
Postuar më parë nga
flory80
A ma shpjegon dhe një herë këtë pjesën e hipokrizisë, se nuk arrita ta kuptoj.
Kush janë të gjithë? Këtë ndoshta e di ti, pasi pjesa tjetër e ne të gjithëve, e di ndryshe, që dialekti Gjirokastrit, futet tek dialektet e Toskërishtes Jugore, pra tek dialektet Çame dhe Arvanite, që është 2 herë më e ndryshme nga gjuha standarte sesa dialekti Matjan & Dibran.
Kjo më vërteton se sa shumë njohuri paske nga gjuha ti, dhe nga dialektet e saj.
Të njohësh dialektin tënd, dhe gjuhën standarte nuk të jep të drejtë të gjykosh pa njohur dhe dialektet e tjera.
Edhe për këtë përsëri gabohesh kur i perifrazon "të gjithë" jo të gjithë ishin Toskë, mos harro se numri 2 i sistemit ishte Shkodran, të mos përmëndim zonjën e parë të vëndit apo "merimangën e zezë" që ishte Dibrane, që do të thotë se të 3 djemt e tij ishin po aq Dibranë sa ishin dhe Gjirokastrit.
Me këtë kohën e Zogut që na i përmënd në ç'do 2 postime, na mallëngjeve. Në kohën e Zogut shkruhej sipas dëshirës, pasi nuk kishte standart, (për këtë arsye u bë standartizimi i gjuhës) Por ta kam thënë dhe në një postim tjetër në lidhje me këtë temë, që si në kohën e Zogut, ashtu dhe në kohën e para Zogut, shkresat nuk shkruheshin Gegërisht, por sipas formimit të gjithsecilit, në qeverrinë e Ismail Qemalit shkruheshin sipas të folurës së gjithsecilit nga antarët e kabinetit apo nga formimi i personave që punonin në administratë, po ashtu dhe letërkëmbimet e rilindasve shkruheshin sipas dialektit të gjithsecilit, etj etj etj.
Me këtë pjesën këtu një herë i ke bërë një mbyllje të paparë fare këtij postimi!
Pa hë një herë, na i bëj llogaritë, se qënke docent në këto shkencat ekzakte, matematikën e qake fare një herë.
Për sa i përket konvertimit, kështu shkon ajo punë. Kur Toskët mbajtën fenë dhe traditat e stërgjyshërve Ilirë, Gegët u konvertuan në Turq, (përjashtoj Shkodrën me Malsi, ju heq qeleshen asaj zone)Shumë rrjedhje po keni dhe ju, mos u krekos shumë ti! Ai shtimi kaq i lartë që përmënd ti, nuk na rezulton ashtu ne, se ju po keni jashtzakonisht shumë vështirësi për të gjetur nuse, pasi vajzat po i martoni në Serbi.
Një pjesë tjetër na i kanë bërë mbiemrat "Viç"
Një tjetër pjesë, po ashtu po vetdeklarohen "Serb" për një copë pasaportë. Më në juglindje, jo për faj të tyre, por spo i lë Maqedoni të marrin frymë...........
Nji kshtu or lum djali.
Ma par se me pa qimen ke syni i tjetrit, mir do bajshe me hek traun ka syni yt!
Krijoni Kontakt