
Postuar mė parė nga
Guri i Kuq
Heshtja vrastare e ndėrgjegjes (2)
Bekim Tocani
"Bota Sot",2.12.2009
Vijon nga numri i kaluar
Nė vendin ku ka harresė tė padurueshme dhe mungesė dashurie
E keqja e madhe ėshtė se ne kemi heshtur! Pavarėsisht se kemi bėrė disa pėrpjekje, kemi shkarravitur disa opinione, ese, analiza
Madje pėr ēdo pėrvjetor u kemi shkuar tek varret edhe Jusuf Gėrvallės, edhe Enver Malokut e Xhemail Mustafės, edhe Shefki Popovės, Bardhyl Ajetit e Bekim Kastratit, Komandant Drinit apo Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt apo trimave tjerė
Kemi vėnė lule plastike mbi varret e heronjve, hej. Ska mė tragjike se ti vėsh tė vdekurit lule pa shpirt, pa aromė, pa jetė
! Ka shumė pėrzierje ndjesish nė kėto ēaste kur e shikon CD e Nazim Bllacės dhe e kujton bisedėn me Enverin, Xhemėn, Afrimin
Kur po pėrkujtonim Afrimin, Hyzriun dhe Ilirin, regjisori i Metamorfozės pat pohuar se e gjithė kjo ngjanė sepse ka mungesė dashurie dhe harresė tė padurueshme. A thua dje e pastaj, qė nga vrasja e Jusuf Gėrvallės e deri sot, a do tė mbesin ende vrasjet politike tė pandriēuara dhe a do tė jemi dėshmitarė tė hetimet vazhdojnė?! A thua si mund tė garantojnė qytetarėt e Kosovės, Iv De Kermabo dhe Kryeministri Thaēi, se do tė ketė drejtėsi
A mund tė sigurojė drejtėsi njeriu qė e ka ditur pėr SHIK-un, ka parė e ndoshta edhe ka marrė pjesė nė pėrpilimin e listės pėr likuidim dhe tash qėndron nė pushtet?! Sa tragjike ėshtė kur edhe tė vrasin e edhe tė vijnė nė varrim e tė lexojnė epitafin?!
Dashurinė po na e pėrgjojnė e ne vdesim duke kėnduar, mund tė mendosh, duke e parė me afsh mollėn, mollėn e ndaluar e cila mes gojės sė ujkut dhe pamundėsisė pėr tė dėshmuar mbetet peng i frikės dhe ankthit...Dhe me tė drejtė shtrohet pyetja para Zotit: kush po e pėrgjon dashurinė, pse vdekja troket nė krenarinė dhe egon e poetit, intelektualit, luftėtarit dhe tė gjithė atyre qė lirinė e kishin projektuar ndryshe nga SHIK dhe mbeturinat enveriste! Atė lirinė pėr tė gjithė, edhe pėr Enverin e Xhemėn dhe familjet e tyre, edhe pėr ushtarakėt e lirisė Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Komandant Drini, etj
Deri dje, lirshėm mund tė thuhej se skishte harmoni, kishte keqkuptime, kishte dhe ka fėmijė jetimė, njerėz tė pagjetur, plagė tė pashėruara, dyshime dhe kishte vrasje e vrasės! Ata tė pa njohur (tashmė e edhe mė parė tė njohur), qė gjithnjė arrinin tė iknin?! Kėto mbetėn shqetėsimet dhe ankthet e njerėzve qė dinin diēka pėr kėto vrasje dhe nuk dėshmuan kurrė! Kishte edhe sish qė dyshonin, por nuk patėn askurrė guxim intelektual, moral as njerėzor tė thonė tė vėrtetėn. Ose sė paku tė pretendojnė ta thonė njė pjesė tė asaj tė vėrtete qė do zbardhė vrasjet e pasqaruara qė kanė lėnė fėmijė jetimė... Madje, ka nė LDK e LDD, sish qė ulen ballė pėr ballė me Xhavit Halitin, ndoshta edhe me Xhelilin e Sylėn
dhe heshtin! Ka deputetė tė LDK qė janė plagosur dhe mbajnė ende kujtim plumbin e SHIK! A thua janė shndėrruar nė pasionant pushteti e karrigeje?! A thua kanė harruar lotėt e fėmijėve e tė familjarėve tė Enverit, Xhemės, Shefkiut
atij vargu tė pafund tė atyre qė u vranė dhe kurrė nuk e ditėm pse?!
A thua o Zot, drejtėsia po vjen?! Nėse varet nga Kryeministri, nuk do zbardhet asgjė! Krahasoni kėto dy deklarata, ju lutem, tė Presidentit dhe tjetrėn tė Kryeministrit! Presidenti Sejdiu insiston qė organet e ndjekjes dhe tė drejtėsisė, tė Kosovės dhe tė EULEX it, tė ndėrmarrin tė gjitha veprimet e nevojshme, tė parapara me ligj, pėr tė ndriēuar tė gjitha tė dhėnat e ofruara nė deklaratėn e kėtij qytetari dhe pėr tė ndėrmarrė tė gjitha masat e parapara me ligjet nė fuqi. Sejdiu ka thirrur tė gjithė qytetarėt e vendit qė, me gjithė shqetėsimet, tė ruajnė qetėsinė dhe tė kontribuojnė nė stabilitetin e vendit tonė, duke besuar dhe duke mbėshtetur institucionet vendase dhe ato ndėrkombėtare tė drejtėsisė, nė veprimin e tyre sa mė me efikasitet pėr zbardhjen e tė gjitha rasteve tė pandriēuara, si dhe pėr sjelljen e autorėve tė tyre para drejtėsisė. A thua liderėt ende mendojnė se nuk e kanė vra ndjenjėn qė mbajti gjallė luftėn dhe pėrpjekjet pėr pavarėsi. A thua nuk e dinė se na e kanė plagosur pėr vdekje besimin! "Unė personalisht jam nė anėn e ligjit
, ka deklaruar Thaēi duke u distancuar nė njėfarė mėnyre nga drejtuesit e SHIK, pra edhe tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme ku po duket se ka udhėhequr SHIK dhe jo Zejnun Pajaziti!
Krijoni Kontakt