Reagim i KMDLNJ-sė
Pėrgjegjėsi pėr Kryeprokurorin dhe Policinė e Kosovės
Nė njė reagim tė Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dje Lirive tė Njeriut, thuhet se bėrja publike e njė CD-je nga njė person qė e pranon njė vrasje si dhe pjesėmarrje nė planifikimin e 17 rasteve tė rėnda kriminale, pra dėshmia e Nazim Bllacės, nė masė tė madhe i ka shqetėsuar qytetarėt e Republikės sė Kosovės.
Personi nė fjalė i deklaruar si ish pjesėtar i SHIK-ut edhe pas bėrjes publike tė krimeve ka vazhduar tė shėtis lirshėm nė Prishtinė dhe pastaj ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij nė fshatin Ribar i Madh. KMDLNJ-ė ėshtė jashtėzakonisht e befasuar me sjelljet e policisė sė Kosovės e cila nuk e ka arrestuar Nazim Bllacėn. Arsyetimet e prokurorisė se nuk mund tė urdhėrojė arrestimin e Nazim Bllacės ngase ky rast ėshtė kompetencė e EULEX-it ėshtė non-sens i llojit tė vet dhe dėshmi eklatante pėr politizimin e prokurorisė si edhe kriminalizimin e njė segmenti tė saj, thuhet nė reagimin e KMDLNJ-sė.
Sipas KMDLNJ-sė, kryeprokurori i Kosovės, Hilmi Zhitia, menjėherė pas bėrjes publike tė dėshmisė sė Nazim Bllacės ka qenė i obliguar qė zyrtarisht t'i nis hetimet duke e urdhėruar arrestimin e tė vetdeklaruarit pėr vrasje dhe pjesėmarrje nė aktivitetet kriminale. Andaj, KMDLNJ kėrkon shkarkimin e kryeprokurorit tė Kosovės, Hilmi Zhitia duke mos i pėrjashtuar as hetimet ndaj tij. Arsyetimi i Policisė sė Kosovės ėshtė gjithashtu i paqėndrueshėm sepse pėdor tė njejtėn mbrojtje si kryeprokurori Zhitia, thuhet nė reagim.
KMDLNJ, thotė se ka informacione tė sigurta se EULEX-i ka penguar arrestimin e menjėhershėm tė Nazim Bllacės nga Policia e Kosovės qė mė vonė, ta arrestoi vet policia e EULEX-it. KMDLNJ kėrkon qė hetimet tė shkojnė deri nė fund dhe tė zbardhen rastet e vrasjeve tė aktivistėve politik pas pėrfundimit tė luftės, vrasje tė motivuara etnikisht, vrasjet e tjera si dhe aktivitetet e shumtė tė krimit tė organizuar.
KMDLNJ-ė vlerėson se tani ėshtė koha qė nga gjyqėsori i Kosovės, Policia e Kosovės dhe Institucionet e Kosovės tė largohen individėt apo struktura pėrgjegjėse pėr krim tė organizuar! Prandaj, KMDLNJ i pėrkrah Institucionet e Republikės sė Kosovės nėse ato do tė jenė tė gatshme dhe tė vendosura tė pėrballen dhe ta luftojnė krimin e organizuar.
Publikuar mė:
06:28:04 01.12.2009
Krijoni Kontakt