Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 78
  1. #11
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Zogu nuk e di, se koheve te fundit spo merrem me politike, ndoshta sepse asnjeri nuk eshte i anes sime.

  2. #12
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    E keni ndegjuar ende kengen HASHIM THAQI THRRET FATMIR SEJDIUN !??!
    Nese doni ta shikoni futuni ne zbavitu.net ne mp32009 dhe do ta gjeni ne emsin e atyre kengeve !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Çudi e madhe ...

    Mire Prishtina, si qytet i vetem, por ne kemi Shqiperine qe udhehiqet ende nga nje fanatik komunist si sali berisha ... i vetmi vend ne Europen Lindore (perjashtuar TransDniestrin e Molldavise) ...

    mos u brengosni aq shume, bre ...
    Ore Sala i vodhi votat,ket ISA komunistin e zgjodhen qytetaret !

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    veli..

    si eshte ceshtja me pallatin e rinis e sportit?
    kush don me e prish?
    perse?
    a ka foto te kti pallati e kur eshte ndertuar?

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Isa sesht i mire po astriti eshte i keq (une jom per ISA Mustafen) bollna rrejte e na futet ne perqarje o pdk ju sja keni ga kurre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 30-10-2009 më 14:59

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ra Thaçi tish pyet vela e isa po jo veq me ra po keta e kishin pushkatue kretj
    ha ha ha

    isen e kan rrok edhet e humbjes qe e ka te sigurt nga astriti i PDK-se
    e tani ai i shkreti diqka duhet me than
    PDK do te merr besimin prej populli qe ti qeveris mbi 25 komuna te kosoves
    dhe ne pergjithsi ne perqindje do te fitoi rreth 55-60%
    ket rritje e ka PDK-ja kryesisht prej sukseseve qe jan te shumta te Keyeministrit Thaqi dhe ministrave te qeveris se ti
    por nuk duhet harrua as kryetaret e 20 komunave qe i qeveris PDK-ja qe ishin po ashtu te sukseshum dhe populli i din keto mire dhe do ti votoi prap

    kush nuk beson qe eshte keshtu do ti presim zgjedhjet se u afruen e i shofim por une jam i sigurt ne keto qka i thash
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lufta brenda llojit - Isa apo Ismeti?

    E premte÷30 tetor 2009 Infopress
    Sejdi Demiri

    Fushata parazgjedhore vazhdon ritmin. Karakteristikë e saj shihet elektrizimi i
    hershëm i situatës politike, sidomos në zonat e interesave të veçanta. Prishtina
    kryeson për këtë. Ecuria e deritashme, pavarësisht akuzave dhe kundër akuzave,
    ka reflektuar një proces të rregullt dhe garë fer mes subjekteve politike.
    Përjashtimisht disa deklarimeve dhe veprimeve të njëanshme të LDK-së në
    Prishtinë, që hijezuan negativisht vlerësimet pozitive të fushatës. Kryeqyteti mbetet
    synimi parësor i partive të mëdha dhe si i tillë jo rrallë me vete po sjell edhe situata
    jo shumë të pranueshme në masat e gjëra. Media po bëjnë të veten. Problemet
    e mëdha në kryeqytet dhe diskutimet për to sikur po marrin karakter krejt tjetër,
    kur për to debatojnë partnerët që bashkëqeverisin me vendin. Parimisht korrekte.
    Ndoshta stabiliteti i koalicionit në qendër, që jo rrallë po kërcënohet në këto ditë
    fushate, është tregues i pamjaftueshëm për harmoninë politike të dy partive të
    mëdha! Dëshira për të qeverisur me Prishtinën po tejkalon interesat e përbashkëta
    të këtij koalicioni dhe kjo shikuar në prizmin e stabilitetit institucional është absolutisht
    jokorrekte. Iniciativa më e re politike e Isa Musafës që debatin nga tabori lokal
    ta zhvendosë në qendër, reflekton mungesë të kapacitetit profesional dhe si i tillë
    shmanget nga problemet evidente të qytetarit të Prishtinës dhe në masë të madhe
    rrezikon këtë frymë. E përtej kësaj, përveç tendencës për shmangie taktike, po me
    të njëjtën filozofi Isa Mustafa synon fronin e të parit të LDK-së. Partisë, që zyrtarisht
    është pa “Zot shtëpie”.
    Çfarë ndodh? Ndarja brutale sa edhe banale e LDK-së në kuvendin e kaluar zgjedhor,
    bëri që nga subjekti, dikur ikonë e lëvizjeve politike të Kosovës, të “lindte” edhe
    fëmija i parë i saj (thënë kushtimisht), LDD-ja! Të ndodhur tashmë në dy tabore
    politike, pacifistët e ndarë me “luftë” të partisë së vetme pacifiste në Kosovë, më
    shumë se dëshirën për pushtetin, shfaqën dëshirën e madhe të përvetësimit të figurës
    së munguar të presidentit të tyre z. Rugova! Jo rrallë, me po të njëjtin fanatizëm
    “luftojnë” dhe sot! Të gjendur përball sfidës së rirreshtimit politik, një pjesë
    e madhe e elektoratit të tyre mësynë LDD-në, disa mbetën në shtëpinë e moçme,
    e fanatikët dhe qarqet militante nga hidhërimi, heshtën, nuk votuan dhe ashtu të
    strukur mund t’i gjesh edhe sot. Koalicioni me PDK, pas zgjedhjeve të 2007-s dhe
    qëndrimi shumë neutral dhe parimor i presidentit Sejdiu, bëri që sforcimi i ndjenjës
    politike të votuesit tradicional të LDK-së të arrinte kulmin. Tek ta, urrejtje patetike
    ndaj kundërshtarëve politikë megjithëse e heshtur, potencialisht mbeti shumë aktive.
    Fjalori i matur dhe qëndrimi shumë konstitucional i presidentit Sejdiu karshi
    partnerit në koalicion PDK-së dhe mungesa e qëndrimit të definuar si lider i LDKsë,
    bëri që klima politike brenda kësaj të fundit të acarohej skajshmërisht dhe në
    disa raste rrezikoi që fëmija i parë i saj të bëhej edhe me një vëlla...!!! E megjithatë
    një stabilitet i akullt mbizotëroi. Fushata aktuale për zgjedhjet e nëntorit, për disa
    nga liderët e saj, më shumë se dëshirë për pushtetin në komuna mbetet dëshira
    për të parin e partisë. Zhvillimet politike në kryeqytet, fuqizojnë këtë bindje. Derisa
    të gjithë pretendentët për të parin e Prishtinës nga të gjitha partitë konkurrente
    merren me njëri-tjetrin, programet konkrete dhe jetën e qytetarit, kryetari aktual
    Musatafa, gjen kohë të merret me kryeministrin dhe qeverinë. Paradoksale. Kjo më
    shumë se mungesë vizioni për Prishtinën është vizioni për të parin e LDK-së. Është
    fyerje publike për qytetarin dhe nuk është e para e këtij lloji. Duke qenë i vetmi njeri
    në LDK që hapur fyen dhe sulmon publikisht kryeministrin Thaçi dhe partinë më të
    madhe në vend PDK-në, Isa Mustafa pretendon që t’i rikthejë votuesit tradicionalë
    dhe vëmendjen e qarqeve militante të LDK-së, duke pretenduar kështu karrigen e të
    parit të saj. Kjo është gara e tij, misioni i tij programor dhe synimi afatgjatë. Mungesa
    në debate publike, deficiti i ideve konkrete për Prishtinën, kaosi urban, Prishtina
    skëterrë... është treguesi më i mirë se çka në të vërtetë është program i tij. Ironia
    nuk merr fund me kaq. LDK garën e vërtetë, vazhdon ta bëjë edhe atje ku me krenari
    deklaron bastionet e saj. Në Kodrën e Trimave. I rrezikuar nga lëvizjet e sofistikuara
    të Isa Mustafës, një ish-kryetar i Prishtinës, tashmë një kundërkandidat i z. Musafa,
    që si për inat të tij, kokëlart e zë shumë, para një mase të tubuar në po të njëjtin
    “bastion”, atë të Kodrës së Trimave, gjithmonë me të njëjtat motive si të oponentit të
    tij z. Mustafa, merr kurajën dhe publikisht fyen qeverinë dhe liderin e saj, partnerin e
    tij të koalicionit. Ismet Beqiri nuk e fsheh dot dëshirën e tij të ndrydhur prej lideri. E
    do Prishtinën, por më shumë LDK-në. Gara vazhdon. Jo ajo për të përmirësuar kualitetin
    e jetës së qytetarit, por ajo për të parin e LDK-së. Është luftë brenda llojit. Kush
    e di si do të përfundojë. Isa apo Ismeti? Apo një “lindje” e dytë...? Një “dhuratë” që
    dikur Prishtinës iu bë publikisht, në qendrën e saj. Në Sallën e Kuqe...!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Pse Duhet Te Largohet Thaqi

    Populli i kosoves u zhgenju aq shume nga njerzit qe deri para pake kohe me premtimet qe na ipnin na benin sikur do na afrohet parajsa ne kete bote ,ta lusnim te vdekurin qe te zgjohet nga varri i parajses ,sepse parajsen do na jetsoj ne kete bote . Dita e mire duket me mjes thon nji fjal e popullit . Lufta mbaroj ne ishim viktim e politikes nacionaliste Serbe e manjakve socialist serb dhe e asaj qe quhej politik e mose ndryshimit te kufijve me dhun po as kushe se thoshte e mos mbajtjes me dhune te atyre kufive te idologjive sllavo kumuniste e te mbeshteture nga karta e kombeve te bashkuara ,politik kjo nga fillimi qe perqafonte politiken e dores se fort. Me luften e njerzve me te mire te kombit dhe miqve tan arritem Kosoven ta bejm te lire,po ajo etap disi u mbyll pore filloj lufta per pushtet ,ne mes atyre qe deri dje kra per kra luftuan okupusin sllsvo-serb . Lufta ne fillim dukej nji loj kalamajsh po ne vijim u tregua si shum e dhemshme ,ku u krijuan taborre qe me pas u tmerruan dhe filloj ndasia vrasja qe qdo shqiptar ndjente dhembje dhe i mllefosure nga situata te pa kendshme qe ne emer te luftes kunder sherbtorve kuisling serb behej luft per pushtet pa zgjedhe menyra e shkase dhe mjet . Deshtimet filluan njera pase tjetres sikur guret qe rrokullisen ,filloj degjushmeria ndaj atyre nderkomtarve sa per gjdo gje i behej Amin nga politikanet tan qe me fudullek na genjenin se po kan bashkpunim me nderkomtaret dhe gjdo gje po shko mire .Ata fillonin lojen e turpit se si te pasurohn ku filloj nji korrupcion i tmershem.Te mose ju lodhe me deshtimet e tyre po permend vetem disa qe s ka logjik mendoj te vlersohen ndryshe vetem si deshtime; E para filloj lenja e njerzve ne meshiren e fatit sidomose viktimat e luftes ,invalidet dhe jetimet , Ndertimi ishtepive e shum te atyre qe nuke kan qen te djegura per fare e fise miqe e shoke me ndihma qe dedikoheshin per te demtuarit nga luftapate shume keqeperdorihe e kriminalitet me ndihmat humanitare jetimet mese paku perfituan - - pranimi i mbylljes se shum fabrikave me teorin teknologji e vjeter nga nder komtaret dhe lojalet e tyre shqiptar u shiten ne ambalazhe hekurishtash qe i quanin OTPADE . Edhe pake ligje qe i solen qeveritaret tan nuke zbatohej gje ,ne gjygjsi polici e qeveri po thuja kudo ligje shteti si vinte era .Spitalet dhe shume institucione rane ne duar te liderve partiak sa nese sishe antar qfare donte mjeku vdisje prej pickimit te bletes e lera kafshimin e gjarprit .Ne gjukata denohej gjithnji viktima ,polici denonte ata me makina te pluhrosura e gjipat xixe as nuke guxonin ti shiqonin ,filloj ndarja ne klasa e pat ajo e pranuat ajo njerzit e politikes na tradhtuan U shite debelldeu ,u harrua presheva u hoq dore nga identiteti komtare tani jemi as shqiptare ase jevge as serb ase turq jemi Kosovare pra sikure skem te perbashket me shqiptaret qe me gjake e mrojtem ket identitet pere me shume se 600 vjet ku vetem me luft e keng e mrojtem kete identitet e kta maskarenj na e ndrruan pere me pake se10 vjet. Sa do na genjejn varet nga populli po se si duket ne nuke merremi me shume gjera te vogla siq degjoj shpesh, po mendoj se Rryma uji shendetsia eshum tjera duhet kerkuare qe ti kemi po dhe lekte ti paguajm .Varfria e tmershme sa disa politikan duan ti burgosin lypsit se po na krijojn opinion te keq para bote. Kto jon disa nga shum deshtime te politikanve tan pjes e se ciles eshte per fate te keq Hashim Thaqi Ndrysho gjendjen tuaj o njeri se as kush se ndrysho nese ti nuke perpiqesh . nuke jame prej atyre qe ndikojn partit po ne duhet vertet te shiqojm ku po shkojm dhe qka duam .vertet me ketya deshtak skemi ardhmeri per femijet tane se ne e ngranem me rreshka qerepi po po qaj per brezat qe vine thone nji fjal popullore rrushi tue pa rrushin piqet ,tani shtrohet pytja a do te kemi brza te ardhmen hajduter e maskarenje qe do e varrosin shpirtin e kombit .

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    KURE TA KUJTONI LIRINE KUJTONE ADEM JASHARIN,
    KURE TA KUJTONI PAVARSINE KUJTONE HASHIM THAÇIN
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    KURE TA KUJTONI PAVARSINE KUJTONE HASHIM THAÇIN[/QUOTE]



    o llap me duket pas disa kritikave qe po i bajne keta te huajt e qe i drejtohen me emer z.Thaqi eshte shpenzuar me ,nuk kane nevoje me te huajt per te,dmth ata dojne nje fytyre te re qe me ec perpara e ky do te jete e kaluar.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •