
Postuar mė parė nga
vagabondo_nyc
A merret per keshilltar minjereash nje hajdut qe ka ne pronesi disa kompani mineralesh?
Prifti duhet te jap doreheqja pasi Mero Baze me kohe i binte kembanes per kete hajdut.
...po ate magazinjerin pse e kane arrestuar apo vllai vet?
prifti merr kėshilltar njeriun qė kontrollon biznesin e mineraleve dhe hidrokarbureve
tema.al
13.10.2009
Kabineti i ministrit tė Ekonomisė dhe tė Energjitikės ėshtė shndėrruar nė folenė mė domethėnėse tė mėnyrės se si do tė punojė kjo ministri. Ministri Prifti ka emėruar pėr kėshilltar kryesor tė tijin Eduard Belegun, i cili ėshtė aksionar, pronar dhe pėrfaqėsues ligjor nė kompani qė merren me shfrytėzim minierash, hidrokarburesh, import dhe eksport mineralesh dhe pajisjesh pėr miniera, guroresh, tregtim lubrifikantėsh etj.
Praktikisht, z. Belegu ėshtė i pėrfshirė nė tė gjitha llojet e bizneseve qė kanė tė bėjnė me Ministrinė e Ekonomisė dhe ēėshtė mė e rėnda, ai ėshtė njė njohje e vjetėr e ministrit tė Ekonomisė, pasi ai ka qenė drejtues dhe pėrfaqėsues ligjor i kompanisė famėkeqe Darfo, e cila ka marrė nė vitin 2001 tė drejtėn koncesionare tė shfrytėzimit tė minierės sė kromit nė Bulqizė. Duhet thėnė se tėrė dokumentacioni i kėtij koncesioni ėshtė pėrpiluar nga qeveria e atėhershme Meta. Koncesioni, ndėr mė tė kėqijtė nė Shqipėri, ka qenė ai i Darfo-s. Kjo kompani shfrytėzoi pa skrupull punėtorėt dhe minierėn dhe nuk investoi as 1% tė asaj qė kishte parashikuar nė kontratė me qeverinė. Janė nė memorien e qytetarėve vdekjet nė galeritė vrasėse tė Darfo-s. Qeveria e zotit Berisha premtoi ta ēlirojė Bulqizėn dhe minatorėt nga ky makth, madje u fol pėr gjoba tė jashtėzakonshme qė do tė merrte Darfo. Nė fakt, Darfo u detyrua ta shesė koncesionin, por kėshilltari i tashėm i Dritan Priftit mbeti aty pėrfaqėsues. Edhe Ilir Meta u shfaq i pėrulur para minatorėve nė fushatė, kur u fut nė galeri e bėri premtime pėr ta, duke pasur nė partinė e tij e tashmė nė qeveri njeriun qė ka pėrfituar prej vdekjes dhe vuajtjeve tė tyre.
* * *
Ėshtė e frikshme lista e bizneseve ku ėshtė aksionar, pėrfaqėsues ligjor apo drejtues kėshilltari i ministrit Prifti. Po pėrmendim disa prej tyre: pėrfaqėsues ligjor i Albania Chrome ku Darfo ka 100% tė aksioneve, pėrfaqėsues ligjor tek Albania Mineral Group, e cila merret me shfrytėzim minierash, import-eksport mineralesh tė tė gjitha llojeve, shfrytėzim guroresh dhe ku 81% tė aksioneve i ka kėshilltari i z. Prifti. Po ashtu, Belegu ėshtė pėrfaqėsues ligjor dhe pronar i gjithė aksioneve tė RE-EBEL, e cila merret me tregtim me pakicė tė karburanteve dhe gazit. Kėshilltari i z. Prifti ėshtė aksionar te kompania Gerold sh. p. k., e cila merret me shfrytėzim minierash, punime gjeodezike, rilevime topografike dhe import lėndėsh plasėse.
Njė tjetėr kompani ku kėshilltari kryesor i ministrit tė Ekonomisė ėshtė aksionar ėshtė Kuarci Blace qė merret me tregtim, import-eksport ferrokromi, koksi metalurgjik, qymyr, skrap dhe mbetje metalike.
Ėshtė e qartė se ministri Prifti ka gati njė skemė tė qartė se si do tė kontrollojė ēdo qindarkė qė mund tė fitohet nė sektorin e minierave dhe tė koncesioneve nė Shqipėri. Ai, me sa duket, i ka pasur gati bashkėpunėtorėt. Nuk mund tė flitet mė pėr konflikt interesi, por shumė tepėr. Belegu ėshtė anėtar i Komitetit Drejtues Kombėtar nė LSI dhe ka qenė kandidat i kėsaj partie pėr zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato tė vitit 2007 nė zonėn 86, ku fitoi njė numėr tė konsiderueshėm votash.
1.
Emri i subjektit: Albanian Chrome sh. p. k.
Objekti: Minierė, prodhim ferro-kromi, import-eksport etj.
Ortak: Darfo me 100% tė aksioneve
Pėrfaqėsues ligjor: Eduard Belegu
2.
Emri i subjektit: Albania Mineral Group
Objekti: Shfrytėzim i mineraleve tė grupeve 1, 2, 3, 4, projektim dhe ndėrtim minierash dhe karierash, konsulencė, import-eksport mineralėsh dhe pajisjesh pėr minierat dhe karierat, transport nacional dhe internacional mallrash
Pėrfaqėsues ligjor: Eduard Belegu
Ortak: Eduard Belegu me 81% tė aksioneve
3.
Emri i subjektit: RE -EBEL
Objekti: Import-eksport dhe tregtim me pakicė i hidrokarbureve, lubrifikantėve, gazit tė lėngshėm
Pėrfaqėsues ligjor: Eduard Belegu
Ortak: Eduard Belegu me 100% tė aksioneve
4.
Emri i subjektit: Gerold sh. p. k.
Objekti: Shfrytėzime minerare, punime gjeodezike, rilevime topografike, import eksport tė mallrave tė ndryshme, import tė lėndėve plasėse
Ortak: Eduard Belegu me 4% tė aksioneve
5.
Emri i subjektit: Kuarci Blace
Objekti: Tregtim import, eksport ferro-kromi, koksi metalurgjik, qymyr, skrap, mbetje metalike
Ortakėt: Eduard Belegu me 2% tė aksioneve
Iliriana Belegu me 49% tė aksioneve
Krijoni Kontakt