Shembet fasada e pallatit tė kunatit tė Dashamir Pezės
TIRANE- Pasditen e sotme Inspektoriati i Lartė i Ndėrtimit, ka nisur njė aksion pėr shembjen e njė pallati nė qendėr tė Tiranės. Pallati qė ndodhet pas Hotel Tirana, mėsohet se ėshtė nė pronėsi tė kunatit tė deputetit tė Partisė Socialiste, Dashamir Peza. Fadromat kanė ndėrhyrė nė 3 katet e para tė ndėrtesės 12 katėshe, ndėrsa dėmtimi mund tė rrezikojė edhe ndėrtesat e tjera ngjitur me tė.
Por brenda ndėrtesės nuk ka pasur banorė qė mund tė rrezikoheshin, pasi 12-katėshi ka pasur leje ndėrtimi pėr hotel edhe pse ende nuk ėshtė pėrfunduar.
Nė lidhje me kėtė pallat ka akuza se ėshtė ndėrtuar pa leje dhe pengon kalimin e banorėve qė jetojnė nė pallatat e tjera pas tij, ndėrsa ka zėra se do tė ndėrhyet vetėm nė katet e para pėr tė zhbllokuar rrugėn.
Pėr momentin nuk ka asnjė deklaratė zyrtare nga ana e autoriteteve pėrkatėse, ndėrsa nė vendngjarje kanė mbėrritur pėrfaqėsues tė OSBE-sė dhe deputetė tė Partisė Socialiste.
Nė vendin e ngjarjes janė grumbulluar forca tė shumta policie, ndėrkohė qė momentalisht ėshtė ndėrprerė ndėryrja. Deputeti Peza ėshtė akuzuar kohėt e fundit nga kryeministri Berisha pėr marrjen e lejeve tė ndėrtimit nė mėnyrė abuzive, i favorizuar edhe nga kryetari i Bashkisė Edi Rama.
Ndėrkohė qė pas akuzave tė kryeministrit Berisha, kryebashkiaku Rama ėshtė pėrgjigjur se lejet e ndėrtimit jepen nga KRRT-ja nė tė cilėn gjysma e anėtarėve janė tė zgjedhur nga Partia Demokratike. Rama ju pėrgjigj publikimit tė dosjeve nga kryeministri duke theksuar se lejet e ndėrtimit janė firmosur prej tij, ashtu sic e kėrkon ligji, pasi janė marrė vendimet nė KRRT.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt