Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Aleksander Meksi: Kush janë themeluesit e vërtetë të PD-së

    Aleksander Meksi: Kush janë themeluesit e vërtetë të PD-së

    » Dërguar më: 24/11/2009 - 14:21

    Ilda Lumani

    Sot ish-kryeministri i vendit, Aleksandër Meksi është zhytur në botën e studimit. Edhe pse e lodhshme apo dhe rutinë ndonjëherë, është e vetmja gjë që e largon nga politika “e zbrazët” sot. Nga njerëzit e ndryshuar, nga njerëzit që nuk
    janë më ata të parët, që luftuan për demokracinë e vërtetë. Në bisedën me të, ai tregon mjaft gjëra, por që para diktofonit tonë nuk do të flasë. I kujton të gjitha momentet e atyre ditëve plot emocion të krijimit të Partisë Demokratike... atë takim (nuk ka qenë vetë prezent) të shumëpërfolur me udhëheqësinë e kohës, Ramiz Alia... atë revoltë që vlonte brenda të rinjve dhe të gjithatyre që kërkonin pluralizëm. I ka të freskëta të gjitha, të gjitha fjalët e thëna dhe personazhet e asaj kohe, shumë prej të cilëve sot nuk i duken më të njëjtë si në ato ditë. E pyesim se, përse nuk i shkruan në një libër
    gjithçka që i përket themelimit të Partisë Demokratike. “Nuk mund t’i shkruaj sepse nuk i kam me dokumente. Unë asnjë gjë nuk e bëj pa pasur faktet në dorë. Madje edhe një intervistë kur e botoj, e firmos në fund, që të ketë të drejtën e dokumentit. Unë nuk mund të shkruaj histori, që do të dalë dikush tjetër dhe t’i kundërshtojë. Pavarësisht asaj që unë di që është e vërtetë”. Aleksandër Meksi vazhdon bisedën më tej, duke treguar për ato ditë kur u mblodhën për të themeluar Partinë Demokratike, kujton Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, i cili edhe e prezantoi me Arben Imamin. “Unë nuk e njihja Arben Imamin. Aty e kam takuar për herë të parë. Ma ka prezantuar Gramoz Pashko, i cili më tha: "Nuk e njeh Arbenin... është aktor". "Jo, - i thashë, - ti e di që unë nuk shoh televizionin shqiptar". Ka qenë dhe Genc Pollo, Preç Zogaj, Genc Ruli e më tej u bashkua Eduard Selami e të tjerë. Historia e tij vazhdon rrjedhën. Ndërkaq, Meksi sjell edhe një fakt tjetër mjaft interesant. Sipas tij, "takimi i studentëve me Ramizin asnjëherë nuk është zbardhur siç ka ndodhur në të vërtetë. Unë di që një kopje të atij takimi e ka pasur Genc Pollo, nuk e di a e ka më... ai ruhet edhe në Arkivin Qendror. Një pjesë të tij e ka pasur Gramoz Pashko, nuk e di çfarë është bërë me të. Gjithashtu mbaj mend kur është bërë fjalimi i parë para studentëve. Gramozi tha ta lexoja unë, por unë i thashë që lexoj shpejt", - tregon Meksi. Ai mban mend çdo detaj të atyre ditëve gjithë ritëm. "Madje, e mbaj mend që mbi tekstin e shtypur kisha bërë edhe korrigjime dhe faqja e tij e fundit ishte shkruar me stilolaps". Më tej Meksi hedh dritë mbi një fakt jo shumë të njohur prej njerëzve sot. "Një gjë që nuk thuhet është fakti që flitej për krijimin e partisë së studentëve, por kur shkuam para turmës, të gjithë thërrisnin 'Rroftë Partia Demokratike'. Berisha u largua, pasi nuk ishte pro krijimit të Partisë Demokratike". Rrëfimet ndjekin njëri-tjetrin. Në ato ditë të para të krijimit të PD-së ishte edhe lideri i opozitës sot, Edi Rama. "Unë isha prezent kur ai u zu me Berishën. Madje i thashë që qetësohu dhe i vura këmbën derës, që ai të mos dilte nga salla. Por, ai i ka këmbët e gjata, kështu që e kapërceu këmbën time dhe iku..."
    Mes atyre njerëz-personazhe të kohës ishte edhe Bujar Marika. Për themeluesit e PD-së, ai është një emër sigurisht i njohur, pavarësisht se anëtarët e sotëm të kësaj partie nuk mund ta njohin. Bujar Marika është njeriu që bëri siglën e Partisë Demokratike. Më tej, edhe atë të gazetës "Rilindja Demokratike" (RD), me të cilën identifikohet edhe sot. Dy muaj më parë Marika ndërroi jetë. Përveç familjes, askush nuk u kujtua për ndarjen e tij nga jeta...!

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Harrohet njeriu që bëri siglën e PD dhe RD-së

    Harrohet njeriu që bëri siglën e PD dhe RD-së

    » Dërguar më: 24/11/2009 - 14:25

    Ilda Lumani

    Ato ishin ditët e vrullit, ritmit dhe emocionit. Shqipëria kishte ndryshuar sistem. Ishte formuar Partia Demokratike. Një parti që u përqafua nga të gjithë ata që kërkonin një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri si Europa. Sistemi komunist ishte rrëzuar. Një sistem i ri, nga njerëz të rinj po formohej. Përvoja mungonte. Por ama motivi, vullneti për të punuar ishte maksimal. Të gjithë ishin entuziastë dhe çdo gjë bëhej me pasion. Në këtë vrull po mendohej për krijimin e një sigle për Partinë Demokratike. Mes anëtarëve të kësaj partie ishte edhe Bujar Marika. Një piktor i lindur, edhe pse studimet i kishte kryer për matematikë. Sapo u hodh ideja e siglës, Aleksandër Meksi nuk heziton t'ia ngarkojë këtë detyrë atij. Bujari përgatit disa variante, deri sa u përzgjodh sigla që njohim sot të gjithë. Dy muaj më parë Bujar Marika është ndarë nga jeta nga një sëmundje natyrale, në Zvicër. Është varrosur atje nga të afërmit dhe miqtë e tij. Por... asnjë njoftim zyrtar... një lajm që në mënyrë sporadike e kemi marrë vesh edhe ne. Ish-kryeministri i vendit, Aleksandër Meksi, një mik i vjetër i tij, ndan me ne disa kujtime rreth Marikës, por nga ana tjetër edhe harresën që i është bërë njeriut që vuri një gur identifikues në themelimin e Partisë Demokratike.

    Zoti Meksi, kur jeni njohur me zotin Bujar Marika?

    Unë, Bujar Marikën e kam njohur në vitet '60, nga mesi i këtyre viteve. Ne punonim në Muzeumin Arkeologjik të sotshëm, pranë universitetit, dhe ai kishte miqësi me piktorët e tjerë që kishim ne në punë dhe që vinin aty, si Ali Oseku etj. Kjo miqësi ka vazhduar gjithnjë me të, si gjatë kohës që punonte tek revista "Shkenca dhe Jeta", edhe më vonë në Dhomën e Tregtisë, ku merrej me etiketat si grafist për sigla të ndryshme që duheshin. Takoheshim herë pas here e bisedonim, unë njihja dhe vëllezërit e tij.

    Po me Partinë Demokratike si u afrua? Dhe kush i propozoi atij për të bërë siglën e PD-së?

    Bujari ka qenë ndër ata që u aktivizuan që në fillim me krijimin e Partisë Demokratike dhe u afruan e anëtarësuan me të dhe erdhën në selinë e Partisë Demokratike. Dhe, mbaj mend që unë e thërrita kur vendosëm si kryesi që të caktonim një sigël, një emblemë të Partisë Demokratike, dhe ndër demokratët që ishin pranë dhe piktorë thirrëm Bujar Marikën. Unë punova me të. Ai është autori i asaj pune, por mes disa varianteve përzgjodhëm të dy bashkë 2-3 dhe pastaj ishte ai që vendosi se cila do të ishte sigla e famshme e Partisë Demokratike, ai simbol që udhëhoqi demokratët në luftën për rrëzimin e komunizmit dhe në sprovën e tyre për një shoqëri demokratike në Shqipëri.

    Zoti Marika ka bërë gjithashtu edhe siglën e RD-së?

    Mbaj mend që punoi edhe me njerëzit e redaksisë, Mentor Shehu dhe ndonjë tjetër të redaksisë së "Rilindjes Demokratike" për të bërë ata sigël të "RD"-së, dhe që në atë kohë kjo gazetë mori këtë emër prej siglës së bërë prej Bujarit, nuk thoshte më njeri Rilindja Demokratike, por RD-ja.

    Ku u përqendrua më tej puna e Bujarit?

    Bujari më vonë vazhdoi punën e tij si Atashe kulturor në Ambasadën tonë në Zvicër, në Bernë, deri nga viti 1996, dhe për arsye shëndetësore vazhdoi të qëndronte aty. Pati një problem me këmbën dhe qëndroi atje si shumë shqiptarë të tjerë dhe vazhdoi të punonte si artist. Sepse siç thonë kolegët e tjerë, vajtja atje, mbajtja e kontaktit me galeritë e arteve, me pikturën moderne, që deri atëherë njihej në ato pak raste e revista që kalonin nën dorë në Shqipëri, bëri që ai të ketë një jetë aktive si një artist i vërtetë. Si një piktor që krijonte në artin modern.

    Keni mbajtur kontakte me të?

    Unë e kam takuar edhe më vonë, pasi u kalua puna kur unë isha Kryeministër. Takoheshim sa herë që ai vinte në Shqipëri. Kam dy piktura të tij, një në zyrë dhe një në shtëpi. E pyesja dhe ai më tregonte për arritjet që bënte me ekspozimet që i bënte veprave të tij në pikturë. Fatkeqësisht, njerëz si Bujar Marika që krijojnë jashtë Shqipërisë, nuk njihen në Shqipëri sepse ambientet e artit janë pak të rezervuara ndaj të tjerëve që krijojnë, më shumë se kudo nuk pranohen të tjerë, të tjerët, të ndryshmit. U takon artistëve të flasin për krijimtarinë e tij, unë di që ka krijuar vepra arti, që ka ekspozuar në mënyrë intensive dhe që jetonte në Zvicër me pikturën. Të tjerët mund të kenë jetuar edhe me gjëra të tjera, ai ka jetuar duke punuar, duke mbajtur bashkëshorten dhe fëmijët e tij që kanë jetuar me të. Ai i ka takuar një familjeje të thjeshtë, njerëzish të punës, që njihen në atë pellgun ku ka qenë pastiçeri "Flora" (që tani është i mbushur me pallate të reja). Si një njeri shumë i rregullt dhe serioz, ka punuar në revistën "Shkenca dhe Jeta", i sjellshëm, i përmbajtur, i imët në trup, por i kujdesshëm shumë në marrëdhëniet me njerëzit. Nuk e dëgjoje më vonë që të mburrej me sukseset e tij të jashtëzakonshme që habiti botën, por që thjesht si një njeri, që me punën e tij jetonte. Ai krijonte, ishte modest dhe unë do thosha që në një histori të artit shqiptar është një humbje në radhët e artistëve pak të njohur në Shqipëri (unë di që ka ekspozuar edhe në Galerinë e Arteve), ia vlen që të botohej edhe një libër monografie, qoftë dhe me ilustrime të krijimtarisë së tij.

    Lidhjet e tij me Partinë Demokratike, deri në çfarë kohe kanë vazhduar?

    Ai ka ikur si pjesëtar aktiv i Partisë Demokratike në Zvicër, pikërisht si një njeri i kulturës. Unë dhe Berisha e zgjodhëm këtë person që mund të na nderonte në një vend si Zvicra dhe pikërisht se ishte njeri i kulturës, pavarësisht se ai nuk ka mbaruar për pikturë. Ai ka mbaruar për matematikë. Është nga ato rastet kur njerëzit, siç ndodhte dikur ku i fusnin, nuk zgjidhnin, por të caktonin. Ai shumë më vonë, në një moshë të avancuar ka filluar krijimtarinë e tij si piktor.

    Është kujtuar nga PD-ja vdekja e tij?

    Nuk e di këtë. Nuk besoj se ata që janë në PD sot, të njohin se kush janë të Partisë Demokratike.

    E keni fjalën që nuk njohin më themeluesit e PD-së?

    Jo, nuk njohin ata që janë të Partisë Demokratike dje...
    Për Bujarin di që është dhënë njoftimi që ka vdekur, në faqen e internetit 'Facebook', por unë nuk e kam idenë.
    Shumë njerëz që kanë qenë pjesë e atyre ditëve të para të themelimit të PD-së, nuk kujtohen...
    Duhet të pyetet ndonjë që i mbetet hatri nga ata që nuk kujtohen, që s'kanë qenë me Partinë Demokratike.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Artisti që e nisi karrierën në moshën 52-vjeçare”

    “Artisti që e nisi karrierën në moshën 52-vjeçare”

    » Dërguar më: 24/11/2009 - 14:24


    Piktori i njohur, Edi Hila ka sjellë për lexuesit e "Gazetës Shqiptare" një biografi të shkurtër për jetën e piktorit dhe njeriut që krijoi siglën e PD-së, Bujar Marika. "Më datë 15 shtator ndërroi jetë Bujar Marika, artist dhe dizanjer. Bujari lindi në Tiranë në vitin 1943, nga një familje e mesme qytetare tiranase. Mbaroi studimet në fakultetin e Fizikë-Matematikës pranë Universitetit shtetëror të Tiranës. Paralel me formimin shkencor, prej të cilit kushtëzohet që të punojë si redaktor në revistën "Shkenca dhe Jeta", Bujar Marika më pas devijon në drejtim të artit dhe arkitekturës, e cila padyshim do t'i krijojë atij probleme me estetikën e realizmit-socialist të asaj kohe. Ai thotë: "Ka qenë një akt artistik fakti i të bërit art pa hyrë akoma në art". Gjatë kësaj kohe, por edhe më tutje, prodhimi i tij krijues pasurohet me vlera të padiskutueshme artistike. Padyshim që kjo pati ndikimin e vet në pasurimin e grafikës sonë në përgjithësi dhe sidomos të shtypit grafik me elementë, të cilët nuk kishin qenë më parë. Atij i duhet të presë me durim deri në moshën 52-vjeç, për të nisur karrierën si plasticien. Bën përpjekje intensive edhe në këtë drejtim për një formim të lirë, duke përshpejtuar etapat në mënyrë radikale. Mbërrin në Bernë në vitin 1992 dhe menjëherë bie në kontakt me Max Bill, të cilit i tregon kubat e drunjtë të realizuara për Naef SpigelAG, një sipërmarrje kjo e specializuar për lodrat dhe logot. Këshilluar nga Max Bill, ai fillon të pikturojë. Takimi i tij me Ulrich Loock, atë kohë drejtor i Kunsthalle të Barnesë, e atashon me artin konkret të Zyrihut. Por, kjo formë arti atij i duket tepër racionale dhe e kontrolluar. Bujar Marika preferon idetë dhe veprat e hapura të Umberto Eço-s si dhe literaturën e Joyce, Kafkës, Nabokov-it, të cilët i shërbejnë si shembull, duke e orientuar punën e tij drejt një arti post-konceptual dhe post-minimalist. Ai eksperimenton raportin ide-materie dhe interesohet për probleme sociale dhe politike.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Familja: Asnjë përkujtimore nga shteti

    Familja: Asnjë përkujtimore nga shteti

    » Dërguar më: 24/11/2009 - 14:24



    Bujar Marika jetoi vitet e fundit të jetës (15 vjet) në Bernë të Zvicrës. Ai shkoi në vitin 1992 si atashe kulture në Ambasadën shqiptare atje, i propozuar nga kryeministri Aleksandër Meksi dhe presidenti Sali Berisha. Për shkak të një sëmundjeje, ai qëndroi në Bernë edhe pas përfundimit të mandatit. Aty ai jetoi me bashkëshorten dhe fëmijët. Krijoi e punoi si piktor. Në 15 shtator Bujar Marika u nda nga jeta. Marika edhe u varros në Bernë ku jetoi. Të afërmit e tij shkuan për homazhe në Zvicër, ndërsa në Shqipëri ai thuajse nuk u kujtua fare. Vëllai i Bujar Marikës, Zamiri tregon se "ne i bëmë një ceremoni familjare. Mesa di unë, asnjë nga shteti nuk është kujtuar për të. Ndoshta nga ambasada jonë atje mund të ketë pasur ndonjë njoftim, por në Tiranë nuk kemi pasur asnjë telegram ngushëllimi apo ndonjë përkujtimore", - thotë ai me keqardhje.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    50% rrena me bisht,sic thone femijet.

    meksi ti fusi nai tas me kos se qoftet mezi i bren.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    50% rrena me bisht,sic thone femijet.

    meksi ti fusi nai tas me kos se qoftet mezi i bren.
    plako,qe PD, si bie nermend per ata qe punuan ato vitet e para dhe qe ngriten popullin ne kom , ket gje e di shume mire,

    kane vdekur plot nga ata qe ishin udheheqesit lokale tePD-s dhe asnji nuk ka shkrujt nji artikull perkujtimor per to.

    pale per noj gjo tjeter...

    qe kur Sala nxorri parrullen ska te vonuar ne demokraci, PD-ja u mush gjithe komunista dhe qeqena...

    kaq, je dakord?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 24-11-2009 më 21:39
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    or ti drague..
    nuk pashe kurre qe ti te thuash dicka ne kte forum..

    nuk te kupton kush a je mish a je peshk...

    fol mor djal.. nxirr cke ne bark a ne kok.. se mbete misterioz..

    ke frik a si eshte puna..
    ne asnji teme nuk ka njeriu cfar te lexoj nga ty..

    kurre sna the gje..



    nejse.. vazhdo me stilin tend ..

    ne teme tani..


    kujtime interesante... nga shoku meksi..
    sot po e marr vesh se kush e ka bere siglen e pd-se e rd-se..

    ngushellime familjes se artistit Bujar Marikaj..

    Meksi ka ngritur nje problem..
    Pra qe shum nismetare te levizjes demokratike jan harruar.. si ne qender ashtu dhe ne rrethet e fshatrat e vendit..
    Meksi eshte i pari nga harronjesit..

    Atij si kryeminister i ka takuar qe tu jape nismetareve heroike.. nga pak "start te barabarte" ..qe do te thote.. qe atij si kryeqeveritar i takonte te kujdesej per nismetaret qe pushteti tu jepte nje mundesi per mbijetese ekonomike ne ato vite te veshtira.. pra tu ofronte atyre ndonji variant per te zhvilluar ndonji aktivitet ekonomik.. te ndershem.. qe sejcili prej nismetareve te kish mundesi te bente dicka.. per te mbajtur me buke familjen..

    Mirpo me sa di une e me sa e di Meksi me mir se une.. e me sa e di gjith Shqiperia.. meksi inë nuk e cau menderen per asnjerin nga ata heronjte qe sollen demokracine.. sepse eshte ai i pari qe betonoi filozofine se..demokraci do te thote te kapesh.. te rruash..te gjuash.. ate.. FITIMIN.. pra.. se tjerat jan pallavra..
    Dhe Meksi eshte i pari qe krijoj MAFIEN.. pra dyshen.. Politikano-pushtetar-mafiozo-grabitqar.. e kjo DYSHE.. eshte sot Zonja e vertete e vendit..

    Cdo mafioz besoj i eshte mirnjohes ketij miku te madh te MAFIES..e kti legeni pa karakter qe ska turp te kurdiset nga mantenutat e Edvin Bollinos sa her ja lypin..kte sherbim.. e konkretisht Sherbimin.. anti Berish..

    dy gjera diti mire ki pis.. ne kto 20 vjet.. te jete krijueso-mbeshtetes i mafies e perfitues pre saje.. e armik i Berishes..
    po u merrka me studime thote..

    cfar studimesh po ben Meksi..
    jam i bindur se i vetmi studim qe di te bej.. Meksi.. eshte..

    na mo x mafioz.. shiko se me x studime e mija.. kam zbuluar se.. ne x vend kemi rast qe me x marifete te kollofisim x truall ne bashpunim me x pushtetar e me x grabitqar e ta fuqizojme perandorine tone..ANONIME..

    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •