Njė nga kuvendet mė tė mėdha tė vendit tonė ėshtė edhe Kongresi Zakonor i Labėrisė. Kongresi i mbajtur nė Kuē tė Kurveleshit nė 1924 nė synimin e tij kishte diskutimin dhe forcimin e traditave tė kėsaj krahine , ndėrtimin e shkollave pėr arsimimin e fėmijėve. Nė Kongres u dhe morėn vendime tė rėndėsishme pėr pajtimin e gjaqeve. Pėr kėtė arsye shoqata "Labėria" pėrkujtoi sot 85 vjetorin e krijimit tė kėtij Kuvendi. Fatmir Toēi deputeti i kėsaj zone nė fjalėn e tij theksoi rėndėsinė e kėtij aktiviteti duke e quajtur si garancia mė e mirė e vazhdimėsisė sė kėsaj tradite. Zona e Labėrisė ėshtė njė nga zonat mė tė pasura zakonore tė Shqipėrisė. Nė fund shoqata "Labėria" ka dhėnė tituj nderi pėr profesorė e historianė tė cilėt kanė dhėnė kontribut nė vazhdimėsinė e traditės labe.
Kuēi, fshati qė priti Kuvendin e mohuar tė Labėrisė
Pas 85 vitesh nė vendin ku u ndalua gjakmarrja. Aty ku rakia, kėnga dhe tradita bashkohen nė njė. Kėmborėt e dhenve herėt nė mėngjes na zgjojnė. Era e bėrsisė, gati pėr tu kthyer nė raki, pėrzihet me aromėn e kafes turke. E zonja e shtėpisė po pėrgatit pėr tė na e servir. Ngrihemi nga shtrati dhe zbresim pėr nė verandė, ku na priste Sheme Toēi, i zoti i shtėpisė qė na kishte bujtur atė natė. Sapo hedhim sytė nga horizonti, shohim njė pafundėsi bardhėsie qė kishte mbuluar gjithēka poshtė nesh; vetėm majat e larta tė maleve tė Labėrisė mund tė shquheshin, dhe asgjė tjetėr. Nė tavolinėn ku ndodhej Shemja, pėrveē kafes dhe gotave tė rakisė, ishte shtruar edhe mėngjesi ynė: arra dhe mjaltė. Trokasim gotat e rakisė me Shemen dhe nisim bisedėn me tė. Sheme Toēi ishte ndėrtues prej tri brezash. Gjyshi dhe i ati kishin qenė ndėrtues me emėr nė zonėn e Kuēit, dhe ky i fundit nuk kishte si ta linte traditėn e familjes. Ai nis tė tregojė, lidhur me zonėn e Labėrisė dhe, nė veēanti me Kuēin, fshatin qė ai nuk e kishte braktisur asnjėherė. Sipas tij, emri i fshatit do tė thoshte enė me dy vesh, pasi Kuēi ndodhej mes malesh dhe i ngjante njė enė gatimi. Mes bisedave tė shumta, shishja e rakisė sa vinte e boshatisej dhe kokat tona kishin filluar tė trulloseshin disi, por asnjėri nga ne nuk e jepte veten dhe nuk i thoshte dot jo pijes, pasi nė kėtė zona ėshtė ofendim, nėse ia refuzon rakinė tė zotit tė shtėpisė.
Pas dy shishesh raki tė zbrazura dhe pas historive tė Kuēit, lėmė pas shtėpinė e Sheme Toēit dhe zbresim pėr nė qendėr tė fshatit. Njė atmosferė shumė e ndryshme, nga ajo qetėsi nė shtėpinė e Shemes ku, veē zhurmės sė pikave tė rakisė qė dilnin nga kazani, asgjė tjetėr nuk dėgjohej. Nė qendėr tė fshatit sheh kudo flamuj kuq e zi dhe nė ēdo lokal dėgjohen kėngė labe. Grumbuj njerėzish sa vinin dhe pushtonin sheshin pėrpara bustit tė heroit Zenel Gjoleka, i cili hidhte shikimin nga malet, sikur kėrkonte tė shquante ushtritė armike. Lebėr nga tė 17 fshatrat e Labėrisė ishin mbledhur nė Kuē, pėr tė pėrkujtuar 85-vjetorin e Kuvendit Zakonor tė Labėrisė. Nga sa mėsuam mė parė nga Shemja, ky kuvend kishte qenė shumė i rėndėsishėm pėr kohėn kur u mbajt, pasi nė tė janė diskutuar dhe vendosur njė sėrė rregullash, tė cilat parandaluan gjakmarrjen nė kėtė zonė: ndaluan martesėn e fėmijėve qė nė djep, si dhe lehtėsuan ndjeshėm pozitėn e gruas nė kėto zona. Shemja na kishte treguar se nė kėtė kuvend kishin ardhur delegatė nga tė gjitha trevat shqiptare, pėrfshi kėtu edhe Kosovėn dhe Ēamėrinė. Pėr nė kėtė kuvend ishin nisur edhe Fan Noli dhe Bajram Curri, por ata ndaluan nė Vlorė, pasi u njoftuan se ushtria e Zogut ishte duke sulmuar, na tha Sheme Toēi. Nė mes tė atij grumbull njerėzish shquhen tė moshuar, tė rinj dhe fėmijė qė kishin ardhur aty nga tė gjithė anėt e Shqipėrisė, si pėr tė imituar edhe njėherė kuvendin e mbajtur 85 vite mė parė. Aty kishte njerėz tė ardhur nga Kuēi, Bolena, Kallarati, Vėrniku, Fterra, Ēorraj, Picari, Golemi, Kaparjela, Kolonja, Medara, Nivica, Rexhini, Gusmari, Progonati dhe Lekdushi; aty ishte mbledhur gjithė Labėria, me traditat, gjuhėn dhe zakonet e saj.
E lėmė pas krahėve zhurmėn dhe kėngėn e lebėrve dhe futemi nė njė lokal tė fshatit. Kudo shihje objekte dhe veshje tė Labėrisė; guna, ēibukė, fyej, kėsula dhe njė sėrė objektesh tė tjera, emrat e tė cilave asnjėri nga ne nuk i dinte. Njė oxhak i ndezur tė fton qė, me njė gotė rakie, tė ulesh pranė tij dhe tė nisėsh udhėtimet nė kohė. Pas kafes sė shpejtė nė lokal, dalim sėrish nė shesh, pasi festa kish filluar. Kudo kėngė, gėzim, festė. Njerėzit kėndonin grupe-grupe, pa u shqetėsuar dhe pa u ndrojtur aspak. Diku mes turmės sytė na ndeshin deputetin Fatmir Toēi, i cili nuk ishte aty si deputet, por si njė bir i kėsaj zone. Ai kishte organizuar gjithė kėtė festė labe, nė pėrkujtim tė atij kuvendi qė, edhe pse shumė i rėndėsishėm, u fshih nga historia.
Njė i moshuar, i mbėshtetur te busti i Zenel Gjolekės, fliste me njė bashkėmoshatarin e tij. Afrohemi drejt tyre dhe dėgjojmė njė frazė, tė cilėn e kishim dėgjuar edhe mė parė: Nga Vlora, Fan Noli u dėrgoi njė letėr delegatėve tė kėtij kongresi ku, ndėr tė tjera u thoshte: Kur Shqipėria lėngon, ėshtė Labėria ajo qė e nxjerr nga mundimi, tha i moshuari dhe i hodhi njėherė sytė edhe nga ne, duke kėrkuar miratimin tonė. Por shikimi i tė moshuarit u shkėput menjėherė, sapo nisi tė dėgjohej himni kombėtar, i kėnduar nga Kastriot Tusha. Mė pas, me radhė nė podiumin e improvizuar u ngjitėn figura tė shquara tė zonės dhe historianė, tė cilėt ishin marrė me studimin e kėtij kuvendi. Por nė sy na ra njė vajzė e veshur me tė kuq dhe me flokė tė drejta, emri i saj ishte Labėri Luzha, dhe vinte nga Kosova. Mė tė moshuarit nuk i mbajtėn lotėt, kur Fatmir Toēi thirrin emrin e saj pėr tė folur. Tė gjithė kėrkonin foto me Labėrinė, pėr tė pasur njė kujtim me simbolin e gjallė tė krahinės sė tyre. Me sa mėsuam mė vonė, Labėria vinte nga njė familje e shquar nė Kosovė, pasi i ati ishte deputet i Kuvendit tė Kosovės. Pasi u lirua nga blicet e aparateve dhe nga pėrqafimet e njerėzve, arrimė ta marrim mėnjanė Labėrinė. Ajo nis tė tregojė se emrin ia ka vėnė i ati, kur ndodhej i burgosur. Babai i kishte nisur njė letėr nėnės, duke i kėrkuar qė emrin e fėmijės qė do tė lindte tia vinin Labėri. Por ky nuk ėshtė i vetmi emėr shqiptar nė familjen tonė. Babai im e ka ermin Berat, ndėrsa emra tė tjerė nė familje janė Ilir, Shqipe, Vlora, Tomor, Drin dhe Shkumbin. Me pak fjalė, njė Shqipėri e vogėl e mbledhur nė familjen Luzha, -qesh Labėria dhe largohet nga ne, pasi tė gjithė ishin nė kėrkim tė saj.
Largohemi nga Labėria e Kosovės dhe endemi midis turmės sė lebėrve. Nė ēdo cep dėgjoje biseda, lidhur me kuvendin dhe me rėndėsinė e tij; nuk mungonin as mėritė pėr mospasqyrimin e tij nė histori. Nga sa mėsuam mes turmės, ndikimet e kėsaj mbledhjeje kishin qenė tė menjėhershėm dhe zbatimet e rregullave tė tij ishin mė tė forta se Kanuni i Labėrisė. Pas viti 1924, nė zonat e Labėrisė nuk kishte mė vrasje pėr gjakmarrje, pasi ky fenomen u eliminua tėrėsisht, por nuk ndodhi e njėjta gjė me Veriun e vendit. Pas kėtij kuvendi, ishte planifikuar mbajta e njė tjetėr kuvendi, nė vitin 1925, nė Orosh, por ai nuk u zhvillua kurrė, pas ndėrhyrjes sė forcave zogiste.
Njė ndėr personat qė ėshtė marrė mė shumė mė Kuvendin e Labėrisė ėshtė Hasani Luēi; pas disa ēastesh bisedim me tė, ai nis tė na tregojė detaje tė pazbuluara mė parė, lidhur me kėtė kuvend. Nė tė morėn pjesė 312 delegatė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, tė cilėt u pėrzgjodhėn sipas zakonit. Nė kėtė kuvend u krijuan 40 komisione, tė cilėt u ngarkuan drejtpėrsėdrejti me mbarėvajtjen dhe zbatimin e vendimeve tė kongresit. Nga 28 nėntori deri mė 4 dhjetor, tė gjithė delegatėt qėndruan nė Kuē, derisa u njoftuan se forcat e Zogut ishin duke marshuar pėr tė sulmuar. Pas kėtij lajmi, kuēiotėt dhe tė tjerė marshuan nga Vlora drejt Durrėsit, pėr tė luftuar mė zogistėt, na tregon profesor Luēi. Mes bisedės, ai na tregon edhe lidhur me vendimet e rėndėsishme tė kėtij kuvendi, tė cilat, nėse do tė ishin shtrirė edhe nė Veri, do ta kishin zhdukur gjakmarrjen edhe nga kėto zona.
Me kokėn ende tė trullosur nga rakia e Shemes, drejtohemi pėr nė lokalin ku ishte shtruar dreka festive. Mish qengji, djathė, gjizė dhe raki: kjo ishte menyja. Nga tė katėr anėt dėgjoje veē kėngė labe dhe njerėz qė mbanin iso, trokisnin gotat e qeshnin me njėri-tjetrin. Edhe pse kuvendi i tyre ishte harruar apo ishte lėnė qėllimisht jashtė historisė, lebėrit ndiheshin krenarė pėr tė. Ata ishin aty, ku 85 vite mė parė, tė parėt e tyre u mblodhėn bashkė dhe morėn vendime tė rėndėsishme pėr vendin. Askush nuk ka ndrojtje tė thotė mė zė tė lartė Unė jam lab dhe jam pasardhės i Sali Hallkokondit, Halim Xhelos apo Zenel Gjolekės. Pėr ta historia ėshtė veē njė libėr qė shkruhet dhe rishkruhet sipas interesave tė qeverive, por nė zemrat dhe mendjet e tyre Kongresi i Labėrisė ėshtė gjithnjė aty: askush nuk e prek atė, askush nuk e mohon atė. Ai mbrohet me fanatizėm nga lebėrit, ashtu si edhe traditat apo kėngėt e tyre.
Hedhim sytė pėr tė fundit herė nga Kuē dhe shohim qė busti i Zenel Gjolekės ėshtė sėrish aty, me po atė pamje drejt maleve; rrugėt e Kuēit u zbrazėn sėrish nga njerėzit, por pllakata e kuvendit ėshtė sėrish aty, mė e gjallė se kurrė. Shtėpia e Shemes ėshtė ende mbi fshat dhe kazani i rakisė lėshon sėrish pika, si pėr tė kujtuar se Kuēi do tė vazhdojė tė jetė ende kėtu, mes maleve, duke ruajtur me fanatizėm historinė e tij. Ai do tė presė sėrish njerėz, do ti gostitė ata, do tu tregojė historinė e tij tė mohuar pėr vite me radhė. Kuēi do tė zgjohet sėrish nga kėmborėt e dhenve dhe do tė bjerė tė flejė nėn ritmin e pikave tė rakisė.
Krijoni Kontakt