Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Emigranti shqiptar vret gruan në sy të fëmijëve

    Një emigrant shqiptar pritet të dalë para një gjykate, për t'u përballur me akuzat se ka goditur disa herë, thikë pas thike, deri në vdekje, gruan e tij para dy fëmijëve, dy djemtë e çiftit në shtëpinë e tyre Chesterfield Township, rrethinat e Detroitit në shtetin federal të Massachusetts. 41-vjeçari i dyshuar për therjen e gruas së tij me thikë, emri i të cilit nuk është shpërndarë deri tani nga policia, është duke u mbajtur në burg Macomb County, qysh nga dita e diel, sipas policisë së Chesterfield Township. Sgt Detective Deron Mejers tha se policia ishte thirrur në një thirrje urgjente 911, se në një shtëpi të provincës Dove Lane, pranë rrugës Gratiot, në orën 8:45 të darkës së shtunë, pas marrjes së 911 thirrje, dëgjohej zëri i një gruaje të plagosur që kërkonte ndihmë. Skuadra e policisë, autoambulancat dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën pa ndjenja një grua 41-vjeçare që po lëngonte nga plagët e shumta që kishte marrë pas shpinës së saj, e goditur disa herë nga bashkëshorti. Zëdhënësi i policisë, Sgt Detective Deron Mejers, tha se nxitimthi gruaja me plagë të shumta u dërgua në Qendrën Rajonale Mjekësore Clemens, ku ajo u ajo më pas një kohë të shkurtër u deklarua nga mjekët e vdekur. Burri i saj, së bashku me një nga bijtë, thanë se kishin thirrur policinë në numrin e urgjencës 911. Ata u arrestuan në shtëpi pasi policët shkurtimisht i morën në pyetje ata qysh nga vendngjarja. Hetuesit thanë se kishin pasur probleme komunikimi në gjuhë sepse i dyshuari ishte shqiptar dhe ai nuk e kuptonte mirë anglishten dhe bashkëpunimi me hetuesit ishte i vështirë për momentin. Fqinjët e kësaj familjeje thanë se "gruaja që u ther me thikë nga bashkëshorti i saj, ka punuar dy punë, përveç kujdesjes për familjen e saj”. Sipas fqinjëve dhe miqve, çifti kishte ardhur të jetonte verën e kaluar në rrethinën Dove Lane. “Ajo kurrë ndonjëherë nuk kishte folur për problemet që kishte me burrin e saj”, - thanë fqinjët dhe miqtë e saj. "Ajo ishte një punëtore shumë e mirë, që gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e saj, sa herë që gruaja ime dhe unë e shihnim dhe përshëndeteshim", - tha Bob Adair, një fqinj që e njihte viktimën së bashku me gruan e tij nga puna e saj, kur kishin punuar në një dyqan në Meijer mbi Gratiot ekziti 23 Mile. “Viktima, - tha ai, - gjithashtu ka punuar në mirëmbajtje në një hotel zone dhe ishte i lumtur që ajo ishte në gjendje për të blerë dhurata për bijtë e saj për Krishtlindje, pasi burri i saj ishte i papunë”.

    Adair, i cili ka qenë një oficer në pension i Policisë Federale dhe ka punuar në Selfridge, Bazën Ajrore të Gardës Kombëtare, tha se lajmin për vrasjen e gruas e mësoi nga lajmet dhe se ka qenë së bashku me gruan e tij i pikëlluar, sepse, sipas tij, ajo (viktima) ishte aq miqësore për atë dhe gruan e tij, sa ata ndiheshin si miq. Sipas policisë, djemtë e çiftit janë të moshave 11 dhe 16 vjeç dhe ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi me thikë nga babai ndaj nënës së tyre. Ata janë dërguar menjëherë dhe janë vendosur në një Qendër për Mbrojtjen e Fëmijëve, derisa të afërmit e fëmijëve në Shqipëri mund të kontaktojnë me autoritetet e policisë. Michelle Irwin, një zëdhënëse në shkollën publike “Creuse”, mësuese për menaxhimin e krizave në familje tha se “një ekip ekspertësh të këtyre çështjeve do të jetë në të dy shkollat, për të mbajtur leksione për stafin, studentët, shokët e të afërmit e tyre, për grindjet në familje”.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Ca me u pjerdh re aman. Kete duhet me e varur nga ''hollatet''.
    Femijet paskan pare tmerr me sy.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  3. #3
    Nje djale 16 vjecar qe le babane te vrasi te emen kur ishte vete ne shtepi. Keshtu eshte kur rrit keta humbamenot. Ja do i japin nje life in prison dhe do rrij do luaj shah e do haj me leket tona kafsha.

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    djemtë e çiftit janë të moshave 11 dhe 16 vjeç dhe ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi me thikë nga babai ndaj nënës së tyre
    Paskan pa tmerr me sy !!!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    ore,po pse perziheni ne jeten personale te njerzeve ju aman ???

    e vrau e coptoj gruan,e rrahu nenen,i maltretoje dashnoret,doli lakuriqe ne plazhe publike...po pune e madhe mer.

    neve na intereson se si te bejm ndoj lek e te shporrim sali malokun nga pushteti...per keto hajde te flasim ne,se per te tjera gjera,ohuu sdo cajm koken ne :P

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    Një emigrant shqiptar pritet të dalë para një gjykate, për t'u përballur me akuzat se ka goditur disa herë, thikë pas thike, deri në vdekje, gruan e tij para dy fëmijëve, dy djemtë e çiftit në shtëpinë e tyre Chesterfield Township, rrethinat e Detroitit në shtetin federal të Massachusetts.
    O gazetar i nderum', Detroit eshte ne Michigan. Tjeter Michigan e tjeter Massachusetts. Prandaj i ka vene edhe Gugli hartat, me nje click 2-sekondesh te jepet mundesia te mos ia fusesh kot ne gazete.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Mbase ka gabuar qytetet por baza e kesaj masakre eshte e qarte ma merr mendja.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  8. #8
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Po s'e kisha me ty mo, e kisha me ate qe e ka shkruar.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Tashti,do dalin cubat apo burat ne mbojtje te ketij,sepse ajo ka qene rrugace..

    Rrugace apo jo rrugace ,askush nuk ta jep te drejten me i marr jeten tjetres.
    Rruga me e drejte , divorcohu.

    Po femijet tani ??? N'gelen rrugve .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    E larguar pergjithmone Maska e izabella
    Anëtarësuar
    12-07-2009
    Vendndodhja
    Ne nje cep te kesaj bote...
    Postime
    1,780
    Gjynaf per te se e shkreta paska qene e mire dhe gjynaf per femijet e shkrete qe paskan pare tmerr me sy.......dhe ai paska qene katile kaluar katilit.....per te kjo eshte e nevojshme

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •