Close
Faqja 92 prej 180 FillimFillim ... 42829091929394102142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 911 deri 920 prej 1792
  1. #911
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga shalja1 Lexo Postimin
    ,nje budall e beri kosoven prralle, po kure te dalin te tjeret qka do te bejn te mjeret
    e rregullojn te meqmit ,mos ke merak.Me beri pak merak Salihaj kur tha se ne e dim se Bllata se ka vra Gjemal Mustafen pauuu iiiiiiiiiiiiiii qa o kjo pun po mos ka naj liste ky Salihaj ore.Smet kuj paj knu rahmet Ai Rrahman MOrina thoshte ktu nji dreq i madh asht.Gania kure flet ndegjone mire se aty ka diqka.Po kom frik mose esht naj politik eeeee ne po ju vrasim edhe ja qe ne jemi mate fortit Jemi kull edhe pik.Ky avokati i bllates i ngrati po don mej nal fjalt ,djalit me ja shkru do tableta edhe me lshu ne shpi se po i bje gripi i derrav.Nashta aj mire e ka se po hin tfurku felle e po bahum hore e po na zgjidhen ujqit e po na lajn me ngjyra te flamurit. Mjer ky popull qe esht ba me ja qa hallin leksi.

  2. #912
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Vetėvendosje: SHIK-u nuk ėshtė shuar asnjėherė
    Nė njė reagim tė Lėvizjes Vetėvendosje, lidhur me zhvillimet e fundit politike tė shkaktuara nga Nazim Bllaca, theksohet se Kryeministri Hashim Thaēi ka dhėnė deklarata shumė dramatike duke thėnė se Bllaca e ka kėrcėnuar "sigurinė nacionale". Vetėvendosje thotė se Thaēi nuk i ka konsideruar kaq tė rrezikshme as strukturat paralele tė Serbisė, tė cilat ditė e natė punojnė kundėr sigurisė sonė nacionale dhe pavarėsisė sė Kosovės. "Kurrė mė parė Hashim Thaēi nuk ėshtė shėrbyer me njė fjalor kaq dramatik tė rrezikshmėrisė, madje as kur Kosovės iu kallėn kufijtė mė 19 shkurt 2008, dy ditė pas shpalljes sė pavarėsisė", thotė Vetėvendosje, duke pohuar se SHIK u asnjėherė nuk ėshtė shuar. Ai vetėm ka ndėrruar formė dhe se tash e disa vjet SHIK u ka kolonizuar pothuajse tė gjitha ndėrmarrjet e rėndėsishme publike e shoqėrore: PostėTelekomin e Kosovės, Aeroportin Publik Ndėrkombėtar tė Prishtinės, Trepēėn, KEK un, pra tė gjitha kėto ndėrmarrje tė rėndėsishme tė cilat do t'i privatizojė kreu i privatizimit tė pasurive tė Kosovės, ministri Ahmet Shala, thotė Vetėvendosje
    Nuk ka asgje per te shtuar ...

  3. #913
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Porosi: EULEX shiko se edhe shume gazepqare te tipit Berat Buzhala jane pjese e SHIK m*tit , me nder me thene.
    ndoshta eshte genjeshter e kullume por kam degjuar nga njerz te besushem qe ky Berat Buzhala ka punuar ne Ministrin e brendshme te Serbise si polic deri me 12 qershor 1999 !

  4. #914
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    ska gje tjeter ktu veq nji gomari si bllaca dhe nji regjisori si gani qeni
    Ganimet, Prishtinase a di kush po te ba selam ........ Gania ____ Prishtinase -ja cili Gani _____ ganimeti Qaji qe peeeeeedi.qi po ta eh

  5. #915
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar mė parė nga Justiniani Lexo Postimin
    __________________________________________________ ______________

    Pra deklaratat e udebashit Banush Berbatovcit te cilin e ka shpetuar Fatmir Limaj jane identike me ato cka tregon Bllaca.retorika e shantazhit dhe mbilimit te krimeve nuk e ka fuqine e argumentit.Pra me te drejt se UCk-ja paska shpetuar udebashet dhe vrare athetaret. Ja me poshte faktet.


    Bėrbatovci flet pėr letrėn e Limajt



    Prishtinė, Lipjan, Dobrajė, Vėrgovc, Kraishtė, 3 dhjetor - Nė vėrtetimin e lėshuar mė datėn 5 nėntor 1999, me numėr protokolli 219/99, me vulė tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės, si dhe me emrin, mbiemrin e nėnshkrimin e Fatmir Limajt, shkruan sot gazeta Koha Ditore gjerėsisht. Banush Bėrbatovci ende e ruan njė vėrtetim tė shkruar nė njė letėr A-4 qė beson t’ia ketė shpėtuar jetėn nė nėntor tė vitit 1999. Ky vėrtetim, ėshtė pėrmendur edhe nė DVD-nė e Nazim Bllacės.
    Bėrbatovci, ka rrėfyer pėr “Kohėn Ditore”, se si ėshtė futur nė veturėn “Opell Omega”, tė cilėn Bllaca thotė se e kanė pėrdorur pėr vrasje e sulme. Sipas viktimės, mė datėn 3 nėntor 1999 nė orėn 22:30, disa persona kishin trokitur nė derėn e tij, por nuk kishin pranuar tė futeshin nė shtėpi dhe kishin kėrkuar qė ai tė futej nė veturė.
    Ai thotė t’u ketė thėnė tė dyshuarve se ka punuar bashkė me 48 shqiptarė tė tjerė deri mė 23 mars 1999 nė orėn 9:30, kur edhe kanė ikur pėr shkak tė bombardimeve tė NATO-s.
    Sipas tij, tmerri ka filluar me tė dalė nga fshati Potorofc, tek vendi i quajtur Kėrqevė.
    “Tha qitu nale, mirė qenka edhe kėtu. E ka shukur kerrin dhe m’u kanė kthye vozitėsi dhe kolegu i tij pėrpara. Zotėri qitu mbaron jeta jote, me ka thanun vozitėsi dhe bashkėvozitėsi...” Deklarata e tij nuk pėrputhet me atė tė Bllacės, pasi viktima thotė se atė natė nuk e ka poseduar vėrtetimin e lėshuar nga Fatmir Limaj.
    Sipas Bėrbatovcit, tė dyshuarit kishin kėrkuar qė ai tė dėshmonte rrejshėm pėr krime lufte ndaj njė ish-polici me kombėsi shqiptare dhe i kishin thėnė se nėse nuk e bėn kėtė do ta vrisnin.
    “Mė tha kur ėshtė nė pyetje ēėshtja kombėtare duhet me dėshmue edhe rrejshėm. Atėherė me tha ne do tė tė kthejmė nė shtėpi meniherė nėse pranon kėtė, nėse jo ne duhet tė ekzekutojmė. M’u sos rruga dhe u thashė u krye njė punė vetėm tregomėni ku duhet tė paraqitem pėr me dėshmue. Nė Burgun e Lipjanit mė thanė lajmėrohesh nesėr nė orėn 7”, ka rrėfyer Bėrbatovci.
    Ai thotė se tė dyshuarit e kishin dėrguar shėndosh e mirė nė shtėpi atė natė pas rreth 2 orėsh dhe pasi kishte menduar mirė se ēfarė tė bėnte, kishte vendosur t’i drejtohej zv. ministrit tė Mbrojtjes, Limaj.
    Sipas tij, Limaj nė atė moment i kishte lėshuar njė vėrtetim, tė protokolluar dhe tė vulosur, vėrtetim ky qė ia ka shpėtuar jetėn.
    Nė vėrtetimin e lėshuar mė datėn 5 nėntor 1999, me numėr protokolli 219/99, me vulė tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės si dhe me emrin, mbiemrin e nėnshkrimin e Fatmir Limajt, thuhet se ky person nuk ka lidhje me akuzat, pėr tė cilat ėshtė akuzuar.
    “Z. Banush Bėrbatovci, nga Dobraja e Madhe, Komuna e Lipjanit ėshtė person, i cili i ka ndihmuar UĒK-sė. Ky vėrtetim i lėshohet si dėshmi se ky person nuk ka qenė i implikuar nė gjėrat, pėr tė cilat akuzohet”, thuhet nė kėtė vėrtetim.
    Sipas Bėrbatovcit, tre net mė vonė, disa persona me veturėn e njėjtė, “Opell Omega”, kishin shkuar nė shtėpinė e tij dhe e kishin kėrkuar sėrish atė.
    “Kur e qet shoqja letrėn, e mori ai, kur afrohet te drita e kerrit thotė: E Fatmir, he car!”
    Fatmir Limaj paska vepru shumė mirė nė ket rast,Limaj edhe nė tribunalin e Hages ka deklaru se e ka mbroit njė qytetar te nacionalitetit serb te cilin e kish pas fqinjė .
    Nuk po e njoh ket Banush Berbatovcin,a keni fakte qe ky ka qen udbash ?

  6. #916
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Hajriz Kastrati, babai i Bekimit, apelon: Dua tė di kush ma ka vrarė djalin?
    Unė nuk po kėrkoj hakmarrje. Unė jam pėr ligj e pėr drejtėsi. Prandaj po kėrkoj tė di kush e ka vrarė djalin tim Bekimin dhe ligji e drejtėsia tė bjerė mbi ata kriminelė qė ma vranė djalin tim e gazetarin e gazetės kombėtare “Bota sot”.

    Polluzhė, Drenicė, 3 dhjetor - Hajrzi Kastrati, ose axha Hajriz, ka tretur mbi supe tė shtatėdhjetat, por edhe mė tutje po mbahet si burrat. Ankohet nga pak nga ndonjė dhembje, thotė se kohėve tė fundit po e mundon njė grip, por nuk beson se e ka “...atė gripin e keq” qė po thonė se po e bėn kėrdi botėn. Prej 19 tetorit tė vitit 2001, bashkė me barrėn e viteve, bashkė me katrahurat e jetės, nė shpirt mban edhe njė dhembje, njė dhembje tė madhe, njė plagė tė hapur pėr vrasjen e djalit tė tij Bekim Kastratit, gazetar i gazetės kombėtare “Bota sot”. Kur mėrzia dhe dhembja ia rėndojnė shpirtin, ai ndez njė cigare dhe niset qetė drejt varrezave tė fshatit pėr t’u ēmallur sė paku shpirtėrisht me Bekimin. Ai nuk derdh lot, se ėshtė burrė, por viziton Bekimin, edhe pse nė varr, bashkėbisedon nė heshtje me tė, ia rregullon barin dhe lulet mbi varr dhe pasi tė jetė shfryrė me shpirt e me zemėr, “pėrshėndetet’ me Bekimin dhe qetė, fare qetė kthehet nė shtėpi te Vesa e Era. Ai nuk u tregon dy vajzave tė Bekimit se ku kishte qenė, ndėrsa ato, edhe pse e vėrejnė nė fytyrė shqetėsimin e gjyshit, nuk e pyesin, por vetėm i hedhen nė pėrqafim dhe kėshtu e rrokullisin edhe njė ditė tė kėsaj jete me dhembje pėr vrasjen e djalit e tė babait tė tyre Bekimit.
    http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ory=0&id=39228
    Kėshtu duket njė prej ditėve tė zakonshme tė Hajriz Kastratit, babait tė Bekim Kastratit, gazetarit tė gazetės kombėtare “Bota sot” i vrarė nė natėn e 19 tetorit tė vitit 2001 nė njė pritė nė hyrje tė Skenderajt. Bashkė me Bekimin u vranė edhe Besim Dajakun dhe u plagos Gani Geci.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 03-12-2009 mė 14:25

  7. #917
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nazim Bllaca ka tė drejtė



    Skėnder Limani



    Nė tė vėrtetė, se a e ka Nazim Bllaca tė drejtė ose jo, kėtė do tė dėshmojė koha. Dhe EULEX-i. Kryesorja ėshtė qė “dosja SHIK” tashmė ėshtė e hapur. S’ka mė “X File”.

    Ndėrkohė, po e shohim qė mediet e afėrta me Partinė Demokratike tė Kosovės (PDK) tashmė veē po e shpallin Nazim Bllacėn tė ēmendur ose tė krisur. Pėr vete, nuk do tė habitesha nėse mjekėsia konstaton qė Nazim Bllaca tė jetė nėn presion tė rėndė psikologjik sepse askush nuk del “pėr qejf” tė deklaroj gjėra tė tilla. Sepse, sido qė tė behet, nė tregimet e tij janė pėrfshirė edhe personat e vrarė nė periudhėn e pasluftės, pra, kėtu janė pėrfshirė edhe familjet e tyre.

    Ose, Nazim Bllaca mund tė shpallet i ēmendur e i krisur, por gjaku i personave tė vrarė do tė shpėrthej pėrsėri. Sikurse 3.5 eurot e RTK-sė. Sepse kjo ėshtė punė qė nuk mbulohet, qė nuk varroset, qė nuk heshtet, e aq mė pak tė shpallet “ēėshtje e ēmendur”.

    Tashti, kur flitet pėr PDK-nė, me automatizėm flitet edhe pėr SHIK-un (Shėrbimin Informativ tė Kosovės). Dhe e kundėrta. Kur flitet pėr SHIK-un, me automatizėm flitet pėr PDK-nė. Kėto dy emėrtime janė njė. Ato nuk ndahen ose nuk dallojnė nga njėra-tjetra.

    Prej vitit 2007, pushtetin real politik nė Kosovė e ka PDK-ja. PDK ka shpallur flamurin dhe himnin e Kosovės, PDK ka shpallur tė shpėrbėrė edhe SHIK-un. SHIK-u, i shpėrbėrė, ėshtė bėrė pjesė e secilit institucion tė Kosovės. Ėshtė mėshiruar nė secilin institucion qeverisės tė Kosovės. Sepse, edhe njė herė, PDK dhe SHIK ėshtė njė.

    Nė kėtė mes, ajo qė vėrehet nga larg ėshtė qė njėri prej pjesėtarėve tė SHIK-ut, rasti nė fjalė, Nazim Bllaca, ėshtė lėnė jashtė rehatisė nė institucionet tė Kosovės (sidomos nė PTK dhe nė Aeroportin e Prishtinės). As ai dhe asnjė anėtarė i familjes sė tij nuk ėshtė punėsuar nė kėto institucione. Pas tėrė atij angazhimi disavjeēar nė UĒK dhe nė SHIK, Nazim Bllaca ėshtė lėnė pa kafshatė tė gojės. Pse-ja kėtu nuk ėshtė me rėndėsi.

    Me rėndėsi ėshtė qė ka tendenca qė Hashim Thaēi, dhe njė pjesė e PDK-sė, tė kthehen kundėr strukturave ose kundėr njerėzve qė e kanė sjell kėtė njeri dhe kėtė parti nė pushtet. E tash, si u bė qė Hashim Thaēi tė kthehet kundėr njerėzve qė e kanė sjell nė pushtet? As kėtu, pyetja “pse” nuk ėshtė fort me rėndėsi. Nė fakt, ka diēka hyjnore ose natyrore, ose religjioze e fetare qė e shpjegon kėtė dukuri tė pashmangshme, posaēėrisht kėtu nė Kosovė – se njerėzit kanė prirje tė natyrshme tė kthehen kundėr njerėzve qė i sollėn nė pushtet (ose kudo qoftė). Matematikisht, kjo i bie disi si i madhi ia kthen shpinėn tė voglit (nėse ju kujtohen shenjat matematikore < dhe >).

    Nė fakt, ajo qė ėshtė brengosėse ėshtė qė PDK, ngadalė por sigurt, po e humb themelin e vet, po e humb bazėn e vet, po e humb arsyen e ekzistimit tė vet (si PDK qė e njohim ose qė njihet), me kthimin e saj kundėr pjesėtarėve tė shėnjuar tė SHIK-ut. Kjo u dėshmua ekskluzivisht nė natėn e 19 nėntorit 2009 kur PDK e la Kosovėn pa Qeveri dhe pa asnjė institucion shtetėror, pra, nė natėn kur qytetarėt e Kosovės pėr 12 orė mbetėn pa shtėpi. Me kėtė, pėrveē shumė gjėrave tė tjera, PDK e dėshmoi qė kjo parti po mbetet pa themel, pa bazė dhe pa arsye qenėsore tė ekzistimit tė vet.

    Ose, deklarimi qė PDK ėshtė partia mė e votuar nuk ėshtė konstatim mbėshtetės. Sepse i njėjti elektorat nesėr mund tė jetė i cilėsdo parti tjetėr. Sepse elektorati nė Kosovė nuk ka pėrcaktim politik. Kjo u dėshmua (pėr tė satėn herė) nė fushatėn zgjedhore nė Prishtinė. Pra, elektorati nuk ėshtė i qėndrueshėm politikisht. Ky elektorat (dhe unė njėri nga ta), dėshiron vetėm mirėqenie.

    Tashti, shtrohet ēėshtja: ēfarė dėshirojnė partitė tona politike? Ose, a janė partitė tona politike qė ta shkatėrrojnė kėtė shtet e kėtė vend dhe kėta njerėz e qytetarė vetėm e vetėm pėr tė arritur e realizuar interesat ose mirėqenien e tyre? Sepse tash e dhjetė vjet, asnjė parti politike (sidomos LDK-ja qė ankohet pėr gjithēka) nuk e ka dėshmuar se e ka interesin dhe mirėqenien qytetare si pikėn e vetme tė agjendės sė vet politike. Nė kėtė mėnyrė, LDK nga rreth 70 pėrqind, tashmė ėshtė LDK e rreth 20 pėrqind.

    I tėrė ky shkrim mund tė konsiderohet si njė teori e mundshme e komplotit ose e konspiracionit. Por, gjėrat po ndodhin, ndėrsa kthimi kundėr tyre ėshtė vetėvrasje. Tek e fundit, me qėllim nuk e pėrmenda letėrnjoftimin e UNMIK-ut tė Kryeministrit tonė. Sepse ai letėrnjoftim shtron ēėshtjen legjitime nėse Hashim Thaēi e njeh shtetin e Kosovės ose jo. Qytetarėt e Kosovės kanė nevojė tė dinė pėrgjigjen.

    Sė fundi, a duhet qė data e 28 nėntorit e vitit 2009 tė shpallet datė kur UĒK del pėr herė tė dytė nė skenėn politike e shoqėrore tė Kosovės? Sepse Nazim Bllaca pėr shumėēka ka tė drejtė dhe e tėra mund tė pėrmblidhet nė njė tė vetmen shprehje - padrejtėsi. Dua tė them, Nazim Bllaca ka shumėēka tė pėrbashkėt me Migjen Kelmendin, por edhe me mua. Na ofron e njėjta shprehje.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  8. #918
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    --------
    Preng Sherri,
    Permbaju nje korrektesie elementare ne komunikim publik, qe nenkupton nder te tjera,rrespektin ndaj pseudonimeve qe i kemi zgjedhur vet dhe rrespeko pikepamjet e tjetrit.Eshte elementare , per nje njeri te qytetruar qe komunikon me dikend ne publik .
    Sa i perket asaj pyetjes tende ,kam nje pergjigje te shkurter;pyeti vet nese je aq kurreshtar !
    Une i them pikepamjet e mia personale per cdo njeri publikisht,i kam thene edhe per kete psikopatin qe e trazoi nje Kosove..,
    Mos u nervozoni,nese jeni te paster nuk ka kush cka t`u vesh.Ka ikur koha e akuzave boshe...
    z. Guri Kuq,
    pasi qė ti nuk ju ke pėrgjigjur kėtij farė "Sherrit me Pranga", po i pėrgjigjem unė:
    Organet shtetėrore dhe gjyqėsore serbe e duan N. Bllacėn tė gjallė, dhe jo se ju dhimbset nėse ai vritet kėto ditė, por e duan gjithėsesi si dėshmitarė NR. 1, pėr tė dėshmuar dhe pėr t'i konfirmuar edhe njėherė para gjyqit (nuk ėshtė me rėndėsi para cilit gjyq) vrasjet dhe krimet qė me urdhėr tė SHIK-u janė bėrė nė Kosovė ndaj shumė shqiptarėve, gjoja nė emėr tė patriotizmit, gjatė dhe pas luftės nė Kosovė. Serbisė kėto fakte i duhen si krypa pėr t'i arsyetuar krimet e veta nė Kosovė, gjithnjė me pretekstin se shqiptarėt janė aq popull i keq, saqė vritėn mė njėri tjetrin sikur ato fiset e egėra nė Afrikė, dhe si tė tillė si mos t'i vrasė ushtria serbe...!? Kjo ėshtė arsyeja e parė, ndėrsa kėrkesa e gjykatės serbe pėr ta siguruar N. Bllacėn, nėnkupton hiē mė pak, sipas tyre, se EULEX-i dhe SHPK-ja nuk janė nė gjendje qė Bllacėn ta ruajnė nga rreziku i vrasjes, e qė donė tė thotė se organet e Serbisė dyshojnė nė aftėsitė e kėtyre dy shėrbimeve pėr ta ruajtur kėtė dėshmitarė kyē nga likuidimi i tij fizik. Pra, organet serbe sikur duan t'i thonė EULEX-it (me tė cilin edhe kanė nėnshkruar muaj mė parė marrėveshjen pėr bashkėpunim), se po vijmė ne nė Kosovė se ju nuk jeni nė gjendje ta mbani rregullin dhe sigurinė atje, ndaj lejonani neve se kėtė punė e bėjmė shumė mė mirė se sa juve....!! Shih pra se ēfarė mjeshtėrve janė serbėt kur ėshtė nė pyetje interesi i tyre nacional, ngase dėshmitė e Bllacės ata duan t'i kthejnė nė prova dhe fakte tė gjalla kundėr shqiptarėve, por edhe t'i minimizojnė krimet dhe masakrat e veta qė kanė bėrė gjatė dy viteve tė luftės nė Kosovė.
    E di se ky PSH do thotė se organet serbe duan ta mbrojnė N. Bllacėn se ai ka qenė shpiun i tyre. Nėse mendon kėshtu ti mashtrohesh rėndė, sepse po tė mos ishin tė interesuar pėr dėshmitė e qė ky i ka dhėnė ditė mė parė pėr 17 vrasjet nė tė cilat kishte marrė pjesė edhe vetė, me siguri se do ta shpėrblenin me njohjen e azilit politik tė Bllacės nė Serbi, dhe nuk do ta lejonin qė ai, gjithnjė sipas mendimit tėnd, tė kthehej nė Kosovė. Pra, po tė ishte nė pyetje ajo ēka aludon PSH, kurrė Bllacėn nuk do e linin qė tė vinte nė Kosovė, por do e shpallnin hero, nga gėzimi se i ka vrarė 17 "shiftari" (siē na quejnė serbėt)...
    Prandaj, aludimet e tij janė shumė tė cekėta dhe tė paqėndrueshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rugova : 03-12-2009 mė 14:43

  9. #919
    Golden Tear Maska e **rozi**
    Anėtarėsuar
    05-10-2009
    Vendndodhja
    G-land
    Postime
    116
    Paske nejt niher me Bllacen e po e njeh mire. Po aj ka dhan msim more, ato e njohin krejt studentat e tij, amo ata e njohin si profesor, e jo si ish agjent te SHIK-ut. PO paramendoje me pas dit ata se profesori i tyne paska vra njeri? Ani e njohin ato edhe do duhangji anej kah QAFA ne Prishtine, se kogja kan pas ble cigare pej tina. Shume po behesh qesharak. Nuk kam nevoj pse te behem fanatike e te anoj neper parti, se s'me interesojn asnjera bash hiq, PDK, LDK, LDD, MUTT, bash hiq s'po me interesoj, ishalla kerrsh po bahen, po qeta qe kan vra ne menyre tinzare qe po na dalkan kejt anetar te ksaj partie, e sot po zbulohen, QARE SE KAN PA DAL MU PERGJIGJ, ke kush ke, koft edhe BABA jem, se krimineli si duhet askujt ne shtet. E ti ne kofsh kunder qasaj, ateher hiq ma i mir se ta s'te koke.


    Faruk Gashin po e njofshe mire, perfaqesues kryesor per kosove i armatures dhe i disa mallrave te ndertimit (disa mallrave). Ata femijt e vet e kan BAB e s'e kan dite qa ka bo, e ti paske ni qe koka biznesmen e po e dishe. Pyti ata qytetart e Shtimes edhe rrethit qysh e njohin.
    Citim Postuar mė parė nga fisniku-student Lexo Postimin
    Po them se dukesh anti pdk, sepse zakonisht fanatiket dallohen ne kete aspekt dhe ne kete rast, dhe normal qe kur gjykojn ne nje qeshtje, zakonisht jan te njeanshem.

    Kete bllacen nuk e kam asgje familjarisht, mirpo e njof veprimtarin e tij hollsisht dhe poashtu me ka ra rasti edhe te nej me te, dhe poashtu edhe kete Faruk gashin e njof shume mire, eshte bisnismen i suksesshem dhe poashtu milionjer sepse eshte perfaqesuesi kryesore per kosove i armatures dhe i disa mallrave te ndertimit.

  10. #920
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Pershendetje,

    A ka ndonjeri prej antarve ketu qe mund te nxjerri nje parashikim te shkurter se si dhe ēka do t ndodhi ne te ardhmen me te gjithe keta persona qe iu eshte permendur emri.

    Do ishte mirė qe te vizatonim nje shema se si filloi kjo polemike apo skandal ta quajmi si te duani, apo permbysje politike.

    Kush eshte humesi me i madh ne kete raste, e kush eshte fituesi ?
    Cili krere politike eshte me cilin ?
    Deri tani asgje nuk morem vesh fare, perdisa keta emra i ndegjojmi per here te parė....

    Sa per serbine mos u tunti tani, thesin ua keni hapur edhe ketu edhe ne kabinet, skemi ku shkojmi me poshtė, fryni era na u ēel taraba...
    Perpara sa njeri u vrajke e u zhdukte e nuk behej aqė zhurum, pse tani ne keto momente te veshtira na u deshten keto trubullira ?
    Mandej, edhe sa vjete do zgjasin keto trubullira ?

    Po e shof qe te gjithe jeni analista e specialista ne kete lami, a mund te na spejegoni se kur do dalim nga kjo krizė politike ?

    Une do te mund te pergjigjem me nje saktesi 100% ne njeren nga pyetjet tua . Kete pergjegje e kam dhene edhe ne postimin e pare dhe te vetem deri me tani per kete teme .

    Pyetje : Kush do te humb ne kete loje ?

    Pergjegje : Kosova


    Per pyetjet e tjera nuk e ndjeje veten aq te menqur dhe kompetent

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •