Ajo eshte sakrifice qe une si shtetas jam gati ta bej, nese qeveria shqiptare i shkon deri ne fund luftes kunder krimit te organizuar. Kjo eshte ajo qe une dua te shoh ne vendin tim: te sundoje ligji demokratik dhe jo ligji i krimineleve te rruges. Per mua, ne Shqiperi kercenimi me i madh i lirise se shqiptareve nuk eshte shteti apo ligji, per mua kercenimi me i madh eshte krimi i organizuar qe i ka shtrire krahet ne politike, biznes, media.
Une jam ne anen e shtetit e ligjit e jo ne anen e krimit.
Qeveria Berisha ne mandatin e pare ka punuar ne kete drejtim dhe ka arritur arritje qe jane vleresuar si ne vend edhe jashte Shqiperise: ndalja e trafikut narkotik dhe njerezor te skafeve me ligjin e moratoriumit te skafeve; shkaterrimin e plot bandave kriminale qe bene ligjin ne Shqiperi per nje dekade, si banda e lushnjes dhe durresit; lufta kunder trafikanteve te droges, rrjetet e prostitucionet dhe ndaljen e lavatrices me te madhe se pastrimit te parave te krimit, industrine e ndertimit te pallateve ne qytetet kryesore shqiptare.Pse nuk e filloi luften kundra mafies e krimit qe ne 2005 por pret qe ta filloje tani ne 2009? Pas kater vjetesh!
Kush vendos se kush do te arrestohet e kapet nga ky ligj?
Dy fushat ku qeveria nuk e shtriu luften e saj jane ne njerezit e veshur me pushtet politik: deputetet e kreret e partive politike te implikuar ne krim, dhe investimet e krimit te organizuar ne mediat shqiptare. Nuk eshte rastesi qe kreu i opozites dhe disa prej mediave me te medha ne vend jane promotoret kryesore te oponences ndaj qeverise se re Berisha: ajo qe Berisha e quan lufte kunder krimit te organizuar shihet prej tyre si nje lufte per ekzistence.
Albo
Krijoni Kontakt