SOT ONLINE
A mund tė ketė shqiptar tė vėrtetė, qė tė besojė mė tek Berisha
Nga Ramazan SHERJA
Nė kuadėr tė fushatės pėr zgjedhjet e 8 majit, Berisha bredh cep mė cep tė Shqipėrisė, bėn deklarata e premtime tė bujshme, se ai do ta bėjė Shqipėrinė parajsė. Ai flet e premton sikur tė ketė zbritur kėto ditė nė kėtė tokė nga ndonjė planet tjetėr, e sikur nuk e njohin shqiptarėt e ti kenė harruar gėnjeshtrat e tij. Ai nė ēdo miting e takim ēirret e gėrthet sikur nė Shqipėri ekziston vetėm ai, se ėshtė i gjithėpushtetshėm, absolut, se pėr kėtė popull ai ėshtė dielli e ajri, e do tė ishte fatkeqėsi pėr kėtė vend mungesa e tij.
Por nė fakt ekzistenca e tij ende nė politikė ėshtė fatkeqėsia e shqiptarėve. Njė demokrat i orėve tė para, ish ithtar i Berishės, na thoshte ditėn kur kryeministri ynė gėrthiste nė mitingun e Vlorės: Ja do ta marrim edhe Vlorėn - dėgjoni pėrrallat e Berishės Si nuk foli njė herė si politikan e burrė shteti. Unė kam besuar shumė tek ai burrė. Edhe vjedhjen e votave nga kjo mazhorancė, nė zgjedhjet e 29 qershorit, nuk e besoja, por e quaja njė alibi tė liderit tė opozitės Rama pėr tė justifikuar humbjen dhe njė formė tė luftės sė tij pėr tė konsoliduar pozitat drejtuese nė PS. Por kur dogji fletėt e votimit, u binda plotėsisht, se Berisha i ka vjedhur votat e kėrkon tė humbi gjurmėt e kusarisė, duke bėrė deklarata ndershmėrie.
Pse duheshin djegur fletėt e votimit, e pse tė mos bėhej transparenca, kur Berisha nuk kishte hile? Dhe ēdo fjalė e premtim tė tij dhe tė Bashės, jo vetėm qė nuk e besoj mė, por edhe mė irriton. Neve, ata vazhdojnė tė na quajnė si turmė pa tru, por kėtė herė do tė kuptojnė ēdo tė thotė vullnet i njė populli tė zhgėnjyer. Berisha sikur e harroi shpejt 21 janarin dhe 4 viktimat qė shkaktoi, por nuk harrojmė ne. E si mund ti besojė mė njė njeri qė ka dy mend nė kokė, kėtij pseudoburri qė deklaroi ethshėm e patologjikisht nė mbrėmje, se demonstruesit i vrau opozita, e armatosur me ēadra pistoletė e stilolapsa me helm, dhe nė mėngjes, kur del e vėrteta nė shesh, pranon vrasjen e demonstruesve nga Garda, por mundohet tė justifikohet me rregullore pėr mbrojtjen e institucioneve, qė i ka shpikur mendja e tij e sėmurė.
E si mund ti besosh mė kėtij kryemashtruesi kryeministėr, qė nė mbrėmje ēirret pėr zbatimin e shtetit ligjor dhe nė mėngjes, kur sheh se i preken interesat e oborrit mbretėror, urdhėron policinė tė mos zbatojė urdhėr arrestin e lėshuar nga prokuroria, pėr oficerėt gardistė, qė vranė demonstruesit paqėsorė? A mund tė besohet ky bajraktar kryeministėr, monopolizues i tė gjitha pushteteve, qė i bėn shantazh deri edhe Presidentit tė Republikės e Prokurores sė Pėrgjithshme, duke i etiketuar ata deri me epitete nga mė banalet si horra e lavire bulevardi? E kush mund ti besojė mė kėtij kryeministri tekanjoz, qė edhe pasi kaluan muaj nga 21 janari vazhdon ta quajė atė grusht shteti e puē , kur tė gjithė tashmė brenda e jashtė vendit, kanė argumentuar e deklaruar se nuk ishte grusht shteti?
A nuk qe ky kryeministėr qė i mashtroi shqiptarėt se ishte pėr zero tolerancė ndaj korrupsionit, e krimit tė organizuar, madje la edhe numrin e telefonit pėr denoncuesit e korrupsionit, dhe kur u argumentua korrupsioni i zėvendėsit tė tij me bllok nė dorė, ashtu si shumė veprime korruptive tė kabinetit tė tij, jo vetėm nuk denjoi ta dėnojė kėtė skandal qė i kapėrceu kufijtė e vendit, por e mori nė mbrojtje korrupsionin e zv/kryeministrit tė tij, duke deklaruar se video ishte njė montazh i pėrgatitur nga lideri i opozitės? Ky popull qė u njeh mirė pyet: Pėrse kryeministri nuk del nė fushatė bashkė me partnerin e tij tė koalicionit dhe tė shtrėngojnė duart hareshėm siē bėnė atėhere kur bėnė koalicionin e qeverisė sė integrimit pėr tė mirėn e Shqipėrisė?!
A nuk ėshtė ky kryeministėr sharlatan qė na ka premtuar pėr tė disatėn herė 24 orė ujė dhe drita, kompensimin e ish-pronarėve e legalizimin e banesave nė zonat informale (madje nė mėnyrė pompoze shpėrndau dhe nja tre-katėr copė tapi nė Kashar), hapjen 200 mijė vende pune, pajisjen e studenteve me karta studenti, Shqipėrinė nė moshėn e internetit e tė tjera e tė tjera si kėto, qė tashmė shqiptarėt i tregojnė si barsoleta?
A nuk ishte ky kryeministėr qė sa ishte nė opozitė, nuk linte sharje e akuza pa hedhur kundra Nanos dhe Metės dhe sapo erdhi nė pushtet i bėri miq e bashkėpunėtorė nė qeverisje pėr tė vjedhur e shkatėrruar bashkė me ta Shqipėrinė?
A nuk ishte ky kryemafioz, qė kur ishte nė opozitė, i quante skandale importimin e plehrave, privatizimet e bėra nga mazhoranca, pėrmbytjen e Shkodrės, dhe tani, kapardisur nė kolltukun me vota tė vjedhura, i quan veprime ligjore ose fatkeqėsi tė natyrės.
A nuk qe ky kryeministėr tregtar matrapaz qė shiti sipėrfaqe ujore tė territorit tė vendit tonė, ashtu siē ka shitur pjesė tė tokave miqve tė tij fazlliēė, dhe nga ana tjetėr mundohej tė shitej si patriot i madh?
A nuk qe ky president i atėhershėm, qė natėn nxiste kontrabandėn e naftės e tė armėve, duke thyer embargon e vendosur ndaj Serbisė dhe ditėn u shiste kosovarėve deklarata patriotizmi? Ishte ky president qė dogji Shqipėrinė e mori jetėn e mijėra viktimave tė pafajshme nė 1997, ishte Saliu kryetar i PD, qė bėri grushtin e shtetit nė vitin 1998, ishte Saliu kryeministėr, qė vrau 26 njerėz tė pafajshėm nė Gėrdec e pėrmbyti dy herė Shkodrėn brenda njė viti. Ashtu siē inkurajoi firmat piramidale e fukaradisi shqiptarėt dje, ushqen korrupsionin qeveritar e po na varfėron e poshtėron ēdo ditė sot, ashtu siē veproi me Prokurorin e Pėrgjithshėm, Kryetarin e Gjykatės sė Kasacionit dje, vepron nė mėnyrė mafioze me kolegėt e tyre sot.
Po pėrse iu dashka besuar mė kėtij mashtruesi vrasės, e kandidatėve qė kanė bekimin e tij nėpėr bashki e komuna se do ta mirėqeveriskan kėtė popull? Berisha prapė po u vardiset shqiptarėve duke u lypur votat, e duke premtuar se do ta bėjė kėtė vend Eldorado. Por ky popull i drobitur nga varfėria, nga mungesa e kujdesit shėndetėsor e social, qė provon ēdo ditė nė kurriz mungesėn totale tė shtetit, qė lan ēdo ditė rrugėt me gjak nė aksidente e vritet nė hakmarrje kanunore, i ruan tė gjitha nė kujtesė prapėsitė e Saliut dhe saliistėve tė vegjėl, pėr ti ndėshkuar ata sa mė ashpėr me votėn e tij mė 8 maj.
Krijoni Kontakt