Close
Faqja 3 prej 47 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 461
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Gegnishtja osht illirishtja e re, që pa të nuk mund të bohet asnji studim as gjurmim shkencor, as nuk mund ta mësoj askush nga të huajt drejtë e mirë, se osht e mbytun në rrotacizëm e përsorim të tepruar vendepavend të tingullit ë,Ë. Nuk krahasohet Shqipja as me italishten as me anglishten, sepse ka trungun e natyrën e saj shqipe. Fjalët e shkurta e kuptimgjata janë themeli i gjuhës, e jo fjalët e dredhura e të përdredhura, e të stërgjatura.

    Gegnishtja osht illirishtja e re, vet trungu i gjuhës shqipe dhe vet trungu i të gjitha gjuhëve indo-europiane, si trung i përbashkët, apo si burim i përbashkët i gjuhëve i.e. po ju nuk e dini drejtë e mirë historinë e Shqipes!

    Gjuha e unisuar shqipe, nuk bohet sipas modeleve të gjuhëve tjera, sepse secila gjuhë ka natyrën e saj dhe Shqipja osht gjuha e natyrës - gjuha e perëndive, osht Arbanishtja e lashtë, e jo diraktivat politike mbi arbanitët, që ta zhdukin Arbanishten, ashtu sikur e zhduken armiqtë Arbaninë!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  2. #22
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Gjinokastra Lexo Postimin
    O Zanor o Çeçen !
    Atë çeçenin shko tregoja bashkfshatarëve në moçalet e Myzeqesë. (Ose çobenjve)


    75% e kombit janë Toskë , jo Gegë ! 1.200.000 janë vetëm në Greqi + 600.000 në Itali ! Bëji llogaritjet mirë !
    Po këtë gomarllik nga e nxore? 75% e shqipfolësve të soçëm i përkasin krahut geg.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e RINAA
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    247
    .................
    Ndryshuar për herë të fundit nga RINAA : 21-11-2009 më 17:52
    Jetoje jeten qe te fitosh shperblimin....

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    o gjinokaaastra ty ceceni ta luejt omen!

    Çdo gjuhë ka trungun e vet e deget dialektet, ashtu sikurse çdo bimë ka nji trung e degët e saj, po ti nuk din as sa pula ne tel - sa perqind janë nga Shkumbini e deri në Tivar e Medvegje? Çdo gjuhë ka trungun e saj, si gjuhë madhore e nji kombit dhe ajo është Gegnishtja mbi 3/4 e kombit shqiptar dhe tjerat janë dialekte. Sa përqind janë nga lumi Shkumbin e poshtë? Kaloi koha kur qitën hi syve me standarrrtin e andartin, se gjithsesi mbi 3/4 e kombit shqiptar as e përfillë aspak standarrrrtin.... pa na thuaj a është fjalë shqipe fjala standard? Nuk ka gjuhë standarde, po ka gjunë unike,(UNIQUE) gjuhë e unisuar, e plotësuar me dialektet e saj!

    GEGNISHTJA OSHT SHQIPJA! TRUNGU NI SHQIPES OSHT GEGNISHTJA! Tjerat janë dialekte...

    Mu për atë edhe nuk përfillet standarrti në mbi 80% as edhe ne media !
    Jo nuk eshte "unisuar" eshte Gjuha e Njësuar dhe ne e kemi nje.
    Si thua ti ta shkaterrojme edhe ate qe kemi .
    Cdo gjuhe ka "standartin" dhe normalisht dialektet e saj si psh:

    Cdo gjuhe ka dialektet e saj, por edhe standartin e saj

    Anglishtja : English

    1. Welsh English
    2. Scotish English
    3. Manx English
    4. Mid Ulster English
    5. American English etj ,,,

    Gjermanishtja : Hochsprache / Hochdeutsch

    1. Friesisch(Frisian)
    2. Niederdeutsch(Plattdeutsch)
    3. Mitteldeutsch
    4. Bairisch-Österreichisch etj ,,,


    Italishtja :
    Stendarto(Norma )
    1. Toscano
    2. Dialetti Umbri
    3. Sardo
    4. Veneto etj ,,,

    Frengjishtja :
    Francais
    1. Loraine franconian
    2. Newfoundland French
    3. Chiac etj ,,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga eaglexxx : 21-11-2009 më 18:44
    .................................................. ........................................

  5. #25
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Manulaki Lexo Postimin
    Per fat te keq, shpirti binjak i Shqipes eshte ndare ne mes. Une pres me padurim bashkimin, njejesimin, shkrirjen e gegerishtes me toskerishten.
    Keshtu mendoj edhe une.

    S'e di pse flitet per "deshtim" ne kete rast, kur gehet ne fakt flasin Shqipen e njesuar. Ne institucionet, mediat, librat e gegeve (p.sh. kosovareve) flitet gjuha e njesuar. Aq sa eshte e mundur. Nese kjo nuk flitet edhe nder qytetaret e thjeshte, per kete gje jane arsye tjera ne pyetje, kjo nuk paraqet "deshtim". Ka shume gege qe nuk njohin asnje variacion te gjuhes fare ne menyre korrekte. Ka shume nder ta qe jane analfabete, te vjetrit p.sh. Eshte e qarte se keso gege nuk flasin as gjuhen e njesuar. Por kjo nuk nenkupton deshtim te shqipes se njesuar nder geget.



    *

  6. #26
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Kur Toskërishtja shkruhej nga Homeri me alfabetin Jonik, Gegërishtja nuk kishte krijuar tinguj akoma......... (pavarsisht se sot është përvetësuar nga Grekët e rinj)

    Lëre me kaq, dhe mos e zgjat, sepse nuk është debat i cili i shërben ndonjërit, përveç ju të dyve personalisht.
    Gjithë të mirat.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #27
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Problemi këtu nuk qëndron tek Gegërishtja apo Toskërishta, por tek paaftësia e disa personave të veçantë për ta folur gjuhën standarte, dhe kujtojnë se po të ishte Gegërishtja gjuha zyrtare, do të bëheshin Ainshtajn.
    Duket dielli që në mëngjes, thoshin pleqtë.
    Dhe të gjithë miqtë e mi Gegë, skanë fare pretendime për gjuhën Standarte, pasi kanë një bagazh të atillë, që zotërojnë nga 5 gjuhë, e jo më Shqipen. Ndërsa ata që meren me ndyrësira të tilla, skanë rrugëdalje, sepse është e pakuptimtë.
    Kësaj i thonë, ngrihu prift të ulet hoxha.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Sa budallenj qe jane shqipet more aman ,por dialektet jane pasuri per gjuhen ...
    ne te gjithe gjuhet ka dialekte ,dhe studiohen ....
    Kush e ka thene kete qe po te jesh nga jugu ,dmth te flasish toskerisht je me i qyteteruar ?
    Bo nga jugu jam po me pelqen ti kuptoj dhe ti flas te gjitha dialektet ,bile poezia me pelqen me shume ne gegerisht ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #29
    Gjuha aktuale shqipe e ashtuquajtura letrare, nuk eshte gje tjeter por vetem dialekti toske i zyrtarizuar si gjuhe letrare. E dime shume mire se kur dhe si u miratua gjuha letrare shqipe. Dime rrethanat por duam te mohojme pasojat. Nje pjese e konsiderueshme qytetaresh nga Veriu i Shqiperise dhe sidomos nga Kosova dhe Maqedonia por pa harruar edhe shqiptaret e Malit te Zi, jo vetem qe nuk e perdorin gjuhen letrare shqipe, por nuk jane ne gjendje as t'a flasin ne rast nevoje. Aktualisht 70% e kombit shqiptar perdore dialektin Gege qe eshte nje eufemizem qe t'a quajme dialekt. Gegnishtja nuk eshte nje dialekt por nje gjuhe e mirfillte qe e flasin te pakten 5 milion shqiptar. Ndersa dialektet jane gjuha qe perdorin zona te caktuara brenda gegnishtes apo toskerishtes. Shkodra dhe Lezha kane te njejtin dialekt, Tropja ka nje dialekt tjeter, Kuksi dhe Mirdita kane dialektet e tyre respektive, por te gjitha keto qytete flasin Gegnisht. Gegnisht kane shkruar edhe Migjeni, Fishta, Pashko Vasa, Kol Jakova etj etj etj. Ne shkollat shqiptare femijet nuk kuptojne Fishten dhe Migjenin sepse ata shkruanin Gegnisht, dhe kjo eshte e papranueshme.
    Me kyte nuk dua te them se duhet ndryshuar gjuha aktuale shqipe, por te pakten duhet pasuruar me fjale nga Gegnishtja. Eshte minimumi qe mund te behet kur kujtojme se Toskerishtja perfajqeson pakicen e shqipfolseve. Nga Elbasani deri ne Prishtine flitet Gegnisht, dhe matematika nuk eshte opinion.

  10. #30
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Gjuha aktuale shqipe e ashtuquajtura letrare, nuk eshte gje tjeter por vetem dialekti toske i zyrtarizuar si gjuhe letrare. E dime shume mire se kur dhe si u miratua gjuha letrare shqipe. Dime rrethanat por duam te mohojme pasojat. Nje pjese e konsiderueshme qytetaresh nga Veriu i Shqiperise dhe sidomos nga Kosova dhe Maqedonia por pa harruar edhe shqiptaret e Malit te Zi, jo vetem qe nuk e perdorin gjuhen letrare shqipe, por nuk jane ne gjendje as t'a flasin ne rast nevoje. Aktualisht 70% e kombit shqiptar perdore dialektin Gege qe eshte nje eufemizem qe t'a quajme dialekt. Gegnishtja nuk eshte nje dialekt por nje gjuhe e mirfillte qe e flasin te pakten 5 milion shqiptar. Ndersa dialektet jane gjuha qe perdorin zona te caktuara brenda gegnishtes apo toskerishtes. Shkodra dhe Lezha kane te njejtin dialekt, Tropja ka nje dialekt tjeter, Kuksi dhe Mirdita kane dialektet e tyre respektive, por te gjitha keto qytete flasin Gegnisht. Gegnisht kane shkruar edhe Migjeni, Fishta, Pashko Vasa, Kol Jakova etj etj etj. Ne shkollat shqiptare femijet nuk kuptojne Fishten dhe Migjenin sepse ata shkruanin Gegnisht, dhe kjo eshte e papranueshme.
    Me kyte nuk dua te them se duhet ndryshuar gjuha aktuale shqipe, por te pakten duhet pasuruar me fjale nga Gegnishtja. Eshte minimumi qe mund te behet kur kujtojme se Toskerishtja perfajqeson pakicen e shqipfolseve. Nga Elbasani deri ne Prishtine flitet Gegnisht, dhe matematika nuk eshte opinion.
    Sipas kësaj referatës suaj i bie që nuk kemi një gjuhë Shqipe me dy dialekte kryesore, por paskemi dy gjuhë të ngjashme, Gege dhe Toske.
    Qarqet e caktuara Serbe dhe Greke kryesisht kanë 200 vjet që i mëshojnë kësaj ideje.
    Unë përsëri e theksoj, se injoranca tek disa Gegë që nuk mësojnë dot gjuhën zyrtare Shqipe, nuk do të thotë se po të jetë Gegërishtja gjuhë zyrtare ata do të bëhen shkencëtarë. Ata përsëri barinj do të jenë, sepse nuk kanë kapacitet për të mësuar.
    Ndërsa për sa i përket asaj që thoni ju se shumë pak e kuptojnë Migjenin dhe Fishtën, ju këtu bini në kontraditë me veten pasi në rast se shumica e Shqiptarëve na qënkan Geg e nuk e kuptokan dhe aq mirë gjuhën standarte, kjo duhet ti favorizojë ata për të kuptuar Fishtën dhe Migjenin.

    Shqiptarët duke qënë një popull autokton, dhe duke mos patur shumë lëvizje dhe kontakte me krahinat përreth, kanë ndikuar në evoluimin e dialekteve të ndryshme. Për shëmbull në Veri dhe në Jug, dialektet ndryshojnë nga njëri katund në tjetrin, për arsye se gjuha është zhvilluar pa patur ndikime të jashtme, dhe kjo na bën unikë në gjithë Ballkanin, por shërben dhe si element për të vërtetuar autenticitetin e popullit tonë.
    Idetë lokale dhe provinciale janë për njerëzit provincial.
    Shqiptarët që i thonë vetes Shqiptarë dhe e shohin Shqipërinë nga Gjiri i Ambrokisë në Jug deri tek Molla e Kuqe në Toplicë, i cilësojnë këto ide shumë të dëmshme.
    Ne kemi shumë gjëra të tjera për të cilat na duhet të shqetësohemi, përpara se të merremi me ndryshimin e gjuhës.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 3 prej 47 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  3. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •