Close
Faqja 9 prej 126 FillimFillim ... 78910111959109 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 1258
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Më duket nuk paske fjalor afër vetes:

    SEDIJE f.
    Mungesa e njohurive për diçka, gjendja e dikujt që
    nuk di gjë për diçka. Ia tha me sedije.
    * E bën në sedije dikë a diçka nuk e përfill fare.

    nuk shkruhet as "se dije" as "s'e dije", por si një fjalë e vetme: sedije.
    Lexoje kuptimin e kësaj fjale.
    sedije shkruhet bashke? Me fal Z. Adem, por hera e pare qe e shikoj nje perdorim te tille. E kemi perdorur padituri.
    Feelings change - memories don't.

  2. #82

    ja dhe sqarimi nga fjalori

    Ç’ përem.
    I. pyetës.
    1. Përdoret në fjali pyetëse përpara foljeve për të
    pyetur drejtpërdrejt ose tërthorazi për një send, për
    një dukuri a për një veprim të panjohur, që duam të
    dimë; çfarë. Ç'po bën? Ç’po ndodhi? Ç’është kjo?
    Çka ngjari? Çdo nga unë? Çka aty? Ç’të tha? Ç’e
    ke atë? Ç’ju solli? Ç’është? bised. çfarë po
    ndodh?, si është puna?; çfarë kërkon? Ç’u be?
    bised.
    a) ku vajti?, ku shkoi? ;
    b) çfarë ndodhi?
    2. Përdoret në fjali pyetëse përpara emrave në
    rasën emërore ose kallëzore të pashquar për të
    pyetur drejtpërdrejt ose tërthorazi për natyrën
    llojin, tiparet a veçoritë e një qenieje, të një sendi,
    të një dukurie ose të një veprimi; cili, çfarë. Ç`punë
    bën?Ç’njeri është? Ç’libër doni? Ç`kuptim ka?
    Ç’toka janë këto?
    Në ç`klasë je? Me ç'mjete do të nisemi? Në
    ç'orë? Nga ç’anë? Në ç’vend? Në ç’gjuhë?
    Prej ç’lëndë është bërë? Me ç’detyrë është
    ngarkuar?
    3. Përdoret për të pyetur për punën a detyrën e
    një njeriu në marrëdhënie me të tjerët ose për
    lidhjet e tij familjare etj.; kush. Ç`e ke atë djalë?
    Ç’e ka babai yt?
    Ç`je ti këtu? Ç’e kini atë në ndërmarrje?
    4. Përdoret në fjali thirrmore, kur shprehim habi për
    shkallën e shfaqjes së tipareve të një qenieje, të
    një sendi, të një dukurie a të një veprimi; çfarë.
    Ç`gëzim i madh. Ç`trim që ishte! Ç`punë e
    madhe! Ç’ditë e bukuri! Ç’njeri i keq! Ç’budallallëk!
    U bë festë e ç`festë!
    5. Përdoret në fjali thirrmore ose në pyetje retorike,
    që nënkuptojnë përgjigjen mohuese «asgjë». E
    ç`është ai? E ç`e gjeti? Ç’fituam? Çka për t`u
    çuditur? Ç`mund të jetë me e rëndësishme së kjo?
    6. Përdoret në fjali thirrmore që shprehin habi ose
    në fjali mohuese, që nënkuptojnë përgjigje
    pohuese, me kuptimin: gjithçka, çdo gjë, çmos.
    Ç`nuk bën! Ç`nuk kishte atje! Ç’nuk i tha! Ç’kam
    parë atje! Ç’ka hequr!
    7. Përdoret së bashku me pjesëzën «ja» kur dikush
    fillon të tregojë a të numërojë diçka drejtpërdrejt
    ose kur e mbyll tregimin a numërimin. Ja ç’tha ai.
    Ja ç’dëgjova. Ja ç’më ndodhi. Ja ç’kam marrë. Ja
    ç’më dhanë..
    8. Përdoret së bashku me pjesëzën «ja» për të
    shprehur habi, kënaqësi, zemërim, përçmim etj. Ja
    ç’na qenka! Ja ç’paska bërë! Ja ç’vete e bën! Ja
    ç’do ti thotë të mos punosh!
    9. Përdoret në disa togje foljore, që shprehin në
    mënyrë të papërcaktuar veprimin a gjendjen ose
    që theksojnë veprimin me ngarkesë emocionale
    nëpërmjet përsëritjes së foljes. U bë ç’u bë... Të
    gjeti ç’të gjeti... U tha ç’u tha... Të bëhet ç`të
    bëhet... Kjo qenka ç’qenka! Kësaj i thonë ç`i
    thonë! Mori ç'mori dhe iku. Bënte ç’bënte... Di
    ç'di... Pa ç`pa...
    10. përd. ndajf. bised. Përse, për cilin qëllim; për
    ç'shkak, pse. Ç’të duhet? Ç’më rri aty? Ç’ta marr
    kot? Ç’e kërkon? Ç’është nevoja? E ç’të vete?
    Ç’të ta them kot! Çi ke ato para? Ç’më je nxirë
    ashtu? Ç’e do! është e kotë tashmë, nuk vlen,
    nuk duhet.
    II. lidhor.
    1. Përdoret për të lidhur një fjali të varur
    kundrinore ose kryefjalore dhe ka kuptimin: ai (ajo,
    ata, ato) që; gjithçka që. Mori ç’gjeti. Foli ç’mundi.
    S’ka ç’të bëjë. Ç’kam, ta them. Ç’u tha, u bë.
    Dëgjon ç’i thonë. Solli ç’ishte për ti sjellë. Ç’është
    e drejtë, është e drejtë.
    2. Sa. Me ç'dukej. Nga ç’kam marrë vesh. Nga
    ç’dëgjojmë e ç’shohim. Me ç’mbaj mend unë. Më
    mirë nga ç'e pandehja. Gjithë ç’duhej.
    III. pjes.
    1. përdoret në fillim të një fjalie a të një vargu për
    të theksuar habinë, gëzimin, kënaqësinë,
    keqardhjen etj. Ç’u kënaqa! Ç’u lodha! Ç’u
    gëzova! Ç’na mërziten! Ç’u ngatërruam kot! Ç’na
    bëri për të qeshur! Ç’u ngrit gjithë fshati! Ç’i
    mblodhi shokët! Ç’u vra një trim!
    2. Përdoret për të shprehur mohim ose mospërfillje
    me kuptimin «mos». Ç’ia vë re. Ç’e pyet kot.
    Ç`lodhesh me të. Ç’e dëgjon atë.
    * Ç'qe ata? vjet. shih tek ATA II. Ç’qe ata! vjet.,
    iron. shih tek ATA II. Që ç'ke me të shih te KAM.
    S'kishte ç't’i hante miu pas darke shih te MI,~U.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #83
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    sedije shkruhet bashke? Me fal Z. Adem, por hera e pare qe e shikoj nje perdorim te tille. E kemi perdorur padituri.
    po sedije shkruhet një fjalë.
    përdoren sedije e padije, por jo mosdije.

    ja dhe sqarimet:

    PADIJE f.
    1. Mungesa e të dhënave për diçka ose njohja e
    paktë e rrethanave dhe e gjendjes së vërtetë. E
    bëri nga padija.
    2. Mungesa e arsimit dhe e kulturës së
    përgjithshme, të qenët i pashkollë, padituri; gjendja
    e tillë e një njeriu ose e një populli; njohja e
    pamjaftueshme ose e dobët e një pune, e një
    mjeshtërie ose e një fushe të veprimtarisë. Jetonin
    në padije. E ka nga padija. Ishin të zhytur në
    padije. E mbanin popullin në padije.




    PADITURI f.
    Të qenët i paditur; mungesë e arsimit dhe e
    kulturës së përgjithshme, padije. Zhdukja e
    paditurisë. Rronin në mjerim e në padituri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 12-12-2009 më 17:23
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Nuk mund te shpjegohet gjuha shqipe ne forum.Ne te korigjojme gabimet trashanike qe tingellojne keq ne te shkruar.Te pakten ,disave qe i kane te theksuara gabimet ortografike apo drejtshkrimore t'u vleje kjo teme.Asnjehere peremri i pakufijshem cdo dhe peremri pyetes cfare nuk shkruhen me apostrof.(C'do, c'fare).

  5. #85
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Nuk mund te shpjegohet gjuha shqipe ne forum.Ne te korigjojme gabimet trashanike qe tingellojne keq ne te shkruar.Te pakten ,disave qe i kane te theksuara gabimet ortografike apo drejtshkrimore t'u vleje kjo teme.Asnjehere peremri i pakufijshem cdo dhe peremri pyetes cfare nuk shkruhen me apostrof.(C'do, c'fare).
    i bashkangjitem vrejtjes se Zonjes Bica....flm qe me kursyt kohe Pranvera, sepse une do e kisha shkru po mos ta kishe shkru ti.

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Më duket nuk paske fjalor afër vetes:

    SEDIJE f.
    Mungesa e njohurive për diçka, gjendja e dikujt që
    nuk di gjë për diçka. Ia tha me sedije.
    * E bën në sedije dikë a diçka nuk e përfill fare.

    nuk shkruhet as "se dije" as "s'e dije", por si një fjalë e vetme: sedije.
    Lexoje kuptimin e kësaj fjale.
    Harrove të shkruash bised. në krah, që do të thotë se ajo është një fjalë e gjuhës së folur,është dialektore, jo letrare.

    Nuk e kam ndeshur asnjëherë fjalën sedije në gjuhën letrare.

    Ndërsa s'e dije, forma mohuese për e dije.
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 12-12-2009 më 18:00

  7. #87
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    i bashkangjitem vrejtjes se Zonjes Bica....flm qe me kursyt kohe Pranvera, sepse une do e kisha shkru po mos ta kishe shkru ti.
    Ne nje fjali keni bere me shume se pese gabime.

  8. #88
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    kur njihet i dyfishti,pse jo dhe i trefishti, katerfishti ?
    Teorikisht po.
    Dihet qe apostrofi zevendeson nje zanore (ose disa germa ne raste te vecanta).
    Pra gjate duhet:
    Cfare te i bente.
    Shkurt: C`t`i bente.
    Pra jane nje fjale dhe dy nyje te perfshira ne nje fjale te vetme.
    Nqs gjen ndonje rast kur ka bashkime te kater-pese fjaleve ne nje fjale te vetme, mund te perdoresh apostrofe te katerfishte.

  9. #89
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ne nje fjali keni bere me shume se pese gabime.
    kto nuk jan gabime shoki,,,,gjuha SHqipe qe nga 1500 deri ne 1960 eshte shkru kshu sic e shkruj une,,,at'her hyni ky enver **** hoxha qe e boni gjuhen shqipe si ja deshi qefi atij dhe partise se punes.

  10. #90
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    kto nuk jan gabime shoki,,,,gjuha SHqipe qe nga 1500 deri ne 1960 eshte shkru kshu sic e shkruj une,,,at'her hyni ky enver **** hoxha qe e boni gjuhen shqipe si ja deshi qefi atij dhe partise se punes.
    Te kuptoj fare mire Homza Vetem se kjo quhet gjuhe letrare.
    Gjuha e Ndre Mjedes eshte shume e vjeter dhe i perket brezit te vjeter, sot neve na duhet te mesojme gjuhen moderne, sepse po vazhduam me dialektet e ndryshme, e shohim fare mire se gjuha e bukur shqipe humb gramatiken dhe drejtshkrimin e saj.


    Persa u perket dialekteve, me keto ne merremi vesh me njeri - tjetrin, por persa i perket gjuhes se shkruar duhet shkruar pa gabime.

    Me fal nqs po korrigjoj disa gabime te tuat
    Ndryshuar për herë të fundit nga gloreta : 12-12-2009 më 18:10

Faqja 9 prej 126 FillimFillim ... 78910111959109 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •