Berisha: Jo ndryshimit të kufijve në Bosnje
» Vendosur: 19/10/2009 - 11:37
•
Kryeministri Sali Berisha në takimin me kryediplomatin turk Davutoglu kanë ndarë të njëjtin mendim në lidhje me situatën në Bosnje. Sipas njoftimit për shtyp, Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm turk Davutoglu shprehën qëndrimin e të dy qeverive për mos ndryshim të kufijve të Bosnje Hercegovinës si dhe për mos ndryshim të kufijve ndërkombëtarë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si garancia e vetme për paqen dhe sigurinë në Rajon. Ministri turk Davutoglu u shpreh se Turqia vlerëson lart kontributin personal të Kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore mes dy vendeve dhe dy popujve miq. Berisha e vlerësoi këtë vizitë si një vizitë shumë të rëndësishme dhe një shprehje më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy qeverive dhe të dy vendeve. “Populli shqiptar dhe populli turk janë të lidhur me mijëra fije miqësie tradicional e ndjenjash solidariteti dhe jemi të lumtur, që gjatë viteve të fundit kjo miqësi dhe këto marrëdhënie të shkëlqyera ka njohur rritje dhe konsolidim të mëtejshëm dhe kanë arritur nivelet më të larta, u shpreh Kryeministri Berisha.
Anesti:
Nuk e kuptoj se ci duhet kryeministrit turk me problemet e Bosnje-herzegovines.Me duket se po perserittet dhe nje here politika turke nepermjet te ashtequajtures Lidhja e Prizrenit e cila na konsideronte si nje bllok te perbashket me Turqine.Cfar kerkon ky kryeminister bashke me Berishen, se jane nje se jane nje trio qe ka ne dore mardheniet ne ballkan?.C'kupton me fijet qe na lidhin me popullin turk kryeministri yne ?Si merr persiper ky te cenoje ndjesite e komuniteteve te tjera jo muslimane.Mendon ky se po kercenon europen per shkak te qendrimit te saj anti islam per procesin e liberalizimit te vizave?Une medoj se parlamenti shqipetare duhtet te dale me nje qendrim unik per cilesimin e mardhenieve mes popullit shqipetare dhe atij turk.Kerkush nuk mund te mare periper te shprehet per simpati apo aq me keq per tu shprehur se jemi popuj vellezer.Mardheniet historike duan dhe nje qendrim politik i cili te permbaje nje opinjon kompleks, pa cenuar kerken dhe real.Hipokrizia apo inferioriteti ndaj turqise nuk na nderon.Ato ishin nje pushtues si per te jithe popujt e tjere te ish perandorise dhe qendrimi yne dhe perse i vonuar duhet te jete ne sinkron me qendrimin e vendeve te tjera bashkevuajtese.C'do i kundert me ato te ketyre vendeve do te thote se ne qendrojme ne te njetin pozicion te gabuar si kontradiktore e qe natyrisht nuk i sherben paqes ne rajon.
Krijoni Kontakt