Une nuk e kuptoj ç'eshte kjo ideja e ndryshimit te gjuhes. Sipas jush cfare eshte gjuha? Nje fustan qe e vesh, e mban ca kohe dhe pastaj do ta nderrosh se nuk te pelqen me?
Te rrime drejt e te flasim drejt. Ka gjera qe mund te ishin bere ndryshe.
Mund te ishte mbajtur pjesorja e gegerishtes dhe jo te ishte krijuar nje forme e re.
Per kete une jam dakort. Nga ana tjeter ajo eshte dhe nje nga vecantite e gjuhes sone. Gjate ndryshimit te foljes ne veta e menyra krahas foljes ndryshon dhe pjesorja , nderkohe ne shume gjuhe te tjera ajo rri e pandryshuar. Ne tashme kemi nje strukture te rregullt gjuhesore. Cdo lloj ndyshimi sado i vogel te ishte do te sillte ndryshime te tjera zinxhir dhe do te gjendeshim ndoshta ne rruge pa krye.
Ne gegerishte kane shkruar shume personalitete te gjuhes, por te njejten gje mund te themi dhe per toskerishten. Une mendoj se gjuha eshte nje nga pasurite me te cmuara qe kemi dhe do te deshiroja me gjithe shpirt qe te pakten ajo te qendronte larg ketyre konflikteve sipas mendimit tim te krijuara artificialisht. Nuk e kuptoj pse tani ne keto momente eshte hapur ky debat
Gegerishtja dhe toskerishtja jane dialekte shume te pasura qe te gjithe i njohim. Gjuha zyrtare letrare eshte dicka krejt tjeter. Eshte pasaporta e ne te gjitheve.Eshte ajo qe na bashkon.Ajo duhet ruajtur dhe pasuruar.
Krijoni Kontakt