Bandat e hajdutėve shkaktojnė incident diplomatik nė Tiranė. Si pasojė e plaēkitjes, ambasada daneze mbyll zyrėn nė Tiranė pa njė afat tė pėrcaktuar, ndėrsa mbyllet automatikisht edhe ambasada suedeze, pasi kjo e fundit prej vitesh funksionon brenda pėrfaqėsisė diplomatike daneze nė Tiranė. Lajmi konfirmohet nga ambasada suedeze, zyra e tė cilės ndodhet pikėrisht nė ambasadėn daneze. “Pėr shkak tė njė grabitjeje qė ka ndodhur brenda ambasadės daneze nė Tiranė, duam t’ju informojmė qė ambasada daneze do tė jetė e mbyllur deri nė njė njoftim tjetėr”, - thuhet nė njė deklaratė qė mban titullin: “Informacion i Rėndėsishėm” dhe i bėrė publik nga zyra e ambasadės suedeze nė Tiranė. E ndėrsa pėr hetimin e rastit janė ngarkuar oficerėt e Antiterrorit e SHISH-it, burime tė Gazetės pranė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, konfirmuan lajmin duke u shprehur se dėmi diplomatik ka qenė mė i rėndė se ai material, pasi sipas tyre nė zyra ėshtė vjedhur vetėm njė kompjuter. Burime tė besueshme tė Gazetės bėjnė tė ditur se krahas kompjuterėve qė janė vjedhur nė zyra, hajdutėt kanė shqyer dhe vjedhur edhe kamera dhe plazma qė kanė gjetur. Ngjarja, ndonėse e konsideruar si ordinere, ka vėnė nė dyshim sigurinė e pėrfaqėsive diplomatike nė Tiranės. Policia e kryeqytetit ka rritur masat nė ruajtjen e pėrfaqėsive tė huaja diplomatike, duke shtuar shėrbimet.
Ngjarja
Ngjarja ėshtė konstatuar mėngjesin e djeshėm, kur punonjėsit e ambasadės daneze kanė shkuar nė punė, nė zyrat qė ndodhen nė apartamentin numėr 4 tė katit tė katėrt tė pallatit numėr 1, nė rrugėn ‘Nikolla Tupe’, nė zonėn e Bllokut nė Tiranė. Kėta tė fundit kanė sinjalizuar policinė dhe nė vendin e ngjarjes, veē oficerėve tė Komisariatit numėr 2 kanė shkuar edhe oficerė tė lartė te Hetimit tė Krimit nė policinė e kryeqytetit. Hetimet mėsohet se janė duke u kryer nga skuadra e Antiterrorit nė bashkėpunim me strukturat e zbulimit tė vjedhjeve. Ekspertė tė kriminalistikės kanė qėndruar pėr orė tė tėra nė zyra pėr tė fiksuar gjurmė tė mundshme tė autorėve, por deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme policia nuk kishte identifikuar apo shoqėruar asnjė tė dyshuar konkret.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=67775
Krijoni Kontakt