėshtė i dobėt, kėshtu qė nuk ka tė drejtė.
Duam apo nuk duam ne, natyra kėshtu i ka ndėrtuar gjėrat.
Gaza: Komshiu i keq
Gabimi i komshiut tė keq dhe i shokėve tė tij nė mėhallėn tjetėr ishte: Kėta njerėz zgjodhėn partinė e gabuar.
E diel, 11 Janar 2009 22:02
Nga: Rolf Verleger
Ēfarė do tė bėnit ju – kėshtu shkruante mė 31.12. historiania izraelite Prof. Fania Oz-Salzberger nė gazetėn Frankfurter Allgemeine – nėse komshiu juaj do tė hidhte vazhdimisht gurė dhe molotovė nė banesėn tuaj? A nuk do tė kapnit dikur armėn pėr t'i dhėnė fund kėsaj gjendjeje? Dhe nėse komshiu do tė rrethohej me fėmijėt e tij, qė ju mos ta qėlloni dot, a nuk do tė merrnit atėherė njė armė snajper? Kėshtu si ky komshiu sillet Hamasi nė Gaza, kur sulmon qytete izraelite me raketa. Prandaj edhe lufta e tanishme e Izraelit kundėr Gazės qenka njė luftė e drejtė.
Pėr kėtė shembull me komshinj i jam shumė falėnderues zonjės Oz-Salzberger, sepse me tė mund tė shpjegohet shumė. Pėr arsye thjeshtėsie le t'ju quajmė ju dhe familjen tuaj tė terrorizuar aq poshtėr nga komshiu i keq, pronarėt e shtėpisė dhe tė vėrejmė gjendjen e ēuditshme nė mėhallė. Banesa e komshiut ėshtė Gaza.
1. Para tre vjetėsh i keni marrė komshiut ēelėsat. Pa pėlqimin tuaj si pronar shtėpie familja e komshiut s'guxon tė dalė nga banesa e saj, as pėr tė punuar, as pėr tė studiuar, as pėr tė udhėtuar, as pėr tė bėrė pazar. Pa pėlqimin tuaj si pronar shtėpie komshiut nuk i vjen as posta, as ushqim, as rrymė elektrike, as gaz, as vizita: Banesa ėshtė e kyēur, ju si pronar shtėpie keni ēelėsin, kurse komshiu i keq s'ka nga t'ia mbajė. Dhe kjo gjendje vazhdon qė nga viti 2006, gati tre vjet.
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
Gabimi i komshiut tė keq dhe i shokėve tė tij nė mėhallėn tjetėr ishte: Kėta njerėz zgjodhėn partinė e gabuar.
Ndėrkohė qė ju ishit aq tė sjellshėm, saqė para 4 vitesh, nė 2005, dolėt me dėshirėn tuaj nga ballkoni i tij me pamje nga deti, tė cilin ia kishit marrė dikur. Por, kur dolėt, natyrisht qė nuk denjuat t'i hidhnit asnjė sy, as t'i thoshit ndonjė fjalė atij tipit. Kurse mobiliet e ballkonit i shkatėrruat. Ēfarė u bėmė ne, qė tė flasim me fqinjėt tanė?
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
2. Pėrpara dy vitesh, nė 2007-ėn, ju dhe shokėt tuaj amerikanoveriorė nga sindikata e pronarėve tė shtėpive i dėrguat komshiut nė banesė njė trupė tė fortėsh, bandėn e Mohamed Dahlanit, me qėllim qė t'i merrnin komshiut shtėpinė. Pėr ters komshiu u mbrojt kundėr kėtij puēi. Aty juve ju mbeti hatri, dhe pastaj tentuat t'u mbushnit mendjen tė tėrėve, se komshiu i keq ka marrė pa asnjė tė drejtė pushtetin nė banesėn e tij dhe se nuk ėshtė i legjitimuar pėr kėtė. Ju u habitėt edhe vetė se sa shumė gazetarė e pėrhapėn kėtė gėnjeshtėr.
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
3. Ju ia keni llogaritur komshiut koston e mbajtjes sė banesės nė mėnyrė jokorrekte. Prej vitesh, taksat doganore, tė cilat i pėrkasin administratės autonome tė banesės, nuk paguhen nė kohė dhe plotėsisht.
4. Ju keni vrarė shumė persona nga banesa e komshiut. Kjo ndodhi nė vitin 2006. Vdiqėn me qindra veta. Meqė ra fjala, kjo ishte kapsolla e luftės nė Liban, pasi Hizbollahu donte tė hakmerrej ndaj Izraelit pėr kėto bėma.
5. Prej kohėsh ju i keni marrė komshiut makinėn e tij. Komshiu kishte dikur njė aeroport – ndėrtuar me para nga BE-ja. Kurse ju e prishėt: Komshinjtė e kėqij nuk kanė nevojė pėr aeroport.
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
6. Ju i morėt komshiut punėn e tij. Komshiu dikur dilte pėr tė kapur peshk. Kėtė ju ia ndaluat. Dikur ai kishte fabrika. Nė 2006 ju ia bombarduat. Dikur ai kishte bujqėsi. Ju e shkatėrruat duke ndaluar eksportin. Komshiu i keq, i cili tani do tė qėllojė, nuk duhet tė peshkojė, tė punojė, tė lėrojė tokėn. Komshiu i keq duhet tė qėllojė mbi ju, me qėllim qė ju tė mund tė qėlloni mbrapsht. Dhe ai kėshtu veproi.
7. Gjykatat i kanė dhėnė tė drejtė komshiut tė keq. Shumė specialistė tė sė drejtės sė fqinjėsisė, si Amnesty International, ekspertė tė Kombeve tė Bashkuara, marrės tė ēmimit Nobel pėr paqen, kanė thėnė qartė, se sjellja juaj si pronar shtėpie ndaj komshiut tuaj bie ndesh prej vitesh me tė drejtėn dhe ligjin.
Pėr fat tė mirė, kėta njerėz nuk kanė polici, pėr tė zbatuar tė drejtėn dhe ligjin. „Sa divizione ka Papa?" bėnte humor Stalini.
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
8. Ju po dėboni prej vitesh shokėt e komshiut tė keq nga banesat e tyre. Fatkeqėsisht, komshiu i keq ka akoma celularė dhe telefona. Prandaj ai e merr vesh ditė pėr ditė, se si ju dėboni nga banesat e tyre shokėt dhe tė afėrmit e komshiut tė keq nga mėhalla e Bregut Perėndimor. Mjeti kryesor pėr kėtė ėshtė muri i madh, tė cilin ju e keni ndėrtuar mes pėr mes mėhallės. Sepse ju nuk e keni ndėrtuar kėtė mur, i cili nė fakt duhet t'i shėrbente sigurisė suaj, rreth banesės suaj, por pėrmes banesave tė kėtyre shokėve. E ē'u duhen atyre dy dhoma banimi? Njė del e tepron! Tek tjetra le tė banojnė mė mirė shokėt tuaj! E edhe kur ata vetė brenda banesės sė tyre tė zvogėluar detyrohen tė kalojnė mes njė kontrolli sigurie ndėrsa shkojnė nga dhoma e ndenjjes nė banjo, nuk ka ndonjė gjė: E gjithė jeta ėshtė njė dhomė pritjeje! E kush guxon tė demonstrojė nė mėnyrė paqėsore mund tė marrė nė Gjermani ndonjė ēmim paqeje, kurse nė shtėpi gaz lotsjellės, ose kur ka fat tė keq ekzekutohet pėr demonstrim me arsye „vetėmbrojteje". Natyrisht qė shokėt e komshiut tė keq vajtėn para Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė pėr shkak tė murit qė kalon mes pėr mes banesės sė tyre, por ministri i atėhershėm i jashtėm gjerman, njė burrė i ngathėt i quajtur Fischer, e quajti kėtė hap „jo tė ndihmshėm". Natyrisht qė gjykata u dha tė drejtė shokėve, por pėrsėri nuk ka polici, e cila mund ta zbatojė tė drejtėn.
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
9. Pėrpara 60 vjetėsh, ju i morėt komshiut pronėsinė e shtėpisė. Pėrpara shumė kohėsh, gjyshi i komshiut ishte pronari i tė gjithė shtėpisė. Atėherė, gjyshėrit tuaj erdhėn nė kėtė shtėpi, tė frikėsuar, tė pėrndjekur. Kjo ishte njė strehė e mirė prej furtunės. Shpejt ata ndėrtuan njė banesė nė oborr. Oborri nuk i pėrket askujt, apo jo? Epo, arabė janė. Herė pas here vinte ndonjė ėndėrrimtar humanist i quajtur Achad ha'Am, Martin Buber, Hannah Arendt e disa tė tjerė, qė thoshin se duhet jetuar nė miqėsi me pronarin e shtėpisė. Por, pėr hir tė Marksit, kėta arabėt ishin shumė primitivė pėr tė ndėrtuar socializmin. Me katundarė tė tillė nuk mund tė lidhėsh miqėsi. Kurse mė vonė, kur Marksi doli nga moda, atėherė thanė: Pėr hir tė Zotit, kėta arabėt kanė fenė e gabuar, ēfarė kėrkojnė kėtu nė Shtėpinė e Shenjtė? Ka sa tė duash shtėpi ku mund tė shkojnė. E pastaj, mė 1947, prindėrit tuaj u morėn prindėrve tė komshiut tė keq pjesėn mė tė madhe tė shtėpive, ndėrkohė qė ata iknin nė panik nga frika e terrorit tė prindėrve tuaj tė armatosur. Kurse sot, shumė pasardhės tė kėtyre njerėzve jetojnė nė atė njė shtėpi, nė atė copėz toke mė tė mbipopulluar tė globit, nė Gaza. Po pėrse ėshtė kaq e mbipopulluar?
Dhe ja ku komshiu i keq u inatos.
10. Pasthėnie.
Kur sionistėt e parė ēifutė erdhėn nė Izraelin e sotėm rreth vitit 1890, ata kishin ikur nga diskriminimi nė perandorinė cariste, nga zjarrvėniet dhe vrasjet e pogromeve, nė kėrkim tė njė jete tė lirė, tė vetėvendosur, e cila nuk iu mundėsua nė vendlindjen e tyre tė vjetėr. Ky nuk ishte njė konflikt i sė mirės kundėr tė keqes, por zėnka pėr njė copė tokė, e cila pėr arabėt palestinezė ishte vendlindje, kurse tė ardhurve u dukej si atdheu i vetėm i mundshėm. Kėtė konflikt e fitoi ana ēifute, me ēmimin e gjendjes sė pėrhershme tė luftės. Por plani i paqes ka shumė kohė qė ėshtė mbi tavolinė. Ai qėndron nė zgjidhjen dyshtetėshe nė kufijtė e 1967-ės, nė njė marrėveshje tė ndėrsjellė tė problemit tė refugjatėve, nė njė marrėveshje tė ndėrsjellė mbi Jerusalemin. Kėtė zgjidhje i kanė ofruar dhe ribėrė sėrishmi Izraelit nė vitin 2002 shtetet anėtare tė Ligės Arabe. Izraeli nuk bie dakord me kėtė, sepse Izraeli nuk mund tė vendosė, nėse do ta mbajė dhe ta zgjerojė tokėn e pushtuar pa tė drejtė nė Bregun Perėndimor. Pėr sa kohė Izraeli nuk thotė "po, duam mė mirė paqe, heqim dorė nga pushtimi", pėr kaq kohė nuk do tė ketė paqe.
Pozicioni i Gjermanisė nė kėtė konflikt ėshtė i pavendosur. Por a mundet fakti, qė ne ēifutėt evropianė u bėmė viktima tė njė padrejtėsie tė shkaktuar nga Gjermania, t'i japė shtetit ēifut tė drejtėn t'u shkaktojė tė tjerėve padrejtėsi? A besojnė politikanėt gjermanė me tė vėrtetė, se ėshtė njė dėmshpėrblim pėr vrasjen e paraardhėsve tė mi ēifutė, qė tani Izraeli tė bėjė ēdo gjė qė i pėlqen pa kufi dhe pa detyrime. Pėrkundrazi, Izraelit do t'i bėnte pafundėsisht mirė, sikur ta nxirrnin nga pozicioni i fantazuar i viktimės sė pėrjetshme dhe tė integrohej nė sistemin kontrollues ndėrkombėtar si ēdo shtet tjetėr. Kjo do tė thotė, qė pushtimi ilegal i Bregut Perėndimor dhe bllokada prej vitesh e Gazės nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar duhen ndaluar. BE-ja duhet ta masė Izraelin nė hapat e tij drejt respektimit tė ligjit ndėrkombėtar dhe tė tė drejtave tė njeriut, siē mat Turqinė dhe Serbinė. Vlerėsimi ligjor i rastit Olmert duhet tė ndiqet, njėsoj si rasti Millosheviē, nė Hagė.
Autori Prof. Dr. Rolf Verleger ėshtė psikolog nė universitetin e Lübeck-ut. Ai ka ngritur bashkėsinė ēifute tė qytetit Lübeck dhe ėshtė qė nga viti 2006 i deleguar nė kėshillin qendror tė ēifutėve nė Gjermani.
Vasudhaiva Kutumbakam
A nuk ishte perandoria osmane pasardhese e dyndjeve mongole me ne krye Gengis Khan? Patjeter qe me pas u perzjene dhe turqit e sotem jane nje mish mash qe ec e merre vesh.
Ashtu siē ishin Hunet qe formuan Hungarine e sotme.
Por mbase dhe gabohem.
Nje gje eshte e sigurte, turqit sado te perzjere, gjenetikisht dhe nga ana gjuhesore jane mongoloid.
Nese nuk e di interesohu.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 14-12-2009 mė 00:53
Krijoni Kontakt