Si po duket ra Thaçi po e them kushtimishte se kete "kryeminister" ne nuk e zgjodhem kete na e imponuan ata qe deshen nderrimin e Flamurit,Himnit dhe qenjes tone dhe sa ma shpejte aq ma mire..le te shkoje ne berllogun e historise sepse asnje komunist,asnje fashiste,asnje bullgar,asnje rus,asnje serb nuk ka mundur te na e hjeke Flamurin nga zemra...
--------------------------------------------------------------------------
nga "Telegraf"
Mustafa: Qeveria Thaçi nuk ka jetë të gjatë
Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, njëherësh kryetar i kryeqytetit, ka mbrojtur edhe të premten qëndrimin e tij se, “Qeveria e Hashim Thaçit nuk e ka larg”.
Mustafa, të enjten në mbrëmje, në emisionin televiziv “Rubikon”, ka dhënë vlerësimin se Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi nuk do të vazhdojë shumë. Të premten ndërkaq, gjatë një takimi që pati me të rinjtë e Prishtinës, Mustafa tha se e mbështet këtë deklaratë, bazuar - siç tha ai - “në dështimin e vazhdueshëm që ka pasur Qeveria në realizimin e premtimeve të saj”.
Po ashtu, Mustafa tha se është kundër një vlerësimi të mëhershëm të Qeverisë, se Pallati i Rinisë dhe i Spoteve në kryeqytet duhet të rrënohet.
“Unë si kryetar i Prishtinës nuk do të lejojë kurrë që Pallati i rinisë të rrënohet”, tha Mustafa, duke shtuar se, këtë do ta bëjë – “vetëm atëherë kur qytetarët e Prishtinës të kërkojnë një gjë të tillë”. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt