Sejdiu: Tė ndriēohen tė gjitha krimet
----------
Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, kėrkoi tė hėnėn nga institucionet e drejtėsisė qė tė ndėrmarrin tė gjitha veprimet e nevojshme pėr tė ndriēuar tė gjitha krimet e bėra nė Kosovė dhe pėr dėnimin e autorėve tė tyre.
“Presidenti ka pėrcjellė me vėmendje dhe shqetėsim zhvillimet e fundit pas prezantimit tė deklaratave publike tė njė qytetari - shtetas i Republikės sė Kosovės, pėr krimet dhe veprat e tjera tė kundėrligjshme tė bėra nė Kosovė, nė tė cilat, sipas tij, ai ėshtė pjesėmarrės dhe dėshmitar”, theksohet nė njė komunikatė tė Presidencės.
Presidenti Sejdiu, siē thuhet mė tej, insiston qė organet e ndjekjes dhe tė drejtėsisė, tė Kosovės dhe tė EULEX-it, tė ndėrmarrin tė gjitha veprimet e nevojshme, tė parapara me ligj, pėr tė ndriēuar tė gjitha tė dhėnat e ofruara nė deklaratėn e kėtij qytetari dhe pėr tė ndėrmarrė tė gjitha masat e parapara me ligjet nė fuqi.
Po kėshtu, presidenti Sejdiu thėrret tė gjithė qytetarėt e vendit qė, pėrkundėr shqetėsimeve, tė ruajnė qetėsinė dhe tė kontribuojnė nė stabilitetin e vendit tonė, duke besuar dhe duke mbėshtetur institucionet vendase dhe ato ndėrkombėtare tė drejtėsisė, nė veprimin e tyre sa mė me efikasitet pėr zbardhjen e tė gjitha rasteve tė pandriēuara, si dhe pėr sjelljen e autorėve tė tyre para drejtėsisė.
“Unė si president i vendit, sikur edhe deri mė tash, do tė angazhohem pėr funksionimin e plotė tė institucioneve tė vendit dhe tė funksionimit tė shtetit ligjor dhe tė sundimit tė ligjit”, ka theksuar presidenti Sejdiu. /Telegrafi/
Postuar: 13:23 / 30 Nentor 2009 | RSS
Krijoni Kontakt