Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Festivali i 11-të kurban për të goditur "Komplotistët"

    Festivali i 11-të kurban për të goditur "Komplotistët"

    (Duke lexuar romanin "Festivali i 11-të" të shkrimtarit Skifter Këlliçi")

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Shumë vite më parë ''arkitektët'' e muzikës shqiptare kishin kohë që po projektonin krijimin e një ''ndërtese gjigande'' të këngës së lehtë shqiptare, që do t'i sillte vendit çdo fund Dhjetori një ''fëmijë'', ku do të mirëpritej nga mbarë populli, sidomos të rinjtë.
    Kështu në Dhjetorin e vitit 1962 erdhi ''fëmija i parë''duke u pagëzuar me emrin Festivali i Këngës në Radio.
    Dhjetë vjet më vonë nga data 22 deri më 24 Dhjetor 1972 sipas traditës ''lindi'' një fëmijë tjetër duke u renditur sipas radhës në vendin e tij të njëmbëdhjetë.
    Sapo erdhi në jetë ky ''fëmijë'', buzëqeshja, çiltërsia dhe bukuria e tij, rrëmbeu menjëherë zemrat e rinisë shqiptare.
    Thonë se një fëmijë që duket se është i mbarë që në moshën e tij të foshnjërisë nuk e ka jetën e gjatë. Askush nuk do ta besonte këtë thënie për ''foshnjen'' e sapo ardhur në jetë.
    E ku ta dinte ai foshnjë, se erdhi në jetë në një vend ku imagjinata e çmendur e udhëheqësit të sëmurë komunist që drejtonte Shqipërinë me dorë të hekurt, ku dhëmbët e tija më të mprehta se të ujkut kafshonin pa mëshirë deri në vdekje çdo gjë që atij i dukej armiqësore, ku duart e tija më të forrta se kthetrat e kuçedrës së përrallave kishin mbërthyer Shqipërinë në çdo cep të saj, ku dora e tij vrastare më e përgjakshme se dora e Ledit Makbeth kishte prerë e po priste koka të pafajshme njerëzish, sidomos intelektualët e diplomuar, do të bëhej Kurban nga vetë dora e udhëheqësit të çmendur Enver Hoxha.
    Ajo ''foshnjë'' që kishte vetëm dy muaj jetë, ata ''prindër'' që e ngjizën këtë foshnjë, duhet të varroseshin për së gjalli, ta paguanin me jetën e tyre. Ky foshnjë festival nuk ishte gjë tjetër, veçse ''kulmi i degjenerimit në Radiotelevizionin Shqiptar, që kishte infektuar gjithë rininë shqiptare, ku pas tij fshihej një komplot i rrezikshëm kundër P.P.SH.-së''.
    Kështu i thoshte imagjinata e çmendur udhëheqësit komunist shqiptar.
    ''Fajet'' e gjithë atyre që përgatitën Festivalin e 11-të të Këngës në R.T.V., festivalin e shumëpërfolur në jetën shqiptare, si dhe grupin e ''Komplotistëve'' që fshiheshin pas atij festivali, që u ''zbulua dhe u shpartallua'' nga Enver Hoxha, na i spjegon më së miri shkrimtari Skifter Këlliçi në librin e tij: Festivali i Njëmbëdhjetë, viktimë e të cilit ishte edhe vetë shkrimtari.
    Duke e jetuar nga afër atë ngjarje të dhimbëshme si ish punonjës në R.T.V.SH. Skifter Këlliçi ka shfrytëzuar gjithë aftësitë dhe talentin e tij prej shkrimtari, duke na i sjellë ngjarjet e atij viti sa reale aq edhe brilante.
    Ndoshta pak i vonuar dalja e këtij libri rreth atyre ngjarjeve, vlera dhe përmbajtja e tij e lartë, gjuha e pastër dhe e rrjedhshme që ka përdorur shkrimtari në këtë vepër, mendimet e tij të shprehura në mënyrë origjinale dhe realiste, e ngrejnë romanin Festivali i Njëmbëdhjetë të ngjitet ndër veprat më të mira të kohës, si dhe vetë Skifter Këlliçin të quhet një shkrimtar i kohës moderne.
    Porta e hyrjes në këtë libër është e magjishme. Menjëherë sa fillon e lexon librin të del figura e sekretarit të K.Q.P.P.SH. (''Ali Rama'') si njeri dinak që në çdo moment të vështirë të jetës së tij lëpin prapanicën e Enver Hoxhës për të shpëtuar veten e tij, paçka se kjo lëpirje e prapanicës pret kokat e njerëzve të pafajshëm, siç janë edhe shokët e tij më të ngushtë të luftës e të fëmijërisë, siç është ish drejtori i R.T.V.SH (''Teodor Progri'')
    Skifter Këlliçi në librin e tij na çon gjithandej, në koridoret e Radiotelevizionit ku lëvizin intelektualët artista, këta njerëz që po sillnin një erë të re ndryshimesh në jetën artistike të vendit sipas udhëzimeve të partisë, ku po pëlqehej nga mbarë populli, madje edhe nga vetë diktatori. Janë ata njerëz fatkeqë, është ky drejtor radiotelevizioni, ku nga njëra anë do mernin përgëzimet e diktatorit për emisionet e bukura e të pëlqyera që transmetonte R.T.V.SH, nga ana tjetër do goditeshin për t'u ''varrosur'' për së gjalli, duke u etiketuar ''Armiq të Popullit''.
    Ziliqarët, të paaftët, spiunët e sigurimit të shtetit, që jo pa qellim ishin punësuar në atë institucion të rëndësishëm, shkrimtari Skifter Këlliçi ka ditur t'i paraqesë me mjeshtëri në libër, duke treguar figurën e tyre të urruer e të pabesë. Njerëz të tillë të pabesë, spiuna të sigurimit të shtetit kishin ''mbirë'' kudo në jetën shqiptare. Ata kishin mbirë në çdo qytet, ndërmarje, lagje.... Blloku i udhëheqësave, ajo dinasti që ishte krijuar mu në zemër të kryeqyteti shqiptar, anëtarët e Byrosë Politike, familjet, si dhe imoralitetin e fëmijëve të tyre, zoti Këlliçi ka ditur të na i sjellë me mjeshtëri në librin e tij.
    Skifter Këlliçi ka ditur mjaft bukur të ndërtojë edhe figurën e diktatorit Enver Hoxha me shtrëgimin e duarve mes punëtorëve, me buzëqeshjen e tij, që vetëm ai dinte ta sajonte atë buzëqeshje, ku pas fshiheshin ata dhëmbë vampiri, që nuk u ngopën kurrë së thithuri gjak.
    Është vetë diktatori në këtë libër ku endet koridoreve të K.Q.P.P.SH. aty ku luheshin gjithë poshtërsitë për prerjen e kokave të njerëzve të aftë e të pafajshëm, ku zyrat e kësaj ndërtese turpi ishin kthyer në thertore, ku themelet e kësaj ndërtese mbanin erë gjak njerëzish të pafajshëm.
    Gjithë ''fajet'' e atyre intelektualëve që duheshin goditur,është, se që të gjithë ishin me diploma në xhep, ndërsa ai, i pari i vendit nuk kishte dëshmi të asnjë universiteti, kështu që edhe udhëheqësit e tjerë, anëtarët e Byrosë Politike që ishin poshtë tij, duhet të ishin të tillë, të pashkolluar. Kështu i thoshte mendja e tij e çmendur. Intelektualët, madje edhe vetë shkrimtarin e madh, duhet ta kritikonte pse jo edhe ta udhëzonte në të shkruar një mjelëse lopësh e ardhur nga një kooperativë bujqësore dhe e emëruar sekretare e K.Q. të P.P.SH-së, apo shoferat dhe karrocierat e pa shkolluar të ardhur nga gjiri i klasës punëtore të emëruar anëtarë të Byrosë Politike që drejtonin shtetin shqiptar të asaj kohe.
    Sapo fillon të lexosh librin e Skifter Këlliçit Festivali i Njëmbëdhjetë mbërthehesh rreth tij e hyn brenda për të mos u shkëputur. Pa e kuptuar se je në faqen e fundit, sepse e tillë është shkruar vepra, të duket jo sikur po e lexon, por sikur e jeton atë ngjarje e atij viti të largët. Ndjehesh akoma i ''uritur'' për t'u kthyer edhe njëherë nga e para e ta rilexosh përsëri. Nuk kishte grup komplotistësh, nuk kishte armiq të Shqipërisë, nuk ishte festivali modern me veshje slogane siç u akuzua nga diktatori Hoxha. Kishte vetëm çmenduri dhe injorancë të Enver Hoxhës, që duhej bërë dikush kurban për të prerë koka të reja njerëzish dhe këtë fat tragjik të të bërit kurban e pati Festivali i 11-të si dhe gjithë ata organizatorët e pafajshëm.
    Sot, ndërtesa gjigande e këngës që ende nuk e dimë deri në sa kate do të arijë shtati i saj po konkuron mes shoqeve të saja europiane dhe mesdhetare. Ajo që dihet është, se këtë vit kjo ndërtesë ka hyrë na katin e saj të 48-të,e nëse do t'i hedhim një vështrim kësaj ndërtese, kati i saj i 11-të ende e tregon goditjen e forrtë që mori nga dora e diktatorit. Edhe pse pas viteve 90-të filluan ''punimet'' për rehabilitimin e tij, përsëri goditja dhe dhimbja që mori para 37 viteve nuk mund të mbulohet dot.
    Është ajo goditje e forrtë që shkrimtari Skifter Këlliçi ka ditur të japë me mjeshtëri në librin e tij: Festivali i Njëmbëdhjetë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga artisti. Lexo Postimin

    Skifter Kellici ka qene me plehra,dhe nga plehrat bie vetem ere e ndyre.Pyet brezin e atershem per kete idiotin e asaj kohe,komentatori sportiv...
    Man..
    Sa per festivalin e 11-te s'ka ngelur ky trimi sot ta llogjikoje
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,142
    Festivali i 11-të, Edi Luarasi: Si na spiunoi vajza e Enverit

    TIRANE - Festivali i 51-të i RTSH-së nuk do të rikthejë vetëm imazhin e këngëtarëve të shquar të festivalit të 11-të, por do të kthejë live në skenë edhe dy prezantuesit Edi Luarasin dhe Bujar Kapexhiun.

    Zbulohet surpriza e organizatorëve, ndërsa duhen edhe 15 ditë nga fillimi i edicionit të 50-të festivalit. Organizatorët kanë menduar të ngjisin sërish në skenë të dy prezantuesit e atij festivali që u ndëshkua dhe nuk u shfaq më kurrë gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Të dy prezantuesit kanë nostalgji dhe emocione të veçanta. Aktorja e njohur Edi Luarasi, prezantuesja e bukur e asaj kohe, me gjithë prezencën e saj elegante, sot ndjen frikën e moshës. Me të qeshur thotë se nuk i ka më ata “flokët e dendur e të ngritura lart në mënyrë madhështore”. Por edhe artisti i njohur Bujar Kapexhiu, që në atë kohë ishte rreth 26 vjeç dhe me kaçurrela të bukura, rrëfen me nostalgji. Rrëfimet e dy prezantuesve të festivalit të 40 viteve më parë për “Shqiptarja.com” nuk kanë fund. Ata përveç gjërave të panjohura sjellin edhe atmosferën e gjallë të atij festivali. Të intervistuar veç e veç, ata jo rrallë herë rrëfejnë të njëjtat detaje, e megjithatë secili prej tyre i ka bërë pjesë të shpirtit krijues ato net të bukura, magjike e spektakolare, kur në Shqipërinë komuniste jepej festivali i 11-të i këngës në Radio-televizion.

    Zonja Edi, ju do të riktheheni në festivalin e këngës në RTSH si prezantuese me prezantuesin tjetër të Festivalit të 11-të të këngës, Bujar Kapexhiun. Çfarë kujtoni nga ajo kohë. Si jeni ndierë?
    Emocionet kanë qenë shumë të mëdha. Disa gjëra i kujtojë si atëherë e disa i kam harruar se ka kaluar koha. Rikthimi im si prezantuese më shkakton emocione shumë më të mëdha se atëherë, sepse ka kaluar koha dhe ne jemi mplakur. Bujari është shumë më në formë se mua. Por unë kam një ndjesi të çuditshme, sepse njerëzit më mbajnë mend nga atëherë dhe kam frikë se mos i zhgënjejë.

    Po me Bujar Kapexhiun keni folur për prezantimin?
    Bujarin e mora në telefon para dy-tre ditëve dhe i thashë, “A të kanë thënë për festivalin?”. “PO”, tha. “Bujar po unë kam merak, e dua tekstin para kohe, se mos nuk mbaj mend gjë”. “Hajde moj Edi se do të improvizojmë ne si atëherë”, më tha ai duke qeshur.

    Kishit një skenar të përpiktë atëherë, apo u lejohej improvizimi?
    Ne bënin edhe improvizime. Regjia kishte një skenar, por improvizimet i kishim si objektiv për t’i dhënë skenës më shumë gjallëri, që të mos krijonim boshllëqe nga kënga në këngë.

    E mban mend veshjen që kishe në skenë?
    E mbaj mend sepse kisha tre fustane shumë të bukura. Kisha gjetur ca copa të rralla kineze. Kinezët hapën një ekspozitë në Shqipëri me mallrat më të mira industriale, copat e mëndafshta dhe dizajnët interesante. Kur ikën, ia falën mallin e ekspozitës Shqipërisë dhe kush mundi bleu nga këto metrazhe. Mbaj mend një fustan punuar me fantazi, copë e hollë dhe e lehtë. Të dukej vetja si flutur. Edhe modelet e prerjes në atë kohë kanë qenë më të avancuarat e kohës. Bëra dhe flokët sipas modës, por mbaj mend që u mërzita shumë. Shkova te parukierja dhe i kisha bërë flokët të fryra, të ngritura përpjetë. Nikolla Zoraqi më tha: “I ke shumë lart flokët, lagi, lagi, uli!”. Artistët i fshihnin disa aksesorë dhe kur dilnin në skenë i ekspozonin. Të gjithë donim të bënim një spektakël të nivelit të lartë. Në atë kohë Rafaela Kara bënte bujë në Itali. Na thanë për spektaklin se arritët nivelin e saj. Ky festival ishte më shumë se një shfaqje koncertale. Mbaj mend Mihallaqin që ishte regjisori i festivalit dhe na bërtiste matanë: “Nuk dua asnjë pauzë para se të dalë këngëtari”. Dhe pa dalë nga skena këngëtari, hynim neve për ta përcjellë me një mënyrë komunikimi. Pastaj çuditërisht në atë festival nuk këndohej për partinë, për kooperativistin, për brigadierin pararojë. Më vjen të qesh se mbaj mend fjalët e këngës të një festivali më parë: “Brigadieri pararojë/Djali simpatik/Vetullgjerë si shqiponjë”... Lere ç’të kujtosh. Ndërsa në festivalin e 11-të nuk i shkoi mendja njeriu të bënte këngë të tilla. Më pas u kritikua për qamet vargu “buzët e tua vinë era limon”, se duhej ndoshta të thoshim që “vinë era graso”….

    Pas gjithë këtij entuziazmi, kur e ndjetë reagimin e parë negativ të qeverisë?
    Menjëherë pas festivalit. Lajmi erdhi në fillim si thashetheme, “që Enver Hoxha e ka kritikuar festivalin”. Bo, bo thamë dhe filloi një shqetësim i madh. Por thoshin se kanë qenë me pushime Enveri me Nexhmije Hoxhën dhe Pranvera, e bija, e cila ndiqte festivalin, i lajmëron dhe u thotë: “Hajde babi, se po bëhet nami në Tiranë, shifeni!”. Pranvera megjithëse dilte jashtë dhe shijonte një jetë shumë liberale, u tregua e ashpër ngaqë e pa që nuk po këndohej për të atin...

    Si vijuan sulmet pas kësaj?
    Filluan mbledhjet, me një pretekst se sikur të rinjtë e Lushnjës e Myzeqesë kishin thënë se “ç’është ky festival”. Nikolla Zoraqi nuk e mori aq seriozisht këtë pretekst dhe në çast shpërtheu: “Por edhe ne kemi marrë shumë letra, por kemi marrë letra lavdërimi!”. Masat nisën të merren, sa filloi loja...

    Sa vjeç ishit atëherë. Çfarë kujtoni nga batutat e partnerit tuaj në skenë?
    Mund të kem qenë nja 30 vjeçe. Bujari ishte edhe më i ri se unë. Mbrapa skene më thoshte do të them këtë e këtë. Dhe unë “mos të keqen, mos e thuaj”. Ai ishte i lirë fare. E bukur ishte lidhja që sajuam me juritë e rretheve. Na quajtën të çmendur. Si u lidhkeni ju me juritë e rretheve, kaq kollaj është. Dihet teknologjia e asaj kohe. Por ne sfiduam edhe me këtë, se kishim bërë gati përgatitjen; i kishim regjistruar që të mos bëheshin gafa në jurinë më përpara. U lidhëm me Korçën, Shkodrën, Elbasanin, etj. Rinia mezi e priste këtë festival. Ishte koha e Adriano Çelentanos, që është edhe sot i madh, por edhe ne kishim shumë këngëtarë të mirë.

    Mihalin si regjisor dhe ty, për festivalin e 11-të ju dënuan?
    Po për festivalin, por duhet thënë se shkak u bë edhe “Njollat e Murrme” dhe kjo duhej dhe …..

    Cilat këngëtare ke pasur mike?

    Unë kam mbaruar për teatër dhe nuk kisha shumë mike, por me Vaçe Zelën njihesha e bisedonin së bashku, sepse Vaçja ka bërë edhe Institutin e Lartë të Arteve për aktore.

    Çfarë kujton nga Vaçja?
    Më vjen keq që ka pësuar probleme shëndetësore sot. Ajo Më tregonte se kishte simpati për Koni Frençin, e kishte idhull. Vaçja ka pasur zë të mirë shumë. Ajo në atë kohë ka qenë edhe e preferuara e udhëheqjes si këngëtare. Ndërsa Vaçja mbante flokë të gjata deri tek vithet, nuk shihej me sy të mirë, por ishte “kokëkrisur” ajo. Megjithatë, të gjithë e donin Vaçen. Kishte një zë fantastik.

    Nuk më thatë ngjyrat e tre fustaneve të tua?
    Njëri kishte ngjyrë të zezë të argjenduar. Një tjetër ishte mëndafsh me reflekse gri e bojëqielli. Dhe njëri me një u bë një fantazi të veçantë. I thashë rrobaqepëses se e dua me plise (me pala) që nga lart deri poshtë. Vinte duke u zgjeruar dhe mëngët i kishte të gjera.

    Ke foto me këto veshje?
    U zhdukën të gjitha, kush i la. Më vjen çudi si kanë ngelur nja dy gjëra në Kinostudio, ku jam unë duke bërë makijazh. Atëherë edhe skulptorët thyen gjithë skulpturat që kishin bërë nudo, e piktorët i grisën.

    HISTORIA : CFARE NDODHI ME FESTIVALIN E 11-të

    Festivali i 11-të i Këngës në RTSH u zhvillua nga datat 22-24 Dhjetor 1972, në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Regjisori i atij festivali ishte regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi. Prezantues ishin aktorja e bukur Edi Luarasi dhe artisti simpatik Bujar Kapexhiu. Ata prezantuan me nivel artistik. Në atë festival u paraqitën 20 këngë, te cilat u kënduan nga 19 këngëtarë, sepse këngëtari Sherif Merdani këndoi dy këngë. Këngët e atij festivali u shoqëruan nga orkestra e drejtuar nga Zhani Ciko, si dhe nga orkestrina frymore e drejtuar nga i talentuari Gasper Curcia. “Një shkëndijë filloi te ndizej në atë festival rrëfejnë prezantuesit e intervistuar në “Shqiptarja.com”, Luarasi dhe Kapexhiu. Përveç jurisë qendrore të Tiranës, ishin edhe disa juri te tjera ne qytete te ndryshme te vendit. Por pas këtij festivali nisën ndëshkimet e atyre që e bënë. Është një listë e gjatë artistësh. U dënuan Gasper Çurcia, Bashkim Alibali, Justina Aliaj, prezantuesit Edi Luarasi e Bujar Kapexhiu, Françesko Radi, Aleksandër Lalo, duke i hequr nga puna dhe dërguar në prodhim. Ndërsa nëpër burgje shkuan vetë regjisori, Mihal Luarasi, Sherif Merdani,etj, etj.

    Shqiptarja.com

    http://www.shqiptarja.com/kulture/27...it-135930.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 06-12-2012 më 10:25

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,142
    Festivali i 11-të, Kapexhiu: Kadareja frymëzonte Todi Lubonjën

    Artisti i njohur Bujar Kapexhiu sjell kujtimet sipas këndvështrimit të tij, batutat e festivalit të 11-të, bashkimi i prezantuesve me publikun dhe në fund euforinë e ndërprerë. Ai kujton edhe faktin që gjatë ditëve kur zhvillohej festivali ndërsa raportonte për tekstet e prezantimit në zyrën e Todi Lubonjës gjente atje çdo mëngjes dhe përditë Ismail Kadarenë. Në atë kohë artistët mendonin se Kadare ishte një nxitës dhe përkrahës i frymës liberale të Festivalit të 11-të këngës.

    Zoti Bujar, si do të riktheni në skenën e festivalit të 51-të, ju dy prezantuesit simpatikë të festivalit të 11-të?
    Di vetëm që unë dhe Edi Luarasi jemi të ftuar që të prezantojmë, që të kujtojmë edhe njëherë 40-vjetorin e festivalit. S’besoj se do të prezantojmë me tekstet që bëmë në atë kohë, sepse bënim edhe improvizime të lira.

    Mban mend disa batuta gjatë këtyre improvizimeve?
    Po mbaj mend rastin kur në natën e parë të festivalit Vaçe Zela këndoi këngën “Natën vonë”. Në gjysmën e këngës ajo ndaloi dhe u largua nga skena. Ndoshta pati ndonjë incident me orkestrën, sepse pothuajse nuk u kuptua. Në natën e dytë, kur doli Vaçja në skenë, unë i thashë: “Vaçe ti sot do të këndosh një këngë e gjysmë, që të plotësohen dy këngët, se gjysmën ia ke borxh spektatorit”. Rast tjetër. Lidheshim direkt me juritë e qyteteve, ku bëhej përcaktimi i pikëve. Kënga “një degë mimoze ka hyrë në dritare” u vlerësua me 165 pikë nga juritë e rretheve. Dhe kur pashë maksimumin e pikëve, i thashë jurisë së Tiranës: “Më duket se nuk ka hyrë një degë, por ka hyrë pema komplet brenda”. Dhe një batutë me Agim Krajkën kur fitoi çmimin e dytë. “Mos u mërzit se je i specializuar vetëm për çmime të dyta”, etj.

    Ka mbetur ndonjë fotografi e prezantuesve?
    Ka mbetur një fotografi në gazetën e kohës ku jemi unë dhe Edi. Dhe një fotografi origjinale që unë e botoj për herë të parë te ju, ku jemi unë me Agim Krajkën, duke marrë çmimin e dytë.

    Edi Luarasi kujtoi edhe muzikën e veçantë të Gasper Çurçisë?
    Gasperi bënte një orkestër origjinale dhe moderne dhe vetë mënyra e interpretimit të tij. Ishte e gjallë, dirigjonte dhe interpretonte. Madje një moment u krijua një efekt skenik. Unë vihem në rolin e konferencierit që nuk duronte sa të niste shfaqja dhe jap atakun e parë të dirigjimit. Pastaj hyri Gasperi. Reagimet e publikut qenë të jashtëzakonshme. Spektatori kishte lirshmëri, shfrenim në duartrokitje dhe u shkri skena me sallën. Lidhja me juritë e rretheve krijonte edhe ankthin se kush do të fitonte çmimin. Madje një gjë e bukur ishte edhe një incident me juritë. Në radio po kërkoja të fliste Gjirokastra. Nuk po dëgjohej. Atëherë një zë nga salla tha “Fut 2-lekëshin!”. Plasën të qeshurat.

    Çfarë pune bëje në atë kohë?
    Isha regjisor në Estradën e Tiranës. Kisha mbaruar studimet për regjisor dhe aktor. Megjithëse kisha qenë konferencier në festivalin e katërt të këngës kur isha student, nuk isha dhe aq modest dhe më dukej ulje kjo punë. Kur ata e bënë fakt të kryer, unë kuptova sesa rëndësi ka të jesh konferencier. Mihali e kishte ndërtuar më mendje gjithë spektaklin, por edhe na la të lirë. Na tregoi atmosferën si duhej, platformën, dhe na la lirshmëri në improvizimet në tekste e në veshje.

    Ka ndonjë gjë tjetër të bukur për festivalin?
    Gjë e bukur është që ka lënë gjurmë festivali i 11-të. Ja ju merrni intervistë ende për festivalin e 11-të dhe nuk po shkruani prej vitesh as për të 45-tin, as për të 12-in.

    Pas kësaj euforie, çfarë ndodhi?
    Nisi me thashethemet, vijoi me mbledhjet, me të bërtiturat, derisa na dënuan e na dërguan një nga një ca duke i dëbuar nga Tirana dhe ca nëpër burgje. U dënuan Bashkim Alibali. Justina Aliaj, unë, Françesko Radi, Aleksandër Lalo, me heqje nga puna dhe na dërguan në prodhim. Ndërsa nëpër burgje shkuan vetë regjisori, Mihal Luarasi, Sherif Merdani, por edhe ne ishim kandidatë. Ishim ne tension se kishim shumë provokime, incidente.

    A të kujtohet ndonjë detaj tjetër?
    Kujtoj që çdo ditë para fillimit të punës në mëngjes unë paraqitesha në zyrën e radios së drejtorit Todi Lubonja për të diskutuar për festivalin. I tregoja se çfarë teksti kisha si konferencier. Çuditërisht, çdo ditë që isha në orën dhjetë të mëngjesit, gjendej aty edhe Ismail Kadare. Dhe në atë kohë thuhej se në këtë ndjenjë liberalizmi që kishte Todi Lubonja, e kishte nga një influencë madhe të Ismail Kadaresë në skenarin e festivalit. Mua kjo më ka barë përshtypje, sepse çdo ditë që shkoja në zyrën e drejtorit, aty gjeja dhe Ismail Kadarenë. Ne në atë kohë e çmonim atë. Duke lexuar Ismailin si artistë ne shpresonim një erë perëndimi që prisnim të frynte në vendin tonë.

    SKENA DHE VESHJET : KAPEXHIU DO VISHEMI SI NE FESTIVALIN E 11-të

    Prezantuesi i festivalit të 11-të Bujar Kpaexhiu rrëfen se “ndihej një erë lirie dhe liberalizmi në atë kohë. Synonim të arrinin nivele si të Sanremos. Kishin zgjedhur edhe këngët, asnjë këngë për Partinë, asnjë këngë për Enver Hoxhën, etj. Kësaj atmosfere i vinte mbarë edhe skenografia e Edi Hilës, kostumet tona, ishin shumë origjinale dhe tamam skenike. Edhe partnerja e tij në skenë, Edi Luarasi, rrëfen se “deri në atë kohë nuk ishin hipur në skenë këngëtaret me fustane të gjata”. “Edhe xhaketa ime dopiopetë me kopsa metalike të verdha dhe një shami të bardhë në xhep, ishin të veçanta për kohën. Unë i ruaj edhe sot e kësaj dite, edhe shaminë, edhe kravatën e asaj kohe dhe do t’i përdor natën e festivalit. Mendoj që ne të jemi veshur ashtu si para 40 vjetësh. Tani ndryshime kemi nga mosha, por do tregojmë edhe për veten tonë si kemi qenë e si jemi. Me gjëra të reja, pa thënë të njëjtat si para 40 vjetësh, mendoj se do ndjehemi si 40-vjeçar, që spektatori të ndjejë edhe atmosferën e asaj kohe”, thotë Kapexhiu. Ndërsa Edi Luarasi tregon se pati fat me fustanet prej copave kineze prej mëndafshi, për Kapexhiun ka qenë me vështirë veshja sipas modës. “Kishte rrobaqepës të mirë në atë kohë, gjendeshin copat dhe u improvizuan kostumet që priteshin me katalogë. Kostumin tim, blu dopiopetë, me kopsa metalike të verdha, pantallonat gri kauboj, ma qepi rrobaqepësi i estradës, ku unë punoja. Por, ato gjëra që nuk gjendeshin, si këpucët e veçanta me tokëz e tjerat i merrnim borxh tek ata që shkonin jashtë shtetit. Kishim shokë futbollistë dhe u huanin ndonjë sa për në festival.

    Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com

    http://www.shqiptarja.com/kulture/27...en-135931.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 06-12-2012 më 10:33

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,142
    Rikthehet” Festivali i 11-të

    Edicioni i 51-të i Festivalit të RTSH-së që mbahet në datat 20-22 dhjetor do të përfshijë edhe një retrospektivë në 40-vjetorin e Festivalit të 11-të.

    Edicioni i 51-të i Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar do të nisë më 20 dhjetor, për të vazhduar më 21 dhe 22 kur do të jetë edhe finalja. Këtë vit, shënohet 40-vjetori i Festivalit të 11-të, i konsideruar si një njollë e zezë për pasojat që pati tek artistët. Ata që e pësuan e që kishin heshtur për vite me radhë, pas viteve ‘90 kanë folur vazhdimisht për atë edicion. Organizatorët kanë vendosur që në njëfarë mënyre të “rikthejnë” atmosferën. Jo përmes historive të ndëshkimit, të fateve personale të këngëtarëve apo autorëve, por me vlerat muzikore që u shënuan.Skenaristi Engjëll Ndocaj, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ku janë bërë të ditura detajet, ka theksuar se janë shumë nga ato këngë të cilat sot të gjithë i kujtojnë.

    “A solli ky festival ndonjë të re në muzikën e kohës? Pse ka mbetur në mendjen e njerëzve? A duhet të vijë bukur?”. Përgjigjet e këtyre pyetjeve Ndocaj ka menduar t’i gjejë përmes interpretimit të dhjetë prej këngëve të Festivalit të 11, ku disa prej tyre do të vijnë të plota e të tjera, në një kolazh të përgatitur për të kujtuar këtë përvjetor. “Këngëtarët më të mirë që kemi, të cilët janë edhe konkurrentë në festival, do t’i risjellin ato këngë dhe atë muzikë në një orkestrim të ri. Prania e disa prej personazheve kryesore të atij festivali, do ta pasurojë edhe më shumë këtë homazh”, ka shtuar Ndocaj. Festivali i 11 i Këngës në RTSH u zhvillua më 22 dhe 25 dhjetor të vitit 1972 në Tiranë. Festivali u dënua atëkohë si një festival që përhapte kulturën borgjeze perëndimore dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata.

    Regjisor i festivalit ishte Mihal Luarasi, ndërsa prezantues ishin Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu. Kënga fituese “Kur vjen pranvera” këndohej nga Tonin Tërshana, ndërsa të tjerë këngëtarë që u ngjitën në skenë ishin Vaçe Zela, Bashkim Alibali, Dorian Nini, Ema Qazimi, Françesk Radi, Sherif Merdani, Liljana Kondakçi, Lindita Theodhori, etj.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/1...ivali-i-11-te/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 06-12-2012 më 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •