Tek ungjilli sipas Gjonit, Krishti thote se nqs nuk hame trupin e Tij
dhe nuk pime gjakun e Tij nuk mund te kemi jete.
Do doja qe gjithesecili te ndaje se si mund te behet kjo?
Tek ungjilli sipas Gjonit, Krishti thote se nqs nuk hame trupin e Tij
dhe nuk pime gjakun e Tij nuk mund te kemi jete.
Do doja qe gjithesecili te ndaje se si mund te behet kjo?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Matrix,
Tani me terhoqe si me magnet ne forum.
Meqe jam ende ne pune dhe nuk mund te flas dot gjate, po pergjigjem shume shkurtimisht.
Per mua personalisht nuk ka tjeter pos Meshes Shenjte!!!
Shtjellimin mund ta bej ne nje shkrim tjeter.
Te fala ne Krishtin!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dielli_ime : 16-11-2009 mė 14:14
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Ok, Faleminderit Dielli
A ka menyra te tjera apo kjo eshte e vetmja menyre?
(kjo pyetje nuk i drejtohet vetem Diellit por te gjitheve)
Ndersa personalisht per ty Dielli, kam nje pyetje tjeter: Nqs dikush nuk ka mundesi (fizikisht)
te marre pjese ne Meshen e Shenjte, si arrin ai te marre Krishtin si ushqim?
p.s kjo teme eshte shume e gjere dhe do doja te kishte pjesemarrje nga te gjithe, sipas mundesive
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 17-11-2009 mė 07:51
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Vėlla Matrix, ėshtė vėshtirė edhe te perkufizohet kjo sepse ėshtė ushqim i perjetshem. Per mua Krishti ėshtė ushqim i perhershem dhe i perjetshem. Mund ta marr ne ēfardo mėnyre dhe forme qe Ai mė dhurohet, pra mendoj - besoj se iniciativa nuk ėshtė e imja por e Tij, ndersa nė mua varet vetem vullneti dhe gadishmeria qe tė marr ushqimin - dhuraten - Krisht, tė ia hapi zemer time qe Ai tė vij dhe te veproj duke me ushyqer.
KJo ishte forma e te ushyqerit nė forma individuale dhe "private"
Nė anen tjeter, ka edhe mėnyrė etė ushqyerit istucional - zyrtar - kishtare dhe biblike. E kjo ėshtė Mesha e Shenjte. Nė meshė Zoti na dhurohet si ushqim dhe nėse nuk marrim, ėshtė njė lėshim i madh i yni. Ata qe shkojnė nė Kishė dhe nuk e marrin kėtė Ushqim-Krisht, mund tė krahasoj me farizenjet e kohes sė Jezusit te cilet Krishti iu dhurua atyre dhe ishte me ta dhe nė mes tė tyre, ata nuk e muaren.
Krishti na dhurohet nė Meshen e Shenjte dhe na bashkon te gjithve sė bashku rreth Tij, na ushqen kur ne i lutemi, sepse ashtu ka premtuar; "ēka te lypni ne mer tim do tu ipet". Krishti na ushqen me fjalet biblike dhe psalme, Krishti na dhurohet nė letrat dhe shkrimet e apsotujve dhe ėshtė ushqim i amshuar. Krishti na ushqen me Ungjillin dhe Krishti vet na flet, Krishti na dhurohet nė Lterin e Shenjt dhe Ai na vjen vet - Eukaristia ėshtė prania reale e Jezusit, Sakramenti nė tė cilin Krishti i dhurohet mbarė botės, mister i themeluar nė Darkėn e Mbrame tė Krishtit dhe qe sot vijon tė veprojė nė Kishė; Jezusi dhurohet pėr jetėn e mbarė botės.Eukurasia - Buka e Jetes dhe qe po ky ushqim na ruan per nė Jeten e pasosur. Krishti na dhurohet nė pendesa dhe Ai vjen nė brendesinė tonė dhe pastron dhe perjashton ēdo mendim apo gjykim te keqe qe mund edhe tė jetė. e keshtu me radhė. Pra kjo ėshtė ajo qe thash zyrtare-kishtare, Mesha e Shent - Dhuratė nga ZOTI qe vet ZOti na dhurohet.
Nuk duhet tė kuptoj i krishteri se vetem vajtja nė Kishė ėshtė ushqim, jo, njeriu ushqehet edhe nė shtepi, nė shqoreri, edhe nė shkrimet e shernjta, edhe ne keTe forum ushqehermi me Krishtin.
Por ne asesi nuk mund te ndalemi vetem kėtu apo aty sepse Zoti vet Ai ushqim ėshtė i plotfuqishem, a amshuar - i perjetshemj. Ai mund ta gjej edhe formen e tjera te cilen ne nuk mund edhe ta dimė, Ai ėshtė "UNĖ JAM" dhe ka dhe munndet edhe nė forma tė ndryshmer tė ushyej tė bijt dhe te bijat e Tij. Ne mund tė dimė vetem aq sa Ai na zbulon, per ata them se nuk mund te ndalemi vetem aty.
Per mua Krishti ėshtė JETA, Ky per mua ėshtė Ushqim i Jetes dhe nuk do te thotė se e marr vetm aty apo kėtu, por ajo qe unė e them me plotė besim dhe bindje se ushqim me bollak; ėshtė nė Meshen e Shenjt. Aty kam Krish-Jetė Me bollak.
respekte
toni77
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 17-11-2009 mė 09:45
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Matrix,
Po me vjen keq qe serish me duhet te pergjigjem shkurtimisht ne kete teme, por e kam kohen me pikatore...
Besimtaret katolike mund ta marrin kungimin ne shtepi, nese nuk mund te shkojne fizikisht ne kishe e te marrin pjese ne Meshen Shenjt. Te afermit e shtepise se personit, ose vete ai/ajo, e kane per detyre ta lajmerojne meshtarin per kete gje dhe ai pergatit gjithcka qe ky/kjo te marrin kungimin ne shtepi, spital, apo kudo qe ndodhet.
Te fala ne Krishtin!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Toni,
Eshte e vertete me Krishtin mund te ushqehesh ne menyra te ndryshme, mirepo Matrix po pyet pikerisht per rreshtat qe flasin per fline e trupit dhe gjakut te Krishtit.
Pra, le t'i perqendrojme shkrimet tona te ky urdher dhe do te ishte mire qe te sillet ketu pervoja e Eukaristise e te ndahet me vellezerit dhe motrat qe e kerkojne kete ushqim.
Te fala ne Krishtin!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Cudi qe vetem besimtaret katolike u pergjigjen per kete pyetje.
Me sa duket besimtaret ungjillore nuk e ditkan si te ushqehen me Krisht????![]()
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Unė kam dhėnė pak a shumė njė pėrgjigje se si mund tė ushqehemi me Krisht, por duke parė se tema po merr njė drejtim mė tė ngushtė se sa mė duket mua, do doja tė shtoj disa gjėra.
Nė radhė tė parė dua tė them se me tė vėrtetė Matrix ka sjellė kėtu vargjet ku Jezusi thotė se duhet tė hamė trupin e Tij dhe tė pimė gjakun e Tij, por edhe titulli i temės edhe vetė fjalėt e Krishtit kanė njė kuptim shumė mė tė gjerė se sa marrja pjesė nė Darkėn e Zotit, apo kungimin si i thonė katolikėt.
Le tė shohim tė tėrė pasazhin nė kontekst.
John 6:56 Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet nė mua dhe unė nė tė.
John 6:57 Sikurse Ati i gjallė mė ka dėrguar dhe unė jetoj pėr shkak tė Atit, ashtu edhe ai qė mė ha mua do tė jetojė edhe ai pėr shkakun tim.
John 6:58 Kjo ėshtė buka qė zbriti nga qielli; nuk ėshtė si mana qė hėngrėn etėrit tuaj dhe vdiqėn; kush ha kėtė bukė do tė jetojė pėrjetė''.
John 6:59 Kėto gjėra tha Jezusi nė sinagogė, duke mėsuar nė Kapernaum.
John 6:60 Kur i dėgjuan kėto, shumė nga dishepujt e tij thanė: ''Kjo e folur ėshtė e rėndė, kush mund ta kuptojė?''.
John 6:61 Por Jezusi, duke e ditur nė vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin pėr kėtė, u tha atyre: ''Kjo ju skandalizon?
John 6:62 Ē'do tė ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte mė parė?
John 6:63 Éshtė Fryma qė jep jetė; mishi nuk vlen asgjė; fjalėt qė po ju them janė frymė dhe jetė.
John 6:64 Por janė disa midis jush qė nuk besojnė''; nė fakt Jezusi e dinte qė nė fillim kush ishin ata qė nuk besonin, dhe kush ishte ai qė do ta tradhtonte;
John 6:65 dhe thoshte: ''Pėr kėtė arsye ju thashė se askush nuk mund tė vijė tek unė, nėse nuk i ėshtė dhėnė nga Ati im''.
John 6:66 Qė nga ai moment shumė nga dishepujt e vet u tėrhoqėn dhe nuk shkuan mė me tė.
John 6:67 Atėherė Jezusi u tha tė dymbėdhjetėve: ''A doni edhe ju tė largoheni?''.
John 6:68 Dhe Simon Pjetri iu pėrgjigj: ''Zot, te kush tė shkojmė? Ti ke fjalė jete tė pėrjetshme.
John 6:69 Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perėndisė tė gjallė''.
Pėr mua ėshtė mė se e qartė se Krishti nuk e kufizon Vetveten vetėm nė ndarjen e bukės dhe tė verės duke e bėrė kėtė si njė rit fetar. Ėshtė mė se e qartė se Ai thotė se Ai ėshtė mana e zbritur nga qielli dhe ėshtė ushqimi i vėrtetė dhe kėtė ushqim ne mund ta marrim nė shumė mėnyra tė ndryshme. Krishtin mund ta marrim nga vėllezėrit dhe motrat, mund ta marrim nga Bibla, mund ta marrim nga libra tė ndryshėm dhe mbi tė gjitha mund ta marrim duke u kthyer brenda vetes, atje ku Ai banon dhe mbretėron. Atje ku Mbreti ka shtruar tavolinėn dhe ne ftohemi tė ushqehemi me Tė. Ku pra? Nė frymėn tonė, nė qendėr tė vetes sonė. Si mund tė bėhet kjo? Me anė tė lutjes, me anė tė lutjes sė thjeshtėsisė, duke u kthyer vazhdimisht tek Ai. Pėr hollėsira mund tė lexoni librin qė unė po postoj: "Tė Pėrjetosh Thellėsitė e Jezu Krishtit".
Desha tė them edhe dy fjalė pėr Darkėn e Zotit. Pa dashur tė gjykoj njeri dua tė them se me sa kam parė nga Dhjata e Re, ajo merrej si pjesė e njė feste midis besimtarėsh. Kisha mblidhej dhe tė gjithė hanin sė bashku. Duke ngrėnė, ata ndanin bukėn dhe verėn nė Kujtim tė Zotit. Ky ėshtė shembulli biblik dhe kėshtu e bėj unė me vėllezėrit dhe motrat qė mblidhem. Do doja tė dija nga vėllezėrit dhe motrat e tjerė se ku bazohen qė ata e bėjnė me mėnyra tė ndryshme nga ajo qė na jepet nė Bibėl.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Marcus,
E kam nje faqe shume te mire ku mund t'i marresh te gjitha pergjigjet lidhur me kete qe pyet, ku shpjegohen qendrimet e Kishes Katolike lidhur me Meshen Shenjte. Po s'e pate problem me lexu ne anglisht, te lutem futu ne www.salvationhistory.com . Per me lehte, po t'i nis edhe nja 2 materiale me email. Nese nuk i merr dot aty te gjitha shpjegimet, me thuaj qe te te gjej ndonje material tjeter.
Per mua personalisht, Eukaristia eshte ushqimi i perditshem pa te cilin nuk mund te jetoj dhe nuk dua te ndahem kurre prej ketij Ushqimi. Per me shume te sqarojne materialet qe do te gjesh ne kete faqe
Te fala ne Krishtin!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Pershendetje vėlla Matrix
Unė kam postuar diēka lidhur me kėtė temė, por ka edhe diēka rreth kėsaj temė qe ti sigurisht nuk e din por qe dua ta them njė pjesė tė sajė.
Unė me njė vėlla – anėtar I kėtij forumi, kam zhvilluar debat lidhur me Krishtin-Bukė e Jetes. Tė them tė verteten ato qe I kam degjuar nga ai, nuk deshiroja ti degjon nga asnjė njeri. Deri qe mė ka quajtur kalibal.
Unė pranoj faktin se do tė etiketohna dhe mbi mua do tė ketė akuza, por kur ndodhė nuk shqetėsohna para qe tė bėjė njė analizė pse po ndodhė kjo? Ėshtė kjo per arsye se unė po bėjė atė qe mė mėson Krishti ta bėjė, apo ėshtė ndonji veprin qe unė bėjė dhe ai ėshtė nė kundershtim me fjalet e Zotit. Prandaj kur ai miku dhe disa te tjerė rreth tij mė kan akuzuar mua dhe Kishen qe unė I perkas lidhur me kėtė ēeshtje, kam vertetuar se nuk ėshtė Fryma Ai qe me flet por njeriu dhe mendja e njeriut, per ata edhe nuk jam shqetesuar fort, por jam disatncuar nga kjo temė.
Pasi qe veq ėshtė duke u four per kėtė, unė edhe njėhėr dua tė postoj diēka sa per tė speguar dhe dhėnė njė pergjigje lidhur me temen se si Kisha qe unė I perkas e beson.
Thėnė tė verteten, nuk dashta ta postoj kėtė por pasi qė disa her u kerkua, tani tė lexojmė; ėshtė pjesė e punimit tim, njė liber qe sė shpejti do tė del nė dritė dhe lexuesit do ta kenė nė dorė.
Nga Libri; “Pse tė besojmė Jezusin”!
*******
“Unė jam buka e jetės,” - deklaron Zoti. Ai u tha kėto fjalė njerėzve qė e kėrkuan nė Kapernaum. Ata prisnin qė Ai t’i ushqente me bukė, kėshtu Zoti u tha atyre: “Unė jam buka e jetės.” Ai ėshtė ai qė jep bukėn e jetės dhe Ai vetė ėshtė kjo bukė. Dhurata dhe dhuruesi janė njė, tė pandara. Lavdi Zotit, Krishti ėshtė dhurata e Atit ashtu siē Ai ėshtė Zoti qė jep dhuratėn.
“Kush vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri” thot Krishti!
Nė ungjillin tė shkruar nga Gjoni lexojmė se Jezusi thot se: “Unė jam buka e jetės: kush vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri dhe kush beson nė mua, nuk do tė ketė mė kurrė etje.” (Gjoni 6:35)
Kur thuhet se Jezusi ka thėnė “Unė jam buka e jetes” ndodhė qe dikujt I duket e quditshme, s’ka rendėsi, e rendėsishme ėshė se Krishti ėshtė ushqimi qe zbriti nga qielli dhe kush merr nga ky ushqim nuk ka mė uri. Edhe nė kohen kur Jezusi tha kėshtu disa murmuriten, dhe ata qe nuk kuptonin Jezusin, I than njėri tjetrit: “Si mundet ky tė na japė trupin (e vet) pėr ushqim?”
Mirpor Jezusi duke vėrejtur se ata nuk kuptonin e perseriti duke u thėnė:
“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete!
Pati edhe nga nxėnėsit e Tij qe nuk kuptonin dhe kur i dėgjuan kėto fjalė, thanė: “I pakuptueshėm ėshtė ky mėsim! Kush mund ta dėgjojė?” Por Jezusi ua ktheu atyre duke u thėnė: “Shpirti ėshtė ai qė jep jetėn” dhe vazhdoj tė sqaroj se: “Fjalėt qė unė ju thashė, janė shpirt dhe janė jetė”. Kjo mund tė ndodhė edhe sot dhe njerėzit tė mos kuptojnė se kush ėshtė buka e jetes, Por Jezus Krishti nuk e terheku kėtė deklaratė edhe pse dikush nuk deshti tė kuptoj, Ai kėtė e vertetoj dhe e vuloso nė darken e mbramė. Jezusi pra ėshtė buka e vertetė qe jep jetė. Jezusi ka jetė ashtu siē edhe jep jetė.
Le tė shohim se ēfarė ėshtė buka pėr tė krishterėt, kjo ėshtė shumė e rendėsishme dhe secili njeri duhet tė dij: “Unė jam buka e jetės.” Thotė Krishti. Shumė tė krishterė konsiderojnė ushqim vetėm njė orė lutje apo lexim Bible, apo vajtja njė tė dielle nė Kishė; ata nuk e dinė se ushqimi i tyre ėshtė vetė Zoti Krisht. Nuk po themi se lutja apo leximi i Biblės janė tė panevojshme, prite Zot, por tė mos harrojmė se Jezusi thotė kėtu se Ai ėshtė “buka e jetės” - qė do tė thotė se buka e jetės nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē Zotit vetė. E kush merr kėtė bukė merr Zotin.Sepse, Jezusi e tha kėtė, bile e perseriti disaher duke thėnė: "Kush ushqehet me trupin tim dhe pi gjakun tim ai mbetet nė mua dhe unė nė tė. Sikurse mua mė dėrgoi Ati i gjallė dhe unė jetoj pėr Atin, po ashtu edhe ai qė mė ha mua do tė jetojė pėr mua. Kjo ėshtė buka qė zbriti prej qiellit, jo porsi ajo qė hėngrėn etėrit e vdiqėn: kush ushqehet me kėtė bukė do tė jetojė nė amshim.” (Gjn 6;22-71) Pra, kush ushqehet me kėtė bukė do tė jetojė nė amshim. Lavdi ZOTIT.
Eukaristia ėshtė prania reale e Jezusit, Sakramenti nė tė cilin Krishti i dhurohet mbarė botės, mister i themeluar nė Darkėn e Mbrame tė Krishtit dhe qe sot vijon tė veprojė nė Kishė; Jezusi dhurohet pėr jetėn e mbarė botės.
Eukaristia ėshtė pra nė themel njė mister bashkimi me Krishtin Jezus. Shėn Pali shkruan:
“Kelku i bekimit qė ne e marrim nuk ėshtė vallė bashkim me gjakun e Krishtit? Dhe buka qė ne ndajmė nuk ėshtė vallė bashkim me korpin e Krishtit?” .
“Pasi ėshtė njė bukė e vetme, ne, edhe pse shumė, jemi njė trup i vetėm: pse tė gjithė jemi pjesėtarė tė njė buke tė vetme”. (1 Kor 10, 16-17)
Eukaristi-a si fjalė vjen nga gjuha greqishte dhe do tė thotė «Falenderim». Me «Falenderim» nėnkuptohet kėtu dhurimi mbi Kryq i Jezusit ndaj Atit PĖR NE, PĖR BOTĖN.
Eukaristia ėshtė zemra dhe kulmi i jetės sė Krishterė dhe i vetė kishės pasi nė atė pranojmė vetė Krishtin si sakrificėn e vėrtetė nė tė cilėn Jezu Krishti i afroi Atit njėherė e pėrgjithmonė nė kryq. Mė ndėrmjetėsinė e kėsaj sakritice apo flije Jezusi shpraz hiret e shpėtimit mbi trupin e vet mistik qė quhet kishė.
Eukaristia ėshtė pėrkujtim i Pashkėve tė Krishtit tė veprės sė shėlbimit, e pėrbėrė nga jeta, vdekja dhe ringjallja e Krishtit ėshtė vepra qė bėhet prezente nga liturgjija, flija e Kryqit apo e Eukaristisė. Qartė duhet tė thuhet se Krishti vetveten ia paraqiti Atit si fli shenjte e cila i pėrqeu qė ashtu tė pėrmirėsojė gabimet, fajet tona. «Ai na deshti e pėr ne Ai flijoj vetveten. Hyjit porsi kusht e fli qė jep erė tė mirė.» (Ef 5, 2).
Flija e kryqit nė kishėn e Zotit pėrjetohet nė flijen Eukaristisė. Nė kėtė fli Krishti meshtar kryqėzon vetveten ia paraqet Atit me shugurimin e dhuratės qė realizohet prej meshtarit sė cilė dhuratė, bashkangjiten besimtarėt. Kur ėshtė flija e kryqit dhe festa e Ringjalljes flijimi i dhuratės plotsohet me kungim. me tė cilėn flija e paraqitur Zotit merret si ushqim ku besimtari bashkohet me Jezusin dhe hidhet nė dashuri reciproke. Nė darkėn e mbrame Jezusi e bėri tė pranishėm flijen e kryėit. Ky ishte akt profetik, akt pėrkujtimi i bėrė pėrpara. Kėtė akt profetik e bėn tė pranishėm nė pėrmjet shenjave. Buka e ndarė paraqet Trupin e Krishtit, kurse vera nė gorė paraqet Gjakun e Krishtit tė dredhur pėr ne. Kėshtu Jezusi e themeloi flijen Eukaristike tė Trupit e tė Gjakut tė vet qė gjatė shekujve deri tek ardhja e dytė e Tij tė jetė e pramishme flija e Kryqit dhe pėrherė ku kisha kėtė e pėrsėrit bėhet e pranishme e vetmja fli e Jezusit. Dėshira e njerėzve pėr tė paraqiti flinė dėshirė e cila ekzistonte prej Abelit, kėtu nė meshė fiton mundėsi qė Zotit ti paraqitet flia tė cilės njerzit nuk do ti turpėroheshin. Nėpėrmjet kėsaj flije miqėsia ne me Atit e njeriut ėshtė e vendosur thellė dhe ėshtė njė miqėsi e re apo besėlidhje e re. BR ishte vetėm pėrkujtim i njė farė miqėsie. Kur pėrkujtojmė miqėsinė e re ajo ėshtė e pranishme nė mesin tonė dhe ashur na ėshtė e mundshme tė marim pjesė nė flijen denifinitive tė njerzimit e cila mė nuk ėshtė kafsha, por biri i njėlindur Jezu Krishti. T’u iu bashkangjitė kremtimit tė meshės d.m.th. marrim pkjesė nė flijen e Jezusit nėpėrmes sė cilės lidhet marrėdhėnia mes Zotit e popullit tė Tij. E kjo ndodh mes gėzimit, mes festės nė tė cilėn janė tė thirrur tė gjithė besimtarėt. Nė kėtė tė kremte tė Eukaristisė Krishti vetveten e bėn tė pranishėm, nėpėrmjet flisė tė cilėn nė mėnyrė tė papėrgjakur ia kushton Atit pėr shėlbimin e botės nėpėrmjet shėrbeses qė e paraqesin meshtarėt, e besimtarėt bashkohen me meshtarin qe bashkė me tė njėrherit tė bashkuar me Krishtin ta paraqesin flinė e falenderjes, flijėn e shpėrblyese dhe lutjen enderimit. Tė gjithė tė pranishmit i dhurojnė vetveten. Paraqitja e flisė e cila paraqet flijen e Krishtit ndodh nė lutjen Eukaristike me fjalėt qė i ka thėnė vetė Krishti nė darkėn e Mbrame: «Merrni e hani tė gjithė prej kėtij, ky ėshtė korpi im. Merrni e pini tė gjithė prej kėtij, ky ėshtė Gjaku im. Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim.»
Prania e vėrtetė dhe shndėrrimi Eukaristik
Ėshtė e duhur tė theksohet se pas shugurimit tė bukės dhe tė verės nė Elter ėshtė i pranishėm Trupi dhe Gjaku i vetė Krishtit dhe se ky Trup dhe Gjak pranohet nė mėnyrė Sakramentale nė kungimin e Shenjt. Ata tė cilėt me bindje i afrohen kėsaj tryeze hyjnore, tė pėrtrihen shpirtėrisht.
Duhet tė dimė se buka dhe vera pas fjalėve tė shugurimit shndėrrohen nė Korpin dhe Gjakun e Krishtit, edhe pse me bukė dhe nė verė mbetet shija, pamja e bukės dhe e verės nė mėnyrė krejt tė fshehtė fshehet vetė Krishti nė vehten njerėzore dhe hyjnore.
Pas shndėrrimit tė mrekullueshėm trajta e bukės dhe e verės e cila nė vete pėrban dhe tregon vetė Krishtin si burim dashurie ku Krishti i flijuar dhe i Ringjallur bashkohet me ne.
Gjatė jetės tokėsore tė Jezusit, kur apostujt rrinin me tė rreth tryezės, Ai ishte i dukshėm edhe me trup para tyre. Pas vdekjes dhe Ringjalljes kur nxėnėsit mblidheshin pėr tė treguar dashurinė ndaj Jezusit, prapė i lidhte dashuria e Jezusit dhe pėrkjtimi nė tė i cili i mbante tė bashkuar. Jezusi nė mėnyrė misterioze ishtė nė mesin e tyre nėpėrmjet ndarjes sė bukės ata pėrjtonin bashkimin me Krishtin. Nxėnėsit ishin tė vetėdijshėm pėr detyrėn qė Jezusi ka lan, por ka pėrkujtuar flijimin e Tij, duke marrė bukėn dhe verėn e duke thėnė fjalėt qė i tha nė darkėn e mbrame. Apostujt e kanė ditur se duke bėrė kėtė e pranojnė Krishtin si ushqim tė shpirtit. Ajo bukė qė ishte para tyre nuk ishte ma bukė e thjeshtė, por ishte Korpi i Krishtit, tė cilėn gjithkush mund ta pranoj, mund ti afrohet vetėm nėse ėshtė i denjė.
Nė pėrkujtimin e darkės sė mbrame e cila nuk ėshtė ndėrpre kurrė nė kishat katolike, prania e Krishtit ėshtė hiri i Shenjt Eukaristik. Pėr kėtė arsye ajo qė gjendet nė Elter, pasi qė i janė thėnė fjalėt Krishtit edhe pse me shije tė jashtme mbetet bukė dhe verė, substanca ajo qė mban brenda ėshtė Korpi dhe Gjaku i Krishtit, ushqim ky qė i ushqen shpirtat tonė. Ėshtė bukė e jetės e cila na dhurohet, ky ushqimi Shenjt na jepet qė nė fe dhe dashuri tė rritet bashkimi nė Krishtin me Zotin dhe Hyjin dhe me Shpirtin Shenjt i cili banon nė ne. Pra pranija e Krishtit nė Eukaristi ėshtė e padukshme, por ėshtė e vėrtetė pėr tė cilėn dėshmon feja jonė. Zoti ėshtė i pranishėm nė besimtarin edhe para Kungimit, gjdo her, por nė mėnyrė tė posaēme ėshtė i pranishėm nė flinė Eukaristike.
Liturgjia e sakramentit tė Kungimit
Gjatė historisė hasim disa emra pėr kėtė sakrament: thyerja e bukės, Eukaristia, Flia e Pashkėve etj. Nė darkėn e mrame Krishti u dha apostujve Korpin e Gjakun e si pėrkujtim dhe si prani e vėrtetė e Krishtit nė mesin e tyre. Me kėtė e bashkoi pashkėn hebreje me pashkėn e Krishtit, ku pashka hebreje pėrkujton lirinė e popullit tė Izraelit nga robėria egjyptiane, kurse pashka e Krishtit Jezus paraqet lirinė e njerėzve nga robėria e mėkatit. Me themelimin e ritit tė ri Jezus Krishti dėshiron ta amshojė Pashkėn, ku kuptimi i Pashkės nuk ėshtė mė lirimi nga mėkati Egjipti dhe Besėlidhja e Sinait, por lirimi nga mėkati nuk ėshtė mė gjaku i kafshėve i cili qe vetėm shenjė, por Gjaku i vetė ndėrmjetėsit dhe meshtarit qė ėshtė vetė Jezusi i cili njėkohesisht shėnon dhe realizon lirimin dhe Besėlidhjen; Lk. 22.20. E mori gjithashtu dhe Kelkun, pasi u krye darka e tha:
“Ky Kelk ėshtė besėlidhja e re nė Gjakun tim qė derdhet pėr ju” Mt 26,28 sepse ky ėshtė Gjaku im, Gjaku i Besėlidhjes qė do tė derdhet pėr tė gjithė nė shpėrblim tė mėkatėve. Mk 14,24 ...
Nė darkėn e mbrame shohim se Krishti Jezusi i shndėrron Pashkėn hebreje me Pashkėn e Krishterė. Me kėtė Ai nuk deshi vetėm ta themelojė ritin e ri me tė cilin tė krishterėt do tė dallohen nga hebrejtė, por dėshron ta plotėsojė atė simbol qė paraqet pashka hebreje e kjo ėshtė lirimi nga mėkati dhe besėlidhja e shkruar nė zemėr.
Shėn Justini thotė: bukėn Eukaristike mund ta marrė vetėm ai i cili beson se ėshtė e vėrtetė i cili ėshtė i larė nga mėkatet dhe qė jeton kėshtu siē e caktoi vetė Krishti, sepse nė Kungim nuk marrim bukė e pije tė thjeshtė, por e marrim Korpin dhe Gjakun e vetė Krishtit.
Ndėrrimi i Eukaristisė jashtė meshė
Konēili i II i Vatikanit nė numrin 3 jep parime themelore pėr nderimin e Eukaristisė. Vihet nė dukje flija si pėrkujtim i vdekjes dhe ngjalljes sė Jezu Krishtit dhe si kremtim i Pashkėve. Flija eukaristike ėshtė burim i liturgjisė shejte, tė kishės dhe i jetės sė krishterė nė pėrgjithėsi. Kuse kremtimi i Eukaristisė brenda flisė sė meshė ėshtė burim dhe qėllim i nderimit tė eukaristisė jashtė meshe. Trajtat shenjte qė mbesin pas meshe ruhen nė vėnd tė posaēėm pėr qėllim qė besimtari qė nuk mund tė marrin pjesė nė meshė tė mund tė bashkohen me Krishtin duke e marrė Kungimin Shenjt dhe nė njė mėnyrė tė bashkohen me flinė e atij e cila kremtohet nė meshė. Ēdo Kungim ėshtė i lidhur me flinė Eukaristike. Pjesėmarrja nė darkėn e Zotit pėrherė ėshtė bashkim me Krishtin i cili vetveten e kushtoi si fli. Trajtat shenjte gjithmonė janė Korpi i Krishtit qė jepet pėr ne dhe Gjak i Krishtit, i cili derdhet pėr ne, Kur Kungimi ndahet jashtė meshet porositet qė tė bėhet sherbesa e fjalės qė besimtarėt e pėrgatitur tė pranojnė Kungimin me njė pėrshpitėri tė Elterit duhet ta kuptojmė se prania e Krishtit nė sakrament rrjedh nga flia dhe ėshtė drejtuar ka pranimi i Kungimit shpirtėrisht. Nėse adhurimi nuk na nxit nga pjesėmarrja e plotė nė misterin e Pashkėve atėherė adhurimi nuk ėshtė drejtuar mirė.
Si Sakrament
Eukaristia u themelua nga Jezusi nė Darkėn e Mbrame, nė momentin kur AI u dha Apostujve bukėn dhe verėn, moment ky qė pėrfondon me fjalėt: «Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim» (Luka 22, 19). Njė shprehje e tillė vlen njėkohėsisht si “urdhėr” dhe si “detyrė” qė u besohet Apostujve pėr tė tejēuar dhurimin hyjnor si Aktualizim tė Shpėtimit nga ana e Jezusit.
Njeriu mund ta gjejė burimin, plotesimin dhe domethėnjen e ekzistencės sė tij vetėm nė dhurimin vetjak te Krishtit. Dhurimi i jetės sė Jezusit ėshtė themeli i jetės sė botės. Kisha e vėn Eukaristinė nė qendėr tė qenjes sė saj sepse Ajo ėshtė e themeluar pikėrisht nė kėtė vetėdhurim tė Birit dhe vazhdon tė jetojė JO PĖR MERITAT E NJERĖZVE QĖ E PĖRBĖJNĖ KISHĖN, por VETĖM nė sajė tė vetėdhurimit Eukaristik e tė pėrditshėm tė Birit.
Eukaristia ėshtė vendi i takimit dhe i njėsimit mes Hyjnores dhe njerėzores, mes qiellit dhe tokės.
Eukaristia ėshtė Prania e vazhdueshme e Hyjit nė dinamicitetin e historisė sė njeriut.
Eukaristia ėshtė Zoti Jezus qė dhurohet pėr jetėn e botės. Nė ēdo kohė e nė ēdo vend ai dėshiron ta takojė njeriun pėr t’i dhėnė jetėn e Hyjit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 19-11-2009 mė 08:08
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Krijoni Kontakt